fvfvfv

Kur ju shkoni tek një mjek për t’a pyetur rreth disfunksion-it erektil (gjithashtu i njohur si impotencë), ju duhet të tentoni që të mos jeni të turpshëm. Të paturit probleme me ereksionin, nuk është një refleksion i burrërisë tuaj.

Për të vlerësuar problemet e ereksion-it, mjeku juaj zakonisht do të kërkojë një histori mjekësore dhe do t’ju bëjë një ekzaminim fizik për të kontrolluar për ndonjë nga problemet që ju keni.

Si pjesë e konsultimit, mjeku juaj mund:

  • T’ju bëjë pyetje rreth gjendjeve mjekësore që prekin familjen tuaj, duke përfshirë: diabet-in, presionin e lartë të gjaku-t, sëmundjen e zemrës, sëmundjen vaskulare, problemet e veshkave ose sëmundjen Peyronie (sëmundja Peyronie);
  • T’ju pyesë nëse ju keni bërë kirurgji ose keni patur lëndime në zonën pelvik-e;
  • T’ju pyesë rreth çdo lloj ilaçi që ju jeni duke marrë;
  • T’ju pyesë rreth jetesës suaj, si p.sh. sa alkool ju pini, a pini cigare apo jo, sa të stresuar mund të jeni;
  • T’ju bëjë një ekzaminim për gjëndrat e zmadhuara të prostatës (prostata);
  • Të kontrollojë nervat e penisit për të parë nëse ka ndonjë dëmtim; dhe
  • T’ju këshillojë që të bëni analizat e gjakut e të urinës për të matur nivelin e hormoneve, të kolesterol-it ose ultratingull-in dhe teste të tjera për të matur nivelin e rrjedhjes së gjakut në penis.

Ashtu sikundër të kontrollojë shëndetin tuaj fizik, mjeku juaj mundet gjithashtu që t’ju pyesë rreth shëndetit tuaj seksual dhe emocional dhe rreth marrëdhënies tuaj me partnerin.

Në bazë të informacioneve që ju i jepni, mjeku juaj mund të bëjë diagnozë-n dhe t’ju japë sugjerime për trajtimin, gjë e cila mund t’ju ndihmojë.

 

art-cikli

Si të gjitha llojet e ushtrimeve me intensitet të moderuar, çiklizmi i rregullt (3 deri në 5 herë në javë për një total prej 150 minutash) do të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, do të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe mundet edhe të ulë rrezikun e disa formave të kancer-it. Çiklizmi do të përmirësojë kapacitetin aerobik dhe durimin, ashtu sikundër do të tonifikojë muskujt si edhe kofshët. Një orë çiklizëm mund të djegë rreth 250 dhe 700 kalori, në varësi të intensitetit. Ai është edhe një zvogëlues i mirë i stresit.

Për ato që mund të jenë mbipeshë ose mund të kenë probleme të nyjeve, gjë e cila i bën të vështira ushtrimet e peshave, çiklizmi është një opsion i mirë i fitnesit.

Përfitimet e mundshme shëndetësore të çiklizmit

Çiklizmi i rregullt në një nivel të shëndetshëm mund të ketë efekte dobiprurëse për organet dhe sistemin e trupit.

Zemra dhe sistemi i qarkullimit

Kur ushtroheni, zemra rreh më fortë dhe pompon më shumë gjak rreth trupit për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm muskujt, në mënyrë që ato të kryejnë punën. Në pushim, zemra pompon 4 litra gjak në minutë, por gjatë aktiviteteve aerobike të moderuara siç është çiklizmi, kjo rritet në afërsisht 20 litra gjak për minutë.

Të ushtruarit në këtë mënyrë e bën zemrën që të jetë më e madhe dhe më e fuqishme. Edhe biceps-i gjatë të ushtruarit bëhet më i madh. Ky lloj ushtrimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e krijimit të depozitave dhjamore në arteriet e zemrës (arterie koronare). Kjo është arsyeja se përse njerëzit që marrin pjesë në aktivitete fizike të rregullta kanë një rrezik të ulët të sëmundjes kardiovaskulare krahasuar me ato që nuk marrin pjesë.

Presioni i gjakut

Aktivitetet e rregullta aerobike siç është çiklizmi mund të parandalojnë ose të ndalojnë zhvillimin e presionit të lartë të gjakut dhe të ulin presionin e lartë të gjakut.

Kolesteroli

Ushtrimet e rregullta aerobike mund të ulin nivelet e kolesterol-it, ashtu sikundër të përmirësojnë profilin e kolesterolit duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë (kolesteroli HDL) ndaj kolesterolit të keq (kolesteroli LD) në gjak.

Impotenca

Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencë (dështimin për të arritur ereksion) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankth-it ose përdorimit të tepërt të alkool-it.

Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksion erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre.

Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë.

Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.

Çfarë e shkakton impotencën?

Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:

  • Komplikimet e diabet-it;
  • Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterie-ve;
  • Dëmtimi i nervave;
  • Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteron-it;
  • Mbipërdorimi i alkoolit dhe cigares;
  • Disa ilaçe; dhe
  • Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.

Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikë-t. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgji-së në fshikëz, gjëndrat e prostatës (prostata), zorrës së vogël dhe shpinës.

Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më  e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjik-ale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.

KancerProstateTrajtime

Urolog-u dhe onkolog-u që ndjekin rastin tuaj do t’ju këshillojë trajtimin më të mirë pasi të kenë marrë në konsideratë moshën, shëndetin e përgjithshëm dhe shkallën e kancer-it të prostatës (prostata) suaj. Efektet anësore që ju jeni përgatitur për të pranuar janë gjithashtu të rëndësishme.

Mjekët mund t’ju rekomandojë survejimin aktiv, që do të thotë që ju nuk keni trajtim të menjëhershëm, por kanceri juaj monitorohet në mënyrë aktive. Nëse keni trajtim, juve mund t’ju ofrohet një lloj trajtimi ose një kombinim trajtimesh. Kirurgji-a, radioterapi-a ose terapia hormonale mund të përdoren.

Mbikqyrja aktive

Vëzhgimi aktiv do të thotë që mjeku juaj nuk rekomandon asnjë trajtim ose e shtyn atë, por do të monitorojë nga afër kancerin me kontrolle të rregullta.

Ndërkohë që nuk ka asnjë protokoll standard për mbikqyrjen aktive, ajo në përgjithësi përfshin:

  • Testim të shpeshtë të antigjen-it specifik të prostatës PSA (Prostate Antigen Specific), çdo 3-6 muaj;
  • Ekzaminim digital rektal (DRE);
  • Biopsi-të e vazhdueshme për të monitoruar rritjen e kancerit.

Mospasja e një trajtimi të menjëhershëm mund të jetë një alternativë nëse kanceri është i vogël (vëllim i ulët) dhe i ngadaltë në rritje (klasë e ulët).

Survejimi aktiv mund të sugjerohet për burrat mbi 50 vjeç, burra që mund të kenë trajtim, por dëshirojnë të shmangin efektet anësore. Ai mund të jetë një alternativë e mirë në qoftë se efektet e mundshme anësore të trajtimit do të kenë më shumë ndikim në jetën e tyre sesa vetë kanceri. Ju gjithmonë mund të ndryshoni mendjen tuaj dhe të keni trajtime të mëvonshme. Nëse kanceri fillon të rritet, trajtimi zakonisht është ende i mundur me një normë shërimi të mirë.

Jetesa me një kancer të patrajtuar mund t’ju bëjë që të ndiheni të shqetësuar. Ju mund të gjeni të dobishme për të biseduar me urologun tuaj ose onkologun apo të kontaktoni në spital punonjësin social.

Kirurgjia

Trajtimi i impotencës

Impotenca, gjithashtu e njohur si disfunksion erektil ose ED, është një problem shumë i zakonshëm, që prek më shumë se 100 milionë meshkuj. Teknikat e trajtimit kanë ndryshuar përgjatë viteve. Deri më 1970, dështimi erektil konsiderohej pothuajse gjithmonë si shkak i problemeve psikologjike dhe zakonisht është trajtuar me psikoterapi.

Që atëherë, shkaqet mjekësore që kontribuojnë në impotencë kanë qenë të njohur dhe trajtimi i dobësisë është revolucionarizuar, duke ofruar një sërë mundësish, të cilat janë shumë më të pranueshme dhe shumë më të suksesshme.

Mundësitë e trajtimeve tani përfshijnë tabletat, terapinë e auto-injeksion, kirurgji-në, terapinë hormonale dhe këshillimin.

Tabletat për disfunksionin erektil

Tableta e parë, e pranishme për disfunksionin erektil është Viagra. Mjekime të ngjashme janë Cialis dhe Levitra, që kanë një mekanizëm të ngjashëm veprimi me Viagrën, pavarësisht se ndërmjet tyre ekziston një ndryshim në kohëzgjatjen e veprimit.

Këto trajtime ndihmojnë në procesin e arritjes dhe mbajtjes së një ereksioni, duke punuar me mekanizmat biokimike të një ereksioni. Ato i përkasin një grupi ilaçesh të njohur me emrin phosphodiesterase 5 (PDE5).

Mjekimet siç janë Viagra, Cialis dhe Levitra, do të funksionojnë vetëm nëse jeni seksualisht të stimul-uar. Ato nuk rrisin aftësinë tuaj seksuale.

Efektet anësore të këtyre ilaçeve mund të përfshijnë dhimbje të kokës, mos-tretje dhe në raste të rralla shtrembërim të vizionit (shikimit).

PDE5 nuk mund të merret nga të gjithë meshkujt, kështu që mjeku juaj do të ketë nevojë për të vlerësuar përshtatshmërinë tuaj me marrjen e këtyre ilaçeve. Meshkujt me probleme të caktuara të zemrës, nuk duhet asnjëherë të marrin Viagra, Cialis ose Levitra. Konsultohuni me mjekun, për të parë nëse ky lloj mjekimi është i përshtatshëm për ju.

Terapia e vetë-injektimit

Kirurgji-a është njëra ndër opsionet e pranishme për trajtimin e kancer-it të prostatës. Vendimi lidhet me kryerjen e nje operacioni, gjë që nuk e lehtë. Ai duhet të bëhet vetëm pasi të jenë diskutuar rreziqet dhe përfitimet e procedurës me mjekun tuaj. Çështjet që duhet të merren parasysh përfshijnë natyrën e kancerit, moshën tuaj dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Impotenca (disfunksion erektil)

Një ndër efektet anësore të lidhura me kirurgjinë për kancerin e prostatës është impotenca (paaftësia për të arritur në ereksion). Ekziston një rrezik i lartë për impotencë, pasi prostata shtrihet pranë nervave dhe qelizave të gjakut që janë të rëndësishme për ereksionin dhe këto nerva dhe qeliza mund të dëmtohen gjatë operacionit.

Mospërmbajtja

Në mënyrë të njëjtë, mospërmbajtja (humbja e kontrollit të fshikëzës) mund të jetë një problem pas kësaj lloj kirurgjie, pasi prostata është e lokalizuar në bazën e fshikëzës që rrethon tubin urinar (uretrën).

Rreziqet e këtyre efekteve anësore

Mospërmbajtja

Rreziku i mospërmbajtjes urinare, vitet e fundit ka qenë i ulët.

Impotenca

Në të kaluarën, deri në 70% e burrave që kishin prostatën e tyre të hequr për shkak të kancerit kishin disa vështirësi për të arritur ereksion-in. Megjithatë, teknikat e reja kirurgjikale që lidhen me funksionin erektil kanë zvogëluar rrezikun e këtij efekti anësor. Funksioni erektil mund të vazhdojë të përmirësohet gjatë shumë viteve pas operacionit.

Për të minimizuar rrezikun tuaj të impotencës pas operacionit, çfarëdo lloj faktori që mund të sjellë probleme ereksioni duhet treguar. Rreziqe të tilla përfshijnë pirjen e duhanit, kolesterol-in e lartë, presionin e lartë të gjaku-t, obezitet-in dhe diabet-in. Doktori juaj do t’ju tregojë rreziqet dhe do ju ofrojë trajtimin dhe këshillën e nevojshme.

Funksioni seksual pas kirurgjisë

Ereksion-i spontan mund të kthehet pas 6 muajsh të një operacionit të suksesshëm. Megjithatë, disa meshkuj mund të mos përjetojnë rikthimin spontan për më shumë se 3 vjet.