obeziteti

Pesha e madhe dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore BMI (Body Mass Index). Ju mund të llogarisni BMI-në e fëmijës tuaj me të njëjtën metodë që përdoret për të rriturit—pesha në kilogramë pjestuar me gjatësinë në metra, por të vënë në katror (kg/m2). Megjithatë, meqenëse BMI-ja ndryshon me moshën dhe gjininë e fëmijës, duhet të përdoret një rregullues për efekt të moshës ose një tabelë specifike për fëmijët. Fëmijët mbi shifrën 85 klasifikohen si mbipeshë dhe ata mbi shifrën 95 klasifikohen si obez-ë. Nëse ju thonë se fëmija juaj është me indeks 85, kjo do të thotë se 85% e fëmijëve të tjerë të së njëjtës moshë dhe të së njëtës gjini kanë indeks më të ulët se fëmija juaj.

Vjen nga stili i jetesës apo është gjenetike?

Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Çrregullime të caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të shkaktojnë obezitetin tek fëmijët. Megjithatë, këto gjendje janë të rralla. Përveç këtyre çrregullimeve, duket se ka edhe faktorë gjenetikë që kontribuojnë në prirjen që fëmijët të bëhen mbipeshë.

Influenca më e madhe e jashtme në rritjen e peshës megjithatë mbetet mungesa e balancës energjetike. Energjia që marrim (kur hamë ushqim) është pak a shumë edhe energjia që konsumojmë (djegim), dhe ne mbajmë një peshë konstant-e. Kur balanca lëviz përpara për të marrë më shumë ushqime ose ushqime jo të shëndetshme, ne fitojmë peshë, kur ecim përgjatë shpenzimit të më shumë energjie, ose reduktojmë energjinë që marrim, ne humbim në peshë. Rritja e konsumit të ushqimeve me energji të lartë (shumë kalori) si në sheqerna dhe yndyra të saturuara, kombinuar me reduktim të aktivitetit fizik, çon në obezitet “epidemi-k”.

Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Sëmundja Alzheimer: Si mund ta njoh

Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencë-s, një gjendje në të cilën humbet funksioni normal i trurit. Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja Alzheimer ka një fillim gradual. Si fillim, sëmundja mund të ketë një humbje graduale të kujtesës, paaftësi për të kryer pergjegjësitë e shtëpisë dhe për të mësuar të reja, dhe konfuzion në lidhje me kohën dhe datën. Disa vuajtës besojnë se ato janë duke jetuar me të shkuarën. Ndryshimet e personalitetit janë të zakonshme, ku shpesh njerëzit bëhen menjëherë shumë agresivë.

Në fazat më të avancuara të sëmundjes Alzheimer, ekziston një humbje aftësie për të njohur të afërmit dhe për të kryer detyrat më të thjeshta, siç janë larja, e ngrëna dhe e veshura.

Shumë njerëz shqetësohen kur të afërmit e tyre të moshuar e kanë ose e zhvillojnë sëmundjen Alzheimer. Në fazat e para nuk është gjithmonë e mundur për të qenë të sigurt. Nuk ekzistojnë teste që japin konfirmimin përfundimtar që ajo është e pranishme.

Një sërë gjendjesh të tjera, pjesa më e madhe e të cilave janë të trajtueshme, mund të prodhojnë simptoma që mund t’i bëjnë të tjerët që të dyshojnë se kanë sëmundjen Alzheimer. Këto gjendje përfshijnë çrregullime hormonale, mungesë ushqimore, atak, depresion dhe dëmtime të kokës. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që çdo njeri që ka një përkeqësim të trurit të shkojë për të bërë vizitën tek mjeku.

Është e rëndësishme për të mbajtur mend që 85% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare nuk kanë asnjë formë të demencës.

A mund ta parandalojë paralizën e trurit vitamina C?

Hulumtuesit nuk mund ta thonë me siguri të plotë, por gjakderdhjet e trurit ishin më të hasura mes atyre me nivel të ulët të vitaminës C.

Në një studim të fundit, shkencëtarët francezë kanë zbuluar se njerëzit me mungesë të vitaminës C, mund të jenë në rrezik më të madh për gjakderdhje në tru, e quajtur ndryshe goditje hemorragjik-e.

