Cilat janë shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?

Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:

  • Gjakderdhja që vjen nga implantim-i - Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë derdhje gjaku me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë.
  • Dështimi i shtatzënisë - Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhjen në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhjen gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakrrjedhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera.

Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë nga vagina.

Shtatzënia ektopike

Në një shtatzëni ektopik-e, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian (tubat uterine). Nëse embrion-i vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzënia ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.

Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja.

Shtatzënia molare (sëmundja trofoblastike gestacionale)

Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormal-e. Në raste të rralla, indet janë kancer-oze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit.

Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës.

Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë:

Zgjedhja cezariane: A është ajo për ju

Juristja Mizel Green e përshkruan veten si një “planifikuese e përpiktë me personalitet të tipit – A”, kështu që kur erdhi koha të lindte fëmijën e parë, avokatja nga Los Angelos nuk kishte durim që thjesht të priste që natyra të bënte veprimin e paparashikuar. Përkundrejt kësaj ajo vendosi të kryente një prerje cezariane për daljen e bebes së saj.

“Mua më pëlqeu ideja që të dija se në ç’ditë dhe kohë do të vinte bebja ime, kështu që unë mund të përcaktoja në mënyrë që prindërit e mi të ishin atje, infermierja dhe gjërat që më duheshin”, tha Green.

Ajo nuk është vetëm. Një numër në rritje i grave janë duke përcaktuar ditën e lindjes së bebes së tyre duke përcaktuar zgjedhjen cezariane e njohur nga pacientet si prerja c. Për disa gra, kjo është përgjigje për paqartësinë e tyre dhe frikën në lidhje me lindjen e fëmijës, rruga perfekte për të rifituar pak më shumë kontroll në lidhje me një ngjarje që do ndryshojë jetën e tyre në shumë mënyra të pakontrollueshme.

Green ndryshoi mendjen dhe mendoi të bënte lindje vagina-le, por ajo besonte se gratë duhet të kenë zgjedhje. “Lindja vaginale funksionoi për mua, por unë ende e kuptoj se përse gratë duhet të planifikojnë një prerje c. Si çdo pjesë e procesit të lindjes së fëmijës dhe të rritjes së tij, është një vendim personal që gratë duhet të lejohen t’a bëjnë pa asnjë gjykim nga njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Po sa e mundur është një zgjedhje për të kryer prerje c që nuk është mjekësisht e domosdoshme? E planifikon apo jo, gjithsesi është një operacion. Kush ofron avantazhe, bërja e një prerje c apo lindja vaginale? Dhe a janë rreziqet e ulëta që avantazhet të jenë më të mëdha? Çfarë përfitojnë apo humbasin gratë nëse zgjedhin që të kenë një lindje cezariane?

Një prirje kontraversale

Një numër i madh grash po e peshojnë këtë çështje. Sipas një studimi të vitit 2005 të British Medical Journal, numri i nënave amerikane që lindin për herë të parë, që kanë zgjedhur të lindin me prerje cezariane (pa asnjë arsye mjekësore për t’a bërë këtë) është rritur me 67%.

Amfetaminat: Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji

Përdorimi i amfetamina-ve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin fetal. Përdorimi i amfetaminës lidhet me gjakrrjedhjen, lindjen para kohe dhe dështimin. Përdorimi i amfetaminës gjatë shtatzënisë është gjithashtu i lidhur me rritjen e rrezikut të anormaliteteve fetale, përfshirë madhësinë e vogël të kokës, probleme me sytë, qiellza e çarë, zhvillim të vonë mendor, defekte në gjymtyrë dhe ndryshime në tru. Amfetamina shkakton gjithashtu rritje të ritmit të zemrës së nënës dhe të bebes.

Nëse amfetamina-t përdoren afër kohës së lindjes së bebes, bebja mund të mos jetë vendosur mirë, të jetë më shumë aktiv se normalja dhe i irrituar. Bebet e nënave që përdorin rregullisht amfetaminë mund të përjetojnë simptoma mbylljeje në vetvete në javët e para pas lindjes.

Të ushqyerit me gji

Për atë se si ndikon amfetamina tek nënat gjatë të ushqyerit të bebeve të tyre me gji nuk dihet shumë. Ka të dhëna se bebet ushqehen keq dhe mund të jenë të irrituara.

Takoni mjekun tuaj dhe profesionistë të tjerë shëndeti nëse merrni apo planifikoni të merrni ndonjë substancë ndërsa jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, përfshirë edhe ilaçet që jepen me recetë ose që i merrni vetë.

Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten