Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Mëlçia e zgjeruar (Hepatomegalia)

Zgjerimi i mëlçisë ndodh kur mëlçia fryhet përtej madhësisë së saj normale. Termi mjekësor për një mëlçi të zgjeruar është hepatomegali. Një mëlçi e zgjeruar është zakonisht shenjë e një problemi themelor. Ka shumë shkaqe të mundshme të mëlçisë së zgjeruar, duke përfshirë dhe hepatitin.

Në varësi të shkakut, mëlçia e zgjeruar ndonjëherë mund të çojë në dështimin e saj. Kjo ndodh kur një pjesë e madhe e mëlçisë dëmtohet dhe është një gjëndje që përkeqësohet me kalimin e kohës.

E vendosur në anën e djathtë të barkut, mëlçia është një organ jetik. P.sh. ajo ndihmon për ta pastruar trupin nga toksinat (toksinë) dhe në prodhimin e substancave që ndihmojnë procese të caktuara të organizmit, si p.sh. koagulim-in e gjakut (formimi i substancave që ruajnë njëtrajtshmërinë e gjakut). Nëse ju keni mëlçi të zgjeruar, është e rëndësishme të gjeni burimin e problemit dhe të merrni trajtimin e duhur.

Shenjat dhe simptomat e një mëlçie të zgjeruar

Në shumicën e rasteve, një mëlçi pak e zgjeruar, nuk shfaq simptoma. Megjithatë, nëse mëlçia zgjerohet shumë, ju mund të përjetoni:

  • Një ndjesi ngopjeje;
  • Shqetësime në pjesën e barkut.

Nëse keni sëmundje të mëlçisë, ju mund të shfaqni simptoma të tjera, të tilla si verdhëza, lodhje, dobësi, të përziera dhe rënie në peshë.

Gjatë një kontrolli fizik, mjeku mund të zbulojë një mëlçi të zgjeruar në anën e djathtë të barkut. Për të konfirmuar shkakun e një mëlçie të zgjeruar, mund të nevojiten një sërë testesh duke përfshirë:

  • Analizat e gjaku-t për të kontrolluar enzimat e mëlçisë dhe anomali të tjera të lidhura me sëmundjet e mëlçisë;
  • Skanime CT (tomografi e kompjuterizuar), rezonancë magnetike (MRI), ose ultratingull për të parë mëlçinë me anë të imazheve;
  • ERCP, një test (skopi) për të verifikuar probleme në kanalet biliar-e;
  • CPRM, një test i veçantë MRI për të kontrolluar brendësinë e kanaleve biliare;
  • Biopsi e mëlçisë, shqyrtimi i një mostre të indeve të mëlçisë për të diktuar praninë e kancer-it ose një mëlçi të dhjamosur.

Shkaqet e zmadhimit të mëlçisë

Cistet

Cist-i është një qeskë (si një xhep indesh), e cila përmban lëng, ajër ose substanca të tjera. Cistet mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit dhe lëkurës. Ka shumë lloje cistesh dhe shumica e tyre janë beninj, jo kancerozë.
Nëse një cist duhet të trajtohet apo jo, varet nga një sërë faktorësh:

  • Tipi i cistit;
  • Vendndodhja e cistit;
  • Fakti nëse cisti shkakton dhimbje apo shqetësim;
  • Fakti nëse cisti është i infektuar.

Zbulimi dhe njohja e cisteve

Një cist mund të shfaqet si një gungë në lëkurë ose si një dhjamth që rritet nën lëkurë. Disa ciste rriten brenda në trup, ku ju nuk i ndjeni dot. Këto ciste mund të shkaktojnë simptoma të tjera si p.sh: cisti i vezoreve që mund të sjellë probleme hormonale; sëmundja policistike e veshkave (veshka policistike) mund të dëmtojë funksionin e tyre.
Cistet zakonisht rriten ngadalë dhe kanë një sipërfaqe të lëmuar. Ata mund të jenë të vegjël dhe të mëdhenj. Shumica e cisteve janë jo të dhimbshëm dhe nuk sjellin probleme, vetëm nëse janë:

  • Të infektuar;
  • Shumë të mëdhenj;
  • Të shfaqur në një pjesë të ndjeshme të trupit;
  • Ndikojnë në funksionin e një organi.

Pse formohen cistet?

Cistet mund të formohen për arsye të ndryshme:

  • Infeksione;
  • Sëmundje të trashëguara;
  • Inflamacion kronik;
  • Bllokime të tubave sekretivë.

Shkaku i saktë i cistit varet nga lloji i tij.

Llojet e cisteve

Ekzistojnë me qindra lloje cistesh. Ato mund të rriten në çdo pjesë të trupit. Disa ciste shfaqen si pasojë e një sëmundje tjetër, si sëmundja policistike e veshkave ose sindroma policistike e ovareve.
Ja disa nga llojet më të hasura të cisteve:

Cistet dhjamore

Këto janë ciste të vogla beninj-e, të mbushura me një substancë që quhet sebum. Ata njihen ndryshe dhe si cistet epidermike (mbi lëkurë). Cistet dhjamore shpesh formohen në rrënjët e qimeve dhe mund të shkaktohen nga gjëndrat e coptuara të dhjamit. Këto janë gjëndrat që prodhojnë vajin për lëkurën tuaj. Ndonjëherë cistet dhjamore mund të formohen nga një sëmundje e trashëgueshme, që quhet sindroma Gardner.

Cistet e nyjeve nervore

Informacion i përgjithshëm

Cistit-i është një infeksion i traktit urinar, i cili shkakton përflakjen e fshikëzës. Infeksionet e traktit urinar zakonisht prekin më shumë femrat sesa meshkujt për shkak se është më e lehtë për bakteret për të udhëtuar deri në traktin urinar femëror e më pas deri në fshikëz.

Cistiti është më shumë i zakonshëm në femrat seksualisht aktive, gratë shtatzëna, gratë me diabet të pa diagnostikuar ose gratë që gjenden në fazën pas menopauzë-s.

Simptomat e cistitit mund të shfaqen papritur, por jo të gjitha simptomat janë gjithnjë të pranishme. Ato zakonisht përfshijnë:

  • Urinë me erë, të errët ose të turbullt;
  • Djegie ose dhimbje gjatë urinim-it, pasi bakteret e bëjnë urinimin që të përmbajë shumë acid;
  • Nevojë për të shkuar më shpesh në tualet, ose gjatë natës ose ju mund të urinoni në sasi të vogla dhe shumë shpesh;
  • Dhimbje të shpinës, ose dhimbje pas mbarimit të urinimit.

Cistitet janë të dhimbshme dhe të mërzitshme por zakonisht janë trajtuar me sukses. Ato mund të jenë më serioze nëse infeksioni udhëton për në veshka apo legen dhe shkakton inflamacion në ato zona. Në raste të tilla mund të përjetoni ethe, të dridhura, të përziera dhe të vjella.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse nuk keni patur cistite më përpara;
  • Nëse keni gjak ose qelb në urinën tuaj;
  • Nëse keni rrjedhje vagina-le;
  • Nëse keni ethe, të përziera, të vjella apo dhimbje;
  • Nëse dyshoni se fëmija juaj ka cistit;
  • Nëse jeni mashkull, femër e moshuar ose fëmijë;
  • Nëse jeni shtatzënë;
  • Nëse simptomat tuaja kanë zgjatur më shumë se dy ose tre ditë;
  • Nëse keni patur cistit më shumë se tre herë në vit;
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe për cistitet dhe nuk ka funksionuar;
  • Nëse nuk e boshatisni plotësisht fshikëzën tuaj kur shkoni në tualet;
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe për cistite dhe jeni duke përjetuar efekte anësore;
  • Nëse jeni duke marrë suplemente (p.sh. potasium), mjekime të tjera, ose keni një gjendje tjetër mjekësore (p.sh. diabet);
  • Nëse jeni duke ushqyer me gji, ose disa ilaçe nuk janë të përshtatshme;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet;