shendeti-zemres

Një zemër e shëndetshme ndihmon për të siguruar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Mbajtja e një diete të dobët, duhani dhe mungesa e të ushtruarit ndikojnë tek zemra, edhe pse simptomat mund të qëndrojnë të fshehura për shumë vite. Sëmundja kardiovaskular-e është problemi kryesor shëndetësor. Sëmundja koronare e zemrës është shkaku më i përhapur i vdekjeve.

Dy mënyrat, nëpërmjet së cilës mund të vlerësohet shëndeti i zemrës është nëpërmjet monitorimit të presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterol-it. Nëse ndonjëra prej këtyre është e lartë, atëherë sinjalizon nevojën për një ndryshim jetese dhe mundësisht nevojën për ilaçe, për të rikthyer shëndetin. Kontrollet e rregullta janë mënyra e vetme e vlerësimit të presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë.

Presioni i lartë i gjakut

Çdo njeri ka presion gjaku. Është presioni në arterie, i krijuar nga pompimi që bën zemra për qarkullimin e gjakut në trup. Presioni i gjakut është përcaktuar nëpërmjet 2 masave: presionit sistolik dhe presionit diastolik. P.sh. nëse presioni sistolik është 130 dhe presioni diastolik është 85, atëherë ajo shënohet 130/85. Në mënyrë korrekte ajo shënohet 130/85 mmHg.

Presioni normal i gjakut në përgjithësi është më pak se 130/85. Kur presioni i gjakut rritet mbi 140/90 në një bazë të rregullt, kjo është quajtur presion i lartë i gjakut ose hipertension. Sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut, aq më të vështirë e ka punën zemra për të shtyrë gjakun drejt arterie-ve. Kjo eventualisht dëmton zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur edhe rrezikun e sëmundjes së zemrës ose atakut.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli është lloji i yndyrave që gjendet në gjak dhe ka shumë funksione të rëndësishme në trup. Edhe pse pjesa më e madhe e kolesterolit vjen nga dietat tona, pjesa më e madhe është krijuar nga trupi jonë. Me kalimin e kohës, shumë kolesterol në gjak krijon atë që quhet aterosklerozë.

Trajtimet e anginës

Angina ndodh kur arteria koronare ngushtohet dhe pjesërisht bllokohet, dhe në mënyrë të konsiderueshme kufizon furnizimin me gjak të muskulit të zemrës. Arteriet koronare janë enët e gjakut të cilat furnizojnë zemrën me oksigjen në mënyrë që të qarkullojë gjak në trup.

Nëse një pjesë e muskulit të zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak, atëherë ajo nuk merr mjaftueshëm oksigjen për të punuar siç duhet – kjo quhet ishemi. Ishemia mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe parehati.

Pse duhet të trajtohet angina?

Nëse furnizuesi i gjakut është i bllokuar apo i kufizuar, personi mund të vdesë. Kjo shkakton atakun e zemrës. Doktorët ndonjëherë e quajnë infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit). Angina nuk e dëmton përgjithmonë muskulin e zemrës, nëse nuk avancon në atak zemre. Nëse keni anginë doktori do të dojë ta trajtojë për të:

  • Siguruar lehtësim të simptomave si dhimbja e kraharorit;
  • Ndaluar të tjera atake zemre që të ndodhin; dhe
  • Shmangur rrezikun e të pasurit të një ataku të mundshëm zemre.

Angina e stabilizuar dhe e pastabilizuar

Dhimbja e anginës zakonisht vjen nga ushtrimet, stresi, emocionet dhe i ftohti.

Angina e stabilizuar lehtësohet gjatë çlodhjes. Personi do ta dijë arsyen nga se shkatohet si p.sh. ngjitja e shkallëve apo maloreve. Dhimbja zakonisht largohet pas disa minutash – nuk zgjat më shumë se 10 min. Mjekimi duhet ta largojë këtë dhimbje. Angina e stabilizuar nuk e dëmton muskulin e zemrës.

