Qumështi i lopës: Kur dhe si të fillojmë ta përdorim atë?

Përse ekspertët rekomandojnë të prisni për ta ushqyer foshnjën tuaj me qumësht lope deri sa ai të jetë 12 muajsh?

Ka disa arsye për ta vonuar përdorimin e qumështit të lopës deri sa foshnja juaj të arrijë në ditëlindjen e tij të parë.

Foshnjat mund ta tresin qumështin e lopës plotësisht ose po aq lehtë sa edhe qumështin e gjirit apo atë të pasuruar me vitamina. Qumështi i lopës përmban përqendrime të larta të proteina-ve dhe mineraleve të cilat mund të jenë barrë për veshkat e pa maturuara të foshnjës tuaj. Veç kësaj, qumështi i lopës nuk ka sasitë e duhura të hekurit, vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë të fëmijëve. Madje ai mund të shkaktojë edhe anemi nga pamjaftueshmëria e hekurit tek disa foshnja, meqenëse proteinat e qumështit të lopës mund të acarojnë veshjen e brendshme të sistemit tretës, duke shkaktuar gjak në jashtëqitje. Së fundmi, qumështi i lopës nuk siguron yndyrat më të shëndetshme për foshnjat në rritje.

Pasi foshnja juaj të jetë në gjendje ta tresë atë, qumështi bëhet një pjesë e rëndësishme e dietës së saj. Ai është një burim i pasur kalciumi, që ndërton kocka dhe dhëmbë të forta dhe ndihmon të rregullohet koagulim-i i gjakut dhe kontrolli i muskujve. Po ashtu, është një nga burimet e pakta të vitaminës D që e ndihmon trupin të absorbojë kalciumin dhe është vendimtar për rritjen e kockës.

Gjithashtu qumështi siguron proteinën për rritje, si edhe karbohidratet, të cilat do t’i japin foshnjës tuaj energjinë që i nevojitet për t’u çapitur gjithë ditën. Dhe në qoftë se foshnja juaj merr mjaftueshëm kalcium, ai do të ketë më pak rrezik për një presion të lartë të gjaku-t, goditje, kancer të zorrës së trashë dhe frakturave të ijeve gjatë jetës së mëvonshme.

Sa qumësht duhet të pijë fëmija im?

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatri-së, shumica e fëmijëve do të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitamina D në qoftë se ata pinë 2 deri 2 ½ filxhanë qumësht lope në ditë. Ju ofroni  fëmijëve tuaj një vjeç, qumësht të plotë (veç rastit kur kanë rrezik të shtuar për obezitet).

Thuhet se çokollata e zezë mund t'ju bëjë mirë për zemrën. Një studim i ri na zbulon pse

Hulumtuesit në Universitetin e Luizianës, testuan pluhurin e kakaos në një model trakti digjestiv dhe zbuluan se disa baktere në stomak hanë çokollatë të zezë, e fermentojnë atë dhe më pas prodhojnë përbërje anti -inflamatore që i bëjnë mirë zemrës.

Studimi ishte planifikuar për prezantim në një takim të Shoqatës Kimike Amerikane në Dallas.

“Ne kemi gjetur se ekzistojnë dy lloje mikrobesh në zorrë: ato të mira dhe të këqia”, tha Mary Moore, një student që po mbron diplomën dhe një nga autorët e studimit, në një njoftim për shtyp të shoqatës.

“Mikrobet e mira, të tilla si bifidobakteria dhe bakteret e acidit laktik (LAKTIK Acidi) ushqehen me çokollatë”, tha Moore në deklaratën për shtyp. “Kur ju hani çokollatë të zezë, këto baktere rriten dhe e fermentojnë atë, duke prodhuar përbërje që janë anti-inflamatore”.

Kryesuesi i studimit John Finley, një profesor në departamentin e shkencës së ushqimit në po të njëjtin universitet, tha: “Kur këto përbërje përthithen nga organizmi, ato ulin inflamacion-in e indeve kardiovaskulare, duke zvogëluar rrezikun, në terma afatgjata, të goditjeve në tru”.
Finley shtoi se ai beson se ky është studimi i parë që shqyrton efektet e çokollatës së zezë mbi llojet e ndryshme të baktereve në stomak.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu prova se njerëzit mund të marrin edhe më shumë përfitime shëndetësore, nëse ata hanë çokollatë të zezë, të shoqëruar me fruta të ngurta si shega dhe acai (një lloj boronice).

