Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

Mos pjelloria sekondare

Për dy vjet, ne jemi duke u përpjekur të kemi një fëmijë të dytë. A kemi ndonjë problem me pjellorinë?

Po. Quhet mos pjellori sekondar-e kur një grua nuk është në gjendje të mbetet shtatzënë ose të mbartë një shtatzëni tjetër deri në afat pasi ka lindur një fëmijë. Dhe megjithëse problemet e pjellorisë primare tërheqin më së shumti vëmendjen, më shumë se 3 milionë gra në SHBA kanë probleme të pjellorisë sekondare.

Çfarë i shkakton problemet e pjellorisë sekondare dhe si trajtohen ato?

Të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për problemet e pjellorisë primare munden po ashtu të shkaktojnë mos pjellori sekondare. Këto përfshijnë:

  • Dhëmbëzim të pelvisi-t ose të mitrës;
  • Tuba fallopianë (tubat uterine) të bllokuar;
  • Endometriozë;
  • Ovulacion me defekt;
  • Qenie nën peshë apo mbipeshë;
  • Duhanpirja;
  • Alkool-i i tepërt;
  • Cilësi apo sasi e dobët e spermës.

Cilido që të jetë shkaku, sëmundja ose është zhvilluar ose është keqësuar qysh nga koha kur ju keni lindur një fëmijë. P.sh. komplikimet gjatë dhimbjeve të lindjes dhe lindjes mund t’i kenë dhënë shkas një problemi. Ose, problemet tuaja të pjellorisë mund të jenë të lidhura me moshën në qoftë se kanë kaluar disa vjet që nga shtatzënia juaj e parë.

Trajtimet për problemet e pjellorisë primare apo sekondare janë të njëjtat dhe hapi i parë zakonisht është të ekzaminoheni nga një specialist për pjellorinë. Në qoftë se ju nuk mbeteni shtatzënë pas një viti seksi të shpeshtë e të pambrojtur ose nëse jeni mbi 35 vjeç dhe nuk mbeteni shtatzënë pas një seksi të shpeshtë e të pambrojtur për gjashtë muaj, ndoshta do të doni të vizitoheni tek një specialist për pjellorinë.

Ju mund të vizitoheni tek specialisti madje edhe më herët në qoftë se jeni mbi 30 vjeç dhe e dini që keni një sëmundje që mund të ndikojë mbi pjellorinë, si endometriozë ose cikle të parregullt menstrual.

Jam xheloze për mikeshat që kanë familje të mëdha, por ndjehem fajtore që një fëmijë nuk është mjaft për mua. Përse kështu?

Ja si të mbeteni shtatzënë me "program"

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.

Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:

  • Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
  • Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.

Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.

  • Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
  • Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
  • Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
  • Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
  • Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
  • Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.

Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.

  • Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
  • Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.

Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit

  • Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
  • Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.
Cikli menstrual: Normal

organi femeror

Cikli menstrual është termi i saktë për ciklin (zakonisht çdo muaj), në të cilën trupi i një gruaje lëshon një vezë, përgatitet për fekondim të vezës nga spermatozoid-i dhe krijon një mjedis në bark, në të cilin veza e fekonduar mund implantohet dhe të formojë zhvillimin e një embrion-i (fëmija). Nëse veza nuk është e fertilizuar, rreshtimi i mitrës derdhet nga trupi në atë që zakonisht është e njohur si “periodat” e një gruaje.

Femrat fillojnë të kenë periodat e tyre (menstruacione-t) rreth moshës 13 vjeçare, zakonisht pas 2 viteve që gjinjtë e parë kanë filluar të zhvillohen, dhe do të vazhdojnë të kenë perioda deri në menopauzë, që ndodh rreth moshës 51 vjeçare.

Gjatësia e ciklit menstrual mund të ndryshojë nga një cikël i shkurtër prej vetëm 21 ditësh në një cikël të gjatë prej 40 ditësh. Gjatësia e ciklit llogaritet duke numëruar ditën e parë të gjakderdhjes si dita 1 dhe pastaj duke numëruar deri në ditën e fundit para se të fillojnë periodat e tjera. Gjatësia e ciklit menstrual është përshkruar zakonisht si 28 ditë, edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë për vetëm një në 10 gra.

cikli menstrual

Cikli menstrual zakonisht është zhvillohet në faza:

Menstruacionet (gjakderdhjet ose periodat)

Kjo zakonisht zgjat nga 1 në 5 ditë.

Gjatë kësaj kohe, nëse fekondim-i vezës nuk ka ndodhur, rreshtimi i mitrës ose uterusit, që quhet endometri, del nga muri i mitrës dhe gjakut dhe indet kalojnë jashtë nëpërmjet vaginës. Shumica e grave rrjedhin gjak ndërmjet 3–5 ditëve. Rreshtimi i endometrisë do të përfundojë në rreth 1 mm trashësi deri në fund të periodave. Edhe humbja e indeve endometriale, humbet rreth 35-50 ml gjak nga enët e thyera të gjakut endometrial në një periudhë tipike. Ky gjak zakonisht nuk mpikset nëse gjakderdhja është shumë e rëndë.

Faza folikulare

Kjo fazë është quajtur kështu, sepse kjo ndodh kur folikulat në vezore rriten dhe formojnë vezën. Rreth 3-30 folikula rriten midis 8 dhe 10 ditëve. Çdo folikul përmban një vezë, por nga 10-14 ditë një folikul e ka zënë pjesën tjetër dhe ka arritur fazën e pjekurisë.

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Kontracepsioni: Diafragma dhe kapuçët

Si diafragma dhe kapuçët cervikalë janë të njohur si metoda kontraceptive penguese. Ato veprojnë si pengues për t’a mbajtur spermën larg arritjes së vezës së gruas në mënyrë që të mund të ndodhë fertilizim-i. Të dyja mund të japin mbrojtje ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases).

Çfarë janë diafragma dhe kapuçët?

Diafragma është një kub rrethor gome e butë që gruaja e fut tek vagina, duke mbuluar kështu hapjen e mitrës (qafën e mitrës).

Kapuçi cervikal është si diafragmë, vetëm se më i vogël dhe zakonisht i bërë prej një kubi gome të fortë. Kapuçi cervikal mbahet në një pozicion nga thithja. Ato zakonisht janë të vendosur më lart në vaginë sesa diafragma, direkt mbi qafën e mitrës, gjë që e bën kapuçin më të vështirë për t’a menaxhuar.

Diafragma dhe kapuçët cervikalë vijnë në masa të ndryshme. Masa dhe lloji mund të vendosen nga mjeku juaj ose klinika e planifikimit familjar. Diafragma ose kapuçi duhet të vendoset nga mjeku juaj ose klinika e planifikimit familjar dhe ju do të instruktoheni sesi t’i vendosni dhe t’i largoni ato. Ju gjithashtu duhet të bëni një praktikë në vendosjen dhe largimin e tyre vetë.

Si përdoren ato?

Për t’i përdorur ato ju duhet të ndiheni rehat rreth futjes së gishtave në vaginën tuaj dhe prekjes së organ-eve gjenital-e.

Ato duhet të përdoren me një krem spermicidal ose xhel dhe të lihen në vend për të paktën 6 orë pas seksit, por jo më shumë se 24 orë ose 12 orë gjatë periodave. Ata nuk duhet të përdoren me vazelinë, vaj bebesh apo produkte të tjera me bazë vajore, të cilat mund të dëmtojnë pajisjen.

Disa njerëz i kanë gjetur ato të çrregullta. Ato mund të rrisin rrezikun e infeksioneve të traktit urinar dhe mund të shkaktojë irritim në qoftë se ju ose partneri juaj jeni të ndjeshëm ndaj gomave ose spermicideve.

Nëse ato janë vendosur siç duhet, ju nuk duhet të keni asnjë dhimbje. Ju duhet të shkoni tek mjeku juaj nëse keni dhimbje, diafragma juaj ose kapuçi fillon të lëvizë, ju keni qenë shtatzënë ose ju keni pasur një ndryshim në peshë prej më shumë se 3 kg.

Kur kryeni marrëdhënie seksuale

Periodat e humbura menstruale

Ndërkohë që një cikël i humbur menstrual është një tregues tipik i hershëm i shtatzënisë, humbja e një periode mund të vijë si pasojë e një sërë faktorësh dhe gjendjesh mjekësore.

Termi amenorre-a përdoret nga mjekët për të përshkruar mungesën e menstruacione-ve. Amenorrea primare (në të cilën një femër nuk i fillon menstruacionet) është shumë e rrallë, ndërsa amenorrea sekondar-e (mungesa e periodave tek një grua që i ka filluar më parë menstruacionet) është shumë më e zakonshme. Datat mund të jenë të çrregullta, me perioda të anashkaluara, për vitet e para pasi një grua të ketë filluar menstruacionet, si dhe në perimenopauzë (periudha rreth menopauzë-s).

