Piketat e zhvillimit të fëmijës tuaj: Socializimi

Kur dhe si zhvillohet ai

Si ka filluar fëmija juaj të lidhet me njerëz të tjerë? Si dhe ku ai fillon të bëjë miq? E gjithë kjo ka filluar me juve. Si prind i tij, ju keni qenë miku e shoku i tij i parë, i pari që ka qeshur me sjelljet e tij të çuditshme dhe që i është përgjigjur bashkëbisedimit të tij me belbëzime. Me ndihmën tuaj ai ka mësuar se si të bashkëveprojë me të tjerët dhe ka zbuluar se sa lehtë dhe gazmore është t’i bësh ata të qeshin, të marrin pamje komike në fytyrë, madje edhe të nxjerrësh tinguj të çuditshëm bashkë me ta. Për dy vjetët që pasojnë, ai do të grumbullojë përvoja të tilla të para duke mësuar të luajë lojëra, të bisedojë, të bëjë miq dhe të mrekullojë të afërmit. Të mësuarit me socializmin është një proces që zgjat tërë jetën, një proces që vogëlushi juaj tani po e zbulon drejtpërdrejt.

12 deri 18 muaj

Gjatë vitit të parë të jetës, vogëlushi është fokusuar kryesisht në zhvillimin e aftësive fizike si kapja dhe ngritja e objekteve dhe të mësuarit me ecjen. Ai është kënaqur me shpërthimet e shkurtra në kohën e lojës me të tjerët, si gjyshi dhe gjyshja, por mbi të gjithë ju ka parapëlqyer juve, e ndoshta një dado të dashur.

Tashmë është më ndryshe. Ai gjithnjë e më shumë interesohet për botën rreth tij, megjithëse ende shikon çdo gjë se si lidhet me të. Ndërsa fëmija juaj mëson të flasë dhe të komunikojë me të tjerët, ai po zbulon njerëz të tjerë dhe se sa gëzim është t’u afrohet atyre dhe të shikojë reagim-in e tyre. Natyrisht, këtu është edhe kulmi i ankth-it të ndarjes, kështu që vogëlushi juaj mund të jetë i ndrojtur dhe i ngjitur pas jush. Mos u shqetësoni, kjo gjë zakonisht reduktohet pas moshës 18 muajsh.

7 shenja që tregojnë që i vogli juaj ju do

Kopjon shprehjet tuaj të fytyrës. Shprehjet e fytyrës tuaj janë më ngjitëse për fëmijën tuaj se sa virusi më i ri. Ja sepse ai shpesh do të buzëqeshë kur ju buzëqeshni apo do të shfaqet i frikësuar kur frikësoheni juve. Ky pasqyrim fillon në periudhën menjëherë pas lindjes por shtohet në mënyrë dramatike midis moshës 9 dhe 18 muajsh.

Merr sinjale nga ju. Si do të reagojë fëmija juaj 1 vjeçar ndaj një elefanti që skuq një vezë në kuzhinën tuaj? Shanset janë që më parë ai t’ju shohë juve. Bota mund të jetë një vend i ndërlikuar dhe befasues për të voglin tuaj dhe ai i përdor reaksionet tuaja për ta kuptuar atë. Ai ju do juve dhe beson në mendimin tuaj.

Kopjon sjelljen tuaj. A përpiqet fëmija juaj i vogël që të hapë derën me çelësat e tua? A i rregullon flokët në pasqyrë si edhe juve? Thonë që imitimi është forma më e sinqertë e lajkatimit, por për fëmijët e vegjël është gjithashtu një formë e respektit dhe dashurisë.

Angazhohet bashkë me ju. Ec-e-jak-ja e cila ka filluar gjatë foshnjërisë tani është shumë më e sofistikuar. I vogli juaj tashmë dëshiron t’ju përgjigjet pyetjeve tuaja, të dëshmojë reagim-in tuaj ndaj asaj që po bën dhe t’ju tregojë në mënyrën e vet idetë e tij. E njohur si vëmendje reciproke sociale, kjo është një shenjë e lidhjes dhe besimit që ka i vogli juaj tek ju.

Ju përdor si bazën e vet. Në një mjedis të ri, i vogli juaj mund të alternojë eksplorim-in dhe kthimin në prehrin tuaj. Kjo është një shenjë e sigurt e besimit dhe lidhjes me ju. Ju jeni një vend i sigurt, që i jep atij siguri, sa herë që kthehet në të.

Kthehet nga ju për të shpëtuar. Ju po  ecni në mes të një parku kur një qen i madh afrohet me vrap. Ai ngre duart që ta merrni në krahë dhe ta mbani afër vetes. Ju beson se do ta ndihmoni, e kjo është një mënyrë për të shprehur dashurinë.

Kërkon komoditet nga juve. I vogli juaj mund të ngrejë dorën që ju ta puthni nga larg ose mund të fillojë të qajë në qoftë se ju nuk e përqafoni pasi niset e ngjit shkallët e para. Ai e di që mund të mbështetet tek ju dhe ju beson aq shumë saqë ju bën të ditur që ka nevojë për këtë.

