Insomnia dhe presioni i lartë i gjakut: Lidhja ndërmjet tyre

Njerëzit që kanë insomnia kronike (të vazhdueshme), me kohëzgjatje të shkurtra të gjumit mund të kenë rritje të konsiderueshme të hipertension-it (presionit të lartë gjaku), konfirmohet në bazë të kërkimeve të reja.

Një studim amerikan i 1741 të rriturve zbuloi se ato që kishin insomnia për më shumë se një vit e kishin 2.4 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit, krahasuar me ato që bënin gjumë normal. Megjithatë, rreziku u 5 fishua ndërmjet njerëzve me pagjumësi dhe me një kohëzgjatje mesatare gjumi prej më pak se 5 orë.

Të gjithë njerëzit në studim iu nënshtruan vetëraportimit të sondazheve të gjumit dhe i kishin të regjistruara matjet e presionit mesatar të gjakut. Lidhja ndërmjet pagjumësisë dhe presionit të lartë të gjakut mbeti e pavarur nga mosha, seksi, indeksi i masës trupore BMI (Body Mass Index), diabet-i, pirja e duhanit, përdorimi i alkool-it, depresion-i dhe çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Profesori Stefan Harrap, president i Këshillit të Kërkimeve në Australi, tha se rezultatet në mënyrë të qartë lidhnin insomnian dhe kohëzgjatjen e gjumit me rrezikun e hipertensionit.

Profesori sugjeroi gjithashtu se mjekët duhet të pyesin pacientët rreth gjumit të tyre gjatë kontrolleve të presionit të gjakut. Nëse mund të rregulloni problemet e gjumit, kjo mund të sjellë një efekt pozitiv mbi presionin e gjakut, tha ai.

Një gotë verë mund t'ju ndihmojë të mbani veshkat e shëndetshme

Kërkuesit kanë zbuluar se një gotë e vogël verë në ditë, mund të ndihmojë edhe zemrën, tek ata që tashmë vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Studimet e reja tregojnë se një gotë verë herë pas here, mund të ndihmojë për t’i mbajtur veshkat të shëndetshme.

Studiuesit shtojnë se për ata që tashmë vuajnë nga një sëmundje e veshkave, e cila e vë personin në rrezik më të lartë për të patur probleme kardiovaskular-e, konsumi i moderuar i verës mund të ndihmojë me zemrën e tyre.

“Ata (me veshka të shëndetshme) që pinin më pak se një gotë verë në ditë, rreziku i tyre për të pasur sëmundje kronike të veshkave, ishte 37% më i ulët se i atyre që pinin më shumë verë”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Tapan Mehta, një praktikant i mjekësisë renal-e në Universitetin e Kolorados, në qendrën mjekësore Anschütz, në Aurora.

“Ata që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, të cilët pinë më pak se një gotë verë në ditë, kishin një rrezik 29% më të ulët të ndodhive kardiovaskulare (në krahasim me ata që nuk pinin verë)”, shtoi ai.

Mehta duhet të paraqesë gjetjet të mërkurën në një takim të Fondacionit Kombëtar të Veshkave në Las Vegas. Studimet e paraqitura në takimet mjekësore zakonisht shihen si paraprake deri kur të botohen në një revistë shkencore që vlerësohet nga specialistët e fushës.

Mehta dhe kolegët e tij shqyrtuan të dhënat nga vitet 2003-2006 Ekzaminimi i Shëndetit dhe Të Ushqyerit Kombëtar, të cilat përfshinin rreth 6,000 njerëz. Nga këta, rreth 1.000 kishin sëmundje kronike të veshkave.

Sëmundja kronike e veshkave e rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreth 26 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, shpesh e shkaktuar nga diabet-i dhe tensioni i lartë, sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Veshkave.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se pirja e moderuar lidhet me përfitimet për zemrën.

mosha-e-trete

Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.

Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?

1) Ushtroni trurin tuaj

Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neuron-e janë dëmtuar. Mund të provoni:

  • Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu;
  • Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi;
  • Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor;
  • Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse;
  • Vullnetarizmin; dhe
  • Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë.

Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.

2) Qëndroni fizikisht aktiv

Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjaku-t në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:

  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit;
  • Parkojeni makinën tuaj larg në mënyrë që të mund të ecni;
  • Nëse keni një qen, nxirreni atë më shpesh për ecje të rregullta dhe të gjata;
  • Përdorni në shtëpi një vegël siç është biçikleta, ndërkohë që shihni TV.
  • Ndiqni një hobi që ju mban fizikisht aktiv, siç është p.sh. kopshtaria.
Impotenca

Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencë (dështimin për të arritur ereksion) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankth-it ose përdorimit të tepërt të alkool-it.

Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksion erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre.

Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë.

Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.

Çfarë e shkakton impotencën?

Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:

  • Komplikimet e diabet-it;
  • Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterie-ve;
  • Dëmtimi i nervave;
  • Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteron-it;
  • Mbipërdorimi i alkoolit dhe cigares;
  • Disa ilaçe; dhe
  • Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.

Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikë-t. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgji-së në fshikëz, gjëndrat e prostatës (prostata), zorrës së vogël dhe shpinës.

Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më  e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjik-ale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.

obeziteti

Pesha e madhe dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore BMI (Body Mass Index). Ju mund të llogarisni BMI-në e fëmijës tuaj me të njëjtën metodë që përdoret për të rriturit—pesha në kilogramë pjestuar me gjatësinë në metra, por të vënë në katror (kg/m2). Megjithatë, meqenëse BMI-ja ndryshon me moshën dhe gjininë e fëmijës, duhet të përdoret një rregullues për efekt të moshës ose një tabelë specifike për fëmijët. Fëmijët mbi shifrën 85 klasifikohen si mbipeshë dhe ata mbi shifrën 95 klasifikohen si obez-ë. Nëse ju thonë se fëmija juaj është me indeks 85, kjo do të thotë se 85% e fëmijëve të tjerë të së njëjtës moshë dhe të së njëtës gjini kanë indeks më të ulët se fëmija juaj.

Vjen nga stili i jetesës apo është gjenetike?

Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Çrregullime të caktuara hormonale dhe metabolike, disa prej të cilave janë gjenetike mund të shkaktojnë obezitetin tek fëmijët. Megjithatë, këto gjendje janë të rralla. Përveç këtyre çrregullimeve, duket se ka edhe faktorë gjenetikë që kontribuojnë në prirjen që fëmijët të bëhen mbipeshë.

Influenca më e madhe e jashtme në rritjen e peshës megjithatë mbetet mungesa e balancës energjetike. Energjia që marrim (kur hamë ushqim) është pak a shumë edhe energjia që konsumojmë (djegim), dhe ne mbajmë një peshë konstant-e. Kur balanca lëviz përpara për të marrë më shumë ushqime ose ushqime jo të shëndetshme, ne fitojmë peshë, kur ecim përgjatë shpenzimit të më shumë energjie, ose reduktojmë energjinë që marrim, ne humbim në peshë. Rritja e konsumit të ushqimeve me energji të lartë (shumë kalori) si në sheqerna dhe yndyra të saturuara, kombinuar me reduktim të aktivitetit fizik, çon në obezitet “epidemi-k”.

Diabeti dhe ditët e sëmundjes

Kur ju nuk jeni mirë, ju keni nevojë që të merrni një kujdesje shtesë. Trupi i një personi me diabet, kur ai është i sëmurë, rrit prodhimin e hormoneve të stresit, çka bën që niveli i glukozë-s në gjak të rritet.

Kujdesuni që të keni një listë kontakti të telefonave të mjekut tuaj, spitalit ose ambulancës. Nëse është e mundur, një mik ose një i afërt është mirë që të vijë vazhdimisht për t’ju parë.

Marrja e insulinës kur je sëmurë

Kur ju jeni sëmurë, vazhdoni të merrni dozën tuaj normale të insulinës. Asnjëherë mos ndaloni të merrni ose të reduktoni dozën e insulinës.

Ndonjëherë kur jeni sëmurë ju mund të keni nevojë për më shumë insulinë ose për një dozë shtesë të insulinës. Kontaktoni me doktorin tuaj nëse sëmundja juaj zgjat për më shumë se një ditë ose nëse ju villni më shumë se 3 herë në ditë, diskutojeni me mjekun pasi ka mundësi që nevojat për insulinë mund të ndryshojnë.

Të ngrënit kur je sëmurë

Hani në varësi të asaj sesi ju ndiheni dhe se çfarë ushqimesh ju mund ti toleroni organizmit tuaj. Nëse ju nuk mund të hani ushqimet tuaja të zakonshme, hani pak porcione në intervale të rregullta kohore, p.sh. hani tost, oriz të zier, supë ose akullore.

Nëse ju nuk mund të hani ushqim, merrni lëngje.

Përfshini lëngje me karbohidrate (siç janë lëngjet e frutave ose limonadat) nëse glukoza juaj në gjak është poshtë 15 mmol/l ose lëngje pa sheqer (si ujë me soda ose limonadë dietike) nëse niveli i glukozës në gjak është mbi 15 mmol/l.

Dehidratimi kur je sëmurë

Niveli i lartë i glukozës në gjak, të vjellat dhe diarre-ja, të gjitha të çojnë në dehidratim. Ju do të keni nevojë që të pini shumë, por është e rëndësishme se çfarë ju pini, bazuar në nivelin tuaj të glukozës në gjak.

Nëse niveli juaj i glukozës në gjak është më shumë se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini lëngje pa sheqer siç është uji, lëngje të pastra, çajra ose limonadë dietike.

Nëse niveli juaj i sheqerit në gjak është më pak se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini pije me sheqer, siç janë limonatat e zakonshme ose lëng molle.

Të ushtruarit kur je sëmurë

Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Katarakti

Çfarë është katarakti?

Katarakt-i (perdja e syrit) është shkaku kryesor i verbimit në mbarë botën. Shumë njerëz arrijnë deri në verbim nga katarakti sepse për fat te keq ata nuk e dinë që kjo sëmundje mund të kurohet, por jo me medikamente ose me pika në sy. Me rritjen e moshës, katarakti bëhet i pashmangshëm.

Cilat janë shkaqet e kataraktit?

Shkaku kryesor i kataraktit është kalimi i viteve. Faktorët që rrisin rrezikun e kataraktit përfshijnë:

  • Ekspozim të pambrojtur afatgjatë ndaj rrezeve të diellit;
  • Duhan;
  • Diabet;
  • Një histori familjare me kataraktin;
  • Dëmtim të syve;
  • Inflamacion kronik në sy; dhe
  • Përdorim të ilaçeve steroidale për një kohë të gjatë.

Disa katarakte janë shkaktuar nga një çrregullim i trashëguar gjenetik. Infeksioni i rubeolë-s në mitër mund të shkaktojë kataraktin, gjë që mund të ndodhë që në lindje.

Cilat janë simptomat e kataraktit?

Problemi i shkaktuar nga katarakti është ndikimi që ai sjell tek shikimi. Tipikisht, njerëzit me katarakt ankohen për vështirësi në lexim, vështirësi në njohjen e fytyrave të njerëzve dhe të dhënies së makinës në kohe të keqe dhe natën. Ato gjithashtu mund të jenë të ndjeshëm ndaj dritës.

Cili është trajtimi për kataraktin?

Trajtimi i vetëm efektiv për kataraktin është operimi. Operimi mund të bëhet nën anestezi-në lokale dhe kërkon vetëm një qëndrim afatshkurtër në spital. Disa pika në sy mund të jenë më pas të rekomandueshme dhe duhet të eleminohet aktiviteti i tepërt fizik.

Vendimi për operacionin varet plotësisht në sesa shumë katarakt mund të ndikojë në pamjen tuaj dhe në aftësinë për të patur një jetë normale.

Nëse ju jeni në moshën 60 vjeçare ose më të moshuar, shikimi juaj është duke humbur për shkak të kataraktit, dhe më pas kirurgji-a do të ndryshojë jetën tuaj. Shmangni dritën e shumtë dhe vendosni syze kur jeni të rinj pasi kjo mund të shtyjë nevojën tuaj për operim.

Gjendja diabetike prek këmbët dhe shputat

Këmbët dhe shputat janë vendet më vulnerabël në rastet e komplikacion-eve të njerëzve me diabet (diabeti mellitus) dhe për këtë arsye kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm. Një dëmtim në këmbë  dhe shputë mund të jetë i dhimbshëm, ose në njerëzit që vuajnë nga diabeti neuropati-k (dëmtim i nervit) ndjenja është e shurdhët dhe dëmtime të vogla shpesh anashkalohen dhe nuk trajtohen, duke çuar kështu në një dëmtim më serioz.