Goditjet hemorragjike përbëjnë vetëm 15% të të gjitha goditjeve, por ato zakonisht janë më vdekjeprurëse se sa goditjet ishemi-ke, të cilat ndodhin kur një enë gjaku në tru bllokohet.

“Ky studim tregon se një nivel i ulët i vitaminës C, është një rrezik për hemorragji spontan-e të trurit”, thotë hulumtuesi kryesor i studimit, Dr. Stephane Vannier, nga Spitali Universitar Pontchaillou në Rennes.

Vannier tha se kjo lidhje ndoshta ka të bëjë me rolin e vitaminës C në uljen e presionit të gjakut dhe ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut. Pavarësisht zbulimit të një lidhjeje mes niveleve të vitaminës C dhe rrezikut për një goditje hemorragjike, studimi nuk ka treguar një lidhje të drejtpërdrejtë shkak- pasojë.

Vitamina C gjendet tek frutat dhe perimet, të tilla si portokallet, papajat, luleshtrydhet, specat dhe brokoli.
Vannier tha se rezultatet e test-it na mundësojnë një arsye të fortë për të provuar efektivitetin e shtojcave ushqimore që përmbajnë vitaminë C, në parandalimin e gjakderdhjes në tru. Ai megjithatë, nuk këshilloi që suplementet me vitaminë C, të përdoren në këtë pikë të studimit.

Vannier shtoi se është mirë që vitamina C të merret nëpërmjet ushqimit të përditshëm. “Ne në fakt nuk e rekomandojmë përdorimin e shtesave të vitaminës C kur nuk ka mangësi të saj”, tha ai.

Rezultatet e studimit janë caktuar të paraqiten për takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologji-së, i cili do të mbahet nga 26 prilli – 3 maj në Filadelfia.

Dr. Ken Uchino, një specialist i atakeve në klinikë-n e Klevelandit në Ohajo, tha se do të duhen studime të tjera për të konfirmuar lidhjen e mundshme mes niveleve të vitaminës C dhe gjakderdhjes në tru.

Të fjeturit vetëm është një përfitim shëndetësor për çiftet

Ndërkohë që ndarja e një krevati mund të duket si një shenjë e dukshme e një marrëdhënieje të shëndetshme, ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin e një personi.

Një ekspert britanik i gjumit tha se çiftet duhet të marrin në konsideratë të fjeturën vetëm për të përmirësuar shëndetin e tyre. Dr. Neil Stanley, kreu i Shoqatës Britanike të Gjumit, tregoi se provat e fundit të Festivalit të Shkencës Britanike, ishin duke akumuluar atë humbje potenciale të gjumit nga ndarja e të njëjtit krevat, që mund të sillnin rezultate të dobëta shëndetësore.

Kërkimet e fundit kanë treguar se ekziston një shans prej 50% e të qëndruarit zgjuar kur partneri lëviz, ndërkohë që veçanërisht gratë vuanin nga pagjumësia kur partnerët e tyre gërhisnin, tha ai.

Dr. Stanley tha se, ndërkohë që gjumi ishte shpesh një kontribues për shëndetin e dobët, ai ka qenë gjithashtu i lidhur me depresion-in, sëmundjen kardiovaskular-e, atakun, çrregullimin e mushkërive dhe aksidentet në trafik dhe ato industriale, ashtu sikundër një faktor për pjesën më të madhe të divorceve.

Tradita moderne e ndarjes së të njëjtit krevat bashkëshortor, filloi vetëm në revolucionin industrial, tha ai, me njerëzit e klasës punëtore që ishin të detyruar që të ndanin të njëjtën hapësirë, si rezultat i shtëpive të vogla.

Edhe sot, Dr. Stanley tha se, të dhënat tregojnë se me rritjen e moshës, çiftet fillojnë që të flejnë më vete dhe më shumë se 40% e njerëzve mbi moshën 70 vjeçare flenë më vete.

Ekspertët e tjerë nuk janë dakort.

Kujdesi për bashkëshortin ose njerëzit e tjerë mund të rrisë rrezikun e sëmundjes kardiovaskular-e (sëmundja e zemrës dhe ataku), ka raportuar një studim amerikan.

Studimi kombëtar studjoi më shumë se 8400 të martuar, meshkuj të shëndetshëm dhe gra më të mëdha se mosha 50 vjeçare për 8 vjet. Gjatë kësaj periudhe u diagnostikuan 1699 diagnoza të reja me sëmundjen e zemrës ose atakun.

