Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.