Angina e pastabilizuar nuk është aq e parashikueshme. Ndodh kur një nga arterie-t koronare është bllokuar më shumë se ç’ishte më përpara. Dhimbja e anginës mund të fillojë në situatat ku nuk ka ndodhur më parë, ose ku nuk ka tendosje të dukshme. P.sh. mund t’ju zgjojë në mes të natës kur jeni në gjumë. Nuk mund të jeni në gjendje për t’u ushtruar aq shumë sa më parë. Angina e pastabilizuar mund të çojë në atak zemre. Një ndryshim në formën e anginës është shumë e rëndësishme dhe duhet të konsultoheni me doktorin sa më shpejt.

Të punoni me doktorin

Përshkrimi i anginës

Angina është një simptomë e zakonshme e sëmundjes së zemrës. Përshkruhet shpesh si një dhimbje e pakëndshme apo parehati, si shtrëngim ose rëndesë në kraharor. Ndonjëherë zgjat vetëm për disa minuta dhe mund qetësohet nga ilaçet ose çlodhja.

Angina ka efekte të ndryshme tek njerëzit dhe simptomat mund të ndryshojnë në kohë të ndryshme. Ndonjëherë dhimbja ndihet rreth qendrës së kraharorit, por mund të ndihet dhe në njërën ose të dy shpatullat, qafë ose nofull, poshtë njërit ose të dy krahëve dhe në duar. Disa njerëz e ndjejnë dhimbjen vetëm në njërën nga këto pjesë dhe jo në kraharor. Të tjerët, në veçanti njërëzit me diabet mund të ndjejnë shumë pak dhimbje dhe mund të ankohen thjesht për marrje fryme.

Angina shfaqet nga tendosjet, mbas një vakti të rëndë ose moti të ftohtë. Mund të ndodhë edhe gjatë çlodhjes ose gjatë natës. Disa njerëz e përjetojnë më shpesh në orë të ndryshme të ditës, më e zakonshmja në mëngjes ose vonë mbasdite.

Çfarë e shkakton anginën?

Në shumicën e rasteve shkaktohet nga sëmundja e arterie-s koronare. Kjo ndodh kur depozitat e yndyrave ndërtohen nën muret e brendshme të arteries koronare, të cila furnizojnë muskulin e zemrës.

Si rezultat, këto arterie ngushtohen dhe gjaku që rrjedh në zemër pakësohet. Angina ndodh kur gjaku që rrjedh në zemër është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat shtesë të saj. Nuk ka dëmtim të përhershëm të zemrës nga një rast i anginës.

Angina zakonisht shkaktohet vetëm nga spazma (spazmë) të arterieve koronare, pa bllokim.

 Mjekimet e anginës

Shumë tipe të ndryshme ilaçesh mund të përdoren për të kuruar anginën. Spraji ose tabletat e nitrateve që vendosen nën gjuhë përdoren në fillimet e simptomave të anginës.  Një numër tjetër ilaçesh, përfshirë tipe të tjera nitratesh përdoren për të ndaluar ataket e tjera nga angina dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut për të pasur një atak zemre.

 Trajtimet e përdorura për simptomat e anginës

Anatomia e zemrës

zemra

Katër ndarjet

Zemra është e ndarë në 4 dhoma: 2 në anën e djathtë dhe 2 në të majtën. Çdo dhomë lart është e njohur si atrium dhe çdo dhomë poshtë si barkushe. 4 ndarjet janë të njohura si atrium i djathtë dhe barkushja e djathtë; atriumi i majtë dhe barkushja e majtë. Gjaku shkon në zemër nëpërmjet atriave (të cilat janë dhoma të vogla) dhe qarkullon në dhomat më të mëdha- barkushet.

Ana e djathtë dhe e majtë e zemrës

Me pak fjalë, ana e djathtë e zemrës (e treguar në të majtë të ilustrimit) qarkullon gjakun e nevojshëm për oksigjenin në mushkëri.

Ky gjak shkon në mushkëri ku mbushet me oksigjen dhe kthehet në zemër. Gjaku i pasur me oksigjen hyn në anën e majtë të zemrës, ku më pas qarkullon rreth pjesëve të trupit ku ka nevojë.

