A mund të zgjidhet gjinia e fëmijës që dëshironi të lindni

Pyetje: “Kam dëgjuar që ekzistojnë mënyra për të lindur një djalë, ose vajzë. Cilat janë këto teknika të zgjedhjes së gjinisë”?

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se ekzistojnë mënyra për të rritur shanset e lindjes së një djali ose të një vajze. Cilat janë këto teknika të përzgjedhjes së gjinisë”?

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.

Diagnoza për gurët e tëmthit

Gurët “e heshtur” të tëmthit të cilët nuk shkaktojnë ndonjë simptomë ndonjëherë zbulohen aksidentalisht gjatë procedurave të tjera, siç janë ultratingujt, rrezet X ose tomografi e kompjuterizuar. Ata jo gjithmonë kërkojnë trajtim apo ndërhyrje kirurgjik-ale.

Në qoftë se juve keni simptoma që sugjerojnë që keni gurë në tëmth, mjeku do t’ju marrë një anamnezë dhe do të kryejë një ekzaminim fizik për të kontrolluar lëkurën dhe sytë tuaj për verdhëz dhe abdomen-in për zbutje.

Gurët e tëmthit që bllokojnë kanalet e bilës mund të japin si rezultat një kombinim të dhimbjes abdominale, verdhëz dhe ethe. Kjo sugjeron një diagnozë të kolangit-it (inflamacion i tëmthit), një gjendje shëndetësore që kërkon vëmendje mjekësore urgjente.

Meqenëse edhe një numër sëmundjesh të tjera, siç është pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), hepatit (inflamacion i mëlçisë), sindroma e zorrës së acaruar dhe ulçera gastrike, mund të prodhojnë simptoma të ngjashme me ato të gurëve në tëmth, mjeku juaj mund të kërkojë teste suplementare për të përcaktuar një diagnozë përfundimtare. Disa shembuj të këtyre testeve janë përshkruar më poshtë.

Testet e gjakut

Testet e gjakut mund të bëhen për të kontrolluar për infeksion, verdhëz ose bllokim. Këto tregohen nga nivelet e lartë të bilirubinë-s (një pigment i gjelbër në të verdhë i gjetur në bilë dhe i prodhuar në mëlçi) ose fosfatase alkaline, një enzimë e mëlçisë.

Ultratingujt

Skanimi me anë të ultratingull-it është teknika më e zakonshme e përdorur për të konfirmuar praninë e gurëve në tëmth. Ajo është një procedurë e shpejtë dhe jo e dhimbshme e cila përdor valë zanore të dërguara me anë të një pajisje që mbahet në dorë dhe zhvendoset mbi abdomen. Jehonat e përplasjes së valëve zanore në fshikëzën e tëmthit dhe organ-e të tjera konvertohen në impulse elektrike të cilat shfaqin një figurë në monitor.

Kolangiografia

Urthi

Urthi është një formë dispepsi ose mostretje. Ajo shkaktohet nga refluksi i ezofagut. Urthi është simptoma kryesore e refluks-it gastro-ezofageal dhe është përshkruar si një ndjenjë djegieje prapa gjoksit që zakonisht ngrihet drejt fytit. Urthi shpesh ndodh pas të ngrënit ose të shtrirës. Herë pas here mund të lërë gjithashtu një shije të hidhur apo të thartë në gojë, kur përmbajtja e acidit në stomak rritet.

Urthi është një ndër simptomat më të zakonshme të tretje-s. Pjesa më e madhe e njerëzve do të përjetojnë urthin rastësisht. Kjo nuk përbën shkak për alarm. Nëse urthi ndodh shpesh ose ndërhyn në aktivitetet ditore, atëherë mjekët e quajnë këtë sëmundje të refluksit gastro-ezofageale (GERD ose GORD). Me kalimin e kohës GORD mund të çojë në komplikacion-e.

Çfarë e shkakton urthin?

Urthi zakonisht është shkaktuar nga një defekt në muskulin unazor që rrethon pjesën e poshtme të ezofagut, kur ajo bashkohet në stomak. Muskuli unazor duhet të jetë mënyra e vetme që lejon ushqimin që të kalojë poshtë në stomak, por nëse kjo nuk mbyllet siç duhet, atëherë përmbajtja e stomaku-t mund të shkojë mbrapa deri në ezofag.

Çfarë mund të bëni?

Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë.

  • Mundohuni të shmangni të shtrirën pas të ngrënit për të ndaluar që ushqimi të kthehet përsëri në gojë;
  • Shmangni ushqimet që i doni e që i shkaktojnë probleme stomakut. Ushqimet me yndyra ose ushqimet pikante, kafeja, çokollata, pijet e gazuara dhe alkool-i mund të shkaktojnë mos tretjen;
  • Diskutoni me mjekun për ndonjë ilaç që jeni duke marrë, që mund të përkeqësojë refluksin. Shembujt përfshijnë aspirinë-n, ilaçet e tjera josteroidale anti-inflamatore (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) dhe disa ilaçe të përdorura për osteoporozë-n;
  • Shmangni veshjen e rrobave të ngushta;
  • Lini duhanin;
  • Humbni peshë nëse jeni mbipeshë ose obez;
  • Flini me kokën e ngritur 10-20 centimetra;
  • Flisni me mjekun nëse merni ndonjë nga ilaçet e përdorura për sëmundjen e refluksit gastro-ezofageal.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Sëmundja e virusit Ebola

Fakte të rëndësishme

  • Sëmundja e virusit Ebola, që më parë njihej si ethja hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse për njerëzit.
  • Epidemitë Ebola kanë një përqindje të vdekshmërisë deri në 90%.
  • Epidemitë Ebola ndodhin kryesisht në fshatrat e prapambetur në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Perëndimore, pranë pyjeve tropikale.
  • Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshë të egra dhe përhapet në popullsi nëpërmjet transmetimit nga një person tek tjetri.
  • Lakuriqët e natës të familjes Pteropodidae konsiderohet se janë strehuesit në natyrë të virusit të Ebolas.
  • Pacientët e sëmurë rëndë kanë nevojë për një përkujdesje intensive. Nuk ekziston ende ndonjë mjekim i licencuar ose ndonjë vaksinë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët.

Fillimisht Ebola është shfaqur në vitin 1976 në dy epidemi njëkohësisht, në Nzara (Sudan) dhe në Yambuku (Republika Demokratike e Kongos). E fundit ishte në një fshat pranë lumit Ebola, nga i cili e ka marrë emrin sëmundja.

Virusi i Ebola-s është një nga tre pjesëtarët e familjes Filoviridae, krahas familjes Marburgvirus dhe Cuevavirus. Familaj Ebolavirus përmbledh 5 specie të veçanta:

  1. Bundibugyo ebolavirus (BDBV);
  2. Zaire ebolavirus (EBOV);
  3. Reston ebolavirus (RESTV);
  4. Sudan ebolavirus (SUDV);
  5. Taï Forest ebolavirus (TAFV).

BDBV, EBOV dhe SUDV janë shoqëruar me epidemi të mëdha të EVD në Afrikë ndërsa nuk thuhet kjo për RESTV dhe TAFV. Speciet e RESTV, të gjetura në Filipine dhe në Kinë mund të infektoj-në qeniet njerëzore, por deri tani nuk është raportuar ndonjë sëmundje apo vdekje nga këto specie.

Transmetimi

Ebola transmetohet në popullsinë njerëzore nëpërmjet kontaktit nga afër me gjaku-n, sekrecionet, organ-et apo lëngjet e tjera të kafshëve të infektuara. Në Afrikë, infeksioni është dokumentuar se vjen nga kontakti me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët e natës, majmunët, antilopat e pyllit, të gjetura të gjalla apo të ngordhura në pyllin tropikal.

Kuptimi i kirurgjisë së kancerit: Një udhëheqës për pacientët dhe familjet e tyre

Planifikimi dhe përgatitja për kirurgjinë e kancerit

Edhe ju edhe mjeku juaj kanë gjëra për të bërë para kirurgji-së për t’u siguruar që ju keni shansin më të mirë për një rezultat pozitiv. Sa më shumë që të jetë e mundur ju duhet të dini çfarë do të prisni dhe të ndjeni që vendimi që keni marrë është më i miri për ju. Njerëzit ndryshojnë lidhur me atë se sa të përfshirë duan të jenë në procesin e marrjes së vendimit. Por të dini sa më shumë që të jetë e mundur për atë se çfarë ju pret, kjo të paktën redukton nivelin e stresit për ju.

Nuk është e pazakontë që pacientët të presin disa javë pasi mësojnë që ata kanë kancer që të bëhet një operacion kirurgjikal. Ju keni kohë të:

  • Mësoni më shumë për kancerin;
  • Të flisni me të tjerë që kanë pasur kancer;
  • Të eksploroni alternativat e trajtimit tuaj;
  • Të gjeni ekipin më të mirë për t’u kujdesur për ju.

Gjithashtu ju mund të doni që të merrni një opinion të dytë. Pothuaj në të gjithë rastet koha e nevojshme për t’u përgatitur për operacionin nuk duhet të ketë ndikim mbi suksesin e tij. Por në qoftë se ju keni ndonjë lloj problemi urgjent mjekësor, operacioni duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.

Miratim i informuar

Miratimi pasi të jeni i informuar është një nga pjesët më të rëndësishme të përgatitjes për operacionin kirurgjikal. Ai është një proces gjatë të cilit juve u tregohen të gjithë aspektet e trajtimit para se të jepni miratimin tuaj me shkrim për operacionin. Ky miratim zakonisht nënkupton që mjeku juaj ka shpjeguar sa më poshtë:

  • Kushtet ose diagnozë-n tuaj dhe përse operacioni është një alternativë;
  • Qëllimin e operacionit;
  • Si do të bëhet operacioni;
  • Si mundet të jetë ai i dobishëm për ju;
  • Cilat janë rreziqet;
  • Çfarë efektesh anësore duhen pritur;
  • Çfarë alternativash të tjera trajtimi keni.

Kur ju e nënshkruani miratimin tuaj ju me këtë pranoni që e keni marrë këtë informacion, e kuptoni atë dhe jeni i gatshëm t’i nënshtroheni operacionit kirurgjikal. Gjithashtu kjo do të thotë që ju e kuptoni se nuk ka garanci që trajtimi do të funksionojë.

Testimi para operacionit