SSSS

Bërja pis e veshjeve të brendshme është një problem tek fëmijët që vjen si rezultat i një kapsllëku kronik. Kjo njihet në mjekësi si enkopresa ose mospërmbajtja e feces. Bërja pis e veshjeve të brendshme është më shumë e shpeshtë tek fëmijët e moshës 3-7 vjeç, dhe prek më shumë djemtë se sa vajzat.

Përse ndodh enkopresa?

Pothuajse të tërë fëmijët që bëhen pis në të mbathura kanë kapsllëk. Enkopresa zakonisht zhvillohet sepse fëmija në vazhdimësi eviton daljen jashtë për çfarëdo arsyeje.

Kjo mund të jetë për shkak të dhimbjeve kur shkojnë në tualet; sepse ndihen në ankth; seose kërkojnë të luajnë; sepse nuk mund të shkojnë në tualet kur e kanë me urgjencë; sepse tualetet nuk janë të përshtatshme; sepse ata vihen në lojë ose ngacmohen kur shkojnë në tualet.

Ndonjëherë kur një fëmijë ka kapsllëk ka shumë për të nxjerrë jashtë dhe kjo shkakton dhimbje të konsiderueshme. Ndonjëherë kjo mund të shkaktojë plagë të vogla rreth anus-it (çarje anale), dhe kjo mund të shkaktojë tek fëmija frikë për të shkuar në tualet.

Me kalimin e kohës, zorra e trashë mbushet me feçe dhe fryhet duke u bërë edhe më e madhe se zakonisht. Kjo gjendje njihet si megakolon. Feçet e formuara zënë njëra-tjetrën.

Sa më shumë të ngjeshen feçet aq më shumë zmadhohet zorra, por kjo bën që stimul-imi nervor që i thotë fëmijës për të shkuar në tualet të bëhet më pak i ndjeshëm. Kjo bën që fëmija të mos shkojë në tualet si zakonisht.

Si rezultat, feçet likuid-e nga zorra e hollë mund të pikojnë në feçet e forta në zorrën e trashë dhe të dalin jashtë. Në fillim duket sikur fëmija nuk arrin të fshijë mirë të pasmet.

Nëse kjo gjendje nuk trajtohet, feçet dalin jashtë nën të mbathura. Në këtë rast feçet janë me erë dhe në ngjyrë të errët.

A është enkopresa një problem sjelljeje?

Fëmijët me enkopresë nuk janë dembelë ose të pistë dhe duhet që të marrin ndihmë mjekësore për të zgjidhur problemin. Nëse kondicioni nuk menaxhohet mund të çojë në zhvillimin e problemeve të sjelljes të shoqëruara me turp dhe siklet.

Si trajtohet enkopresa?

Humbja e peshës: E vërteta për heqjen e kg-ve të tepërt pas lindjes

Shumë gra pyesin veten se sa kohë do t’u duhet që të humbasin peshën e foshnjës dhe të kthehen në trupin e para lindjes. Këtu keni fakte reale lidhur me atë se si trupi vazhdon të ruajë kilogramë pas lindjes.

Është ëndrra e çdo gruaje të humbasë të gjithë kilogramët shtesë pasi ajo lind fëmijën. Por fakti është që madje edhe yjet e kinematografisë nuk arrijnë të kthehen në trupin që kishin para lindjes. Është e rëndësishme që t’i kontrolloni pritshmëritë tuaja; në varësi nga përmasat e të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe peshës së saktë të lëngut amniotik (lëngu amniotik) dhe placentës (të cilat ju i nxirrni gjatë lindjes), shumica e grave shtatzënë mund të humbasin deri në 3-5 kg gjatë lindjes. Duke marrë parasysh që shtesa e peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg, ky është një fillim i shëndetshëm.

Por nga vijnë kilogramët e tjerë? Indi juaj i gjinjve, depozitimet dhjamore dhe uterus (mitra) e zmadhuar. Në fakt lindja mundet që të mos e tkurrë dhe aq shumë barkun tuaj e ta bëjë afërsisht sa para lindjes.

Janë shumë gjëra që ju mund të bëni për të ardhur sërish në formë. Por në të vërtetë është e rëndësishme që të bëni një pushim. Trupi juaj ka lindur një krijesë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, janë tendosur dhe janë rritur për ta bërë këtë të ndodhë. Mos u përqendroni në kthimin e trupit tuaj në formë, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë paksa të ndryshme.

Objektivi juaj javor për humbjen e peshës

Disa gra shtatzëna hanë sa për dy

Gratë obez-e që janë shtatzënë besojnë që duhet të hanë sa për dy dhe ka gjasa që ta shtojnë edhe më shumë se sa duhet peshën e tyre.

Studiuesit kanë tërhequr vëmendjen se shtimi i tepërt i peshës gjatë shtatzënisë mund të çojë në probleme afatgjata të peshës si edhe në lindje të parakohshme. Ata sugjeruan që gratë të këshillohen për limitet e shtimit të peshës qysh para apo pak pasi ato mbeten shtatzënë.

Gratë të cilat e monitorojnë me kujdes shtimin e peshës së tyre gjatë shtatzënisë mund të parandalojnë komplikime në të ardhmen.

Studiuesit pyetën 29 gra mbi peshë dhe obeze të cilat kishin lindur kohët e fundit për dietën e tyre, nëse kishin pasur apo jo sëmundjen e mëngjesit dhe kur ishin ushtruar fizikisht gjatë shtatzënisë së tyre.

Ekspert-ët rekomandojnë që gratë që janë me peshë normale duhet të shtojnë 11 deri 16 kg gjatë shtatzënisë. Gratë që janë mbi peshë duhet të shtojnë 7 deri 11 kg dhe gratë obeze 5 deri 9 kg.

Gratë që kanë shtuar më shumë se sasia e rekomanduar e peshës gjatë shtatzënisë së tyre besonin se “hanin sa për dy”. Studiuesit vunë re se këto gra ushtroheshin fizikisht më pak se zakonisht në kohën që ishin shtatzënë, bënin zgjedhje më pak të shëndetshme të ushqimit dhe e merrnin atë sipas dëshirave të tyre.

Ndërkohë, gratë që kishin shtuar sasinë e rekomanduar të peshës gjatë shtatzënisë së tyre kishin ndjekur një plan për ushqimin e tyre dhe ishin të kujdesshme lidhur me zgjedhjet e tyre. Ato nuk e kishin shtuar sasinë e kalorive që konsumonin çdo ditë dhe ushtroheshin fizikisht po aq e ndoshta edhe më shumë se sa bënin para se të mbeteshin shtatzënë.

Në total, gratë ishin më të orientuara drejt qëllimit për sa i përket rregullimit të peshës gjatë shtatzënisë.

Megjithëse rreth gjysma e grave e ndiqnin shtesën e tyre në peshë gjatë gjithë shtatzënisë së tyre, asnjë prej grave që kishin shtuar tepër në peshë nuk i kishin bërë 150 minutat e rekomanduara të ushtrimeve fizike me intensitet të moderuar për çdo javë.

Kapsllëku

Fjala “kapsllëk” ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz thonë se kuptimi i saj lidhet me mosvajtjen e shpeshtë në tualet, por ky nuk është rasti. Kapsllëku nuk lidhet me sesa shpesh shkoni në tualet, po se çfarë ndodh kur ju shkoni atje.

Edhe pse shumica e të rriturve shkojnë në tualet mesatarisht një herë në ditë, çdo e shkuar nga 3 herë në ditë deri në një herë në çdo 3 ditë mund të konsiderohet si “normale”. Me plakjen, shumica prej nesh mund të shkojë më rrallë në tualet.

Kapsllëku ndodh kur kemi vështirësi në zbrazjen e zorrëve. Ajo që ne kalojmë (e njohur në mënyrë mjekësore si “jashtëqitje”) do të jetë e vështirë, shpesh kërkon përpjekje të madhe muskulare dhe dhimbje.

Kapsllëku shpesh është i lidhur me dietën dhe për pjesën më të madhe të njerëzve, problemi do të largohet me një dietë të pasur me fibra (kornflekse, fruta dhe zarzavate) dhe me pirjen e shumtë të lëngjeve.

Fëmijët me kapsllëk

Fëmijët janë veçanërisht të prirur për kapsllëk dhe kjo ndodh shpesh kur ka një tranzicion në dietë, p.sh. kur një fëmijë gjatë rritjes është duke provuar shije të reja.

Disa fëmijë do të zhvillojnë kapsllëkun kronik, me dhimbje të stomaku-t, acarim dhe një “fryrje” që është e lidhur me simptoma të barkut. Ndonjëherë fëmija do të ketë shumë “aksidente”, njollosje të të brëndshmeve të tyre me jashtëqitje të lëngshme. Prindërit mund ta ngatërrojmë këtë me diarre-në, por ajo zakonisht është për shkak të kapsllëkut.

Fëmijët duhet të kurajohen për të shkuar në tualet kur ato e ndjejnë të nevojshme, dhe jo duke e mbajtur atë ngaqë mund të jenë shumë të zënë duke luajtur me shokët e tyre.

