Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

Simptomat dhe zgjidhjet e tiroides

Kur tiroidja “shkon” keq

A ju zvarritur lodhja dita ditës? A keni mjegull të trurit (një sëmundje që prek gjykimin dhe ndërgjegjen në përgjithësi), shtim në peshë, ethe apo rënie flokësh? Apo është krejtësisht e kundërta për ju: A jeni shpesh tejet të lëvizshëm, të djersitur, apo të shqetësuar? Gjëndra tiroide mund të jetë fajtore. Ky rregullator i madh i trupit dhe mendjes ndonjëherë çrregullohet, veçanërisht tek gratë. Marrja e trajtimit të duhur është kritike, në mënyrë që të ndjeheni sa më mirë dhe të shmangni problemet e rënda shëndetësore.

Çfarë është gjëndra tiroide?

Tiroidja eshte një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormonet që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit, sistemi që ndihmon trupin të përdorë energji. Çrregullimet e tiroides mund ta ngadalësojnë ose ta përshpejtojnë metabolizmin tuaj, duke ndaluar prodhimin e hormoneve tiroide. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta apo shumë të larta, ju mund të përjetoni një gamë të gjerë simptomash.

Simptomë: Rënia ose shtimi në peshë

Ndryshimet e pashpjegueshme në peshë janë një nga shenjat më të zakonshme të një çrregullimi të tiroides. Rritja e peshës mund të raportojë nivele të ulëta të hormoneve tiroide, një gjendje mjekësore që quhet hipotiroidizëm. Në anën tjetër, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se nevojat e trupit, ju mund të humbni peshë papritur. Kjo gjendje njihet si hipertiroidizëm. Hipertiroidizmi është shumë më i zakonshëm.

Simptomë: Ënjtje në qafë

Një ënjtje ose zgjerim në qafë është një e dhënë e dukshme se diçka nuk shkon me tiroiden. Një guterie (fryrje e qafës) mund të ndodhë si me hipotiroidizmin, ashtu dhe me ose hipertiroidizmin. Ndonjëherë ënjtja në qafë mund të vijë si pasojë e kancer-it të tiroides ose nodul-ës, gunga të cilat zhvillohen brenda tiroides. Ënjtja mund të jetë edhe pasojë e një shkaku që nuk lidhet me tiroiden.

Simptomë: Ndryshime të normës së rrahjes së zemrës