Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Diabeti dhe ditët e sëmundjes

Kur ju nuk jeni mirë, ju keni nevojë që të merrni një kujdesje shtesë. Trupi i një personi me diabet, kur ai është i sëmurë, rrit prodhimin e hormoneve të stresit, çka bën që niveli i glukozë-s në gjak të rritet.

Kujdesuni që të keni një listë kontakti të telefonave të mjekut tuaj, spitalit ose ambulancës. Nëse është e mundur, një mik ose një i afërt është mirë që të vijë vazhdimisht për t’ju parë.

Marrja e insulinës kur je sëmurë

Kur ju jeni sëmurë, vazhdoni të merrni dozën tuaj normale të insulinës. Asnjëherë mos ndaloni të merrni ose të reduktoni dozën e insulinës.

Ndonjëherë kur jeni sëmurë ju mund të keni nevojë për më shumë insulinë ose për një dozë shtesë të insulinës. Kontaktoni me doktorin tuaj nëse sëmundja juaj zgjat për më shumë se një ditë ose nëse ju villni më shumë se 3 herë në ditë, diskutojeni me mjekun pasi ka mundësi që nevojat për insulinë mund të ndryshojnë.

Të ngrënit kur je sëmurë

Hani në varësi të asaj sesi ju ndiheni dhe se çfarë ushqimesh ju mund ti toleroni organizmit tuaj. Nëse ju nuk mund të hani ushqimet tuaja të zakonshme, hani pak porcione në intervale të rregullta kohore, p.sh. hani tost, oriz të zier, supë ose akullore.

Nëse ju nuk mund të hani ushqim, merrni lëngje.

Përfshini lëngje me karbohidrate (siç janë lëngjet e frutave ose limonadat) nëse glukoza juaj në gjak është poshtë 15 mmol/l ose lëngje pa sheqer (si ujë me soda ose limonadë dietike) nëse niveli i glukozës në gjak është mbi 15 mmol/l.

Dehidratimi kur je sëmurë

Niveli i lartë i glukozës në gjak, të vjellat dhe diarre-ja, të gjitha të çojnë në dehidratim. Ju do të keni nevojë që të pini shumë, por është e rëndësishme se çfarë ju pini, bazuar në nivelin tuaj të glukozës në gjak.

Nëse niveli juaj i glukozës në gjak është më shumë se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini lëngje pa sheqer siç është uji, lëngje të pastra, çajra ose limonadë dietike.

Nëse niveli juaj i sheqerit në gjak është më pak se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini pije me sheqer, siç janë limonatat e zakonshme ose lëng molle.

Të ushtruarit kur je sëmurë

Diarreja: Çfarë mund të bëni

Diarre-ja mund të ketë shkaqe të ndryshme, duke përfshirë ndryshimet në dietë, intolerancë-n e ushqimeve (p.sh. Laktoza), inflamacion-in e çrregullimit të zorrëve, ilaçet (p.sh. antibiotikët), infeksionet bakteriale (helmim nga ushqimet) ose infeksionet virale.

Diarreja tek fëmijët shumë të vegjël, shpesh është shkaktuar nga rotavirus. Tashmë, ekziston një vaksinë që mund ta parandalojë atë. Vaksina është dhënë si pjesë e rutinës së fëmijërisë.

Diarreja mundet gjithashtu që të shkaktohet nga dieta, p.sh. shumë fruta ose shumë lëngje frutash. Njerëzit me diarre, veçanërisht të vegjëlit dhe të moshuarit, janë nën rrezikun e dehidratimit. Kjo kërkon një vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?

Nëse keni diarre, ju duhet të:

  • Mos pini shumë limonata ose pije të tjera të ngrohta, pasi niveli i lartë i glukozë-s mund të shkaktojë diarrenë;
  • Kufizoni futjen e ushqimit për 24 orë (për fëmijët, jepini vetëm lëngje të pastra ose ujë);
  • Hani vetëm gjëra të buta, ushqime të thata pas 24 orësh, shmangni drithërat dhe frutat e pagatuara dhe zarzavatet;
  • Kufizoni yndyrat dhe produktet e qumështit për 48 orë; dhe
  • Shikoni për shenjat e dehidratimit, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Disa fëmijë mund të përjetojnë intolerancën e laktozë-s, pas një periudhe kur diarreja të jetë përmirësuar. Nëse ky është rasti, duhet të ripërdorni gradualisht produktet e qumështit.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore, nëse:

  • Fëmija ose një person i moshuar ka diarre të rëndë, pasi ato mund të dehidratohen shumë shpejt;
  • Diarreja zgjat më shumë se 48 orë tek të rriturit;
  • Kapsllëku është i alternuar me diarrenë;
  • Diarreja është përfituar gjatë të udhëtuarit;
  • Diarreja është përfituar pas trajtimeve të fundit me antibiotikë;
  • Ekzistojnë shenja dehidratimi, siç është letargji-a, humbja e elasticitetit të lëkurës, tharja e mukozës së membranë-s, rrahjet e forta të zemrës dhe konfuzion-i;
  • Keni të vjella, dobësi dhe marramendje; dhe
E ftohura e zakonshme

E ftohura e zakonshme është një infeksion, kryesisht i hundës dhe fytit, që shkaktohet nga virusi. Zakonisht ajo zgjat një javë dhe nuk shkakton sëmundje serioze tek njerëzit e shëndetshëm.

Si është konkretizuar?

Një sërë virusesh të ndryshme shkaktojnë të ftohurën, por rinovirus-i është shkaku më i zakonshëm. Virusi që është shumë infektiv, transmetohet nga një personi tek tjetri nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes. Ai gjithashtu, mund të transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë.

Cilat janë simptomat?

Zakonisht do të përjetohen lotimi i syve dhe rrjedhja e hundëve. Personi mund të kollitet, të teshtijë ose të ketë dhimbje të fytit. Disa njerëz gjithashtu, përjetojnë dhimbje të kokës ose temperaturë.

Trajtimi i të ftohurës së zakonshme

  • Pushimi ndihmon trupin që të luftojë të ftohurën;
  • Konsumimi i lëngjeve ndalon dehidratimin. Shmangni konsumimin e kafes dhe alkool-it;
  • Përdorimi i ilaçeve ndihmon në uljen e temperaturës dhe lirimin e dhimbjeve të kokës. Megjithatë nëse jeni me diabet ose me presion të lartë të gjaku-t, duhet gjithmonë të kontrolloni me mjekun ose farmacistin konsumimin e ilaçeve. Mos i jepni asnjëherë aspirinë fëmijëve;
  • Konsultohuni me mjekun dhe përdorni spraj për hundët;
  • Për shkak të së ftohurës, ilaçet e kollës nuk janë efektive në trajtimin e kollës. Disa përzierje mund të ndihmojnë, por nuk janë të këshillueshme për fëmijët. Ndiqni me kujdes çfarëdolloj instruksioni;
  • Antibiotikët nuk jepen për ftohjet, sepse ftohjet nuk janë shkaktuar nga viruset. Antibiotikët nuk janë efektivë ndaj viruseve.

Kur duhet shkuar tek mjeku?

Shkoni tek mjeku, nëse ju ose fëmija juaj ka një nga simptomat e mëposhtme:

  • Temperaturë më të lartë se 38.5° C ose të dridhura;
  • Ngrirje të qafës;
  • Dhimbje të fortë koke;
  • Ndjeshmëri ndaj dritës;
  • Dhimbje kraharori;
  • Vështirësi frymëmarrjeje;
  • Të vjella;
  • Kollë të vazhdueshme;
  • Lodhje të pazakontë; ose
  • Dhimbje muskujsh.

Përveç kësaj, dërgojeni fëmijën tek mjeku, nëse ka:

  • Pjesën e sipërme të kokës të fryrë;
  • Nervozizëm të tepruar;
  • Humbje oreks-i;
  • Dhimbje veshi; ose
  • Qarje pa pushim. 
Ngërçet muskulare

Si fillim po ju tregojmë disa fakte mbi ngërçet muskulare.

  • Ngërçi muskular është një muskul i kontraktuar në mënyrë të pavullnetshme dhe me forcë që nuk qetësohet më.
  • Pothuajse të gjithë përjetojnë një ngërç muskular në një periudhë të caktuar në jetën e tyre.
  • Ka një shumëllojshmëri llojesh dhe shkaqesh të një ngërçi muskular.
  • Shumë medikamente mund të shkaktojnë ngërçe të muskujve.
  • Shumica e ngërçeve muskulare mund të ndalen, në qoftë se muskuli mund të tendoset.
  • Ngërçet muskulare shpesh mund të parandalohen me masa të tilla si ushqim të përshtatshëm dhe hidratim, vëmendje ndaj sigurisë gjatë stërvitjes dhe vëmendje ndaj faktorëve ergonomik.

