Trajtimi i presionit të lartë të gjakut

Mjekët zakonisht e përcaktojnë presionin normal të gjakut, si një lexim që duhet të jetë më pak se 140/90 mmHg. Ku numri i parë përcakton presionin sistolik të gjakut dhe numri i dytë presionin diastolik të gjakut.

Presioni i gjakut që është më i lartë se 140/90 mmHg është quajtur Hipertension (termi mjekësor për presion të lartë gjaku). Hipertensioni që nuk është trajtuar mund të rrisë rrezikun e personit për sëmundjen koronare të zemrës, atakun, dështimin e veshkës, kështu që është e rëndësishme që të menaxhohet dhe trajtohet.

Para se të sugjerojë ndonjë trajtim, mjeku ndoshta do të kryejë disa teste për të zbuluar nëse tensioni i lartë i gjakut ka apo jo një shkak themelor. Këtu mund të përfshijmë një elektrokardiogram ose EKG, për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj, teste të funksionit të veshkave, elektrolite-t dhe një analizë të urinës. Nëse nuk duket që të ekzistojë asnjë kusht themelor mjekësor, atëherë ju keni atë që mjekët e quajnë si hipertension esencial. Hipertensioni thelbësor (esencial) llogaritet me 90 deri në 95 % të rasteve të presionit të lartë të gjakut. Edhe pse hipertensioni esencial zakonisht nuk mund të shërohet, ai mund të trajtohet për të parandaluar komplikimet. Doktori mund t’ju kërkojë që të bëni teste të kolesterol-it.

Mjeku, gjithashtu do të kontrollojë ilaçet që jeni duke marrë. Disa ilaçe mund të ndikojnë tek hipertensioni, duke përfshirë ilaçet anti-inflamatore josteroidale (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug), kontraceptivë-t oral, kortikosteroide-t dhe disa ilaçe që përdoren për depresion. Mjeku do të dojë për të kontrolluar nëse keni ndonjë faktor tjetër rreziku siç është diabet-i, duhani, kolesteroli i lartë, angina, një histori familjare e anginës ose atak në zemër.

Ndryshimet e jetesës

Diabeti: Çfarë duhet të dini

Diabeti (emri i plotë diabeti mellitus) është rezultat i dështimit të trupit për të prodhuar mjaftueshëm hormone të quajtura insulinë dhe/ose trupit për tu bërë rezistent ndaj veprimeve të insulinës.

Diabet-i është një sëmundje kronike (afatgjatë) që prek shumë pjesë të trupit. Ai ka veçanërisht një efekt të keq në vena-t e gjakut, me ndërtimin e kolesterol-it dhe depozitave të tjera, të cilat bëjnë që enët e gjaku-t të ngushtohen dhe të rrjedhin. Kjo rezulton në zvogëlimin e furnizimit me gjak të shumë qelizave dhe e bën diabetin një shkaktar të madh të verbërisë dhe dështimit të veshkave, ashtu sikundër ndikon edhe në probleme të tjera siç është sëmundja e zemrës, ataket dhe qarkullimi i dobët në këmbë që mund të shkaktojë gangrenë.

Edhe nervat mund të dëmtohen, si në diabetin neuropati-k, që mund të çojë në mpirjen e duarve dhe të këmbëve. Ky mund të jetë një problem i madh kur këmbët janë prekur dhe janë me dëmtime të vogla të cilat nuk mund të ndjehen si rezultat i uljes së ndjeshmërisë. Këto dëmtime mund të jenë gjithashtu të ngadalta për tu shëruar për shkak të qarkullimit të dobët. Për këtë arsye, kujdesi i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Ato duhet të sigurohen që të veshin këpucë të përshtatshme, të shmangin çorapet e ngushta. Një vizitë e rregullt tek podiatristi mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve.

Diagnostikimi i diabetit

Mund të dyshohet për diabet nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • Bërja e shpeshtë e urinës;
  • Etje e tepruar;
  • Humbje e peshës;
  • Lodhje dhe mungesë energjie;
  • Infeksione të vazhdueshme të lëkurës; dhe
  • Shikim i turbulluar.

Diabeti është diagnostikuar duke testuar gjakun dhe gjetur nivelet e larta anormale të glukozë-s, dhe mund të përfshijë testin e tolerancës së glukozës në të cilën ju pini një lëng me përmbajtje sheqeri dhe më pas të masni  nivelin e glukozës në gjak.

Udhëheqës vizual: Çfarë tregojnë thonjtë në lidhje me shëndetin tuaj

[ssba_hide]

Dehidratimi është humbje e tepruar e lëngjeve të trupit. Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar lëngjesh, për të ruajtur të gjitha sistemet fiziologji-ke të tij, me minimumin që konsiderohet që të jetë 4 gota lëng në ditë (shuma ideale është konsideruar të jetë 8 gota). Megjithatë, kërkesat themelore do të ndryshojnë me moshën dhe me sasinë e aktivitetit. Njerëzit shumë aktivë mund të kenë nevojë të kalojnë 2 deri në 3 herë kufirin normal.

Nëse humbni më shumë lëngje sesa zëvendësoni, rezultati është dehidratimi. Normalisht, mungesa e lëngjeve sinjalizohet nga etja dhe përmirësohet me pirjen. Nëse humbja e lëngjeve nuk zëvendësohet brenda pak ditëve, fillon dehidratimi i rëndë, dhe mund të çojë në ndryshime në kiminë e trupit, dështimin e veshkave dhe madje edhe në probleme fatale. Kjo formë e rëndë e dehidratimit është konsideruar si një urgjencë mjekësore.

Ekzistojnë gjithashtu një sërë gjendjesh, lloje kirurgjish dhe ilaçesh që mund të shkaktojnë dehidratimin.

Simptomat e dehidratimit

  • Etje të butë në të rëndë;
  • Ulje të menjëhershme në peshë;
  • Buzë dhe gojë të thatë;
  • Një ulje në sasinë e urinës dhe përqendrimin e saj (ajo do të shfaqet më e errët se normalisht);
  • Një frymëmarrje e shpejtë dhe një rrahje zemre më e shpeshtë sesa normalja;
  • Dobësi ose një dhimbje e lehtë koke (veçanërisht gjatë qëndrimit);
  • Lëkurë e thatë me humbje të elasticitetit të lëkurës;
  • Sy të lodhur.

Komplikacionet e dehidratimit

  • Dëmtimi i veshkave; dhe
  • Shok.

Çfarë e shkakton dehidratimin?

  • Djersitja e madhe;
  • Atak i rëndë nga të nxehtit;
  • Diarre-ja ose të vjellat;
  • Komplikacion-et e diabet-it;
  • Ilaçe të caktuara;
  • Komplikacionet nga disa lloje kirurgji-sh.

Çfarë mund të bëni?

  • Pini sa më shumë lëngje, shmangni alkool-in dhe kafeinë-n;
  • Merrni kripëra orale rihidratimi;
  • Konsultohuni menjëherë me doktorin nëse foshnja ose fëmija është dehidratuar, ose nëse ka vjellje të shumta dhe të pakontrollueshme;
  • Shkoni tek dhomat e emergjencës së spitalit nëse ekzistojnë shenja të shokut;
  • Vazhdoni marrjen e ushqimeve, nëse është e mundur, por mos përfshini fruta të pasura me fibra dhe zarzavate.