Grisjet e perineumit

A është e zakonshme që të shkaktohen grisje gjatë një lindje vaginale?

Po. Me hyrjen e foshnjës tuaj në botë, ju mund të përfundoni me një grisje. Shpesh kjo ndodh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës tuaj). Grisjet janë më të zakonshme tek gratë të cilat bëjnë lindjen e tyre të parë vagina-le dhe luhaten nga prerje dhe gërricje të vogla deri në shqyerje të thella që prekin disa muskuj të dyshemesë së pelvisi-t. Është e mundshme që të griseni edhe në qoftë se keni një epiziotomi. Në fakt, një epiziotomi e shton rrezikun e grisjeve të rënda.

Grisjet më sipërfaqësore përfshijnë lëkurën e perineumit dhe indit rreth hapjes së vaginës ose shtresës më të jashtme të vetë vaginës, por jo muskujt. Këto grisje, të quajtura laceracione të shkallës së parë shpesh janë kaq të vogla saqë kërkojnë pak apo aspak qepje. Zakonisht shërohen shpejt dhe shkaktojnë pak apo aspak siklet.

Laceracionet e shkallës së dytë shkojnë më thellë në muskujt poshtë. Këto grisje duhet qepur që të mbyllen, shtresë pas shtrese. Ato do shkaktojnë njëfarë sikleti dhe zakonisht kërkojnë disa javë për t’u shëruar. Qepjet treten vetë gjatë periudhës së shërimit.

Rreth 4% e grave që lindin në rrugë vaginale përfundojnë me një grisje më serioze në perineumin e tyre, që shtrihet deri në anus dhe përtej. Kjo lloj grisje mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme për shumë muaj dhe rrit rrezikun e mospërmbajtjes anale.

Këto grisje të rënda quhen laceracione të shkallës së tretë ose të katërt. Një laceracion i shkallës së tretë është një grisje në indet vaginale, lëkurën dhe muskujt e perineumit që shtrihet në sfinkter (muskuli që rrethon anusin tuaj). Një grisje e shkallës së katërt shkon nëpër sfinkterin anal dhe indin nën të.

Gjithashtu është e mundshme që të griseni edhe në vende të tjera. Disa gra grisen në pjesën e sipërme të vagjinës, pranë preterit (kjo njihet si lacerim peri-ureter-al). Këto grisje janë shpesh krejt të vogla dhe në qoftë se ju pësoni një të tillë, ndoshta do të keni nevojë për vetëm pak ose aspak qepje.

Alternativa të trajtimit të kancerit të lëkurës

Diskutimi i kancerit të lëkurës, zakonisht bëhet për melanomat (deri tani forma më e rrezikshme) dhe për kancerin e lëkurës që nuk është melanomë.

Trajtimi i këtij lloji të dytë të kancerit të lëkurës ka një shkallë të lartë suksesi, me kushtin që kanceri të jetë diagnostikuar në fazën e hershme të tij.

Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundje, atëherë duhet të bëni kontrolle të rregullta të zonave të lëkurës të trajtuara më parë si edhe në zona të tjera të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shikojë një plagë të dyshimtë (ose një njollë në lëkurë) dhe të ekzaminoj nyja limfatike pranë saj. Nëse dyshon se mund të keni një kancer të lëkurës, do të sugjerojë një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e thjeshtë, e cila kryhet me anestezi lokale. Mund të jetë një biopsi e një grumbulli indesh me anën e së cilës mblidhet një pjesë e vogël e lëkurës ose një biopsi me prerje, në të cilën hiqet e gjithë zona e dyshuar.

Po ashtu, ju duhet t’u nënshtroheni testimeve suplementare, si biopsisë së nyjeve limfatike, e cila tregon nëse kanceri është i përhapur.

Trajtimi

Gjatë planifikimit të trajtimit, mjeku juaj do të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë:

• Llojin dhe madhësinë e kancerit;

• Vendndodhjen; dhe

• Nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku ka mësuar se në çfarë faze ka përparuar kanceri, ai mund të vendosë për llojin e trajtimit që kërkohet në këtë rast. Shpesh trajtimi përfshin disa lloj procedura kirurgjik-ale ose radioterapi.

Llojet e trajtimit për formën jo melanomë të kancerit të lëkurës

Kirurgjia

Kur merret një biopsi, shpesh largohet tërë zona ku është shfaqur kanceri lëkurës. Në këtë rast kjo është procedura e nevojshme e trajtimit. Por në disa raste, në qoftë se kanceri i lëkurës është i madh apo i përhapur, mund të nevojitet që të hiqet një sasi e madhe e lëkurës dhe mund të duhet lëkurë tjetër për ta mbuluar zonën.

Operacioni Moh

Lythat gjenitalë

Lythat gjenital-ë janë të vegjël dhe të butë, ato shfaqen në zonën tuaj gjenitale dhe janë shkaktuar nga Virusi i Papilomë-s Humane (HPV-Human Papilloma Virus). Njihen më shumë se 100 lloje të ndryshme të HPV-ve, këto viruse shkaktojnë të gjitha llojet e lythave përfshirë edhe lythat e përbashkët që shihen nëpër duar, gishta dhe madje edhe në fytyrë. Edhe pse vetëm disa anëtarë të familjes HPV shkaktojnë lythat gjenitalë, këto viruse janë shumë të zakonshme në komunitet.

Si i merrni ju lythat gjenitalë?

Lythat gjenitalë zakonisht transmetohen seksualisht. Virusi i lythave HPV, transmetohet përmes seksit ose kontaktit shumë intim me dikë që tashmë ka lytha. Një lyth do të shfaqet në të njëjtën zonë, zakonisht brenda 3 muajve, por nganjëherë jo për vite me rradhë.

Njerëzit mund ta transmetojnë virusin më lehtë kur lythat janë të pranishëm, por edhe një virus i fjetur mund të jetë infektiv. Prandaj, parandalimi i përhapjes së lythave gjenitalë është jashtëzakonisht i vështirë. Prezervativët nuk ofrojnë 100% mbrojtjen kundër HPV-ve, pasi ata jo domosdoshmërisht mbulojnë të gjithë lëkurën e infektuar.

Diagnostikimi i lythave gjenitalë

Ju, partneri juaj ose një mjek apo mamia mund të gjeni lytha të vegjël, të butë, gjëndra të bardha në pjesën e poshtme, ose rreth penis-it apo vaginës. Mund të jetë vetëm një ose disa në një grumbull. Ata ndonjëherë mund të rriten edhe thellë brenda tek vagina dhe rektumi juaj, ku ju nuk mund t’i shihni ose t’i ndjeni. Mjeku juaj mund të marrë një pjesë të vogël të lythave për t’i testuar.

Gratë mundet gjithashtu të diagnostikojnë HPV-në kur ato bëjnë Pap Testin.

Simptomat e lythave gjenitalë

Pjesa më e madhe e njerëzve me lythat gjenitalë nuk kanë simptoma të njohura dhe mund të mos e dinë që janë të infektuar. Të tjerët mund të zhvillojnë lytha gjenitalë të dukshëm në përmasa të ndryshme.

Disa njerëz mund të përjetojnë kruarje ose dhimbje përreth zonës gjenitale. Dhimbja mund të përkeqësohet gjatë marrëdhënieve ose kontaktit. Në disa raste bashkë me seksin ka edhe gjakderdhje.

Çfarë i përkeqëson lythat gjenitalë?

  • Të qenit të lagësht.

Përdorimet

Dezinfektues i lëkurës, kryesisht në procedurat para-operative për të zvogëluar incidencë-n e infeksioneve të plagë-ve të operacioneve. Antiseptikë (dezinfektues) vaginal për trajtimin e vaginitit jospecifik dhe të shkaktuar nga Trichomonasi dhe Candida.