Gjaku i cili ka dhënë oksigjenin në muskuj dhe inde kthehet më pas në anën e djathtë të zemrës për të filluar përsëri ciklin.

 Venat kava superiore dhe inferiore

Këto janë dy vena të mëdha të cilat hyjnë në anën e djathtë të zemrës dhe sjellin gjak me pak oksigjen në atriumin e djathtë. Vena superiore (e sipërme) sjell gjakun nga koka, krahët dhe në pjesën e sipërme të trupit, vena inferior-e (e poshtme) sjell gjakun nga trung-u dhe këmbët (pjesa e poshtme e trupit).

 Arteria pulmonare

E djathta dhe e majta e arterie-s pulmonare  zgjerojnë trungun kryesor pulmonar. Gjaku që ka nevojë për oksigjen qarkullon nga barkushja e djathtë dhe më pas për në mushkëri ku furnizohet me oksigjen.

 Vena pulmonare

Vena pulmonare e majtë dhe e djathtë sjellin gjakun e pasur me oksigjen nga mushkëritë për në zemër dhe për në atriumin e majtë.

Aorta

Aorta është arteria më e madhe në trup. Gjaku i freskët plot me oksigjen qarkullon nga barkushja e majtë për në aortë, rreth harkut aortik dhe jashtë në pjesën e sipërme të trupit përmes 3 arterieve të degëzuara me harkun aortik.

Valvulat

Valvulat janë si dyer që hapen në një anë. Ka valvula që ndajnë dhomat e zemrës. Ndërkohë që zemra rreh, valvulat hapen dhe gjaku qarkullon nga një dhomë në tjetrën.

Ataku i zemrës

Infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit), i njohur gjithashtu si ataku i zemrës ndodh kur furnizimi me gjak në muskujt e zemrës bllokohet, duke shkaktuar dëme madhore në atë zonë. Meshkujt në përgjithësi dhe njerëzit me një histori familjare të sëmundjes së zemrës, kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga ataku i zemrës. Rreziku më pas rritet me moshën, presionin e lartë të gjaku-t, duhanpirjen, nivelin e lartë të kolesterol-it në gjak dhe obezitet-in. Pavarësisht nëse është i butë ose akut, ataku i zemrës është një gjendje mjekësore serioze.

Shkaqet e atakut të zemrës

Zemra është një muskul i madh që pompon gjak përreth trupit. Si të gjithë muskujt e tjerë, zemra ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Ky oksigjen vjen tek zemra nëpërmjet furnizimit me gjak nga arterie-t koronare.

Nëse ndonjëra nga këto arterie koronare që furnizojnë me gjak zemrën bllokohet, atëherë zemra nuk mund të marrë mjaftueshëm gjak në të gjitha pjesët e muskujve të saj dhe kjo rezulton në ishemi. Nëse kjo vazhdon për më shumë se disa minuta, indet e zemrës do të vdesin.

Ashpërsia e atakut të zemrës do të varet nga sasia e indeve që janë dëmtuar dhe nga koha e dëmtimit të zemrës.

Simptomat e atakut të zemrës

Dhimbje të buta në të forta fillojnë të ndihen në qendër të kraharorit dhe mund të përhapen më pas në krahë.

Gjatë një ataku, personi mundet gjithashtu që të përjetojë vështirësi në frymëmarrje, djersitje, përzierje dhe të vjella. Personi gjithashtu mund që të përjetojë edhe humbjen e vetëdijes.

Ndihma e parë për atakun e zemrës

Nëse mendoni se dikush është duke përjetuar atakun e zemrës, thërrisni menjëherë ambulancën ose dërgojeni atë menjëherë në departamentin e emergjencës të spitalit më të afërt.

Është mirë që të merrni ndihmën mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo minutë që kalon, sjell dëmtimin e sa më shumë indeve të zemrës.

Çfarë mund të bëjnë mjekët?

  • Të pranojnë personin në spital për ekzaminim dhe kujdesje intensive. Në momentin që personi është nën kontroll, shanset e tyre për të mbijetuar janë më të mëdha;
Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Rreziku i sëmundjes së zemrës kalon nga babai tek djali

Meshkujt me një variant të veçantë në kromozome-t e tyre Y (kromozomi Y) kishin një rrezik në rritje prej 50% të sëmundjes së arterie-ve koronare (CAD) krahasuar me meshkujt pa këtë variant, sugjeroi një studim.