Një grua nuk konsiderohet të ketë amenorrea sekondare, deri sa ajo të ketë humbur tre perioda të njëpasnjëshme menstruale. Megjithatë, shkaqet e amenorreas sekondare në përgjithësi janë faktorët apo gjendjet mjekësore që mund të çojnë edhe në periodë të munguar (një periodë e vetme, jo ndërprerje e periodave).

Nëse një grua nuk është shtatzënë, një periodë e munguar menstruale mund të vijë për shkak të një game të gjerë të kushteve fizike dhe emocionale që variojnë nga stresi i mënyrës së jetesës deri tek sëmundjet e rënda. Shumë prej kushteve mjekësore që gjenden pas periodave të humbura menstruale, mund të ndërhynë në balancën hormonale të trupit, veçanërisht me nivelet e hormoneve seksuale (hormone seksuale).

Përdorimet

Për induktim (nxitje) të ovulacion-it.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar gjatë shtatzënisë si dhe tek hemorragjitë gjenital-e abnormale të pa diagnostikuara, cist ovarian, hepatit, disfunksion tireoidal apo adenal dhe lezion intrakranial kronik (p.sh. tumor i hipofizës).

Efektet anësore

Dhimbje koke, insomnia, marrje mendsh, depresion, lodhje, trubullim të të parit, fotofobi (frikë nga drita), pështirosje, vjellje, urinim i shpeshtë dhe poliuri, hemorragji uterin-e abnormale, zgjerim ovarial dhe formacion cistik, urtikarie, dermatit, alopeci (rënie flokësh) reversibil-e.

Dozimi

50 mg P.O (nga goja) në ditë, 5 ditë duke filluar në ditën e 5 të ciklit menstrual. Nëse qëllimi nuk arrihet, mund të rritet dozimi P.O. për 5 ditë, pasi të kenë kaluar 30 ditë nga kursi i parë i terapisë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.

Cilat janë simptomat e kancerit ovarian

Kanceri ovarian është kanceri i vezores ose vezoreve të një gruaje. Vezoret janë të vendosura në të dyja anët e mitrës (barkut) dhe prodhojnë vezë dhe hormonet seksuale (hormone seksuale) femërore. Kanceri ovarian më së shpeshti prek gratë që kanë kaluar menopauzë-n, por edhe gratë më të reja mund të jenë të prekura. Ky është kanceri i nëntë më i zakonshmi.

Kanceri Ovarian

Cilat janë simptomat e kancerit ovarian?

Disa nga simptomat e mundshme të kancerit ovarian përfshijnë:

  • Dhimbje të pelvik-ut ose parehati;
  • Dhimbje barku, ënjtje;
  • Përzierje dhe humbje oreks-i ose të ndjerit shumë shpejt të ngopur;
  • Ndryshime të fshikëzës, duke përfshirë urgjencën e urinim-it (një nevojë urgjente për të boshatisur fshikëzën);
  • Ndryshime në funksionimin e zorrëve, duke përfshirë diarre-në dhe kapsllëkun;
  • Ndryshime në ciklin menstrual ose gjakderdhje, kur jeni në fazën e menopauzës;
  • Dhimbje të shpinës;
  • Lodhje të vazhdueshme të pashpjegueshme; dhe
  • Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale.

Ndërsa këto simptoma jo-specifike janë shpesh për shkak të sëmundjeve më pak serioze, ata mund të tregojnë kancerin ovarian, veçanërisht në qoftë se simptomat janë të vazhdueshme ose duke u përkeqësuar. Por, për shkak se shumë gra nuk përjetojnë asnjë simptomë në fillimet e saj, por edhe nëse kanë, simptomat shpesh janë të paqarta dhe kanë tendencë për të imituar probleme të tjera, kanceri ovarian, ndonjëherë, nuk është zbuluar derisa ai të ketë përparuar edhe në një fazë, kur kurat kanë më pak të ngjarë që të sjellin shërim.

Kush është në rrezik të kancerit ovarian?

Disa faktorë mund t’ju vendosin në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit ovarian, ndërkohë që faktorë të tjerë, mund të reduktojnë rreziqet tuaja. Faktorët që mund të rrisin rreziqet tuaja përfshijnë:

  • Moshën–rreziqet tuaja rriten me rritjen e moshës, më shumë se 80% e kancerit ovarian, ndodh në gratë mbi moshën 50 vjeçare;
  • Një histori familjare e këtij kanceri ose kanceri të gjirit;
  • Ndryshime (mutacion) në gjenet BRCA1 ose BRCA2, që munden gjithashtu të jenë të lidhura me kancerin e gjirit;
  • Infertilitet-in; dhe