lemza

Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglot-ës (hapësira e laringu-t që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërc-or të aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit, çka ndihmon mushkëritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janë nervat frenikë (pleks i nervave periferik të palcës së kurrizit) që nisen nga zona e qafës dhe përfundojnë në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo, përgjatë rrugës mund të sjellin lemzë. Megjithatë, lemza që zgjat disa ditë, muaj ose edhe vite mund të përcaktojë një sëmundje serioze.

Simptomat

Lemzat janë karakterizuar nga inhalimi spazmatik (spazmë) i shoqëruar nga një tingull gjiri që befas ndalon. Lemzat vijnë shpesh në seri.

Shkaqet

Shkaku i lemzës është i panjohur, por shumë ekspert-ë ia atribuojnë atë stimul-imit të nervave që furnizojnë diafragmë-n. Faktorët që mund të përkeqësojnë lemzën përfshijnë:

  • Ngrënien e shpejtë, veçanërisht e ushqimeve të nxehta dhe pikante;
  • Përdorimin e tepërt të alkool-it;
  • Duhanin; dhe
  • Stresin.

Çfarë mund të bëni

  • Mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur. Përsëriteni këtë derisa lemza të ndalojë;
  • Mbani një qese afër gojës dhe hundës dhe merrni frymë jashtë dhe brenda saj disa herë;
  • Pini ujë të ftohtë dhe të ngrohtë;
  • Hani akull të thyer;
  • Bëni një gargarë me ujë;
  • Gëlltisni një lugë çaj me sheqer;
  • Uluni dhe përkuluni, duke mbështjellë gjunjët tuaj në kraharor.

Konsultohuni me një mjek nëse lemza juaj bëhet e vazhdueshme ose ju shqetëson gjatë të ngrënit, gjumit ose punës.

Çfarë mund të bëj mjeku

Mjeku mund:

  •  Të ekzaminoj për sëmundje serioze që provokojnë lemzën;
  • T’ju japë anti-spazmodik;
  • Të trajtojë sëmundjen që mund të shkaktojë lemzën; ose
  • Të kryejë një kirurgji mbi nervat që furnizojnë diafragmën.
Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.

Seksi i sigurt duke përdorur prezervativ

Është e rëndësishme për të praktikuar seks të sigurt, si për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara dhe për të reduktuar rrezikun e kontaktit të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm (STI-sexual transmitted infections) si klamidia, herpesi gjenital, gonorre, hepatit ose HIV (human immunodeficiency virus).

Një grua që merr kontraceptiv oral nuk do të mbrohet kundër STI–ve por vetëm kundër shtatzënisë.

Të dy llojet e prezervativëve, mashkullor dhe femëror të mbrojnë kundër STI-ve ashtu sikundër edhe shtatzënisë. Shansi i të mbeturit shtatzënë ndërkohë që përdor prezervativin mashkullor është nga 2 në 15% dhe varet sesa kujdesshëm është përdorur. Shansi për të ngelur shtatzënë duke përdorur një prezervativ femëror është i krahasueshëm.

Nëse keni marrëdhënie seksuale të pambrojtur apo ju mendoni se prezervativi mund të ketë dështuar, shkoni tek doktori ose farmacisti juaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsion-i emergjent (pilula e mëngjesit tjetër) është në dispozicion pa recetë, por duhet të përdoret brenda 120 orëve të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Juve ju duhet gjithashtu të kontrolloheni për STI.

Prezervativët

Prezervativët sigurojnë një pengesë fizike për spermën dhe STI-të, por efikasiteti i tyre varet nga përdorimi i tyre i saktë. Prezervativët duhet gjithmonë të ruhen larg nga të nxehtit dhe rrezet e diellit dhe duhet të hidhen në qoftë se ata janë përtej datës së tyre të skadencës.

Prezervativët mund të jenë dëmtuar nga nxehtësia ose në qoftë se ata kanë qenë afër saj. Prezervativët mashkullorë gjithashtu mund të jenë dëmtuar në qoftë se vagina është shumë e thatë, ose ato janë përdorur për seks anal, kështu që juve mund t’ju duhet një lubrifikant. Si shumica e prezervativëve mashkullorë, lubrifikantët për to duhet të jenë me bazë uji.

Astma: Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji

Nëse keni astmë, qenia shtatzënë ose të ushqyerit me gji nuk duhet të paraqesin probleme, nëse kryeni në mënyrë efektive kontrollet përkatëse. Më poshtë jepen disa përgjigjie për disa pyetje të thjeshta në lidhje me menaxhimin e astmës përgjatë këtyre situatave.

A mund të marr ilaçe astme gjatë shtatzënisë?

Në përputhje me rekomandimet e Këshillin Kombëtar të Astmës, është e sigurt që të merren ilaçet e astmës gjatë shtatzënisë. Megjithatë, nëse astma trajtohet me kortikosteroide oral-e, pyet mjekun në lidhje me sigurinë e këtij trajtimi gjatë shtatzënisë. Shumë ilaçe astme kanë treguar se janë shumë të sigurta për të dy, nënën dhe beben në zhvillim dhe që tregojnë se astma nuk është lënë e pa trajtuar gjatë periudhës së shtatzënisë. (Simptomat e patrajtuara mund të jenë të rrezikshme për beben). Plani i menaxhimit të astmës duhet të rishikohet në mënyrë të rregullt gjatë shtatzënisë. Astma e pakontrolluar është më shumë e rrezikshme për shtatzëninë sesa ilaçet e marra me recetë.

Mos ndalo marrjen e ilaçeve parandaluese dhe lehtësuese pa u konsultuar më parë me mjekun.

Disa gra shtatzëna me astmë aktualisht përjetojnë një përmirësim të simptomave të astmës, ndoshta për shkak të rritjes së nivelit të kortizonit në trup gjatë shtatzënisë.

Gjithmonë pyet mjekun përpara fillimit ose ndalimit të ndonjë ilaçi gjatë shtatzënisë.

A e përkeqëson astma shtatzëninë?

Shumë gra përjetojnë vështirësi në frymëmarrje gjatë shtatzënisë që vjen nga ndryshimet hormonale dhe jo nga astma. Shumë gra përjetojnë gjithashtu vështirësi në frymëmarrje gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë për shkak të zmadhimit të uterusit (mitrës) duke kufizuar lëvizjen e diafragmë-s. Kjo është normale në shumë gra shtatzëna, edhe tek ato që nuk kanë astmë.

Disa gra me astmë gjatë shtatzënisë mund të kenë rritje të presionit të gjaku-t.

Ka një rritje të rrezikut për pasjen e një bebeje me peshë të ulët ose të një lindjeje të parakohshme tek gratë që nuk e kontrollojnë astmën.

Si ta mbikqyr astmën gjatë shtatzënisë?

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.

Foshnja juaj, pak sa mbi 3.75 cm afërsisht sa madhësia e një fiku dhe tashmë është plotësisht e formuar. Duart së shpejti do të hapen dhe do të mbyllen në grushte, po fillojnë të duken kicat e vegjël të dhëmbëve dhe disa prej kockave po fillojnë të forcohen.

Ajo tashmë është e angazhuar me shtriqje e shkelmime, dhe lëvizjet e saj të vogla janë kaq të lehta, saqë duken si balet në ujë. Këto lëvizje do të bëhen më të shpeshta ndërkohë që trupi rritet dhe bëhet më i zhvilluar dhe më funksional. 2Ju nuk do ta ndjeni akrobacinë e foshnjës tuaj edhe për një a dy muaj të tjerë dhe as nuk do ta vini re lemzën e saj, tani që po formohet diafragma.

Në qoftë se jeni si gratë e tjera, ju ndjeheni paksa më shumë energjike tani dhe të përzierat mund të fillojnë t’ju pakësohen. Fatkeqësisht ju mund të vuani nga kapsllëku (i shkaktuar nga ndryshimet hormonale që mund të ngadalësojnë tretje-n) dhe nga urthi (përsëri hormonet, që e lirojnë kllapën midis stomaku-t dhe ezofag-ut). Vetëm mbani mend, e gjithë kjo parehati është për një kauzë të mirë.

Mos u shqetësoni në qoftë se të përzierat jua kanë bërë të pamundur të hani një larmi të gjerë ushqimesh të shëndetshme ose në qoftë se ende nuk keni shtuar shumë peshë (shumica e grave shtojnë 1.8 deri 2.25 kg gjatë tremujorit të parë). Oreks-i ka të ngjarë t’ju kthehet shpejt dhe ju përsëri do të filloni të shtoni nga 0.45 kg në javë.

Mësoni se cilat nga simptomat tuaja janë normale dhe cilat janë shenjë e diçkaje që nuk shkon mirë. Ju ndoshta jeni duke bërë pyetje të tilla si: A mund të vazhdoj të shkoj në mësimet e vallëzimit? A mundet që airbag-ët në makinë ta dëmtojnë foshnjën? Cilat nga medikamentet për të ftohurën janë të parrezikshme për t’i marrë tani? Gjeni çfarë është e parrezikshme dhe çfarë jo gjatë shtatzënisë.

3 pyetje rreth…Sigurisë së ushqimeve gjatë shtatzënisë.

Parandalimi i shtatzanisë  dhe Diafragma

Diafragma është një pjesëz rrumbullake prej gome shumë e përthyeshme dhe me një material të fortë  në pjesën e jashtme. Para aktit, diafragma vendoset brenda tek vagina dhe ngjitet me qafën e mitrës. Diafragma nuk lejon që sperma të kalojë në mitër. Spermicidi (substancë që përdoret për të vravë spermatozoid-et) duhet gjithmonë të përdoret bashkë me diafragmën për të qenë më efektive.

Sa e dobishme është një diafragmë?

Më ndihmën e spermicidit, diafragma është 82-94% e dobishme.

Si ta përdor një diafragmë?                   

Spermicidi duhet të vendoset rreth pjesës së jashtme së diafragmës rreth 2 orë para aktit. Më  pas diafragma vendoset brenda vaginës. Shtoni spermicid sa herë që bëni seks. Mos e hiqni diafragmën për të paktën 2 orë pas aktit, por jo më shumë se 24 orë.

Ku ta gjej një diafragmë?

Doktori juaj do ju pajisë me një diafragmë. Më parë doktori do ju bëjë një kontroll pelvik (të legenit) për t’ju dhënë një diafragmë sa më të përshtatshme. Kjo përputhje duhet të kontrollohet nga doktori çdo vit dhe diafragma duhet ndryshuar cdo 2 vjet. Diafragma duhet të ndryshohet edhe pas një shtimi në peshë prej minimumi 15 kg.

A të mbron diafragma nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Jo. Përdorimi i diafragmës dhe spermicidit nuk ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases) si HIV (human immunodeficiency virus). Kondomi për meshkujt ju mbron më së miri nga shumica e STD-ve.

 

Kontracepsioni: Spermicidet

Spermicidet janë një formë e kontracepsion-it kimik që mund të blihet tek një farmacist. Ato janë të disponueshme në formën e kremit ose xhelit. Përbërësit aktivë përfshijnë nonoxynol 9 (Ortho – Crem) dhe octoxinol (Ortho – Gynol).

Si funksionojnë?

Spermicidet punojnë duke vrarë ose ndaluar spermën në kontakt dhe duke e bërë spermën joaktive dhe të paaftë për të kaluar nëpër qafën e mitrës dhe fekonduar një vezë. Për të qenë më efektive, ato duhet të përdoren në lidhje me një metodë penguese të kontracepsionit siç është prezervativi ose diafragma. Në fakt, ato nuk janë të rekomandueshme për të parandaluar shtatzëninë kur përdoren të vetme.

Sa efektive janë?

Nëse përdoren si forma e vetme e kontraceptivit, më shumë se treçereku i grave mund të mbeten shtatzëna brenda një viti.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë të pranishme pa një recetë;
  • Mund të përdoren pa nevojën e një procedure mjekësore;
  • Nuk kanë ndonjë rrezik të njohur për shëndetin në përgjithësi; dhe
  • Lejojnë kthimin e pjellorisë menjëherë pasi përdorimi është ndaluar.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë më pak efektive sesa metodat e tjera pasi ato janë subjekte të gabimeve njerëzore;
  • Mund të prodhojnë efekte anësore si p.sh. irritim vaginal ose të penis-it;
  • Duhet të zbatohen në kohën e duhur dhe të riaplikohen me akte seksuale pasuese; dhe
  • Duhet të qëndrojë në vend për 6-8 orë pas derdhjes për të siguruar që e gjithë sperma është e vrarë.

Si përdoren?

Ju duhet të përdorni spermicidet brenda vaginës tuaj zakonisht me një aplikues, sa më lart të jetë e mundur, përpara raportit seksual, por jo më shumë se një orë përpara ejakulim-it të partnerit tuaj. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e paketës me kujdes, dhe të riaplikoni spermicidet nëse marrëdhënia seksuale është e përsëritur ose vonohet. Ju gjithashtu duhet të prisni 6-8 orë para se të shplaheni ose të bëni dush.

Hernia hiatale: 2 llojet kryesore

Një hernie nënkupton një fryrje të një pjese të trupit nëpërmjet një hapjeje. Kur një hernie ndodh, një pjesë e stomaku-t është në gjendje rrëshqitëse. Ekzistojnë dy lloje të hernias hiatale:

  • Hernia hiatale e rrëshqitshme: kjo është lloji më i zakonshëm i hernias. Kjo ndodh kur kryqëzimi ndërmjet ezofag-ut dhe stomakut dhe pjesës së sipërme të stomakut zgjatet deri nëpërmjet hapjes së ezofagut në diafragmë në zgavrën e kraharorit. Pjesa diskale e stomakut mund të rrëshqasë mbrapa dhe kështu me rradhë, brenda dhe jashtë gjoksit.
  • Hernia hiatale lëkundëse: kjo është quajtur nga mjekët hernia hiatale para-ezofageale. Kjo lloj hernie zakonisht rri në një vend, pranë ezofagut, dhe nuk lëviz jashtë ose brenda gjatë gëlltitjes.

hiatus hernia

Hernia hiatale mund të shkaktojë ose kontribuojë në dhimbjen në zonën e barkut, urth dhe dhimbje në zonën e kraharorit. Megjithatë, këto mund jenë simptomat e një sërë gjendjesh të tjera si ulçerë peptik-e, madje edhe sëmundja e zemrës. Mbëni mend se mjekët gjithmonë kanë nevojë për të investiguar çdo lloj dhimbje kraharori që mund të përjetoni.

Astma dhe refluksi gastroezofageal

Lidhja astmë–sëmundje gastro-ezofagale e refluksit (GORD)

Në kërkimet mjekësore të kohëve të fundit është bërë përpjekje për të dhënë përgjigje për lidhjen midis dy gjendjeve shumë të përhapura: astma dhe sëmundja e refluksit gastro-ezofageal (GORD, që njihet edhe si GERD). GORD është një gjendje në të cilën përmbajtjet acide të stomaku-t (acid dhe pjesërisht ushqim i tretur) rikthehen mbrapsht në ezofag (fyt). Është shkaku kryesor i urthit dhe mos-tretje-s.

Shumë njerëz me astmë kanë refluks gastro-ezofageal, gjë që ka bërë që kërkuesit të besojnë se refluksi mund të jetë një shkaktar i astmës, ose që astma të mund të shkaktojë refluksin.

A sjell refluksi simptoma të astmës?

Kërkuesit kanë ende për të shpjeguar në mënyrë ekzakte sesi këto dy gjendje janë të lidhura me njëra tjetrën. Edhe pse shumë njerëz i kanë të dyja, edhe astmën edhe refluksin, ende nuk mund të thuhet se refluksi shkakton astmë.

P.sh. nëse refluksi shkakton astmë, duhet të pritet që të trajtohet refluksi që të mund të lehtësohen simptomat e astmës. Por disa studime kanë treguar se nuk ka ndonjë përmirësim real në simptomat e astmës dhe nuk ka ndonjë efekt real në nevojën për ilaçe për astmën pas trajtimit të refluksit.

Nga ana tjetër, disa studime kanë treguar se trajtimi i refluksit (me ilaçe ose ndërhyrje kirurgjik-ale) ka rezultuar në përmirësimin e simptomave të astmës.

Deri tani të dhënat nuk janë përfundimtare. Një rishikim i kohëve të fundit i provave kërkimore ka gjetur se edhe pse te disa njerëz ka përmirësime në sëmundjen e astmës si rezultat i trajtimit të refluksit, është e pamundur të parashikohet se cilët njerëz do përfitojnë.

Si mundet që refluksi të provokojë simptomat e astmës?

Edhe pse kërkuesit deklarojnë se të dhënat janë kontradiktore dhe më shumë studime duhet të bëhen për lidhjen midis këtyre dy gjendjeve, ata kanë dy teori kryesore për atë sesi GORD mund të provokojë simptomat e astmës.