Të dhënat dhe konkluzionet e paraqitura në këto takime, tipikisht konsiderohen paraprake, deri në momentin kur të publikohen në një revistë shkencore që analizohet nga specialistët e fushës.

Si mund ta lehtësojë një infeksion të ashpër transplantimi fekal

Objektivi është një metodë më e lehtë për të trajtuar Clostridium difficile. Pacientët që vuajnë nga infeksioni i pakëndshëm bakterial i njohur si Clostridium difficile mund të zgjedhin midis antibiotikëve standard dhe një procedure të njohur si transplantim fekal për të trajtuar një çrregullim të sistemit tretës.

Kjo procedurë përfshin mbjelljen e baktereve të mira nga jashtëqitjet e një dhuruesi të shëndetshëm dhe futja e tyre në zorrët e një pacienti të sëmurë.

Procesi ka shpesh sukses atje ku dështon trajtimi me antibiotikë, duke kthyer bakteret e shëndetshme dhe duke bërë të funksionojnë zorrët e marrësit. Por procedura nuk kuptohet mirë dhe është agresive.

“Në themel, ajo çfarë ne po përpiqemi të bëjmë është të kuptojmë përse ky lloj transplantimi funksionon”, thotë Dr. Vincent Young, profesor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Michigan-it. “Ne e dimë se duhet të zëvendësojmë bakteret e pacientit, por nuk dimë se çfarë roli luajnë ata pasi ne e kemi bërë këtë. Mundet që këto baktere që ne përdorim kanë nevojë të jenë të gjalla. Ose mundet që bakteret prodhojnë diçka që ne mund ta izolojmë dhe pastaj t’ua japim drejtpërdrejt pacientëve pa baktere të gjalla. Kjo është shpresa që kemi”.

Young dhe ekipi i tij i ka botuar zbulimet e tij në botimin online të maj/qershorit të mBio.

Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjes vlerëson se gati 14 000 amerikanë vdesin çdo vit nga Clostridium difficile. Më në rrezik janë të moshuarit që marrin antibiotikë. Besohet që antibiotikët prishin balancën e baktereve në zorrë, duke rritur ndjeshmërinë ndaj infeksionit.

Antibiotikët janë një alternativë e mjekimit të diarre-së dhe të vjellave të rënda dhe shqetësimeve abdominale që mund të pasojnë infeksionin. Sidoqoftë, afërsisht 40% e pacientëve të trajtuar përjetojnë përsëritjen e sëmundjes. Për më tepër, antibiotikët largojnë bakteret e mira së bashku me ato të këqija.

Mbrojtja nga astma dhe alergjitë - ekspozimi ndaj kafshëve përpara lindjes

Ekspozimi ndaj kafshëve para lindjes mund të mbrojë fëmijët kundër zhvillimit të astmës dhe alergj-ive, sugjeron një studim.

Në atë që besohet të jetë studimi i parë i këtij lloji, studiuesit gjetën nivele të antitrup-ave IgE (lloji i antitrupave të prodhuara në reaksione alergjike) ishin 28% më të ulta në foshnjat, nënat e të cilave mbanin një mace apo qen në shtëpi gjatë shtatzënisë në krahasim me ata që kanë lindur pa patur kafshë në shtëpi.

Kërkimi, i kryer nga Departamenti Shkencor i Shëndetit Publik tek Henry Ford  në Michigan-SHBA, gjithashtu gjeti se ky efekt mbrojtës ishte edhe më i fortë statistikisht, kur krahasohen fëmijët e lindur nga vagina me ato të lindur me prerje cezariane. (Revista e Alergjisë dhe Imunologji-së Klinike 2011, online më 4 Gusht).

Gjetjet mbështeten tek të ashtëquajturat “hipoteza higjienike”, tha autori. Ajo ka qenë mbështetur në teorinë se lindjet vaginale ekspozojnë foshnjat në një gamë bakteretdhe numër të madh bakteresh, rritjen e sistemit imunitar (sistemi imunitar) kundër alergjive.

Kërkuesit thanë se ishte e mundur një diversitet i madh i baktereve shtëpiake të ofruara nga kafshët që kishin një efekt më të madh tek fëmijët e lindur me operacion.

Gjetjet janë bazuar në mostrat e gjaku-t të mbledhura në lindje, dhe moshave 6 muajshe, një vjeç dhe 2 vjeç, nga 1187 foshnja të lindura në juglindje të Michiganit midis gushtit 2003 dhe nëntorit 2007.

Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë

Paronikia (Inflamacioni i thoit)

Një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve apo të këmbëve quhet paroniki. Ai është infeksioni më i zakonshëm i dorës dhe në qoftë se lihet pa u trajtuar mund të përparojë në një infeksion më të rëndë të gishtave të duarve apo të këmbëve.

Shkaqet e Paroniki-as

Paroniki shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë, si kafshimi, thithja e thoit, e gishtave, larja e enëve ose acaruesit kimikë. Infeksioni mykotik mund të jetë po ashtu shkak i formimit të paronikias dhe duhet të merret në konsideratë veçanërisht tek personat me infeksion të përsëritur. Kjo sëmundje nuk duhet ngatërruar me malcimin herpetik të gishtit që mund të formojë një puçërr të vogël në gisht dhe që shkaktohet nga një virus por që nuk lokalizohet në skajin e thoit. Malcimi herpetik nuk trajtohet me anë të një prerje dhe drenazhimi dhe kësisoj duhet dalluar nga paroniki.

Simptomat dhe shenjat e paronikias

Një paroniki mund të fillojë si një skuqje dhe ënjtje rreth thoit, që quhet celulit. Shpesh ajo është shumë e dhimbshme kur preket dhe ndonjëherë mund të jetë me një ngjyrë të verdhë në të gjelbër që tregon se nën lëkurë është formuar një grumbullim qelb-i (i quajtur absces).

Simptomat dhe shenjat më të zakonshme janë si më poshtë:

  • Ënjtje;
  • Skuqje;
  • Grumbullim i qelbit;
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes.

Kur duhet kërkuar pakujdesje mjekësore për një inflamacion të thoit?

Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku në qoftë se skuqja përhapet përtej lëkurës rreth thoit ose në mollëzën e gishtit. Kjo skuqje tregon se infeksioni është duke formuar një infeksion më serioz të gishtit me formim të qelbit në indet e thella të majave të gishtave, që quhet felon (një infeksion i rrëzës së thoit).

Gjithashtu, ju duhet t’i drejtoheni mjekut në qoftë se është duke u formuar një absces. Ai kërkon drenazhim nga ana e një mjeku. Hapja (ose prerja) e një abscesi për ta kulluar qelbin nuk duhet të provohet të bëhet në shtëpi.

Dhimbjet e dhëmbit

Çfarë e shkakon dhimbjen e dhëmbit?

Bakteri i prodhimit të acidit në gojë shkakton prishjen e dhëmbëve duke kthyer sheqernat e tharmëtueshëm të tilla si, fruktozë, glukozë dhe laktozë. Acidet pastaj rezultojnë në prishjen e smalti-t të dhëmbëve. Dhimbja e dhëmbit shkaktohet nga ekspozimi i mbaresave nervore të dhëmbit.

Dhimbja e dhëmbit e shkaktuar nga kaviteti kërkon një vizitë tek dentisti. Dhëmbi nuk do të rregullohet vetë. Nëse dhimbja nuk zvogëlohet, nervi mund të ketë “vdekur”. Megjithatë, prishja e dhëmbit do të vazhdojë që të jetë e pranishme dhe dhëmbi do të vazhdojë të kalbet derisa një dentist ta trajtojë atë. Dhimbja intensifikohet kur ka infeksion në indet përreth.

Si mund ta parandaloni dhimbjen e dhëmbit?

Mund të ndihmoni parandalimin e dhimbjes së dhëmbit nga larja e rregullt dhe përdorimi i fijes së perit. Fluori mund të ndihmojë në parandalimin e karies-it.  Fluoridet e mjaftueshme janë marrë nga përmbajtja e pastës me flor dhe prania e fluorideve në ujë.

Pastrimi i dhëmbëve me pe dentar do të ndihmojë në minimizimin e faktorëve që shkaktojnë  prishjen e tyre duke hequr ushqimin dhe mbeturinat nga hapësirat ndërmjet dhëmbëve. Larja e dhëmbëve ul përkohësisht numrin e baktereve në pështymë, por ofron vetëm mbrojtje  afatshkurtër.

Roli i pështymës në prishjen e dhëmbëve

Edhe higjiena e mirë oral-e është e rëndësishme. Arsyet e tjera të tillë si faktorët trashëgues dhe mungesa e pështymës gjithashtu mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Pështyma ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve sepse ajo neutralizon acidet e prodhuara nga ushqimet me karbohidrate – dhe enzimat e saj ndihmojnë që karbohidratet dhe bakteret të largohen nga goja. Çamçakëzi pa sheqer stimul-on prodhimin e pështymës.

