Jeni shtatzënë? Bëni ushtrime

Llojet e duhura të ushtrimeve janë kryesore për të mbetur në formë të mirë fizike, e shëndetshme dhe e lumtur gjatë shtatzënisë suaj. Tashmë që ju jeni duke pritur, një program i shëndetshëm ushtrimesh duhet të vendoset në krye të listës tuaj të prioriteteve menjëherë në krah të vitaminave të para lindjes dhe netëve të plota në gjumë.

Përse? Fillimisht ju do të ndiheni më në ngritje dhe më energjike. Gjithashtu ju do të ruani shëndetin kardiovaskular, po ashtu si edhe një grua që nuk është shtatzënë, thotë Dr. Raul Artal, profesor dhe shef departamentit të obstetrikë-s, gjinekologji-së dhe shëndetit të gruas në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis dhe autor kryesor i direktivave për ushtrimet gjatë shtatzënisë botuar nga Kolegji Amerikan i Obstetër-ve dhe Gjinekolog-ëve.

Po aq i rëndësishëm, shton ai, të qëndruarit fizikisht aktive gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e shtimit të tepërt në peshë dhe diabet të shtatzënisë si edhe të preklampsi-së (presionit të lartë të gjaku-t që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë). Dhe ja se ku janë disa të reja me të vërtetë të mirëpritura: Dobitë mund të shtrihen deri në sallën e lindjes, sipas Artal. “Ne e dimë se ato gra që janë  në formë të mirë fizike mund ta shtyjnë jashtë më me lehtësi foshnjën”.

Masat paraprake për ushtrimet e shtatzënisë

Megjithatë, ushtrimi mund të jetë i rrezikshëm në disa kushte, duke përfshirë rrezikun për lindje të parakohshme, anemi të rëndë, probleme të zemrës, ose diabet i kontrolluar dobët. Jo të gjithë problemet shëndetësore e përjashtojnë aktivitetin fizik. Pyesni mjekun tuaj për të qenë e sigurt që në qoftë se merrni lejen e tij, ju mund të ecni, notoni, ushtroheni me pesha të lehta. Vetëm mos e teproni. Do t’ju duhet të merrni disa masa paraprake siç janë më shumë pushime gjatë stërvitjeve tuaja. Por vetë stërvitja është një lëvizje e mençur si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Në qoftë se nuk jeni stërvitur para shtatzënisë, mund të filloni tani

Simptomat e të ftohurit

E ftohura shkaktohet nga virusi. Simptomat e të ftohurit: janë hundë të bllokuara, kollë, ethe të lehta, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje veshi dhe sy të lotuar.

Asgjë nuk mund ta kurojë të ftohurën, por trajtimet mund të lehtësojnë disa nga simptomat e pakëndshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë përmbajtjen e ilaçeve që ato përdorin, p.sh. nëse ato përmbajnë paracetamol dhe njëkohësisht njerëzit e përdorin paracetamolin edhe më vete, kjo do të shkaktojë një mbidozë të paracetamolit.

Çfarë duhet të bëni për të liruar simptomat e të ftohurit?

Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:

  • Ajri i ngrohtë dhe i lagësht mund të ndihmojë në lirimin e simptomave të të ftohurit;
  • Përdorni një shami të butë për shfryrjen e hundëve;
  • Vitamina C mund të ndihmojë në reduktimin e ashpërsisë së kohëzgjatjes së të ftohurit.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Shkarkesa është vetëm nga njëra vrimë e hundës;
  • Shkarkesa është me ngjyrë dhe e trashë;
  • Shkarkesa është me erë;
  • Personi ka temperaturë shumë të lartë dhe nuk ndihet mirë;
  • Personi ka dhimbje veshi;
  • E ftohura ka zgjatur më shumë se një javë; ose
  • Personi është një fëmijë ose foshnjë nën moshën 7 vjeçare.
Hipermetropia (Largpamja)

Hipermetropia, ose largpamja është një problem i zakonshëm i shikimit, që prek pothuaj një të katërtën e popullsisë. Personat me hipermetropi mund të shikojnë shumë mirë objekte të larguara, por kanë vështirësi të fokusohen në objekte që janë fare afër.

Simptomat dhe shenjat e hipermetropisë

Personat hipermetropë ndonjëherë kanë dhimbje koke ose tension të syrit dhe mund të picërrojnë sytë ose të ndjehen të lodhur kur kryejnë një punë në afërsi. Në qoftë se ju i kini këto simptoma kur vini syzet apo lentet tuaja të kontaktit, mund të keni nevojë për një ekzaminim të syve dhe për një rekomandim tjetër.