Çfarë janë ngërçet muskulare?

Një ngërç muskular është një muskul i kontraktuar me forcë dhe në mënyrë të pavullnetshme që nuk qetësohet. Kur ne përdorim muskujt që mund të kontrollohen në mënyrë vullnetare, si ato të krahëve dhe këmbëve, ata kontraktohen dhe relaksohen në sinkron, kur ne lëvizim gjymtyrët.

Muskujt që mbështesin kokën, qafën dhe trung-un në mënyrë të ngjashme, të sinkronizuar për të mbajtur një qëndrim tonin të rregullt. Një muskul (ose edhe disa prej fibrave të një muskuli) që në mënyrë të pavullnetshme (pa e dashur që të kontraktohet me vullnet të plotë) kontraktohet ndodhet në një spazmë. Në qoftë se spazma është e fortë dhe konstant-e, ajo kthehet në një ngërç. Ngërçet muskulare shpesh shkaktojnë një forcim të dukshëm ose që mund të ndjehet të muskujve të përfshirë.

Ngërçet muskulare mund të zgjasin në çdo periudhë kohe nga disa sekonda deri në çerek ose me raste, për një kohë më të gjatë. Nuk është e pazakontë për një ngërç që të rishfaqet shumë herë deri sa më në fund largohet.

Ngërçi mund të përfshijë një pjesë të muskulit, të gjithë muskulin, ose më shumë muskuj, të cilët normalisht veprojnë së bashku, të tilla si ato që përkulin gishtat ngjitur me njëri tjetrin. Disa ngërçe përfshijnë tkurrje të njëkohëshme të muskujve që lëvizin zakonisht pjesët e trupit në drejtime të kundërta.

Diarreja

Diarreja ndodh kur lëvizjet e zorrëve bëhen më të ujshme dhe më të shpeshta se zakonisht ose të dyja së bashku. Të ndenjurat mund të përmbajnë mukus, qelb, gjak ose sasi të madhe yndyre. Diarreja shpesh mund të shoqërohet edhe me dhimbje të mëdha barku dhe dobësi të përgjithshme.

Çfarë e shkakton diarrenë?

Diarreja vjen kur zorrët janë të paafta të absorbojnë lëngjet ose ato në mënyrë aktive sekretojnë lëngje.

Diarreja më shpesh shkaktohet nga viruset që kalojnë nga një person tek tjetri, ose nga konsumimi i ushqimeve dhe ujit të kontaminuar me viruse ose baktere.

Të tjera shkaqe të diarresë përfshijnë parazitët e zorrëve (p.sh. amebën), gjithashtu konsumimin e lartë të alkool-it, reaksionin nga ilaçe të caktuara, ose intolerancë-n ushqimore.

Sëmundje që shkaktojnë diarre

Disa sëmundje që ndikojnë tek trakti digjestiv mund të shkaktojnë diarre dhe kjo është një simptomë e zakonshme edhe e sëmundjes Crohn (Crohn morbus), koliti ulçeroz, sindromës së irritimit të zorrëve, tumor-eve gastrointestinal-e dhe sindromës së keq-absorbim-it, siç është sëmundja celiake.

Trajtimi i diarresë

Parandalimi i dehidratimit është fokusi kryesor i trajtimit në fazat e para të diarresë. Kryesisht janë fëmijët dhe bebet ato që kanë dehidratim kur kanë diarre.

Për të luftuar dehidratimin pihet shumë ujë i pastër, i sheqerosur lehtësisht. Nëse keni të përziera, merrni lëngje shpesh dhe nga pak. Lëngjet e përshtatshme janë supat me pak kripë, lëngjet e holluara të frutave etj. Është shumë e rëndësishme që lëngjet e frutave që përmbajnë sheqer të hollohen mirë. Evitoni çajin, kafenë, qumështin, kolën, pijet me dioksid karboni (dyoksidi i karbonit) dhe alkoolin.

Në mënyrë alternative, pini një përzierje që zëvendëson humbjen e kripës dhe të sheqerit (p.sh. një solucion oral hidratimi si Gastrolit, Hidralit ose Repalit). Këto përzierje mund të blihen në farmaci dhe rekomandohen kryesisht për fëmijët që kanë diarre.