Dieta mesdhetare e preferuar për parandalimin e diabetit

Rekomandimi i një diete të shëndetshme mediterriane do të ishte këshilla më e mirë për ato që rrezikojnë diabet-in, pohuan ekspertët.

Elementi kryesor i parandalimit të diabet-it tradicionalisht ka qenë përdorimi i pak yndyrave, një dietë me karbohidrate, por përderisa e gjithë kjo ishte e ndërthurur me një aktivitet fizik dhe një modifikim jetese, përfitimet nuk mund ti atribuohen dietës, tha një ekspert i njohur në një editorial Diabetologjia.

Ata thanë se qasjet dietike reduktonin glukozë-n në gjak dhe nivelet e insulinë-s pas ngrënies së një vakti, pa ndikuar negativisht në faktorët e tjerë të rrezikut.

Bashkautorja Jennie Brand Miller, profesoreshë e të ushqyerit të njeriut në Universitetin e Sidneit, tha se “prova është mjaft e fortë tani për dietën mesdhetare, sepse ajo vjen nga të 3 linjat e provave – të studimeve të popullsisë,  gjykime të kontrolluara në njerëzit me diabet dhe modelet e kafshëve. Atje nuk ka shqetësime të sigurisë siç ka për dietat me proteina të larta”.

Çelësi i dietës mesdhetare ishte reduktimi i glukozës në gjak dhe ulja e niveleve të insulinës pas ngrënies.

Njerëzit nuk kanë nevojë vetëm të zgjedhin ushqimet me yndyra të ulëta, tha Profesor Brand Miller. “Ushqimet me karbohidrate të ulëta, siç janë bishtajoret, fasulet, produktet e qumështit, ushqimet e shëndetshme si orizi dhe makaronat, dhe …. buka dhe kornflekset” që përmbajnë indeksin glicemik janë të përshtatshme.

Dieta e para shtatzënisë

Tashmë që po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, është koha për të hequr dorë nga disa zakone në ushqyerje.

A po luftoni për të pasur një fëmijë? Këtu keni pesë gjëra që mund të bëni për të përmirësuar dietën tuaj dhe për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të foshnjës që do të keni.

1. Bëhuni të fiksuar pas acidit folik. Studimet tregojnë që sa më herët të filloni të merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë vital-e, më e mira do të ishte gjatë fazës para konceptimit, aq më të pakta do të jenë shanset që foshnja juaj të preket nga defektet e tubit nervor (siç është spina bifida). Ku mund ta gjeni acidin folik? Shumica e perimeve me gjethe të gjelbra dhe drithërat integrale janë plot me acid folik dhe përveç kësaj, ai u shtohet shumicës së produkteve të drithërave të rafinuara (sipas ligjit). A doni një siguri suplementare? Marrja e një plotësuesi para lindjes është një mënyrë e lehtë për ta siguruar dhe kur është fjala për acidin folik ju mund të mos jeni shumë të kujdesshëm (në fund të fundit marrja e tre sallatave në ditë është një objektiv i vlefshëm, të cilin jo gjithmonë mund ta arrini lehtë). Meqenëse ju do ta ruani këtë dietë për një kohë të gjatë dhe pasi keni rishikuar zakonet tuaja të ushqyerjes, një plotësues mund të jetë rruga më realiste për të marrë acidin folik në ditët që pasojnë njëra tjetrën (veçanërisht në ditët kur ju keni të vjella). Zgjidhni një plotësues të para lindjes me 400 deri 600 mikrogram acid folik për të qenë të sigurt që e keni plotësuar nevojën tuaj për këtë element.

2. Eliminoni ushqimet e dëmshme. Reduktoni sheqernat e rafinuara dhe miellin e bardhë (në formën e petullave, biskotave, kekut, ëmbëlsirave dhe pothuajse të çdo gjëje që ju mund të rrëmbeni nga automati etj). Eliminoni yndyrat e ngopura, sa më pak të merrni aq më mirë është për foshnjën tuaj. Marrja e tepërt e këtyre yndyrave duket e shton rrezikun e të përzierave dhe të vjellave të shumta të shtatzënisë.

Dieta për nënat që ushqejnë me gji

Ju ende nuk keni përfunduar së ngrëni sa për dy vetë. Në vijim do të tregohet se si të merrni lëndët e duhura ushqimore për t’i dhënë foshnjës një drekë të lëngshme (edhe vaktet e tjera për të cilat ajo ka nevojë).

Ëndrra është realiteti juaj tashmë që ju ushqeni me gji fëmijën tuaj. Është e vërtetë, prodhimi i qumështit djeg 500 kalori në ditë, që do të thotë se kur ju ushqeni me gji, ju do të merrni 500 kalori shtesë në ditë (më shumë se para shtatzënisë) për të plotësuar këtë nevojë, dhe kjo është një nga shumë dobitë e ushqyerjes me gji.