Çfarë e shkakton hipermetropinë

Ky problem i shikimit ndodh kur rrezet e dritës hyjnë në fokusin e syrit pas retinës (retina) dhe jo drejtpërdrejt mbi të. Kokërdhoku i personit hipermetrop është më i shkurtër se ai normal.

Shumë fëmijë linden me hipermetropi dhe disa prej tyre e tejkalojnë atë me zgjatjen e kokërdhokut deri në gjatësinë normale.

Ndonjëherë njerëzit e ngatërrojnë hipermetropinë me presbiopi-në që shkakton edhe ajo probleme të shikimit nga afër por për arsye të ndryshme.

Trajtimi i hipermetropisë

Hipermetropia mund të korrektohet me syze apo lente kontakti për të ndryshuar rrugën e rrezeve të dritës në sy. Në qoftë se ju kanë këshilluar syze apo lente kontakti me numra plus si +2.50, ju jeni hipermetrop. Ju mund të keni nevojë që t’i mbani syzet ose lentet e kontaktit gjatë gjithë kohës ose vetëm kur lexoni, duke punuar në kompjuter apo duke bërë një punë tjetër nga afër.

Kirurgji-a refraktive, si LASIK ose CK është një alternativë tjetër për korrektimin e hipermetropisë. Ndërhyrja kirurgjik-ale mund të reduktojë ose të eliminojë nevojën tuaj për të mbajtur syze apo lente kontakti.

Tumoret e trurit tek të rriturit

Askush nuk e di se çfarë i shkakton tumoret në tru, ka vetëm pak faktorë të njohur të riskut që janë përcaktuar nga studimet. Fëmijët që marrin rrezatim në kokë kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një tumor të trurit kur rriten, si edhe personat që kanë ndonjë sëmundje të rrallë gjenetike si neuro-fibromatozë ose sindromën Li-Fraumeni. Por këto raste përfaqësojnë një fraksion të afërsisht 35 000 tumoreve të rinj primarë të trurit të diagnostikuar çdo vit. Mosha po ashtu është një faktor i riskut, personat me moshë mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me kancer të trurit në një përqindje katër herë më të lartë se të rinjtë.

Një tumor primar i trurit është ai që e ka zanafillën në tru, dhe jo të gjithë tumoret primarë të trurit janë kancerozë, tumoret beninj nuk janë agresivë dhe normalisht nuk përhapen në indet përreth, megjithëse mund të jenë seriozë dhe kërcënues për jetën.

Çfarë është tumori?

Një tumor është një masë indesh që formohet nga një akumulim i qelizave jo normale. Normalisht, qelizat në trupin tuaj plaken, vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Me kancerin dhe tumoret e tjerë diçka e shkëput këtë cikël. Qelizat e tumorit rriten, edhe pse trupi nuk ka nevojë për to, e si edhe qelizat normale ato nuk vdesin. Ndërsa ky proces ecën më tej, tumori vazhdon të rritet dhe gjithnjë e më shumë qeliza i bashkohen masës.

Tumoret primare të trurit lindin nga qelizat e ndryshme të cilat formojnë trurin dhe sistemin nervor qendror dhe emërtohen sipas llojit të qelizave në të cilat formohen në fillim. Shumica e llojeve të zakonshme të tumoreve të trurit tek të rriturit janë glioma dhe tumore astrocitike. Këto tumore formohen nga astrocitet dhe llojet e tjera të qelizave gliale, të cilat janë qelizat që i mbajnë nervat të shëndetshëm.

Lloji i dytë më i zakonshëm i tumoreve të trurit tek të rriturit janë tumoret meningeal-e. Këto formohen në mening, në shtresën e hollë të indit që mbulon trurin dhe palcën e kurrizit.

Cili është dallimi midis tumoreve malinje dhe beninje të trurit?

Alkooli: Efektet

Efektet e çdo droge (duke përfshirë alkoolin) ndryshojnë nga njëri person tek tjetri. Nëse alkooli ndikon tek një person varet nga shumë faktorë duke përfshirë moshën, peshën dhe shëndetin e tyre (megjithëse mund të jeni mësuar me pirjen e alkoolit dhe substancave të tjera, duhet të merrni parasysh faktorët që u përmendën më parë ). Efektet e çfarëdolloj droge varen nga sasia e marrë.

Pas disa pijesh – Më i relaksuar, reduktim përqendrimi dhe ngadalësim refleks-esh.

Disa pije më shumë – Më shumë besim, koordinim i reduktuar, të folur nëpër dhëmbë, gjendje ekstreme (p.sh. mërzitje, lumturi, acarim).

