Dehidratimi dhe moti i ngrohtë

Trupi i njeriut ka një përmbajtje të konsiderueshme uji, kështu që kur temperatura rritet, trupi mundohet që të ftohet nëpërmjet djersitjes. Në këtë rast mund të ndodhë dehidratimi, kryesisht tek fëmijët.

Çfarë është dehidratimi?

Dehidratimi është humbja e ujit dhe kripës nga trupi. Trupi ka nevojë për ujë për të mbajtur vëllimin e gjaku-t dhe për t’u siguruar që lëngjet e tjera të trupit të jenë duke funksionuar siç duhet. Përveç ujit, trupi ka nevojë për elektrocite, që janë kripëra që zakonisht janë gjetur në trup, në lëngje të tjera dhe qeliza.

Pse kemi nevojë për ujë?

Trupi i njeriut përbëhet në afërsisht 60% ujë, qelizat e trurit përmbajnë afërsisht 85% ujë. Kjo është edhe arsyeja se përse pirja e 6–8 gotave ujë ndihmon trupin që të punojë efektivisht.

Gjithashtu, humbja e lëngjeve ndodh gjatë punës së rëndë fizike, gjatë detyrave të thjeshta të kopshtarisë, ecjes ose përdorimit të biçikletës. Ne gjithashtu mund të humbim një sasi të madhe të lëngjeve në periudha të nxehta ose me lagështirë.

Bebet dhe fëmijët e vegjël ndjejnë efektin e të nxehtit shumë shpejt dhe më seriozisht sesa të rriturit. Fëmijët në makinë kanë nevojë për një mbrojtje të veçantë pasi makinat ngrohen shumë shpejt. Një makinë e parkuar, e mbyllur, mund ta marrë temperaturën shumë shpejt, edhe nëse dritaret janë pak të hapura. Nuk duhet asnjëherë që ta lini fëmijën në një parkim makinash. Në makinë, fëmija mund ta marrë shumë shpejt nxehtësinë dhe të dehidratohet, me pasoja potencialisht fatale.

Fazat e dehidratimit

Fazat e para të dehidratimit zakonisht nuk kanë shenja ose simptoma, por mund të përfshijnë tharjen e gojës dhe etjen. Simptomat e tjera të fillimit të dehidratimit mund të përfshijnë:

  • Dhimbje koke;
  • Tharje lëkure;
  • Urinim më të pakët sesa normalja;
  • Lodhje;
  • Marramendje; dhe
  • Ngërçe në krahë dhe këmbë.

Kur dehidratimi rritet, shenjat mund të përfshijnë:

  • Një etje të madhe, gojë dhe gjuhë të thatë;
  • Rrahje të shpejtë puls-i;
  • Urinë të errët, jeshile;
  • Pak ose fare urinim;
  • Sy të lodhur;
  • Lëkurë që ka humbur elasticitetin  dhe që nuk kthehet lehtë në gjendjen e saj normale;
Udhëheqës vizual: 18 Pyetje "të sikletshme" për bukurinë

[ssba_hide]

Djersitjet e natës

Mjekët e fushave të kujdesit parësor (mjekët e ambulancave, që mund të pikasin një sëmundje dhe të japin dhe ilaçe për disa syresh, si dhe më pas t’ju drejtojnë tek një specialist), shpesh dëgjojnë pacientët e tyre të ankohen për djersitje gjatë natës, si të jenë të zakonshme. Termi djersitjet e natës i referohet çfarëdo djersitjeje të tepërt, që ndodh gjatë natës.

Megjithatë, në qoftë se dhoma juaj e gjumit është jashtëzakonisht e nxehtë, ose jeni duke përdorur shumë batanije, ju mund të djersisni gjatë gjumit dhe kjo është normale. Për të dalluar djersitjet e natës që lindin nga shkaqe mjekësore, nga ato që ndodhin për shkak se mjedisi rrrethues është shumë i ngrohtë, mjekët në përgjithësi i referohen djersitjeve të vërteta të natës si valë të rënda nxehtësie, që ndodhin natën, të cilat mund t’ju qullosin rrobat e gjumit dhe çarçafët dhe që nuk janë të lidhura me një mjedis të tejnxehur.

Në një studim të 2267 pacientëve të vizituar tek një mjek i kujdesit primar, 41% prej tyre raportuan se përjetonin djersitje natën, gjatë muajit të kaluar, kështu që perceptimi i djersitjes së tepërt gjatë natës është me të drejtë i zakonshëm për të gjithë. Është e rëndësishme të theksohet se valët e nxehtësisë (një ngrohtësi dhe skuqje e fytyrës apo trung-ut) gjithashtu mund të jenë të vështira për t’u dalluar nga djersitjet e vërteta të natës.

Cilat janë shkaqet e djersitjeve të natës tek gratë, burrat dhe fëmijët?

Ka shumë shkaqe të ndryshme të djersitjeve të natës. Për të përcaktuar se çfarë është duke i shkaktuar djersitjet gjatë natës, tek një pacient i veçantë, mjeku duhet të dijë një histori të detajuar mjekësore, si dhe të urdhërojë analiza, për të vendosur nëse përgjegjësi për djersitjet e natës, është një gjendje mjekësore e fshehur, themelore.

Ndizeni radion dhe lëkunduni sipas muzikës. Me ndjesinë e vet të zhvilluar mirë tashmë, foshnja juaj mund t’ju ndjejë ju tek vallëzoni. Dhe tani që është afërsisht 28 cm e gjatë dhe peshon paksa mbi 450 gram, afërsisht sa madhësia e një mango-je, ju mund të jeni në gjendje ta shihni atë të përdridhet nën veshjen tuaj. Enët e gjakut në mushkëritë e saj po zhvillohen për t’u 2përgatitur për frymëmarrje dhe tingujt që veshët gjithnjë e më të mprehtë të foshnjës tuaj kapin po e përgatisin atë për hyrjen në botën e jashtme. Zhurmat e mëdha që bëhen familjare tashmë, si e lehura e qenit ose zhurma e makinës fshirëse me vakum, ndoshta nuk do ta shqetësojnë atë kur t’i dëgjojë ato jashtë mitrës.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re që gjunjët tuaj dhe këmbët fillojnë të ënjten pak në javët apo muajt e ardhshëm, veçanërisht në fund të ditës ose gjatë vapës së verës. Qarkullimi i ngadaltë i gjakut në këmbët tuaja, i çiftuar me ndryshime në përbërjen kimike të gjakut tuaj që mund të shkaktojnë njëfarë mbajtje të ujit, mund të japin si rezultat ënjtje, të njohur gjithashtu si edemë. Trupi juaj do të heqë qafe lëngun e tepërt pasi ju të keni lindur fëmijën tuaj, ja sepse ju do të urinoni shpesh dhe do të djersiteni shumë disa ditë pas lindjes. Ndërkohë shtrihuni në krahun tuaj të majtë ose vendosini këmbët lart atëherë kur mundeni, shtrijini këmbët kur rrini ulur dhe shmangni qëndrimin në këmbë apo ulur në një vend për periudha të gjata.

Gjithashtu përpiquni të ushtroheni fizikisht për të shtuar qarkullimin e gjakut dhe mbathni çorape mbështetëse (gjëja e parë në mëngjes) dhe këpucë të bollshme, të rehatshme. Ju mund të josheni të mos merrni lëngje për të luftuar djersitjen, por ju nevojitet të pini shumë ujë sepse të qenët të hidratuar në të vërtetë ndihmon të parandalohet mbajtja e lëngjeve.

Djersitja: Djersitja e tepërt është quajtur hiperhidrozë

Djersitja është një proces normal që mban temperaturën e trupit konstant-e dhe ruan hidratimin e lëkurës. Hidratimi  i lëkurës në duar është i nevojshëm.

Rreth 1 % e njerëzve vuajnë nga djersitja e tepërt. Kjo është e njohur si hiperhidrozë dhe mund të jetë shumë stresuese. Pëllëmba e duarve, tabani i këmbës ose sqetulla janë zonat më të prekura, por në një numër të vogël njerëzish, hiperhidroza ndodh në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Njerëzit me hiperhidrozën e pëllëmbës, kanë shpesh grip ose të ftohur dhe duar të djersitura. Hiperhidroza e shputës së këmbës lë shenja në këpucë dhe në veshje. Gjithashtu djersitja është shpesh me aromë. Vuajtësit, shpesh janë të stresuar dhe të zënë ngushtë nga kjo gjendje.

Trajtimi

Trajtimi me ilaçe ose aplikimi i një substance me bazë alumini në lëkurë mund të ndihmojë, por është e papërshtatshme, e pakëndshme dhe e përkohshme. Ilaçet mund të shkaktojnë tharjen e gojës dhe alumini shkakton shpesh dhimbje dhe irritim të lëkurës.

Ekspert-ët tashmë rekomandojnë që pacientët me hiperhidrozë të rëndë, duhet të konsiderojnë si kirurgji-në ashtu edhe injeksion-in e toksinave (toksinë) botulinum.

Gjëndrat e djersës stimul-ohen nga nerva speciale të sistemit simpatetik. Nervat simpatetike të krahut vijnë nga palca kurrizore. Nervat mund të priten duke ndikuar në reduktimin e masës së madhe të djersitjes në pëllëmbën e duarve.

Ky trajtim nuk është shumë efektiv për djersitjen e tepërt në sqetull. Prerja e nervave simpatetik të këmbëve, nuk është e rekomandueshme, pasi pothuajse gjithmonë mund të ndikojë në funksionin seksual.

Botoksi është një helm i prodhuar nga një bakter i quajtur Clostridium botulinum. Është një ndër substancat më të njohura helmuese. Botoksi ka efektin e bllokimit të nervave të impulsit. Kjo mund të shkaktojë dobësimin e muskujve ose paralizë dhe në rastin e hiperhidrozës, të ndalojë nervat simpatetike që të stimulojnë gjëndrat e djersës.

Dehidratimi është humbje e tepruar e lëngjeve të trupit. Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar lëngjesh, për të ruajtur të gjitha sistemet fiziologji-ke të tij, me minimumin që konsiderohet që të jetë 4 gota lëng në ditë (shuma ideale është konsideruar të jetë 8 gota). Megjithatë, kërkesat themelore do të ndryshojnë me moshën dhe me sasinë e aktivitetit. Njerëzit shumë aktivë mund të kenë nevojë të kalojnë 2 deri në 3 herë kufirin normal.

Nëse humbni më shumë lëngje sesa zëvendësoni, rezultati është dehidratimi. Normalisht, mungesa e lëngjeve sinjalizohet nga etja dhe përmirësohet me pirjen. Nëse humbja e lëngjeve nuk zëvendësohet brenda pak ditëve, fillon dehidratimi i rëndë, dhe mund të çojë në ndryshime në kiminë e trupit, dështimin e veshkave dhe madje edhe në probleme fatale. Kjo formë e rëndë e dehidratimit është konsideruar si një urgjencë mjekësore.

Ekzistojnë gjithashtu një sërë gjendjesh, lloje kirurgjish dhe ilaçesh që mund të shkaktojnë dehidratimin.

Simptomat e dehidratimit

  • Etje të butë në të rëndë;
  • Ulje të menjëhershme në peshë;
  • Buzë dhe gojë të thatë;
  • Një ulje në sasinë e urinës dhe përqendrimin e saj (ajo do të shfaqet më e errët se normalisht);
  • Një frymëmarrje e shpejtë dhe një rrahje zemre më e shpeshtë sesa normalja;
  • Dobësi ose një dhimbje e lehtë koke (veçanërisht gjatë qëndrimit);
  • Lëkurë e thatë me humbje të elasticitetit të lëkurës;
  • Sy të lodhur.

Komplikacionet e dehidratimit

  • Dëmtimi i veshkave; dhe
  • Shok.

Çfarë e shkakton dehidratimin?

  • Djersitja e madhe;
  • Atak i rëndë nga të nxehtit;
  • Diarre-ja ose të vjellat;
  • Komplikacion-et e diabet-it;
  • Ilaçe të caktuara;
  • Komplikacionet nga disa lloje kirurgji-sh.

Çfarë mund të bëni?

  • Pini sa më shumë lëngje, shmangni alkool-in dhe kafeinë-n;
  • Merrni kripëra orale rihidratimi;
  • Konsultohuni menjëherë me doktorin nëse foshnja ose fëmija është dehidratuar, ose nëse ka vjellje të shumta dhe të pakontrollueshme;
  • Shkoni tek dhomat e emergjencës së spitalit nëse ekzistojnë shenja të shokut;
  • Vazhdoni marrjen e ushqimeve, nëse është e mundur, por mos përfshini fruta të pasura me fibra dhe zarzavate.