Hej patatina? Jo saktësisht. Cilësia ka të bëjë po aq shumë sa dhe sasia, veçanërisht në qoftë se ju prisni të qëndroni vertikalisht gjatë këtyre ditëve të gjata të pas lindjes (madje edhe netëve edhe më të gjata). Lajmi i mirë është se ju jeni mësuar të ushqeheni mirë me gjithë atë praktikë që keni bërë për gjithë nëntë muajt e shtatzënisë. Lajm edhe më i mirë është se ngrënia mirë gjatë periudhës së ushqyerjes me gji është shumë  e ngjashme me atë të ngrënies ndërsa ju prisni një fëmijë (lajmi më i mirë nga të gjithë) me rregulla paksa më të lirshme. Ju ende duhet të synoni një shumicë ushqimesh të shëndetshme dhe duhet të eliminoni nga ato më pak të shëndetshme. Përveç kësaj, ndërsa numri i kalorive ka rëndësi, ju ende nuk do të keni nevojë që t’i numëroni ato. Ju mbetet vetëm të respektoni dietën e ushqyerjes me gji sa më mirë që të mundeni.

Çfarë duhet ngrënë

Ashtu sikurse ngrënia mirë gjatë shtatzënisë, edhe ajo gjatë ushqyerjes me gji sjell balancën e duhur të ushqimit të mirë (dhe të mirë për ju vetë). Përpiquni të merrni sa më poshtë për çdo ditë:

  • Proteina: tre racione;
  • Kalcium: pesë racione (një rritje nga kërkesa juaj e shtatzënisë për katër);
  • Ushqime të pasura me hekur: një a më shumë racione;
  • Vitamina C: dy racione;
  • Perime me gjethe të gjelbra dhe të verdha, fruta të verdha: tre deri katër racione;
  • Drithëra integrale dhe karbohidrate të tjera komplekse të përqendruara: tre ose më shumë racione;
Ulja e kolesterolit

Rreziku i zhvillimit të sëmundjes kardiovaskular-e është e përcaktuar nga një numër i ndryshëm faktorësh rreziku. Disa faktorë rreziku, siç janë mosha, seksi dhe familja janë jashtë kontrollit, ato nuk janë të modifikueshme. Megjithatë, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë rreziku që janë të modifikueshëm dhe që mund të kontrollohen nëpërmjet ndryshimeve të jetesës ose nëpërmjet ndërhyrjeve mjekësore. Këtu përfshihen duhani, presioni i lartë i gjakut, të qenit fizikisht aktiv, të qenit mbipeshë ose obez dhe rritja e niveleve të kolesterol-it në gjak.

Hiperkolesterolemia

Rritja e kolesterolit, ose hiperkolesterolemi, është një nga faktorët e rrezikut për sëmundjen kardiovaskulare. Studimet përcaktojnë se niveli i lartë i kolesterolit sjell një rrezikshmëri vdekjeje tek njerëzit në 30 deri në 40% nga sëmundja koronare e zemrës. Kjo, sepse bllokohen indet e gjaku-t dhe mund të sjellin atak të zemrës.

Reduktimi i rrezikut nëpërmjet dietës

Lajmi i mirë është që kolesteroli në gjak është një faktor rreziku i modifikueshëm për sëmundjen kardiovaskulare. Një nga shkaqet kryesore të kolesterolit të lartë në gjak është konsumimi i tepërt i yndyrave të ngopura. Këto ushqime duhet të shmangen.

Reduktimi i rrezikut nëpërmjet ilaçeve

Disa njerëz kanë një sensibilitet gjenetik që është i lidhur me nivelin e kolesterolit, ndërkohë që të tjerët janë diagnostikuar me nivele të larta ose disa forma të sëmundjes kardiovaskulare. Disa njerëz mund të kenë nevojë për mjekime në vënd të ndryshimeve të jetesës. Edhe nëse jeni nën mjekimin e uljes së kolesterolit, duhet të hani një dietë të shëndetshme, të ushtroheni rregullisht dhe të mbani një peshë trupore të pranueshme.

Reduktimi i rrezikut në njerëzit me sëmundjen e zemrës

Disa gjykime klinik-e të ndërmarra kohët e fundit kanë treguar se ulja e densitetit të lipoproteinë-s (LDL) dhe të niveleve të kolesterolit në njerëzit me sëmundjen koronare të zemrës reduktojnë ndjeshëm rrezikun e të paturit të një ataku në zemër dhe të vdekjes nga sëmundjet koronare të zemrës.

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.