Akoma më shumë pije – Konfuzion, vizion (shikim) i paqartë, kontroll i dobët i muskujve.

Akoma më shumë – Përzierje, vjellje, gjumë.

Edhe më shumë – Mundësi për koma ose vdekje.

Nuk ka ndonjë nivel të sigurt për përdorimin e alkoolit. Përdorimi i alkoolit ose drogave të tjera gjithmonë përmban një rrezik (edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte të padëshiruara anësore).

Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm në marrjen e çfarëdo lloj droge, përfshirë alkoolin.

Efektet e menjëhershme

Efektet e alkoolit në tru, ndodhin brenda pesë minutave nga të qenit i dehur.

Doza të ulëta në të moderuara Doza të larta
Disa nga efektet që mund të përjetohen pas pirjes së alkoolit, janë:
  • Të ndjerit i relaksuar;
  • Eufori normale;
  • Koordinim i reduktuar dhe ngadalësim refleksesh;
  • Zvogëlim frenimi;
  • Rritje besimi;
  • Sjellje e papërshtatshme seksuale ose e dhunshme;
  • Vizion i paqartë;
  • Të folur nëpër dhëmbë;
  • Paraqitje e skuqur;
  • Dhimbje koke;
  • Përzierje;
  • Vjellje;
  • Gjumë.
Kur dikush pi mbi normën e duhur, gjatë një periudhe të shkurtër me qëllimin që të dehet, zakonisht referohet si “qejfli pijesh”. Të qenit qejfli pijesh është e dëmshme për shkak se ajo rezulton në dehje të menjëhershme dhe të rëndë. Kjo gjendje mund t’i detyrojë njerëzit që të marrin rreziqe të panevojshme dhe të vënë veten e të tjerët në rrezik. Disa efekte të zakonshme të qejflinjve të pijeve, janë:
  • Dhimbje koke;
  • Lëkundje;
  • Përzierje;
  • Vjellje;
  • Koma;
  • Vdekje.

Pasojat

Përdorimet

Hipertension (tension i rritur), profilaksi tek angina (dhimbje tipike e zemrës).

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me mbindjeshmëri në bar.

Efektet anësore

Dhimbje koke, somnolencë (përgjumje), lodhje, marrje mendsh, palpitacionet e zemrës (çrregullime të puls-it), edemë, pështirosje, dhimbje abdominale (barku), dispne (çrregullime të frymëmarrjes), dhimbje të muskujve, prurit (kruarje).

Dozimi

Tek hipertensioni apo angina fillohet me 5 mg në ditë, doza maksimale 10 mg, një herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2.5 mg, 5 mg,10 mg.

Përdorimet

Blloku kardiak, bradikardi e rëndë.

Kundërpërdorimet

Pacientët me takikardi të zhvilluar nga intoksikim-i me digitale, aritmi, angina pektorale (dhimbje tipike të gjoksit nga zemra).

Efektet anësore

Takikardi (rritje të rrahjeve të zemrës), aritmi (çrregullim të ritmit), hipotension, tremor (dridhje), dhimbje koke.

Dozimi

I.V.(venoze) infuzion: 0.5-10 mikrogram/minut.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 20 mikrogram/mL në ampulë prej 10 mL.

Përdorimet

Hipotiroidizëm (ulja e sasisë së hormoneve tiroidiene në gjak).

Kundërpërdorimet

Tiro-toksikozë, infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit).

Efektet anësore

Palpitacionet e zemrës (puls i çrregullt), aritmi (çrregullim ritmi), nervozitet, dhimbje koke, tremor (dridhje), pagjumësi.

Dozimi

Fillimisht 50-100 mcg në ditë, para mëngjesit, e rregulluar sipas nevojës me nga 50 mcg, çdo 3-4 javë (rëndom 100-200 mcg në ditë), fëmijët 25 mcg në ditë duke e rritur dozën nga 25 mcg çdo 2-4 javë deri në shfaqjen e shenjave të para toksik-e.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 25 mcg, 50 mcg, 100 mcg.

Përdorimet

Diabeti mellitus.

Efektet anësore

Palpitacionet e zemrës (puls i çrregullt), takikardi (rrahje e shtuar e zemrës), konfuzion, dhimbje koke, uri, pështirosje etj.

Dozimi

Sipas nevojave të pacientit.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 100 U/mL 10 mL.

mikstard 10-10% formë e tretshme 90% izofan.

mikstard 20-20% formë e tretshme 80% izofan.

mikstard 30, mikstard 40.