Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Ndihmojeni fëmijën tuaj të përgatitet për një vëlla apo motër të re

Përsëri shtatzënë? Meqenëse ju keni qenë një herë, ndoshta jeni familjare me protokollin e përgatitjes për një foshnjë. Përveç faktit që kësaj here, është edhe dikush tjetër që do të duhet ta përgatisni, fëmija juaj më i madh. Ja se çfarë duhet mbajtur mend dhe çfarë tashmë mund të mbani mend, ndërsa afrohet dita e madhe.

Me një foshnjë tjetër rrugës, ju ndoshta jeni e emocionuar, tronditur dhe paksa (në fakt jo pak) nervoze. Dhe keni arsye, shtimi i familjes tuaj nga tre në katër (ose më shumë) patjetër që paraqet sfidat e veta. Sigurisht që ju i zotëroni tashmë ato që duhen për kujdesin ndaj një fëmije (ju mund t’ia ndërroni pelenat, ta ushqeni, ta qetësoni ) dhe tashmë nuk jeni fillestare dhe nuk keni merak se mos e rrëzoni foshnjën. Por të kujdeseni në të njëjtën kohë për dy foshnja? Të ndani barabar dashurinë tuaj? Të gjeni kohën për t’i bërë të gjithë këto? Kjo është një histori tjetër fare.

Çfarë ju mban zgjuar në këtë kohë netëve (përveç nevojës për të urinuar)? Ju me siguri pyesni veten se si dhe kur t’ia jepni lajmin vogëlushit tuaj (dhe si do t’u përgjigjeni pyetjeve të tij të tipit “Si është futur foshnja në barkun tuaj?”, “Si do të dalë prej andej?”) dhe si do ta përgatisni për javët e para me vëllanë apo motrën e tij/saj.

Gripi: Trajtimi dhe vaksinimi

Gripi është një infeksion viral i hundës, fytit dhe ndonjëherë i mushkërive. Një kujdes i veçantë është i domosdoshëm nëse fëmijët, të moshuarit ose ato me probleme të tjera shëndetësore kanë grip, pasi gripi mund të shkaktojë sëmundje edhe më të rënda.

Zakonisht gripi për një person të shëndetshëm nuk është i rrezikshëm, por me kalimin e kohës, shfaqen variacione të reja, që mund të shkaktojnë tek njerëzit e shëndetshëm sëmundje serioze, madje edhe vdekjen.

Ndërkohë që shumë sëmundje që shfaqin simptoma të kollës, të hundëve, temperaturë dhe dhimbje koke janë përcaktuar si grip, ai në vetvete është një sëmundje specifike, që është shkaktuar nga virusi i gripit. Pjesa më e madhe e sëmundjeve, që në gjuhën e përditshme janë përcaktuar “grip”, në të vërtetë nuk janë të tilla.

Si e kam marrë gripin?

Viruset që shkaktojnë gripin janë gjithmonë përreth nesh. Ato vazhdimisht ndryshojnë, kështu që përjetimi i një gripi nuk parandalon ripërsëritjen. Gripi ndodh më shpesh në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit. Virusi është shumë infektiv dhe përhapet nga një person tek tjetri, nëpërmjet kontaktit direkt, prekjes së objekteve të kontaminuara ose nëpërmjet teshtitjes dhe kollitjes.

Si ndihet gripi?

Gripi tipik tek të rriturit është i karakterizuar nga temperatura, dhimbja e kokës, dobësia, kolla dhe dhimbja e përgjithshme e trupit (veçanërisht në shpinë dhe këmbë). Gjatë gripit, mund të përjetohen rrjedhje të hundëve dhe dhimbje e fytit.

Herë pas here, infeksioni përhapet në mushkëri, duke shkaktuar bronkit dhe pneumoni. Kjo është më e zakonshme tek të moshuarit, duhanpirësit, njerëzit me shëndet të dobët dhe njerëzit me astmë dhe dhimbje kraharori. Fëmijët mund të ankohen për dhimbje shpine, përzierje dhe të vjella.

Gripi tipik zgjat pak më shumë sesa një javë, por lodhja dhe kolla mund të zgjasin më shumë.

Çfarë e përmirëson gripin?

