Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten

Ngërçet muskulare

Si fillim po ju tregojmë disa fakte mbi ngërçet muskulare.

  • Ngërçi muskular është një muskul i kontraktuar në mënyrë të pavullnetshme dhe me forcë që nuk qetësohet më.
  • Pothuajse të gjithë përjetojnë një ngërç muskular në një periudhë të caktuar në jetën e tyre.
  • Ka një shumëllojshmëri llojesh dhe shkaqesh të një ngërçi muskular.
  • Shumë medikamente mund të shkaktojnë ngërçe të muskujve.
  • Shumica e ngërçeve muskulare mund të ndalen, në qoftë se muskuli mund të tendoset.
  • Ngërçet muskulare shpesh mund të parandalohen me masa të tilla si ushqim të përshtatshëm dhe hidratim, vëmendje ndaj sigurisë gjatë stërvitjes dhe vëmendje ndaj faktorëve ergonomik.

Çfarë janë ngërçet muskulare?

Një ngërç muskular është një muskul i kontraktuar me forcë dhe në mënyrë të pavullnetshme që nuk qetësohet. Kur ne përdorim muskujt që mund të kontrollohen në mënyrë vullnetare, si ato të krahëve dhe këmbëve, ata kontraktohen dhe relaksohen në sinkron, kur ne lëvizim gjymtyrët.

Muskujt që mbështesin kokën, qafën dhe trung-un në mënyrë të ngjashme, të sinkronizuar për të mbajtur një qëndrim tonin të rregullt. Një muskul (ose edhe disa prej fibrave të një muskuli) që në mënyrë të pavullnetshme (pa e dashur që të kontraktohet me vullnet të plotë) kontraktohet ndodhet në një spazmë. Në qoftë se spazma është e fortë dhe konstant-e, ajo kthehet në një ngërç. Ngërçet muskulare shpesh shkaktojnë një forcim të dukshëm ose që mund të ndjehet të muskujve të përfshirë.

Ngërçet muskulare mund të zgjasin në çdo periudhë kohe nga disa sekonda deri në çerek ose me raste, për një kohë më të gjatë. Nuk është e pazakontë për një ngërç që të rishfaqet shumë herë deri sa më në fund largohet.

Ngërçi mund të përfshijë një pjesë të muskulit, të gjithë muskulin, ose më shumë muskuj, të cilët normalisht veprojnë së bashku, të tilla si ato që përkulin gishtat ngjitur me njëri tjetrin. Disa ngërçe përfshijnë tkurrje të njëkohëshme të muskujve që lëvizin zakonisht pjesët e trupit në drejtime të kundërta.

Tromboza e thellë e venave

Kur gjaku mpikset në ndonjë venë në thellësi të trupit, kjo gjendje quhet trombozë e thellë venoze (DVT). Ky lloj problemi më së shpeshti paraqitet në vena-t e këmbëve. Edhe pse është dukuri e shpeshtë, ndonjëherë ajo mund të jetë e rrezikshme, nëse tromb-et shkëputen dhe kalojnë në qarkullim të gjakut.

Çfarë e shkakton DVT-në?

DVT ndodh kur procesi normal i koagulim-it që ndalon gjakderdhje-n nga një enë gjaku dëmtohet kur nuk duhet. Ekzistojnë një sërë faktorësh rreziku për DVT-në:

Mosha

Rreziku i DVT-së rritet me rritjen e moshës.

Kirugjia

Disa operacione kanë një rrezik të lartë të DVT-së, veçanërisht operacioni i madh i barkut dhe operacionet që zëvendësojnë problemet e nyjeve të mëdha të tilla si gjunjtë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Njerëzit të cilët rrinë shtrirë për kohë të gjatë janë në një rrezik në rritje ndaj DVT-së. Gjithashtu, kohëve të fundit ju është kushtuar një vëmendje fluturimeve të gjata me avion dhe udhëtimeve me makinë, të cilat rrisin rrezikun e DVT-së.

Dëmtimet që prishin enët e gjakut

Duke përfshirë këtu dëmtimet si p.sh. thyerja e këmbës.

Gjendjet mjekësore që rrisin rrezikun e koagulimit

Shembujt përfshijnë disa lloje të kancer-it, atakut të zemrës, disa sëmundje autoimune (autoimune çrregullime) dhe disa gjendje të trashëguara.

Obeziteti

Pesha e madhe trupore apo obezitet-i rrit rrezikun e koagulimit të gjakut.

Shtatzënia dhe lindja

Gjaku ka më shumë mundësi që të pësojë koagulimin kur jeni shtatzënë. Kjo sepse faktorët e koagulimit janë në rritje. Gjatë lindjes, enët e gjakut mund të dëmtohen. Ky është një faktor tjetër që rrit rrezikun e koagulimit. Në periudhën direkt pas lindjes, rreziku i DVT-së është më i lartë sesa gjatë shtatzënisë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e lindjeve me prerje cezariane.

Disa ilaçe

Kombinimi i pilulave kontraceptive dhe terapisë së zëvendësimit të hormoneve (gjithashtu e quajtur terapia hormonale) rrit rrezikun e DVT-së. Gjithsesi, DVT-ja është më e mundur që të ndodhë kur femra është shtatzënë sesa kur ajo është duke përdorur pilulat kontraceptive.

Duhani

Duhani rrit rrezikun e DVT-së.