mosha-e-trete

Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.

Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?

1) Ushtroni trurin tuaj

Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neuron-e janë dëmtuar. Mund të provoni:

  • Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu;
  • Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi;
  • Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor;
  • Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse;
  • Vullnetarizmin; dhe
  • Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë.

Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.

2) Qëndroni fizikisht aktiv

Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjaku-t në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:

  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit;
  • Parkojeni makinën tuaj larg në mënyrë që të mund të ecni;
  • Nëse keni një qen, nxirreni atë më shpesh për ecje të rregullta dhe të gjata;
  • Përdorni në shtëpi një vegël siç është biçikleta, ndërkohë që shihni TV.
  • Ndiqni një hobi që ju mban fizikisht aktiv, siç është p.sh. kopshtaria.
Ja disa mite dhe fakte mbi kafeinën

Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh nëse ke të bësh me një fakt apo mit për kafeinën. Ka shumë mundësi që të gjithë të kemi keqkuptime në lidhje me kafeinën. Si fillim a i dini burimet më të zakonshme të kafeinës? Mirë, ndoshta dy nga burimet kryesore nuk janë të vështira për t’i gjetur-kafeja dhe gjethet e çajit. Por, a e dini se farat e kolës (bimë që rritet në pyjet tropikale) në Afrikë, origjina e Coca-Colës dhe kakaos gjithashtu rreshtohen mes burimeve kryesore të kafeinës. A e dini si varion sasia e kafeinës nga një ushqim në një tjetër? Në fakt, sasia varion shumë dhe kjo varet nga lloji i ushqimit apo lëngut, sa serviret dhe si serviret.

Sasia e kafeinës mund të variojë nga 160 miligram në disa pije energjike, deri në 4miligram në një gotë të vogël shurupi me çokollatë. Madje as kafeja e dekafeinuar, nuk është pa kafeinë. Ajo përmban sasi shumë të vogla. Kafeina gjendet edhe tek shumica e qetësuesve pa recetë, ilaçet kundër të ftohtit dhe kokrrat për dobësim. Në fakt vetë kafeina është një qetësues i lehtë dhimbjesh. Ajo gjithashtu rrit efektshmërinë e qetësuesve të tjerë.

Doni të dini më shumë? Vazhdoni leximin. Në kemi analizuar disa mite dhe kemi gjetur faktet për të hedhur pak dritë mbi këtë çështje.

Miti nr. 1: Kafeina krijon varësi

Ky mit ka pak vërtetësi brenda, por kjo varet nga çkuptojmë me “varësi”. Kafeina është stimul-ant i sistemit qendror të trurit dhe përdorimi i rregullt i saj krijon një varësi të lehtë fizike. Por, kafeina nuk kërcënon shëndetin fizik, social apo ekonomik siç bëjnë drogat me varësi të lartë. (Edhe pse dikush mund të kishte një kundërshtim të vogël, kur mendon se sa para ka harxhuar për kafe në fund të muajit!)

Nëse nuk e mer kafeinën përditë dhe me sasi të bollshme, kur më parë ke konsumuar 2 ose 3 filxhanë në ditë, mund të sjellë pasoja. Simptomat e mungesës së kafeinës përfshijnë.

  • Dhimbje koke;
  • Dobësi;
  • Ankth;
  • Acarim nervor;
  • Humor jo të mirë;
  • Vështirësi për t”u përqëndruar.
Ushtrimet aerobike mund t’i ndihmojë gratë e moshuara që janë në rrezik për demencë

Stërvitjet e rregullat aerobike e rritin madhësinë e zonës së kujtesës në tru dhe mund të ndihmojnë të ngadalësohet përparimi i demencës. Në një studim të kohëve të fundit u studiuan 86 gra të moshave nga 70 në 80 vjeç të cilat kishin probleme të lehta të kujtesës, të njohura si “dëmtime të lehta të njohjes”. Studiuesit thonë se ky është një faktor i zakonshëm i riskut për demencë. Gratë iu nënshtruan ekzaminimit me rezonancë magnetike për të vlerësuar madhësinë e hipokampus-it të tyre (pjesës së trurit të lidhur me kujtesën verbal-e dhe të mësuarit).

Studimi, i drejtuar nga Dr. Teresa Li-Ambrose dhe kolegët e saj në Universitetin British Kolumbia në Vankuver, u publikua online në British Journal of Sports Merdicine më 8 prill 2014.

Për gjashtë muaj me radhë gratë zhvilluan dy herë në javë seanca aerobike si dhe ushtrime për rezistencën. 29 prej tyre iu nënshtruan përsëri kontrollit me rezonancë magnetike të madhësisë së hipokampusit të tyre pasi kishin përfunduar programin e ushtrimeve të tyre. Ato që e kishin zhvilluar të plotë trajnimin shfaqën një zmadhim të konsiderueshëm të hipokampusit, por ky ndryshim nuk ndodhi tek gratë e grupit tjetër.

Megjithatë kishte disa indikacion-e që rritja e madhësisë së hipokampusit lidhej me kujtesë të dobët verbale, raportuan studiuesit.

Kjo sugjeron që lidhja midis volumit të trurit dhe aftësive mendore është komplekse dhe kërkon më shumë studime për sa kohë që megjithëse studimi gjeti një shoqërim midis ushtrimeve aerobike dhe madhësisë së hipokampusit, ai nuk gjeti një lidhje shkak pasojë.

Sidoqoftë, autorët thonë që gjetjet tregojnë që ushtrimi aerobik e ngadalëson tkurrjen e hipokampusit tek gratë që janë në rrezik për demencë. Ata rekomanduan ushtrim të rregullt aerobik për t’i mbajtur nën kontroll dëmtimet e lehta të njohjes.

Një rast i ri i demence diagnostikohet në çdo katër sekonda dhe numri i personave me demencë pritet të rritet në më shumë se 115 milionë deri në vitin 2050, sipas studiuesve.

Shëndeti i dobët i zemrës dhe Alzheimer-i

Studimi sugjeron se kur arterie-t trashen, ngurtësohen, në tru formohen pllakëza.

Një studim i ri i lidh sëmundjet e zemrës me mundësitë në rritje, për të patur demencë (çmenduri).

Hulumtuesit zbuluan se ngurtësimi i arterieve, një sëmundje që quhet aterosklerozë, lidhet me akumulimin e pllakëzave beta -amiloid në tru, që janë vula e sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer).

“Ky është më shumë se vetëm një shembull i mënyrës se si lidhet shëndeti i zemrës me atë të trurit. Ky është një sinjal se procesi i plakjes së enëve të gjaku-t mund të predispozojë trurin, për një akumulim më të madh të pllakëzave të amiloid-it”, tha kërkuesi Timothy Hughes, i departamentit të mjekësisë së brendshme në Universitetin Wake Forest në Winston – Salem, NC.

Pllakëzat mblidhen me kalimin e moshës dhe duket se përkeqësohen tek ata me arterie të forta, tha ai. “Gjetja dhe parandalimi i shkaqeve të grumbullimit të pllakëzave do të jetë një faktor thelbësor në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, si dhe në mbajtjen e shëndetit të mirë të trurit, sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi Hughes.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës mes të moshuarve. Ky çrregullim progresiv i trurit prek rëndë të menduarit, kujtesën dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Raporti, i publikuar në 31 mars në versionin online të revistës shkencore JAMA Neurology, ekzaminoi imazhet e trurit dhe shëndetin e arterieve të pacientëve nga mosha 83 vjeçare e më lartë.

Kardiolog-ët dhe neurolog-ët kanë filluar ta pëlqejnë idenë se shëndeti i zemrës dhe i trurit nuk janë të pavarur, por të lidhur me njëri-tjetrin, tha Dr Kevin King, një profesor asistent në departamentin e radiologji-së në Universitetin e Teksasit, në Fakultetin e Mjekësisë për zonën jug-perëndimore, si dhe autor i një editoriali shoqërues për studimin, në një revistë shkencore.

Ndryshimet e sjelljes dhe dementia

Ndryshimet e sjelljeve tek njerëzit me demencë janë shumë të zakonshme. Ky element mund të krijojë një stres të madh në familje dhe karrierë. Mund të jetë veçanërisht shumë dëshpëruese kur njerëzit sillen me personat e tyre më të dashur në një mënyrë shumë agresive.

Pse ndryshojnë sjelljet?

Ekzistojnë shumë arsye se përse sjelljet e një personi mund të ndryshojnë. Demenca është rezultat i ndryshimeve që fillojnë në tru dhe prekin memorien e personit, humorin dhe sjelljen. Ndonjëherë sjelljet mund të jenë të lidhura me këto ndryshime që fillojnë në tru. Në rrethana të tjera mund të ketë ndryshime që ndodhin në mjedisin e një personi, në shëndetin e tyre ose në marrjen e ilaçeve që përkeqësojnë sjelljen. Ndoshta një aktivitet, siç është bërja e dushit është shumë e vështirë. Personi mund të mos ndihet fizikisht mirë. Demenca i prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Të kuptuarit se përse dikush është duke u sjellë në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë për të krijuar një ide se çfarë duhet të përballoni.

Nga duhet filluar

Gjithmonë diskutoni me mjekun shqetësimet në lidhje me sjelljen, i cili do të jetë i aftë për të kontrolluar nëse është një sëmundje fizike apo një parehati dhe në këtë mënyrë mund t’ ju japë disa këshilla. Mjeku do të jetë në gjendje për t’ju këshilluar nëse ekziston ndonjë sëmundje psikiatrike.

Përballimi

Përballimi me ndryshimet e sjelljes mund të jetë shumë e vështirë. Gjithmonë mbani mend se një sjellje e tillë nuk është e qëllimshme. Zemërimi dhe agresioni shpesh i është drejtuar pjesëtarëve të familjes dhe  kolegëve të punës, sepse ato janë më të afërmit. Sjellja është jashtë kontrollit të personit dhe mund të jetë mjaft e frikshme.

Çfarë duhet provuar

  • Një ambjent i qetë, pa stres në të cilën njerëzit me demencë parapëlqejnë dhe që ndihmon për të shmangur disa vështirësi sjelljeje.
Sëmundja Parkinson: Menaxhimi i problemeve me avancimin

Me zhvillimin e sëmundjes Parkinson (sëmundja Parkinson), çështjet e menaxhimit bëhen më komplekse. Ekziston një nevojë për të ruajtur pavarësinë, kontrolluar simptomat dhe menaxhuar vështirësitë e lidhura me efektet afatgjata të trajtimit dhe të vetëgjendjes. Cilësia e jetës mund të varet nga njohja dhe trajtimi i disa prej problemeve të fshehura, ashtu sikundër nga trajtimi i anomali-ve të lëvizjes.

Ruajtja e pavarësisë

Edukimi

Edukimi mund të ndihmojë personin me sëmundjen Parkinson, që të ketë një ndjenjë kontrolli, veçanërisht në lidhje me menaxhimin mjekësor, mund të ndihmojë në menaxhimin e gjendjes, që është esencialisht progresive. Personi që është i mirëinformuar, është avokati më i mirë për kujdesin e mirë dhe menaxhimin. Informacioni duhet të jetë i besueshëm dhe të merret nga burime te sigurta. Ekzistojnë një sërë faqesh në internet me reputacion të mirë dhe shoqatat lokale, për sëmundjen Parkinson, kanë një sërë informacionesh dhe videosh.

Mbështetja

Shumë njerëz, që jetojnë me një gjendje siç është sëmundja Parkinson, ndihen të izoluar dhe veçanërisht kur simptomat bëhen më të dukshme, shumë njerëz veçohen nga kontakti social. Grupet e suportit Parkinson, i sigurojnë mbështetje reciproke njerëzve, që ndodhen në një situatë të ngjashme. Mbështetja nga familja është shumë e rëndësishme dhe nëse kjo nuk është e mundur, ose kur personi me Parkinson jeton vetëm, ekzistojnë mënyra të qasjes së shërbimeve në grupet mbështetëse. Për personin nën mbikqyrjen e kujdesit institucional, ka programe të dizajnuara për të ndihmuar njerëzit që qëndrojnë në shtëpi dhe të pavarur, për aq kohë sa është e mundur.

Të ushtruarit

Informacion i përgjithshëm

Mospërmbajtja e urinës ose humbja e kontrollit të fshikëzës (së urinës), ndodh kur urina aksidentalisht del nga fshikëza. Sasia e urinës që del mund të variojë nga disa pika deri në tërë sasinë që ndodhet në fshikëz.

Mosmbajtja e urinës është një problem i zakonshëm. Një në tre gra që kanë një fëmijë dhe një në dhjetë meshkuj kanë disa lloje të mosmbajtjes së urinës gjatë jetës së tyre, sidomos në moshë madhore.

