Udhëheqës vizual: Çfarë tregojnë thonjtë në lidhje me shëndetin tuaj

[ssba_hide]

Mëlçia e zgjeruar (Hepatomegalia)

Zgjerimi i mëlçisë ndodh kur mëlçia fryhet përtej madhësisë së saj normale. Termi mjekësor për një mëlçi të zgjeruar është hepatomegali. Një mëlçi e zgjeruar është zakonisht shenjë e një problemi themelor. Ka shumë shkaqe të mundshme të mëlçisë së zgjeruar, duke përfshirë dhe hepatitin.

Në varësi të shkakut, mëlçia e zgjeruar ndonjëherë mund të çojë në dështimin e saj. Kjo ndodh kur një pjesë e madhe e mëlçisë dëmtohet dhe është një gjëndje që përkeqësohet me kalimin e kohës.

E vendosur në anën e djathtë të barkut, mëlçia është një organ jetik. P.sh. ajo ndihmon për ta pastruar trupin nga toksinat (toksinë) dhe në prodhimin e substancave që ndihmojnë procese të caktuara të organizmit, si p.sh. koagulim-in e gjakut (formimi i substancave që ruajnë njëtrajtshmërinë e gjakut). Nëse ju keni mëlçi të zgjeruar, është e rëndësishme të gjeni burimin e problemit dhe të merrni trajtimin e duhur.

Shenjat dhe simptomat e një mëlçie të zgjeruar

Në shumicën e rasteve, një mëlçi pak e zgjeruar, nuk shfaq simptoma. Megjithatë, nëse mëlçia zgjerohet shumë, ju mund të përjetoni:

  • Një ndjesi ngopjeje;
  • Shqetësime në pjesën e barkut.

Nëse keni sëmundje të mëlçisë, ju mund të shfaqni simptoma të tjera, të tilla si verdhëza, lodhje, dobësi, të përziera dhe rënie në peshë.

Gjatë një kontrolli fizik, mjeku mund të zbulojë një mëlçi të zgjeruar në anën e djathtë të barkut. Për të konfirmuar shkakun e një mëlçie të zgjeruar, mund të nevojiten një sërë testesh duke përfshirë:

  • Analizat e gjaku-t për të kontrolluar enzimat e mëlçisë dhe anomali të tjera të lidhura me sëmundjet e mëlçisë;
  • Skanime CT (tomografi e kompjuterizuar), rezonancë magnetike (MRI), ose ultratingull për të parë mëlçinë me anë të imazheve;
  • ERCP, një test (skopi) për të verifikuar probleme në kanalet biliar-e;
  • CPRM, një test i veçantë MRI për të kontrolluar brendësinë e kanaleve biliare;
  • Biopsi e mëlçisë, shqyrtimi i një mostre të indeve të mëlçisë për të diktuar praninë e kancer-it ose një mëlçi të dhjamosur.

Shkaqet e zmadhimit të mëlçisë