7 shenja që tregojnë se foshnja juaj ju do

Foshnja

Ju shikon në sy. Të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) pëlqejnë të shohin fytyra, dhe juaja është më e preferuara. Ky vështrim plot ndjenjë është një instinkt i mbijetesës i krijuar për të tërhequr dashurinë dhe vëmendjen e kujdestarit të tij. Por është gjithashtu edhe fillimi i dashurisë së fëmijës për ju, ai po e kupton se sa e rëndësishme jeni ju në jetën e tij.

Ai njeh aromën tuaj. Kur vjen puna për të zgjedhur midis aromave të ndryshme dhe bluzës tuaj plot njolla qumështi, foshnja juaj do të zgjedhë këtë të fundit për çdo herë. Edhe foshnja një javë pasi është lindur do ta kthejë kokën nga një pëlhurë e njomur me qumështin e nënës. Për të sapolindurin tuaj, asgjë nuk ka aromë më të ëmbël se ju.

Ai ju buzëqesh. Hera e parë kur foshnja juaj u dhuron një buzëqeshje përrallore është një moment i magjishëm. Ajo është mënyra e tij për t’ju thënë “të dua shumë”.

Ai flet me juve. Gugatjet e para shumë të hershme do t’ju drejtohen juve ose një kujdestari tjetër të besuar, ai nuk do të fillojë të flasë me veten e tij. Ai do të përdorë gjuhën e tij të hershme (të quajtur proto-bashkëbisedim) për t’u angazhuar në bisedë me ju, pra, përgjigjuni. Që të dy po hidhni themelet për një bashkëbisedim real më pas.

Kërkon që të jeni afër tij. Nga mesi i vitit të parë të jetës, do të vini re që ai nuk është i kënaqur nga mungesa juaj. Mund ta shtrembërojë fytyrën dhe të qajë kur ju dilni nga dhoma e do të buzëqeshë kur ktheheni, një tjetër shenjë e lidhjes së tij me ju.

Ka interesa të përbashkëta me tuajat. Qoftë kur ju vendosni dritat e festës në vende apo kur kontrolloni teshat e palara, foshnja juaj do të bëjë edhe ajo të njëjtën gjë me ju. E quajtur vëmendje e ndërsjellë, kjo sjellje mund të fillojë kur foshnja juaj është vetëm disa muajsh, por është më e shprehur në moshën 9 deri 12 muaj. Kjo është një shenjë që fëmija angazhohet me ju dhe vlerëson atë gjë të cilës ju i kushtoni vëmendje.

Dhjetë surprizat e atësisë

Në njëfarë momenti jo shumë pasi foshnja është lindur, pothuaj çdo baba i ri pëson një goditje të mprehtë të realitetit. Ai tashmë është baba, me përgjegjësi të reja, presione dhe pritshmëri të reja. Me sa duket ky pagëzim themelor vjen herët për disa prej nesh, para se të largohemi nga spitali. Për të tjerë, realiteti mundet që të mos shfaqet për pak ditë. Herët a vonë ne të gjithë arrijmë të kuptojmë që jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë. Disa herë ndryshimet janë të buta, disa herë jo dhe aq. Por pothuaj gjithmonë ato janë befasuese.

1. Konfuzion

Emocione që kundërshtojnë njëri tjetrin ndajnë muajt e parë të atësisë nga vitet pasues. Nga njëra anë është ndjesia e burrërisë, fuqisë dhe krenarisë për krijimin e një jete të re. Nga ana tjetër janë ndjenjat e pafuqisë kur ju nuk mundeni të kënaqni (apo ndonjëherë madje edhe t’i kuptoni) nevojat e foshnjës tuaj.

2. Një lloj i ri dhe i ndryshëm i dashurisë

Nuk ka krahasim dashuria tërësisht konsumuese për fëmijën tuaj me dashurinë për cilindo person tjetër.

3. Ambivalenca

Një ditë ju shikoni foshnjën tuaj dhe kuptoni që pasioni i fortë që keni ndjerë një ditë më parë është zëvendësuar nga një ndjenjë e mpirë dhe e zbrazët. A e njihni ju këtë fëmijë? A merakoseni për të? Ju do të ndjeni që e fusni në thes të gjithë këtë gjë prej babai dhe po filloni një jetë të re diku gjetkë. Shanset janë që gjëja tjetër që do të ndjeni është një faj i jashtëzakonshëm. Në fund të fundit, në qoftë se ju nuk do të jeni tërësisht 100% i dashuruar me fëmijën tuaj, ju nuk do të jeni baba i mirë, vërtet? Gabim. Ambivalenca është një pjesë normale e të qenit baba dhe ju do të keni të njëjtën ndjenjë me dhjetëra herë gjatë pesëdhjetë vjetëve që pasojnë. Pra, mësohuni me të.

4. Depresioni