Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

dhimbjet-e-supeve

Gjendjet e dhimbshme të supeve që kufizojnë lëvizjet janë të zakonshme dhe shkaktohen nga problemet e nyjeve të supeve e strukturat përreth tyre. Supi është më i prirur ndaj lëndimeve sesa nyjet e tjera për shkak të një game të gjerë të lëvizjeve.

Cilat janë disa nga simptomat e zakonshme që shkakojnë dhimbjet e shpatullave?

Ekzistojnë shumë elemente që shkaktojnë dhimbjen dhe që kufizojnë lëvizjen e nyjeve të shpatullave, duke përfshirë:

Çrregullimi i lëvizjeve

Çrregullimi i lëvizjes ndodh në një grup muskujsh dhe tendinash (tendinë), që ndihmojnë për të luajtur shpatullat dhe mban nyjet në vend. Çrregullimi i lëvizjes formon inflamacion ose dëmton rrotullimin e muskujve ose të tendinave. Inflamacioni, mund të shkaktohet nga: aktivitete që kërkojnë një lëvizje të vazhdueshme ose të përsëritur të shpatullave (sidomos mbi nivelin e shpatullave), pesha të rënda, trauma, ose qëndrimi të dobët. Lëndimet e rënda dhe inflamacioni i patrajtuar i tendinave, mund të shkaktojë çrregullimin e lëvizjes së qafës.

Dhimbja e shoqëruar me problemet e çrregullimit të lëvizjes së qafës, normalisht ndihet në pjesën e përparme ose në pjesën e jashtme të supeve, veçanërisht kur ju ngrini krahun tuaj. Ju gjithashtu mund të vëreni dhimbje më shumë, kur shtriheni në shtrat. Lëndimet e rënda, mund të shkaktojnë: dobësinë e muskujve dhe supeve, lëvizjen e kufizuar të shpatullave dhe dhimbje të vazhdueshme.

Çrregullimi i lëvizjeve
Çrregullimi i lëvizjes së qafës lidhet me një grup muskujsh dhe tendinash që ndihmojnë për të luajtur shpatullat dhe mbajnë nyjet në vend. Të 4 muskujt (dhe tendinat e tyre) që bëjnë çrregullimin e lëvizjeve përfshijnë:
  • Super-spinatus;
  • Infra-spinatus;
  • Sub-scapularis; dhe
  • Teres minor.

dhimbjet e supeve

Artritet: Përballimi i emocioneve

Ju jeni diagnostikuar me artrit dhe e pret ose jo kjo mund të jetë shkatërruese. Të mësosh se ke sëmundje kronike të çfarëdolloji mund t’i çojë emocionet tuaja në një spirale ankthi dhe depresioni.

Sipas një studimi të fundit, më shumë se 2/3 e njerëzve me artrit kanë thënë se kushtet e tyre janë ndikuar edhe emocionalisht. Gjithashtu, njerëzit që jetojnë me dhimbje të vazhdueshme kanë 4 herë më shumë shanse të kenë ankth dhe depresion sesa njerëzit që jetojnë pa dhimbje.

Disa nga simptomat e depresionit përfshijnë të ndjerit keq ose në gjendje të rënë moralisht në pjesën më të madhe të kohës, humbje të interesit dhe kënaqësive për veprimtari të zakonshme, të ndjerit pa ndihmë dhe të vetmuar, luhatje të gjendjes shpirtërore, lodhje, përgjumje dhe mungesë oreksi.

Shumë nga ata që janë diagonostikuar kohët e fundit me artrit mund të ndiejnë një sens të humbjes së të ardhmes që ata kishin planifikuar dhe realizimin e planeve të jetës që tani kanë ndryshuar.

Është e zakonshme që për ata që diagnostikohen me osteoartrit dhe artrit reumatoid të ndjejnë frikë për të ardhmen, p.sh. mundësia për të qëndruar në karrige tërë jetën dhe imagjinata sesi do të ndikojë kjo në jetën dhe karrierën.

Në disa raste, njerëzit që janë diagnostikuar kohët e fundit mund të kenë frikë nga ilaçet që duhet të marrin dhe çfarë impakti do kenë ato në jetën e tyre.

Çdo sëmundje kronike përfshin humbje: në rastin e artriteve, humbja e aktiviteteve që kemi dashur dhe e imazhit. Ne shpesh mendojmë se jemi ata që jemi sepse bëjmë ato që bëjmë. Ky imazh i vetes tashmë ka ndryshuar dhe ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë për këtë dhe si të ecim përpara me këtë.

Shumë njerëz mendojnë se e folura me dikë që ka patur frikë të njëjtë apo të ngjashme dhe përvoja të ngjashme me artritet mund të ndihmojë. Edhe grupet lokale të mbështetjes për artritin mund të ndihmojnë.

Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Humbja e flokëve tek gratë: Flokë që hollohen. Shkaqet dhe zgjidhjet.

Flokët janë  të lidhura me imazhin e vetvetes

Të gjatë, të shkurtër, të lidhur e me shkëlqim, për shumicën e grave janë më shumë se sa një tufë fibrash. Janë një shprehje e stilit dhe personalitetit. Studimet sugjerojnë po ashtu që flokët dhe imazhi i vetvetes janë të gërshetuar ngushtësisht. Në qoftë se një “ditë e keqe për flokët” mund ta bëjë një grua që të ndihet keq, humbja e tyre mund të jetë një pamje e shqetësuar në fytyrë çdo mëngjes para pasqyrës.

Humbja e flokëve është e zakonshme edhe tek gratë

Ideja që floku që hollohet është një problem për djemtë është e gabuar. 40% e njerëzve që përjetojnë humbje të përkohshme apo afatgjatë të flokëve janë gra. Disa kanë një flok që po hollohet ndërkohë që të tjera e shohin që pjesa qendrore gradualisht po zgjerohet. Të tjera zhvillojnë një rënie të flokëve të dalluar në kurorën e kokës. Ndryshe nga burrat tek gratë rrallëherë zhvillohet rënie e flokëve në pjesën e përparme të kokës.

Si rritet floku

Skalpi mesatar ka 100 000 fije floku. Çdo folikulë prodhon një flok të vetëm që rritet me një ritëm prej 1.5 cm në muaj. Pasi rritet për dy deri në gjashtë vjet, floku rri edhe pak para se të fillojë të bjerë. Ai zëvendësohet nga një flok i ri dhe cikli rifillon. Në çdo moment të dhënë të kohës 85% e flokëve rritet dhe pjesa tjetër qëndron në vend.

Sa shumë humbje e flokëve është normale?

Meqenëse flokët që janë në prehje normalisht bien, shumica e njerëzve kanë një rënie prej 50 deri 100 fijesh për ditë. Ju zakonisht do të gjeni disa në krehër apo furçën e flokëve ose në veshjen tuaj. Rënia jo normale e flokëve mund të ndodhë në disa mënyra. Ju mund të vini re tufa që bien kur juve i lani me shampo apo kur i krihni. Ose floku juaj mund të hollohet ngadalë me kalimin e kohës. Në qoftë se jeni të shqetësuar për ndryshimet në flokët tuaj kontrollohuni tek mjeku.

Gjetja e rrënjëve të rënies së flokëve

Udhëheqës vizual: Këshilla për të ruajtur të shëndetshme kyçet tuaja

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: Artriti i gjurit: Ushtrime për lehtësimin e dhimbjeve

[ssba_hide]

Hipotermia

Hipotermia përkufizohet si temperaturë e trupit (temperatura e brendshme e trupit) që shënon më pak se 95° F (35° C). Zakonisht, hipotermia ndodh kur rregullimi i temperaturës nga organizmi tronditet nga një ambient i ftohtë. Gjithsesi, në literaturën mjekësore dhe popullore, në thelb ekzistojnë dy kategori kryesore të hipotermisë: hipotermia aksidentale dhe hipotermia e qëllimshme.

Hipotermia aksidentale zakonisht ndodh nga ekspozimi në të ftohtë, që sjell uljen e temperaturës së trupit, ndërkohë që hipotermia e qëllimshme është rënia e temperaturës trupore, zakonisht për shkak të një procedure mjekësore. Ky artikull do të përqëndrohet tek hipotermia aksidentale. Hipotermia është një urgjencë mjekësore e cila në qoftë se trajtohet shpejt dhe si duhet, njerëzit mund të shërohen, duke patur pak ose aspak pasoja.