Muskujt që mbajnë urinën në fshikëzën tuaj janë muskujt e fundit të komblikut dhe muskujt unazorë uretral. Muskujt fundorë të komblikut ndihmojnë në mbajtjen e tërë organeve të legenit në pozicionet e tyre korrekte. Kur ata janë të fortë, uretra dhe fshikëza nuk mund të lëvizin jashtë vendit. Kjo e mban uretrën të mbyllur, në këtë mënyrë urina nuk mund të dalë jashtë fshikëzës.

Muskujt unazorë uretral janë një grup muskujsh rreth uretrës (tubi që nxjerr urinën nga fshikëza jashtë trupit tuaj). Kur këta muskuj janë të fortë, ata shtrëngohen fort dhe mbajnë urinën në fshikëz. Ato relaksohen kur ju doni të bëni urinën.

Mospërmbajtja e urinës mund të shkaktojë skuqje të lëkurës dhe irritime kur urina bie në kontakt me lëkurën. Kjo mund të rritë shanset për të marrë infeksione urinar-e. Kjo mund të çojë në probleme sociale dhe emocionale nëse ju nuk jeni të aftë të vazhdoni me aktivitetin tuaj normal.

Problemet e zakonshme të kontrollit të fshikëzës përfshijnë mospërmbajtje të stresit, mospërmbajtje të dëshirave, mospërmbajtje të mbirrrjedhjes dhe mospërmbajtje funksionale. Këto diskutohen në detaje më poshtë.

Mospërmbajtja e stresit

Edhe pse sëmundja Parkinson (PD-Parkinson Disease) është një çrregullim lëvizjeje, ajo prek edhe pjesë të tjera siç janë sjelljet psikologjike dhe emocionale të personit. Depresion-i mund të ndodhë edhe tek njerëzit me demencë. Meqenëse sëmundja zakonisht prek të rriturit e moshës 50 dhe 60 vjeçare, është shumë e vështirë për të vlerësuar nëse këto ndryshime janë si rezultat i sëmundjes apo elementëve të tjerë që vijnë si rezultat i plakjes.

Aftësitë njohëse dhe vështirësitë

Njohja është termi që përshkruan procesin mendor duke përfshirë gjuhën, njohuritë, të mësuarit, të kuptuarit, perceptimin, vëmendjen, orientimin, memorien, planifikimin, zgjidhjen e problemeve, fleksibilitetin mendor, (përfshirë abstraksionin dhe aftësinë për të ndryshuar temë) dhe rrjedhshmërinë verbal-e.

Njerëzit me PD kanë vështirësi në shprehjen e dy veprimeve në të njëjtën kohë. Ato kanë gjithashtu vështirësi në përpunimin e dy detyrave në të njëjtën kohë. Letargji-a e mendjes u përshkrua për herë të parë në 1947 si një mungesë interesi, iniciative, vëmendjeje dhe përqendrimi.

Simptomat kryesore janë të ndryshme dhe përfshijnë kryesisht humbjen e memories dhe harresën, dëmtimin e funksioneve ekzekutive të tilla si planifikimi dhe zgjidha e problemeve, vështirësi të shprehjes së mendimeve. Një person që është i prekur nga kjo sëmundje shfaqet me një humbje memorieje dhe i përshkruan aktivitetet familjare në një mënyrë të çorganizuar. Ngurtësia e mendimeve mund të vihet re nga personat më të afërt.

Ankthi

Vazhdimësia e çrregullimit të ankth-it tek njerëzit me PD është më e madhe sesa ajo që mund të pritet nga mosha e shtyrë e popullsisë. Ankthi zakonisht shfaqet pas diagnostikimit të PD-së. Ankthi është i lidhur me proçeset specifike neurobiologjike që ndodhin gjatë PD-së. Është gjithashtu e mundur që ankthi mund të përfaqësojë shenjat e para të disa njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit. Në këtë sëmundje ekziston një lidhje e fortë ndërmjet vështirësive në lëvizje dhe ankthit.

Ekziston një ndryshim ndërmjet humbjes së memories si rezultat i moshës dhe simpomave të demencës. Ky informacion përshkruan diferencat dhe jep disa këshilla sesi mund të mbahet memoria e mprehtë.

Një ndër simptomat kryesore të demencës është humbja e memories. Në të gjithë harrojmë gjëra me kalimin e kohës, por humbja e memories me demencën është shumë e ndryshme. Është e vazhdueshme dhe progresive, jo e rastësishme. Ajo mund të ndikojë në aftësinë për të vazhduar punën. Ajo nënkupton vështirësinë për të gjetur rrugën për në shtëpi, humbjen e aftësisë për t’u veshur dhe për t’u larë. Një shembull i harresës normale është e vajtura në kuzhinë dhe më pas harrimi se përse keni vajtur, ose ngatërrimi i çelsave të makinës. Por, një person me demencë mund të ngatërrojë çelsat e makinës dhe njëkohësisht faktin se përse ato përdoren.

Pikat kryesore rreth harresës normale

  • Me kalimin e moshës, ndryshimi më i zakonshëm ndaj të cilit ne ankohemi është ndryshimi i memories;
  • Ndryshimi i memories me moshën normalisht që nuk ndikon në mënyrë dramatike në jetën e përditshme;
  • Çdonjeri është i ndryshëm dhe efekti i plakjes tek memoria është e ndryshme për çdo person;
  • Kërkuesit shpjegojnë efektet e plakjes, në aftësinë për të marrë informacione të reja dhe për t’i ruajtur ato;
  • Kërkuesit gjithashtu sugjerojnë se kujtesa e jetës nuk ndryshon me kalimin e moshës.

Diskretitimi i miteve të kujtesës

Miti një

Harresa është një shenjë që diçka nuk është duke shkuar mirë me trurin tuaj.

Fakt

Nëse ne nuk do e kishim aftësinë e harrimit, të gjithë ne do të “çmendeshim”. Aftësia për të mbajtur mend atë që është e rëndësishme dhe për të eleminuar pjesën tjetër është pjesë e aftësisë tonë.

Miti dy

Humbasim rreth 10,000 qeliza të trurit në ditë.

Fakt

Kjo është një e vërtetë e frikshme dhe e ekzagjeruar. Disa pjesë të trurit bëjnë që të humbasin qelizat nervore, por jo ato pjesë ku procesi i të menduarit zhvillohet. Ju humbni disa lidhje nervore, por është e mundur që të rriten të reja, ose të ruhen lidhjet që keni, duke e ushtruar mendjen tuaj.

Miti tre

Demenca është termi i përdorur për të përshkruar simptomat e një sërë sëmundjeve që shkaktojnë një rënie progresive në funksionin e një personi. Është një term i gjerë që është përdorur për të përshkruar humbjen e memories, intelekt-it, racionalitetit, aftësisë sociale dhe të kuptuarit se çfarë duhet konsideruar një reagim normal emocional.

Kush e merr demencën?

Pjesa më e madhe e njerëzve me demencë janë të moshuar, por është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur mend se pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar nuk e zhvillojnë demencën. Ajo nuk është një pjesë normale e plakjes. Demenca mund t’i ndodhë kujtdo, por është më e zakonshme pas moshës 65 vjeçare. Edhe njerëzit në moshën 40 dhe 50 vjeçare mund ta zhvillojnë demencën.

Çfarë e shkakton demencën?

Ekzistojnë një sërë llojesh të demencës dhe secila prej tyre ka shkakun e vet. Disa nga format më të zakonshme të demencës janë:

Sëmundja Alzheimer

Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës në rreth 50-70% të të gjitha rasteve. Ajo është një sëmundje progresive që prek trurin. Sëmundja shkakton shkëputjen e mesazheve brenda trurit, duke dëmtuar lidhjet ndërmjet qelizave të trurit. Ndërkohë që sëmundja Alzheimer prek çdo pjesë të trurit, disa aftësi të caktuara humbasin.

Demenca vaskulare

Demenca vaskulare është e lidhur me problemet e qarkullimit të gjakut në tru dhe është forma e dytë më e zhvilluar e demencës. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të demencës vaskulare.  Demenca vaskulare në raste të rralla shkaktohet nga infeksionet e valvul-ave kardiake dhe nga prania e një proteine në enët e gjakut të trurit që quhet amiloid e që në ndonjë rast shkakton dhe infarkt hemorragjik. Në disa raste, demenca vaskulare bashkëjeton me sëmundjen Alzheimer duke dhënë atë që quhet demenca mikse. Në këtë rast simptomat janë të rënda dhe progresive.

Sëmundja Parkinson