Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Kur mjekimi juaj për dhimbjen nuk funksionon

Cilat mund të jenë hapat që duhet të ndërmerrni në rastet e një dhimbje kronike

Në qoftë se jeni një person i cili për disa arsye përjeton një dhimbje kronike, duhet të merrni në konsideratë që kontrolli i saj ka të ngjarë të kërkojë trajtime të tjera përveç medikamenteve.

Kjo sepse mjekimi i dhimbjes ndërsa është i dobishëm, shpesh nuk mund të sigurojë shërim të plotë nga dhimbja. Ai mund ta reduktojë por nuk e eliminon dhimbjen. Mjekimi i dhimbjes ofron shkallë të ndryshme të qetësimit, por gjithashtu çon edhe në disa efekte anësore.

Nuk ka shërim të shpejtë për dhimbjen kronike

Një këmbë e thyer dhe dhimbja akute që shkakton mund të mjekohen relativisht shpejt. Por dhimbja kronike ka më shumë të ngjarë që të shkaktohet nga probleme më të mëdha si diabet-i ose kancer-i avancuar që nuk mund të shërohen kaq shpejt dhe lehtë.

Qëllimi i mjekimit të dhimbjes kronike nuk është domosdo vetëm të eliminojë dhimbjen, por objektivi është një cilësi e mirë e jetës ndërsa dhimbja menaxhohet në një nivel të tolerueshëm.

Ajo që është e rëndësishme për personat që kanë dhimbje kronike, është të komunikojnë me mjekun e tyre dhe t’i bëjnë atij të ditur cili është ai nivel i dhimbjes së tyre që i pengon të bëjnë veprime të caktuara. P.sh. dhimbja mund ta pengojë pacientin të flejë, të shkojë në punë dhe të ecë. Prandaj duhet konsultuar me mjekun për të caktuar objektiva specifike e të matshme.

Për të arritur këto objektiva, mjekët mund të provojnë:

  • Mjekimin e dhimbjes duke e parë atë nga këndvështrime të ndryshme. P.sh. ilaçet kundër depresion-it mund të ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor dhe ta bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes.
  • Injektim-i i anestetikë-ve ose steroideve në zonat e dëmtuara.
  • Ndërhyrja kirurgjik-ale për të mjekuar burimin e dhimbjes. Ajo përfshin zëvendësimin e artikulacion-eve, riparimin e disqeve të dëmtuar në shpinë etj.

Mjeku juaj mund të sugjerojë po ashtu që ju të punoni me një fizioterapi-st. Ju mund të dëshironi gjithashtu të kërkoni përgjigje për komponentët mendorë të dhimbjes, duke mos parë vetëm aspektin fizik.

Fibromyalgia

Fibromialgjia është një sindromë dhimbjeje kronike. Njerëzit me fibro-mialgji përjetojnë djegie ose dhimbje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë nyjet. Ata janë gjithashtu të ndjeshëm nga prekjet, në zona të caktuara duke qenë super të ndjeshëm.

Shkaku kryesor i fibromialgjisë mbetet i panjohur, por është menduar se rezulton nga aktivizimi jo-normal i sistemit qendror të dhimbjes. Shkaqet për këtë aktivizim, përfshijnë shqetësime emocionale dhe ndoshta faktorë gjenetikë. Trazimet gjatë gjumit mund të jenë gjithashtu një faktor.

Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme të thjeshtë për trajtimin e fibromialgjisë, por sëmundja nuk është progresive ose kërcënuese për jetën.

Në qoftë se ju keni qenë të diagnostikuar me fibromialgji, menaxhimi i gjendjes tuaj do të varet nga ashpërsia e simptomave tuaja, të cilat mund të variojnë nga shumë të buta dhe me raste në të rënda dhe të vazhdueshme.

Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë me shpjegime të ilaçeve dhe sugjerime të menaxhimit, por fibromialgjia është një gjendje në të cilën vetëmenaxhimi luan rolin kyç. Ekzistojnë përfitime të mëdha, nëse arrini të krijoni një strategji për menaxhimin e simptomave.

Fushat e vetëmenaxhimit

Të ushtruarit

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt është shumë e rëndësishme nëse ju keni fibromialgji. Pavarësisht se të ushtruarit është i dhimbshëm fillimisht, me kalimin e kohës ju mund të bëheni të aftë aerobikisht edhe pse ajo mund t’ju marrë më shumë kohë për ta arritur këtë sesa dikush që nuk ka fibromialgji.  Qëllimi juaj duhet të jetë për t’u ushtruar për të paktën 30 minuta në ditë, 3 deri në 4 herë në javë. Ushtrimet me ndikim të ulët, të tilla si: ecje, noti apo biçikleta janë ideale. Programi juaj i të ushtruarit duhet të përfshijë gjithashtu shtriqjen dhe forcimin, të cilat janë të dobishme në menaxhimin e fibromialgjisë.

Menaxhimi i stresit