Kundërpërdorimet

Pacientët me djegie dhe insuficiencë të mëlcisë.

Efektet anësore

Janë raportuar shumë rrallë veprime anësore me përdorim lokal të polividon jodit. Megjithatë aplikimi lokal i tij mund të rezultojë me absorbim sinjifikant të polividon jodit. Irritim lokal, kruarje dhe djegie janë efektet kryesore të raportuara. Përdorimi i tepruar dhe i zgjatur i polividon jodit lokal ka rezultuar nganjëherë me neutropeni (ulje të neutrofileve ne gjak). Tek pacientët me djegie, janë paraqitur disa raste të acidozës së rëndë metabolike. Dëmtimi  i mëlcisë është raportuar te pacientët me djegie të mëdha. Efektet e tjera anësore të raportuara janë: dermatit (infeksion lëkure), hipotiroidizëm (shtimi i aktivitetit në gjëndra tiroide) dhe intoksikim (helmimi) me jod.

Dozimi

Do të duhej të aplikohej direkt në sipërfaqen e afektuar të lëkurës 2-3 herë/ditë ose sipas nevoje. Mund të aplikohet edhe si xhel ose vagitore (suposte vagina-le), ose i përzier me ujë të vakët si dush vaginal.

Për shpërlarje të gojës çdo 2-4 orë tretësirë të paholluar ose të holluar me ujë të vakët në proporcion 1:1.

Format farmaceutike dhe dozat

Tretësira: 0.75% jod aktiv, 1% jod aktiv, 0.1% jod aktiv për shpërlarje të gojës

Vagitore: 20 mg.

Këmba e atletit

Këmba e atletit është një infeksion fungal i lëkurës, që është gjithashtu i njohur si tinea pedis (infeksion mikotik i këmbës) dhe nuk shfaqet vetëm tek atletët. Infeksioni që shkakton këtë gjendje – Trichophyton, zhvillohet në zonat që janë të njoma dhe të ngrohta; në zonën në mes të këmbëve që është një zonë veçanërisht e ndjeshme. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë skuqje dhe kruarje edhe në pjesë të tjera të trupit, veçanërisht në ije ku infeksioni ndonjëherë është quajtur si “kruarja e nyjeve” (tinea cruris). Tinea pedis zakonisht është e ripërsëritshme, pasi infeksioni mund të qëndrojë nën gishta dhe të rishfaqet kur gjëndja është e favorshme.

Shkaqet e këmbës së atletit

Infeksioni që shkakton këmbën e atletit, mund të gjëndet në dysheme,çorape dhe rroba. Veshja e këpucëve jo të mirë ventiluara dhe të çorapeve të lagura mund të shkaktojë që këmba të fillojë të zhvillojë infeksionin. Gjithashtu kjo gjendje është shumë e papërshtatshme për pjesën më të madhe të njerëzve, pasi ajo hap plagë dhe me raste infeksioni rëndohet.

Simptomat e këmbës së atletit

  • Kruarje, thumbim dhe djegie këmbe;
  • Plasaritje lëkure, veçanërisht ndërmjet gishtave dhe ndonjëherë në këmbë. Në raste të rënda ajo mund të shkaktojë gjakderdhje;
  • Gjithashtu, në raste të rënda mund të ndodhë çarja e thembrës;
  • Flluskat.

Simptomat në shkallët e avancuara

Në shkallë të avancuara mund të ndodhin disa nga simptomat e mëposhtme:

  • Lëkurë e bardhë dhe e lagësht;
  • Erë të keqe këmbësh;
  • Trashësi dhe çngjyrosje të thonjve nëse edhe ato janë të infektuar;
  • Dhimbje në zonat e infektuara;
  • Prerjet e lëkurës për shkak të flluckave.

Infeksioni fungal i thonjve (onikomikozë) mund të ndodhë edhe pa shenja ose simptoma të këmbës së atletit.