Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Ataku në zemër në moshën e mesme, mund të jetë më i rëndë për gratë

Arsyet nuk janë të qarta, por sa për fillim, studimi zbuloi se të mbijetuarit meshkuj ishin më të shëndetshëm.

Studimi i ri tregon se gratë që i mbijetojnë një sulm në zemër para moshës 55 vjeçare priren të përballen me më shumë komplikime shtesë në muajt e ardhshëm, në krahasim me meshkujt.

Kërkimi i ri sugjeron se një vit pas atakut në në zemër, gratë kishin funksion më të keq fizik, funksion të dobët mendor dhe cilësi më të ulët të jetës se burrat që i mbijetoni një ataku në zemër.

Hulumtuesit mund të hedhin mendime vetëm për shkaqet e këtyre rezultateve, “por ne jemi patjetër duke zbuluar se gratë në përgjithësi gëzojnë shëndet më të keq se meshkujt edhe në momentin që ndosh ataku në zemër”, tha kërkuesja kryesore Rachel Dreyer.

“Ne po flasim për pacientët relativisht të rinj, kështu që rezultati është me të vërtetë turbullues dhe shqetësues”, tha Dreyer, një kërkuese e asociuar pas doktoraturës në mjekësi kardiovaskular-e në Shkollën e Mjekësisë në Yale, në Nju Haven, Konektikat.

Hulumtuesit kërkonin të shihnin se si 3550 amerikanë dhe spanjollë, 55 vjeçarë dhe më të rinj, vazhduan edhe një vit pasi kishin pësuar atak në zemër, nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Në përgjithësi, shumica e pjesëmarrësve në studim ishin të bardhë dhe më shumë se dy të tretat ishin gra. Si një grup, burrat dhe gratë janë të barabartë në aspektin e të qenit një duhanxhi ose të paturit tension të lartë të gjaku-t, thanë autorët e studimit.

Megjithatë, gratë kanë shumë më tepër gjasa sesa burrat për të qenë diabet-ike (39% kundrejt 27%) në kohën e atakut në zemër. Gratë kishin gjithashtu pak më shumë gjasa sesa burrat që të qenë obez-e (51% kundrejt 45%), ato kishin edhe dy herë më shumë shanse të kishin pësuar një atak të mëparshëm dhe pothuajse tre herë më shumë gjasa të vuanin nga një sëmundje kronike të mushkërive. Studiuesit zbuluan se depresion-i ishte gjithashtu dy herë më i zakonshëm mes grave.

Ketoacidoza: Një komplikacion i diabetit

Ketoacidoza është akumulimi i trupave të ketoneve në gjak. Kjo më pas çon në atë që gjaku të bëhet acidik.

Ketone-t janë kimikate të prodhuara nga trupi dhe që kthejnë yndyrën në energji. Kjo mund të ndodhë kur nuk ka mjaftueshëm insulinë në trup për të kthyer sheqerin në energji, kështu që ai në vend të kësaj përdor yndyrën si një karburant.

Për fat të keq, ketonet janë të dëmshme dhe trupi menjëherë do të përpiqet që ti nxjerrë ato. Kjo do të bëhet nëpërmjet urinës dhe gjithashtu përmes mushkërive, duke prodhuar një erë fruti tipike për frymëmarrjen. Të patrajtuara, ketoacidozat mund të jenë fatale. Për fat të mirë, trajtimi është në dispozicion dhe zakonisht është i suksesshëm.

Kush është në rrezik të ketoacidozës?

Ketoacidoza diabetike tipikisht ndodh kur diabeti (veçanërisht diabeti mellitus tipi I) është i pranishëm por akoma nuk është diagnostikuar, ose tek njerëzit me diabet që nuk janë duke marrë mjaftueshëm insulinë për të plotësuar nevojat e tyre. Kjo mund të ndodhë nëse personi:

  • Dështon së kuptuari mënyrën e saktë të gjendjes së tij dhe nuk njeh simptomat e kontrollit të dobët ose menaxhimit.
  • Ka një infeksion (siç është infeksioni i traktit urinar ose pneumoni-a);
  • Zhvillon një sëmundje tjetër serioze (siç është ataku në zemër)
  • Ndalon ose në mënyrë drastike zvogëlon dozën e insulinës. Dozat e humbura të insulinës nënkuptojnë që trupi nuk ka sheqer dhe do të fillojë të kthejë yndyrat në energji, gjë e cila çon në prodhimin e ketoneve;
  • Mbetet shtatzënë (diabet-i gestational, një lloj diabeti që zhvillohet gjatë shtatzënisë, mundet gjithashtu të shkaktojë ketoacidozë);
  • Vuan fizikisht ose pëson një traumë emocionale (si një aksident me makinë ose djegie); ose
  • Konsumon sasi të mëdha sheqeri ose alkool-i.