  • Pushimi – Pushoni derisa të ndiheni mirë ose derisa temperatura të largohet;
Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Foshnja juaj është rreth 40 cm i gjatë tashmë dhe peshon pothuaj 1.3 kg (afërsisht sa madhësia e një lakre të madhe). Rreth 0.6 litër lëng e rrethon atë, por ky volum do të tkurret ndërsa ajo bëhet më e madhe dhe zë më shumë vend në mitër. Vazhdon të zhvillohet shikimi i saj megjithëse nuk është shumë i mprehtë. 2Edhe pasi të lindë, do t’i mbajë sytë mbyllur për një pjesë të mirë të ditës. Kur t’i hapë, do të reagojë ndaj ndryshimeve të dritës, por do të ketë një shikim 20/400, gjë që do të thotë se mund të veçojë objektet vetëm disa centimetra larg fytyrës së vet (Shikimi normal është 20/20).

Si po ndryshon jeta juaj:

Mund të ndiheni pak e lodhur këto ditë, veçanërisht në qoftë se keni pasur gjumë të trazuar. Gjithashtu mund të ndiheni më e plogësht se normalisht, gjë që është krejt e kuptueshme. Jo vetëm që jeni më e rëndë, por përqendrimi i peshës në barkun tuaj shtatzënë, shkakton një zhvendosje të qendrës së rëndesës. Veç kësaj, në saje të ndryshimeve hormonale, ligament-et tuaja janë më të dobët dhe artikulacion-et më të lëshuara, gjë që mund të kontribuojë në humbjen e drejtpeshimit.

Gjithashtu, ky lëshim i ligamenteve mund të shkaktojë që këmbët të zmadhohen përfundimisht, kështu që ndoshta do t’ju duhet të investoni për këpucë të reja më të mëdha. I kujtoni ato variacione të gjendjes shpirtërore që ju patët në shtatzëninë e hershme? Kombinimi i simptomave të parehatshme dhe ndryshimeve hormonale mund të japin si rezultat një kthim të këtyre ulje-ngritjeve emocionale. Është normale të shqetësoheni për dhimbjet gjatë lindjes ose nëse do të jeni një prind i mirë.

Por në qoftë se nuk mundeni ta shkundni mërzinë dhe ndiheni gjithnjë e më shumë e acaruar ose e shqetësuar, bisedoni me mjekun apo maminë tuaj. Ju mund të jeni 1 nga ato 10 nëna të pritshme, që luftojnë depresion-in gjatë shtatzënisë. Po ashtu, bëjini të ditur mjekut ose mamisë tuaj në qoftë se jeni shpesh nervoze apo e shqetësuar.

Frika e zakonshme nga dhimbjet e lindjes

Informacion i përgjithshëm

Dhimbjet e përgjithshme dhe dhimbjet muskulare shkaktohen shpesh nga përdorimi i sforcuar ose përdorimi i tepruar i muskujve. Dhimbjet më të rënda të muskujve janë shoqëruar nga ënjtja dhe lëvizjet e kufizuara nënkuptojnë se muskujt, ligament-et ose tendinat (tendinë) janë dëmtuar, ndrydhur apo  tensionuar (zakonisht në një sport ose plagosje aksidentale).

Para se ju t’i trajtoni, vlerësoni nëse ju keni dhimbje të përgjithshme apo dhimbje nga përdorimi i tepruar, ose në qoftë se ajo është diçka më serioze, e lidhur p.sh. me dëmtimin.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse keni një humbje serioze të lëvizjes të lidhur me dhimbjen;
  • Nëse nuk mund të vendosni pesha në nyje;
  • Nëse zona e dëmtuar duket e deformuar;
  • Nëse dhimbja është e rëndë, ka ënjtje në zonë ose zona ndihet e ngrohtë;
  • Nëse dhimbja ose parehatia juaj nuk është përmirësuar pas trajtimit;
  • Nëse dhimbja është nga një lëndim i shpinës që është përhapur më pas në këmbë;
  • Nëse dhimbja përkeqësohet gjatë ditës, si p.sh. në gjunjët ose dhimbjet e ijes;
  • Nëse keni simptoma të tjera, si p.sh. ngurtësi të nyjeve në mëngjes ose mpirje;
  • Nëse keni një dhimbje muskulare dhe një gjendje mjekësore ose merrni ilaçe të caktuara, të tilla si ato që ulin nivelin e kolesterol-it;
  • Nëse personi është fëmijë ose i moshuar, ato mund të jenë më shumë të ndjeshëm ndaj disa ilaçeve;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji; ilaçe të caktuara nuk do të jenë të përshtatshme;
  • Nëse dhimbja juaj vazhdon përtej shtatë ditëve.

