Amoksicilinë+Acid klavulanik

Përdorimet

Infeksionet në të cilat shtamet e bakterieve prodhojnë beta-laktamazë (në të cilat përdorimi vetëm i amoxicillin-ës nuk është përkatës) përfshirë infeksionet e traktit respirator (aparati i frymëmarrjes), urogjenital dhe abdominal (barkut), celulitin, pickimet e insekteve dhe shtazëve, infeksionet e rënda stomatologji-ke me celulit të përhapur.

Kundërpërdorimet

Ndjeshmëria në penicilin-ë; histori e verdhëzës kolestatike që është si pasojë e përdorimit të koamoksiklavit.

Efektet anësore

Sikurse te amoxicillin-a; hepatit, verdhëz kolestatike (nga bllokimi i rrugëve biliar-e të mëlçisë), eritemë multoform, sindroma Stevens-Johnson, nekrolizë epidermike topikale (shkatërrim i epidermës), dermatit eksfoliativ (infeksion i lëkurës), është raportuar edhe vaskulit (infeksion i enëve të gjaku-t); rrallëherë manifestohet edhe zgjatje e kohës së gjakrjedhjes, marrje mendsh, dhimbje koke, konvulsion (posaçërisht me doza të larta ose në insuficiencë të veshkave), ngjyrosje sipërfaqësore e dhëmbëve dhe precipitim, flebit (infeksion i venës) në vendin e dhënies së injeksion-it.

Dozimi

Oral-isht (nga goja), i shprehur si amoxicillin 250 mg në çdo 8 orë, kurse në raste të rënda doza dyfishohet.

Fëmijët 2 muajsh-2 vjeç marrin nga 20-40 mg/kg/ditë të ndarë në 3 doza.

Fëmijët 1-6 vjeç marrin nga 125 mg shurup çdo 8 orë. Te rastet e rënda doza dyfishohet.

Format farmaceutike dhe dozat

Clavam 1.2 g inj, Klavunat 625 mg film tab (forte), 156.25 mg/5ml susp(shurup), 312.5 mg/5ml susp (shurup), Klaks 625 mg film tab, 1 g film tab, 228mg/5ml susp(shurup), 457 mg/5ml.

Udhëheqës vizual: Trajtimet dhe korrigjimet më të mira për celulitin

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: 18 Pyetje "të sikletshme" për bukurinë

[ssba_hide]