Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
Diabeti dhe ditët e sëmundjes

Kur ju nuk jeni mirë, ju keni nevojë që të merrni një kujdesje shtesë. Trupi i një personi me diabet, kur ai është i sëmurë, rrit prodhimin e hormoneve të stresit, çka bën që niveli i glukozë-s në gjak të rritet.

Kujdesuni që të keni një listë kontakti të telefonave të mjekut tuaj, spitalit ose ambulancës. Nëse është e mundur, një mik ose një i afërt është mirë që të vijë vazhdimisht për t’ju parë.

Marrja e insulinës kur je sëmurë

Kur ju jeni sëmurë, vazhdoni të merrni dozën tuaj normale të insulinës. Asnjëherë mos ndaloni të merrni ose të reduktoni dozën e insulinës.

Ndonjëherë kur jeni sëmurë ju mund të keni nevojë për më shumë insulinë ose për një dozë shtesë të insulinës. Kontaktoni me doktorin tuaj nëse sëmundja juaj zgjat për më shumë se një ditë ose nëse ju villni më shumë se 3 herë në ditë, diskutojeni me mjekun pasi ka mundësi që nevojat për insulinë mund të ndryshojnë.

Të ngrënit kur je sëmurë

Hani në varësi të asaj sesi ju ndiheni dhe se çfarë ushqimesh ju mund ti toleroni organizmit tuaj. Nëse ju nuk mund të hani ushqimet tuaja të zakonshme, hani pak porcione në intervale të rregullta kohore, p.sh. hani tost, oriz të zier, supë ose akullore.

Nëse ju nuk mund të hani ushqim, merrni lëngje.

Përfshini lëngje me karbohidrate (siç janë lëngjet e frutave ose limonadat) nëse glukoza juaj në gjak është poshtë 15 mmol/l ose lëngje pa sheqer (si ujë me soda ose limonadë dietike) nëse niveli i glukozës në gjak është mbi 15 mmol/l.

Dehidratimi kur je sëmurë

Niveli i lartë i glukozës në gjak, të vjellat dhe diarre-ja, të gjitha të çojnë në dehidratim. Ju do të keni nevojë që të pini shumë, por është e rëndësishme se çfarë ju pini, bazuar në nivelin tuaj të glukozës në gjak.

Nëse niveli juaj i glukozës në gjak është më shumë se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini lëngje pa sheqer siç është uji, lëngje të pastra, çajra ose limonadë dietike.

Nëse niveli juaj i sheqerit në gjak është më pak se 15 mmol/l, atëherë ju duhet të pini pije me sheqer, siç janë limonatat e zakonshme ose lëng molle.

Të ushtruarit kur je sëmurë

Ambroxol hydrochloride 15 mg /5ml dhe 30 mg/5ml

Çfarë është Aprinol dhe për çfarë përdoret

Aprinol shururp është një agjent mykolitik që përdoret për sëmundjet e traktit respirator.

Aprinol shurup përdoret në trajtimin e sëmundjeve të mushkërive dhe bronkeve të shoqëruara me sekrecione viskoze. Aprinol bën mukus-in me pak viskoz si rrjedhojë thjeshton sekretim-in.

Kur nuk duhet të perdorni Aprinol

Nese pacienti është alergji-k ndaj përbërësit aktiv të Aprinol (ambroxol hydrochloride) ose ndaj përbërësve të tjerë të Aprinol.

Kur duhet të tregoni kujdes ndërkohë që përdorni Aprinol

Nëse pacienti ka shfaqur reagim alergjike të rëndë të lëkurës (p.sh. sindromën e Steve-Johnson dhe Lyell Morbus).

Për këtë arsye, nëse shfaqen lezion-e të lëkurës ose të mukozës, Aprinol duhet të ndërpritet.

Fëmijët

Për fëmijët nën dy vjeç, Aprinol duhet të përdoret vetëm nën mbikqyrjen e mjekut.

