Si ta dini kur jeni në ovulacion?

Kur ju jeni në ovulacion (ose çlironi një vezë nga vezorja), kjo vezë ka një shans që të fekondohet. Kur ajo vezë fekondohet, ju jeni shtatzënë.

Ju jeni më së shumti pjellore nga dy deri tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur veza është çliruar nga vezorja. Në qoftë se ju e dini kur kjo vezë çlirohet, mund të planifikoni marrëdhënie seksuale në përputhje me këtë dhe të shtoni shanset tuaja për të mbetur shtatzënë (ose për të parandaluar shtatzëninë, në qoftë se po përpiqeni të bëni këtë). Këtu janë tre mënyra për të përcaktuar se kur ndodh kjo gjë, nga më e thjeshta e deri tek më e sakta.

Numëroni ditët

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur çlirohet veza nga vezorja juaj është të numëroni në të kundërt. Së pari gjeni se në çfarë dite ka gjasa të fillojë perioda juaj. (Në qoftë se perioda juaj është shumë e parregullt, kjo metodë nuk do të funksionojë për ju).

Nga kjo ditë, numëroni mbrapsht 12 ditë dhe pastaj katër të tjera. Ka shumë të ngjarë që ju të keni ovulacionin gjatë këtij intervali pesë ditor. Në qoftë se ju jeni një grua nga të shumtat që kanë një cikël 28 ditor, ekziston një shans i mirë për ju që ta keni ovulacionin në ditën e 14-të. (Dita 1 është dita e periodës tuaj, dita e 28 është dita e fundit para ditës 1 të periodës tuaj pasuese).

Ju ndihmon për të numëruar ditët

Provoni kalkulatorin e ovulacionit për të bërë llogaritjet në vendin tuaj. Ai u tregon se kur ka të ngjarë që ju të keni ovulacionin pasues dhe cila është dita e duhur për të mbetur shtatzënë.

Klikoni këtu për të bërë testin.

Ndiqni dhe hidhni në grafik sinjalet e trupit tuaj

Një mënyrë më e saktë për të gjetur se kur e keni ovulacionin është të gjurmoni modelet e temperaturës së trupit tuaj dhe të shkarkimit vagina-l për një cikël apo dy. Kjo gjë është e natyrshme dhe pa kosto, por kërkon kohë dhe përpjekje.

Në qoftë se u kushtoni vëmendje këtyre sugjerimeve dhe i hidhni ato çdo ditë në një grafik, ju mund të filloni të shikoni një model që mund t’ju ndihmojë për të parashikuar se kur e keni ovulacionin pasues.

Temperatura e trupit

Shanset për të pasur binjakë

Pyetje: “Po përpiqem të mbetem shtatzënë. Cilat janë shanset që të kem binjakë”?

Nuk është e pazakontë kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë, që t’i bëni vetes pyetje nëse do të keni më shumë fëmijë se sa ju synoni të keni, veçanërisht kur mësoni që lindjet e shumëfishta po shtohen me një përqindje fantastike kohët e fundit. Aktualisht, në SHBA ka 32 çifte binjakë për çdo 1 000 foshnje të lindura. Kjo përbën një rritje prej 65% gjatë 20 viteve të fundit.

Përse është një rritje kaq e madhe në lindjen e binjakëve? Një numër i madh është për hir të terapive riprodhuese por ka edhe faktorë të tjerë në lojë, të paktën kur është fjala për binjakët jo identikë (binjakët identikë janë të rrallë dhe shfaqen në mënyrë të rastësishme, kështu që janë më shumë se sa një befasi emocionuese). Shanset tuaja për të parë binjakë rriten në qoftë se:

  • Keni binjakë në familjen tuaj. Trashëgimia luan një rol në konceptimin e binjakëve, por vetëm nga ana e nënës. Edhe në qoftë se pema familjare e partnerit tuaj është  e mbushur me dyshe dinamike, kjo nuk i rrit shanset për të pasur binjakë.
  • Gratë lëkurëzeza kanë pak më shumë shanse se sa të bardhat për të pasur binjakë. Gratë aziatike apo hispanike kanë më pak shanse se gratë e bardha për të pasur binjakë.
  • Me rritjen e moshës tuaj rritet edhe shansi për të pasur binjakë. Studiuesit kanë gjetur që gratë mbi 35 vjeç prodhojnë më shumë hormone që i stimuloj-në folikulat se sa ato me moshë më të vogël, gjë që mund të shkaktojë që të çlirohet më shumë se sa një vezë në një cikël.
  • Keni pasur binjakë edhe më parë. Rrufeja mund edhe të godasë dy herë në një vend. Në qoftë se keni pasur më parë binjakë, shanset janë dyfishe që përsëri të keni binjakë.
  • Ju i jeni nënshtruar një trajtimi për pjellorinë. Rreth 20 deri 25% e grave që marrin ilaçe që stimulojnë vezoret ose që i janë nënshtruar in vitro fertilizimi-t do të kenë binjakë ose edhe më shumë.
  • Jeni mbi peshë. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar që gratë obez-e kanë dyfishin e shanseve për të pasur binjakë se sa ato që nuk janë obeze.