Temperatura e trupit, kur është fjala për hipotermi, zakonisht përcaktohet si temperatura “qendrore” (temperatura e pjesës së trupit që nuk përfshin gjymtyrët, pasi në varësi të vendit ku matet, temperatura mund të ndryshojë). Kjo temperaturë është temperatura e brendshme, brenda trupit. Kjo është një matje që kryet më saktësisht, nga një termometër rektal, një termometër i zorrës së trashë që ka një lexim të vazhdueshëm të temperaturës, ose nga një pajisje matëse fshikëzore apo ezofageale. Temperaturat e marra nga metodat e tjera, nuk mund ta masin në mënyrë adekuate temperaturën e brendshme.

Cilët janë faktorët e rrezikut për hipotermi?

Faktorët më të lartë të rrezikut për hipotermi janë ekspozimi ndaj motit të ftohtë ose zhytjet aksidentale në ujë të ftohtë, qofshin këto të pjesëshme ose të plota. Si pasojë, veshja në mënyrë të papërshtatshme, në kohë të ftohtë dhe humbja e nxehtësisë së trupit, ndërmarrja e rreziqeve, si të ecësh në një liqen apo lumë të ngrirë, mund të shkaktojë rënie të shpejtë të temperaturës trupore për shkak të zhytjes në ujë të ftohtë. Këto situata dhe të tjera të ngjashme me to, mund të rezultojnë në hipotermi.

Kontrolli shëndetit të këmbëve

Më poshtë do të gjeni një listë të pyetjeve të shpejta që ju ndihmojnë për të kontrolluar shëndetin e këmbëve.

  1. A keni dhimbje në këmbët tuaja?
  2. A jeni ju në këmbë gjatë gjithë ditës?
  3. A keni ju probleme të lëkurës ose të thonjve në këmbët tuaja?
  4. A keni ndonjë plagë në këmbët tuaja?
  5. A keni erë të këmbëve?
  6. A keni lëndim të këmbëve?
  7. A keni probleme shëndeti siç është diabet-i ose artrit-i?
  8. A rrëzoheni shpesh?
  9. A keni vështirësi në gjetjen e këpucëve që ju përshtaten?
  10. A keni ju gjëndra ose shtrembërime të formave të gishtave?
  11. A vishni rregullisht taka që janë 5 cm ose më të larta?

Nëse i jeni përgjigjur “po” njërës prej pyetjeve të mësipërme, konsultohuni me një angiolog ose mjekun tuaj për diagnostikim dhe trajtim.

Për njerëzit me sëmundje kronike, siç është artrit-i ose astma, jeta mund të jetë shumë e vështirë. Shpesh ato kanë për të përballuar dhimbje, kufizime në stilin e tyre të jetesës, shqetësime dhe mungesë pranimi nga shumë pjesëtarë me fat të komunitetit.

Pavarësisht “mrekullive” të ilaçeve moderne, ekzistojnë akoma shumë gjendje, ndaj të cilave nuk ekziston asnjë kurë dhe trajtimi mund të ketë si qëllim, vetëm kontrollin e simptomave dhe parandalimin ose ngadalësimin e zhvillimit.

Njerëzit, në këtë gjendje, mund të jenë të interesuar për të mësuar nga një eksperiment, që përfshin një grup prej më shumë se 100 pacientë me këtë lloj shqetësimi.

Grupi ishte i ndarë në 2 pjesë dhe gjysmës iu kërkua për të shkruar rreth eksperiencave të jetës së tyre stresuese.

Pas 4 muajsh, gjysma e këtij grupi shfaqi një përmirësim të qartë në shëndet. Ndërkohë që ato nuk u kuruan, cilësia e jetës së tyre u përmirësua.

Njerëzit me sëmundje kronike, shpesh ngurojnë që të shfaqin pakënaqësitë e tyre nga frika se mos ndjejnë keqardhje për veten e tyre. Megjithatë, duket që ka përfitime të caktuara “thjesht për ta larguar nga vetja” – edhe pse mund të jetë vetëm e shkruar në një copë letër.