Studimi zbuloi se kujdesi ndaj bashkëshortit në më shumë se 14 orë në javë, ishte i lidhur me një rritje rreziku prej 35%, pavarësisht nga gjinia ose fakti nëse ato kishin depresion. Kujdesi afatgjatë ishte i lidhur me dyfishimin e rrezikut.

Kërkuesit zbuluan se ndikimi ndaj kujdesit afatgjatë varionte në bazë të racës, por ky është akoma një element studimi.

Problemet me qepallave të syve janë pothuajse të zakonshme tek njerëzit e moshuar.

Muskujt dhe indet përreth qepallave mund të dobësohen, dhe kjo sjell atë që ne e quajmë entropion dhe ektropion.

Entropion

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga entropion janë si rezultat i fërkimit të qepallave. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe ulçerë në zonën e kornea-s. Edhe inflamacion-i i membranë-s do të jetë shpesh i pranishëm.

Ektropion

Ektropioni – ndodh më shpesh se entropioni dhe problemi më i zakonshëm janë lotët që bien në fytyrë dhe pikërisht në zonën e infektuar.

Njerëzit me ektropion vuajnë nga irritimi dhe inflamacioni i konjuktivë-s, e cila është më shumë e ekspozuar.

Shkaqet

Përveç faktorit të moshës, si entropioni ashtu edhe ektropioni mund të ndodhin edhe si rezultat i faktorëve të tjerë siç është ataku. Problemet janë të rastësishme, por shumë rrallë të pranishme që në lindje.

Trajtimi

Trajtimet për të dyja gjendjet, përfshijnë lotët artificialë, përdorimin e ilaçeve lubrifikuese ose kremrave të syve gjatë natës. Trajtimi përfundimtar për të dyja këto probleme është operacioni (kirurgji).

Astma dhe refluksi gastroezofageal

Lidhja astmë–sëmundje gastro-ezofagale e refluksit (GORD)

Në kërkimet mjekësore të kohëve të fundit është bërë përpjekje për të dhënë përgjigje për lidhjen midis dy gjendjeve shumë të përhapura: astma dhe sëmundja e refluksit gastro-ezofageal (GORD, që njihet edhe si GERD). GORD është një gjendje në të cilën përmbajtjet acide të stomaku-t (acid dhe pjesërisht ushqim i tretur) rikthehen mbrapsht në ezofag (fyt). Është shkaku kryesor i urthit dhe mos-tretje-s.

Shumë njerëz me astmë kanë refluks gastro-ezofageal, gjë që ka bërë që kërkuesit të besojnë se refluksi mund të jetë një shkaktar i astmës, ose që astma të mund të shkaktojë refluksin.

A sjell refluksi simptoma të astmës?

Kërkuesit kanë ende për të shpjeguar në mënyrë ekzakte sesi këto dy gjendje janë të lidhura me njëra tjetrën. Edhe pse shumë njerëz i kanë të dyja, edhe astmën edhe refluksin, ende nuk mund të thuhet se refluksi shkakton astmë.

P.sh. nëse refluksi shkakton astmë, duhet të pritet që të trajtohet refluksi që të mund të lehtësohen simptomat e astmës. Por disa studime kanë treguar se nuk ka ndonjë përmirësim real në simptomat e astmës dhe nuk ka ndonjë efekt real në nevojën për ilaçe për astmën pas trajtimit të refluksit.

Nga ana tjetër, disa studime kanë treguar se trajtimi i refluksit (me ilaçe ose ndërhyrje kirurgjik-ale) ka rezultuar në përmirësimin e simptomave të astmës.

Deri tani të dhënat nuk janë përfundimtare. Një rishikim i kohëve të fundit i provave kërkimore ka gjetur se edhe pse te disa njerëz ka përmirësime në sëmundjen e astmës si rezultat i trajtimit të refluksit, është e pamundur të parashikohet se cilët njerëz do përfitojnë.

Si mundet që refluksi të provokojë simptomat e astmës?

Edhe pse kërkuesit deklarojnë se të dhënat janë kontradiktore dhe më shumë studime duhet të bëhen për lidhjen midis këtyre dy gjendjeve, ata kanë dy teori kryesore për atë sesi GORD mund të provokojë simptomat e astmës.