Nëse keni ndonjë nga këto raste, hetimi i dhimbjeve të muskujve nga ana profesionistit tuaj shëndetësor është i rekomandueshëm, edhe nëse ajo konfirmon se nuk ka asgjë seriozisht problematike.

Këshilla mbi trajtimin

  • Dhimbje të përgjithshme të muskujve, ngurtësi ose dhimbje të shkaktuara nga mbipërdorimi mund të lirohen nga ndonjë prej xhelave anti-inflamatorë;
  • Për dhimbjet dhe ngurtësitë e përgjithshme të muskujve, ushtrimet e lehta, masazhimi dhe ilaçet ndihmojnë rivendosjen e mobilitetit;
Ushtrimet dhe artriti

Njerëzit me artrit duhet të ushtrohen. Edhe pse ushtrimet duhet të jenë vetëm një pjesë e planit të trajtimit, studimet kanë treguar se ushtrimet reduktojnë dhimbjet dhe ënjtjet dhe rritin fleksibilitetin, forcën dhe durueshmërinë. Ato mund të ndihmojnë edhe në kontrollin e peshës dhe mund të reduktojnë rrezikun e dëmtimeve të mëtejshme të nyjeve.

Çfarë lloj ushtrimesh duhet të bëj?

Tre tipe ushtrimesh rekomandohen si të përshtatshme për njerëzit me artrit:

1. Ushtrime që ndihmojnë në mbajtjen e nyjeve në lëvizje.

2. Ushtrime që mbajnë dhe përmirësojnë forcën e muskujve.

3. Ushtrime që mirëmbajnë në përgjithësi shëndetin dhe përshtatshmërinë.

Nga t’ia filloj?

Nëse keni artrit diskuto opsionet e ushtrimeve me mjekun, reumatologun dhe fizioterapi-stin. Ka tipe të ndryshme artriti dhe ajo që mund të ndihmojë në një tip mund të ndikojë për keq në tjetrin. Mjeku juaj duhet të jetë i aftë të tregojë se cili sport ose ushtrim duhet të bëni ose jo. Gjithashtu, nëse nyjet tuaja kanë acarime dhe ënjtje e inflamacion, atëhere është më mirë të bësh pushim nëse ushtrimet e përkeqësojnë gjendjen.

Mund t’i referoheni fizioterapistit që ka përvojë me njerëz që janë prekur nga artriti. Një program special ushtrimesh mund të dizenjohet për t’ju përfshirë në lidhje me lehtësimin e dhimbjes, mekanikën e lëvizjes dhe mbrojtjen e nyjeve.

Tai-çi dhe hidroterapi (ushtrime në ujë të ngrohtë) janë 2 tipet e ushtrimeve që janë të përshtatshme për njerëzit me artrit. Këto tipe ushtrimesh mund të përmirësojnë forcën e muskujve, fleksibilitetin dhe gjendjen aerobike, si dhe lehtësimin e ënjtjes së nyjeve dhe relaksim-in e muskujve të dobësuar.

Sa dhimbje është shumë dhimbje?

Është rënë dakord se “kufiri i dhimbjes” është dy orë. Nëse dhimbja që shkaktohet nga ushtrimet zgjat më shumë se kaq, atëherë kjo mund të konsiderohet shumë. Nëse ndjeni shqetësime si më poshtë, kontrollohuni tek mjeku ose tek terapisti për të modifikuar programin tuaj.

  • Pas ushtrimeve, dhimbja zgjat më shumë se 2 orë.
  • Rritet ënjtja e nyjeve.
  • Lodhje e pazakontë dhe e vazhdueshme.
  • Rritje e ndjenjës së dobësisë.