Humbja e ndjesisë të temperaturës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për lëndime tek njerëzit me diabet. Kjo mund të rezultojë që një person i cili është duke bërë dush dhe nuk është në dijeni se uji është duke i ngrohur më shumë se çduhet ato. Ata gjithashtu mund të jenë në rrezik të zhvillimit të djegie-ve të rënda pasi janë ulur shumë afër ngrohësit.

Një vëmendje e veçantë është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet e qarkullimit dhe infeksionet që zakonisht ndodhin në gjymtyrët e njerëzve me diabet. Zonat me qarkullim të dobët nëse lihen pa u mbikëqyrur, në rastet e lëndimeve mund të zhvillohen në ulcerë ose edhe të bëhen gangrenoz-e.

Mos i injoroni dhimbjet në këmbë ose shputë pasi kjo mund të përcaktojë një problem.

Kujdesi i mirë i këmbëve

Kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Çdo ditë, lajini këmbët tuaj me ujë të vakët (jo shumë të ngrohtë). Nëse ju vini re formimin e një kalloje, ju mund të provoni për ta hequr atë me butësi (p.sh. me një gur për këmbët). Megjithatë, në momentin që formohen, kallot duhet trajtuar vetëm nga profesionistë. Pas larjes, aplikoni një krem në këmbë, por shmangeni atë në mesin e gishtave. Kur ju prisni thonjtë tuaj, pritini ato me kujdes, pak dhe jepini një formë të rrumbullakët.

Gjithmonë vishni këpucë dhe çorape, dhe zgjidhini me kujdes këpucët tuaja. Këpucët duhet të jenë të gjëra mjaftueshëm që të jenë të rehatshme, por jo tepër të gjëra që t’ju rrëshqasin. Ata duhet të jenë elastike dhe të jenë të buta në brendësi.

Kontrolloni shputat tuaja çdo natë, duke i kontrolluar për:

Infertiliteti

Infertilitet është konsideruar paaftësia për të arritur shtatzëninë pas 12 muajsh të marrëdhënieve normale seksuale pa kontraceptivë. Sterilitet-i mund të prekë mashkullin apo femrën ose të dy.

Çfarë ndikon tek fertiliteti?

Femrat janë në fertilitetin e tyre më të mirë në të 20-at, por do të ndalojnë prodhimin e vezëve (ovulacion) kur ato të arrijnë menopauzë në të 40-tat ose afër të 50-tave. Megjithatë, burrat mund të vazhdojnë të prodhojnë spermë edhe në të 70-tat e tyre, por cilësia e spermës përkeqësohet me moshën. Ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në fertilitetin, duke përfshirë:

  • Shqetësimet e përgjithshme shëndetësore të tilla si obezitet-i, sëmundja e tiroides ose diabet-i pakontrolluar;
  • Faktorët psikologjikë të tillë si stresi, tensioni dhe ankth-i;
  • Pirja e tepruar e duhanit dhe konsumi i alkool-it;
  • Disa lloje ilaçesh.

Çfarë e shkakton fertilitetin femëror?

  • Dështimi për të prodhuar vezë;
  • Dështimi për zhvillimin e vezoreve, siç shihet në kushte të tilla si sindroma Turner;
  • Endometrioza, një gjendje që shkakton rritje anormal-e të indit endometrium, shpesh duke shkaktuar dhëmbëzim dhe inflamacion në organ-et riprodhuese;
  • Tubat fallopianë të bllokuar (tubat që marrin vezët nga vezorja për në bark). Kjo shpesh është shkaktuar nga infeksione të tilla si sëmundja pelvik-e inflamatore (PID) ose sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases) siç janë klamidia ose gonorre-a;
  • Tumor-i i mitrës ose dhëmbëzat që pengojnë vezën e fekonduar nga transplantim-i;
  • Disa pabarazi hormonale;
  • Mukus-i “armiqësor” në qafën e mitrës që nuk e lejon spermën që të hyjë;
  • Në raste të veçanta, disa gra mund të kenë një reaksion ndaj spermës së partnerit.

Vlerësimi i infertilitetit

Mjekët mund të vlerësojnë infertilitetin tek të dy partnerët nëpërmjet:

  • Marrjes së një historie të detajuar mjekësore duke përfshirë edhe problemet menstrual-e, ekspozimin ndaj STD-ve apo parotit-it, përdorimin e barnave të caktuara dhe ilaçeve, kohën dhe rregullueshmërinë e marrëdhënieve seksuale;
  • Ekzaminimit fizik të të dy partnerëve;