Rreziku ndodh në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë rrezikues kardiovaskular, duke përfshirë presionin e lartë të gjaku-t, kolesterol-in, moshën, indeksin e masës trupore, diabet-in, duhanin, konsumin e alkool-it, status-in socioekonomik ose qarkullimin e proteinave C-reaktive – që shkaktonin inflamacion. Kjo sugjeron se meshkujt me këtë variant kanë një rrezik të lartë të sëmundjes së arteries koronare, në krahasim me faktorët e tjerë të rrezikut.

Të dhënat e mëtejshme treguan se efekti mbi rrezikun e sëmundjes së arteries koronare ka më shumë gjasa që të ndërmjetësohet përmes përgjigjes imune.

Në një koment, Dr. Virginia Miller e Klinikë-s Mayo shkroi se, “do të ishte interesante për të ekzaminuar rrezikun individual të meshkujve të sëmundjes së arterieve koronare, sikundër duke realizuar pyetjet: A ka patur mamaja një atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? A ka patur babai atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? Të dyja sekset kanë rëndësi në trashëgiminë e sëmundjes së arterieve koronare”, konkludoi ajo.

Zemra e zmadhuar (kardiomegalia)

Një zemër e zmadhuar (kardiomegali) mund të ketë disa shkaqe, por ajo zakonisht është rezultat i tensionit të lartë të gjakut (hipertension) ose sëmundjeve të arterieve koronare.

Një zemër e zmadhuar mund të mos e pompojë gjakun në mënyrë efektive, duke sjellë dështim kongjestiv të zemrës. Kardiomegalia mund të përmirësohet me kalimin e kohës, por shumica e njerëzve me një zemër të zmadhuar kanë nevojë për kujdes gjatë gjithë jetës së tyre dhe trajtim me medikamente.

Llojet e zemrës së zmadhuar

Zemra zmadhohet si një përgjigje ndaj dëmtimit të muskulit të saj. Deri në një pikë të caktuar, zmadhimi e lejon zemrën për të vazhduar pompimin e gjakut normalisht. Megjithatë, kur zmadhimi përparon, kapaciteti i pompimit së zemrës zvogëlohet.

Kardiomiopatia dilatative është lloji kryesor i kardiomegalisë. Në kardiomiopatinë dilatative, muret në anën e djathtë të zemrës (ventrikulat) hollohen dhe tendosen. Rezultati është një zemër e zmadhuar.

Në llojet e tjera të zemrës së zmadhuar, barkushet muskulore të majta të zemrës bëhen anormalisht të trasha. Tensioni i lartë i gjakut zakonisht shkakton zmadhimin e barkushes së majtë (hipertrofi), ndërsa kardiomiopatia hipertrofike është një sëmundje e trashëguar.

Në përgjithësi, kapaciteti i pompimit të zemrës ruhet më mirë kur zemra e zmadhuar është e “trashë ” sesa e “hollë”.

Shkaqet e një zemre të zmadhuar

Shkaqet më të zakonshme të një zemre të zmadhuar janë bllokimet e furnizimit me gjak të zemrës (sëmundja e arterie-ve koronare) dhe tensioni i lartë i gjakut. Një zemër e zmadhuar mund të ketë shumë shkaqe të tjera. Ato janë:

  • Infeksion viral i zemrës;
  • Valvul jo normale e zemrës;
  • Shtatzënia, me zhvillimin e zmadhuar të zemrës rreth kohës së lindjes (kardio-miopati e peripartiumit);
  • Sëmundje renal-e (veshkash) që kërkon dializë për t’u trajtuar;
  • Abuzim-i me kokainë dhe alkool;
  • Infeksioni HIV (human immunodeficiency virus);
  • Sëmundjet gjenetike të trashëgueshme.

Shpesh, nuk diktohet asnjë shkak i caktuar për një zemër të zmadhuar. Kjo është e njohur si kardiomiopati idiopatik-e dilatative.