Kur të shkoni tek mjeku

Shkoni tek mjeku nëse keni diarre dhe keni:

  • Gjak ose qelbëzim në të ndenjura;
  • Temperaturë mbi 38° C;
Ilaçe shtëpiake për djegien nga dielli

Të gjithë ne e dimë se parandalimi është mënyra më e mirë për të shmangur djegie-n nga dielli por disa herë madje edhe përpjekjet tona më të mira nuk janë të mjaftueshme. Dhe kur të godet djegia nga dielli, një veprim i shpejtë mund ta lehtësojë dhimbjen dhe të parandalojë keqësimin. Mësoni se si ta lehtësoni djegien nga dielli dhe se kur është koha për t’u vizituar tek mjeku.

Në shenjën e parë të djegies nga dielli

Ekspert-ët thonë që është e rëndësishme të mjekohet djegia nga dielli sapo që të vini re simptoma të tilla si ënjtje, skuqje apo zbutje të lëkurës. Veproni edhe para se të vini re ndonjë simptomë në qoftë se e keni merak djegien nga dielli.

“Hapi i parë është të merret një qetësues dhimbjesh antiinflamator jo steroidal si ibuprofen, aleve ose aspirinë,” thotë Dr. Dee Anna Glaser, profesoreshë dhe nënkryetare e departamentit të dermatologji-së në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis. Në qoftë se nuk jeni të sigurt që mund të merrni antiinflamatorë pa recetë, këshillohuni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë ilaç për të mjekuar dhimbjen e djegies nga dielli.

Glaser thotë që përveç lehtësimit të dhimbjes, mjekimi i djegies nga dielli që në fillim me ilaçeve antiinflamatore mund të ndihmojë për të luftuar reaksionin antiinflamator që ndodh në trup (Marrja e acetaminofen-it ose tylenol-it mund të sigurojë lehtësimin e dhimbjes, por nuk do të ketë të njëjtin efekt antiinflamator). Ju do të duhet ta merrni mjekimin rregullisht dhe ta filloni sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe në qoftë se nuk jeni në siklet. Kjo gjë mund të ndihmojë shërimin e shpejtë nga djegia dhe të reduktojë dëmtimin e qelizave të  shkaktuara prej djegies nga dielli.

Gjithashtu rekomandohet vitamina C suplementare për çdo ditë kur ju keni djegie nga dielli, qoftë nëpërmjet dietës tuaj apo në formën e plotësuesve ushqimorë. Disa studime kanë treguar që marrja e vitaminë-s C para djegies nga dielli mund të ndihmojë të reduktohen dëmtimet. Por për këtë nevojiten studime të mëtejshme.

Mbajtja qetë e lëkurës

Udhëheqës vizual: 25 mënyra për të qëndruar të shëndetshëm edhe jashtë vendit

[ssba_hide]
Kontrolli i të përzierave dhe të vjellave të kemioterapisë

Ilaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë.

Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancer-it në vetvete është bërë shumë më agresiv.

Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspert-ët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresiv të tyre. Objektivi i tyre standard tashmë është të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato.

Natyrisht, jo të gjithë rastet e të përzierave dhe të vjellave mund të parandalohen, 70-80% të njerëzve që i nënshtrohen kemioterapisë ende përballen me njëfarë rreziku. Por në saje të një trajtimi më të mirë shumica e njerëzve në kemioterapi mund të bëjnë jetë normale, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.

“Ju mund të mos ndiheni shumë mirë gjatë gjithë kohës”, thotë Dr. Carmen Escalante, përgjegjëse e katedrës së mjekësisë intern-e në Universitetin e Teksasit. “Por ju vazhdoni aktivitetin tuaj. Dhe ky është një përmirësim i madh i kemioterapisë së përdorur”.

Efektet anësore të kemioterapisë: Sa serioze janë ato?

Për njerëzit që nuk janë përballur me to, të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga kemioterapia duken shumë më tepër se efekte anësore.

Kemioterapia mund të shkaktojë disa lloj të përzierash e të vjellash:

  • Të përziera dhe të vjella akute zhvillohen brenda disa orësh të kemioterapisë;
  • Të përziera e të vjella të vonuara mund të fillojnë më shumë se 24 orë pas trajtimit;