Dhëmbë të ndjeshëm

Helmimi nga ushqimi

Zakonet e të ngrënit janë duke ndryshuar. Pjesa më e madhe e ushqimeve, janë duke u konsumuar shumë kohë pas përgatitjes. Kjo do të thotë se trajtimi i sigurt i ushqimit për të parandaluar helmimin nga ushqimi, është duke u bërë gjithnjë e më shumë i rëndësishëm.

Ngrënia e ushqimeve të kontaminuara me sasi të dëmshme bakteresh, që trupi ynë nuk toleron, shkakton helmimin nga ushqimi. Simptomat e zakonshme janë të vjellat, dhimbja e stomaku-t, përzierja, diarre-ja dhe dhimbja e kokës.

Si kontaminohet ushqimi?

Bakteret janë kudo, në ajër, tokë dhe ujë. Insektet dhe kafshët (duke përfshirë edhe njerëzit) mbartin baktere dhe infektoj-në çdo sipërfaqe që ato prekin.

Në kushtet e caktuara (lagështia dhe i ngrohti) bakteret shumëfishohen, duke prodhuar brenda ushqimeve, në shumë pak orë, koloni të shumta bakteresh. Ushqimi i prekur, prapë do të shfaqet normal, i shmangur nga shija dhe aroma e pakëndshme. Mishi, pula, produktet e detit, vezët, kremi dhe disa ushqime drithërash (kryesisht orizi), janë veçanërisht të pambrojtur.

Si të shpëtoj nga bakteret?

Gatimi deri në pikën e vlimit, do të shkatërrojë pjesën më të madhe të baktereve. Megjithatë, nëse ushqimi i gatuar do të lihet në vend, në një temperaturë ndërmjet 5° C dhe 60° C për më shumë se 2 orë — duke përfshirë kohën e shpenzuar për përgatitje, shërbim dhe ngrënie, niveli i baktereve mund të rrisë nivelin e rrezikshmërisë.

Udhëzimet për të mbrojtur familjen nga helmimi i ushqimeve

Rastet më të raportuara të helmimit nga ushqimi, ndodhin gjatë verës. Mund të mbroni familjen tuaj nga helmimi nga ushqimi, duke ndjekur rregullat e mëposhtme.

  • Pas blerjes, vendosini menjëherë ushqimet e ftohta dhe të ngrira në akull;
  • Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, përpara dhe pas trajtimit të ushqimit dhe ndërmjet trajtimit të ushqimeve të papërpunuara dhe të gatuara;
  • Kontrolloni nëse temperatura e frigoriferit është ndërmjet 0° dhe 4° C dhe ngrirja është më poshtë se -15° C;
  • Shkrini ushqimet e ngrira në frigorifer në mikrovalë, për të parandaluar rritjen e baktereve në pjesën e jashtme, ndërkohë që pjesa e brendshme qëndron e ngrirë;
Lëndimi i syve

Nganjëherë secili prej nesh ka lëndim të syve. Kjo është shqetësuese, por fatmirësisht zakonisht jo serioze. Shkaku më i shpeshtë është konjuktiviti, një inflamacion i pjesës së bardhë të syrit.

Konjuktivitet mund të shkaktohen nga infeksionet, nga bakteret ose viruset, ose mund të vijnë nga alergji-të, p.sh. gjatë rrufave.

Infeksionet bakteriale zakonisht shkaktojnë prodhim të madh qelbi. Shpesh është vështirë të hapen qepallat në mëngjes dhe duket sikur ato janë “të ngjitura” midis tyre. Infeksionet virale mund të jenë më të dhimbshme, me sy të skuqur dhe me më pak qelb, por që mund të zgjasin me disa javë. Ato përhapen lehtë dhe mund të kalohen tek të tjerët nga kontaktet me peshqirë, pastrues fytyre etj. Problemet alergji-ke shkaktojnë ndjenja agresiviteti, skuqje, përlotje dhe kruarje të syve.

Trajtimi zakonisht konsiston në larjen e syve me ujë të ngrohtë, ujë me kripë nëse ka qelb dhe shpesh kërkohet trajtimi me ilaç me pika.

Disa herë kushte serioze mund të ngatërrohen me konjuktivitin. Vëmendja mjekësore duhet të përqëndrohet nëse ka:

  • Vetëm një sy të infektuar;
  • Ka shumë dhimbje;
  • Është dëmtuar shikimi;
  • Fëmijët e vegjël kanë sy të qelbëzuar ose të skuqur.
Udhëheqës vizual: 25 mënyra për të qëndruar të shëndetshëm edhe jashtë vendit

[ssba_hide]