Simptomat e një zemre të zmadhuar

Vështrim mbi atakun e zemrës

Infarkt-i në zemër, gjithashtu i quajtur infarkt i miokardit, i referohet dëmtimit të zemrës të shkaktuar kur furnizimi me gjak për në pjesët e muskulit të zemrës bllokohet. Një atak në zemër ndodh për shkak se furnizimi me gjak ka qenë i ndërprerë pas një bllokimi në një prej degëve të njërës prej arterie-ve koronare (enëve të gjaku-t që furnizojnë muskulin e zemrës).

Çfarë e shkakton bllokimin e arterieve?

Procesi që sjell bllokimin e arterieve koronare (arterosklerozë) fillon aq herët sa edhe adoleshenca dhe krijohet ngadalë me kalimin e viteve. Nuk është identifikuar asnjë shkak i sëmundjes koronare arterial-e. Gjithsesi, ekzistojnë shumë shkaktarë që rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Ato njihen me emrin faktorë rreziku. Sa më shumë faktorë rreziku që të keni, aq më i madh është shansi për atakun e zemrës. Gjithesi, shkenca nuk i ka zbuluar të gjithë faktorët që sjellin sëmundjen koronare arteriale, kështu që disa njerëz pësojnë atakun e zemrës pa patur aktualisht faktorë të njohur rreziku.

Faktorët e rrezikut që mund të jeni në gjendje për t’i ndryshuar janë:

  • Rritje e kolesterol-it në gjak;
  • Pirje e duhanit;
  • Rritje e presionit të gjakut (hipertension);
  • Mungesë e aktivitetit fizik;
  • Obezitet;
  • Konsumimi i tepërt i alkool-it;
  • Diabet;
  • Depresion;
  • Izolim social ose mungesë e mbështetjes sociale.

Faktorët e rrezikut që nuk mund të ndryshohen janë:

  • Mosha;
  • Gjinia;
  • Histori të mëparshme të sëmundjes së zemrës;
  • Histori familjare të sëmundjes së zemrës.

Unë kam pësuar një atak në zemër: Çfarë mund të bëj tani?

Pas atakut të zemrës, mund të provoni për të parandaluar ndërtimin e pllakave yndyrore në arterie duke reduktuar faktorët e rrezikut. Kjo do të reduktojë shanset tuaja për problemet e mëtejshme të zemrës dhe përmirësuar kualitetin e zemrës.

Sa muskuj kanë qenë dëmtuar?

Kjo ndryshon nga njëri person tek tjetri por shpesh sasia e muskujve të dëmtuar nuk është shumë e madhe dhe zemra vazhdon të pompojë mirë.

Testet, duke përfshirë testet e gjakut, EKG, skanimi miokard-iak dhe EKO japin disa ide në lidhje me sasinë e dëmtuar.

Arteriet koronare

arterie

Zemra është një muskul i madh që pompon gjak përreth trupit. Si të gjithë muskujt, zemra ka nevojë për oksigjen që të punojë. Ky oksigjen ka mbërritur në zemër nga qarkullimi i gjaku-t nëpërmjet arterie-ve koronare.

Arteriet koronare të djathtë dhe të majtë zgjerohen jashtë aortë-s, ena e madhe kryesore e gjakut që e pajis zemrën me oksigjen të pastër.

Nëse arteriet koronare ngushtohen nga depozitat yndyrore në rreshtim të arterieve (arteriosklerozë), atëherë rrjedha e gjakut e muskujve të zemrës mund të kufizohet. Në qoftë se muskujt e zemrës nuk marrin mjaftueshëm gjak atëherë nuk kanë marrë mjaftueshëm oksigjen për të punuar siç duhet. Kjo quhet ishemi.

Ishemia mund të shkaktojë dhimbje të kraharorit ose parehati (anginë), shpesh e përshkruar si një ndjenjë presioni ose ngushtimi në kraharor. Angina mund të ndihet gjithashtu në qafë, shpatulla ose krahë. Angina është shkaktuar shpesh nga aktiviteti fizik dhe në mënyrë tipike përmirësohet me anë të pushimit.