Përdorimi me medikamente të tjerë

Asnjë medikament që përdoret për zbutjen e kollës (antitusivë) nuk duhet të përdoret njëkohësisht me Aprinol.

Shtatzënia dhe laktacioni

Aprinol nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe laktacion-it.

Perdorimi i makinave dhe makinerive

Nuk ka efekte mbi përdorimin e makinës apo të makinerive.

Informacione rreth përbërësve të Aprinol

Aprinol përmban sorbitol. Nëse ju është konstatuar mbi ndjeshmëri ndaj disa sheqernave, duhet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit.

Përdorimi dhe doza

Aprinol shurup duhet të merret nga goja, para vaktit. Mos merrni Aprinol direkt para se të flini.

Aprinol shurup 15mg/5ml

Fëmijët deri në 2 vjeç: 15 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza  2.5 ml shurup (gjysmë luge çaji) 2 herë në ditë.

Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç: 22.5 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza 2.5 ml shurup (gjysmë luge çaji) 3 herë në ditë.

Fëmijët nga 5 deri 12 vjeç: 30-45 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza 5 ml shurup (një lugë çaji) 2-3 herë në ditë.

Aprinol shurup 30mg/5ml

Fëmijët mbi 12 vjeç  dhe të rriturit: 60-120 mg ambroxol hydrochloride i ndarë në doza 5-10 ml (një deri në dy lugë çaji) 2 herë në ditë.

Kur mjeku ju jep një recetë, është marrë një vendim i kujdesshëm për të zgjedhur ilaçin e duhur për ju. Marrja në mënyrë korrekte e ilaçit të dhënë përfshin gjithashtu edhe marrjen e ilaçit në dozën e duhur, në rrugën që duhet dhe në kohën e duhur. Ju keni qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes duke iu përgjigjur pyetjeve të mjekut që ky i fundit të ketë një histori të plotë të sëmundjes.

Si pjesë e këtij procesi ju i keni treguar mjekut tuaj për çdo reaksion të mëparshëm alergji-k ndaj ilaçeve që ju keni kaluar. Ju i keni treguar mjekut tuaj për çdo lloj ilaçesh që ndoshta po merrni ndërkohë (duke mbajtur mend që vitaminat, mineralet, plotësuesit barna apo ushqimore dhe ilaçet e marra pa recetë duhen marrë të gjitha në konsideratë).

Ju nevojitet t’i tregoni mjekut tuaj për çdo lloj problemi shëndetësor kronik që mund të keni dhe nëse jeni shtatzënë apo po ushqeni foshnjën me gji.

Pasi të largoheni nga mjeku juaj janë disa përgjegjësi të cilat duhet t’i merrni mbi vete.

Të kuptoni përgjegjësitë tuaja

Ju duhet të dini ta administroni ilaçin që do të merrni në mënyrën e përshtatshme dhe se si të respektoni grafikun dhe dozën. Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për çfarëdo lloj efektesh anësore të identifikuara për këtë ilaç në mënyrë që ta dini çfarë prisni. Gjithmonë pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj për efektet anësore.

Është e rëndësishme që ju nevojitet të jeni në dijeni të shenjave apo simptomave që mund të tregojnë nevojën për të kontaktuar mjekun tuaj lidhur me ndonjë problemi të mundshëm nga ky ilaç. Për fat të keq, shpesh njerëzit largohen nga kabinet-i i mjekut pa e kuptuar trajtimin që do të fillojnë dhe kjo shpesh do të thotë që ata nuk janë në gjendje që të respektojnë këshillën e mjekut.

Gjërat që nuk duhet të bëni

Mos e ndaloni marrjen e ilaçit para se ai të ketë mundësinë të funksionojë si duhet, edhe në qoftë se mendoni se nuk po funksionon apo keni filluar të ndjeheni më mirë. Në qoftë se përjetoni efekte anësore të pakëndshme kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Paracetamoli për fëmijët

Paracetamoli është një nga ilaçet më shumë të përdorshme, kryesisht për sëmundjet që prekin shumë fëmijë. Por shpesh nuk përdoret në doza korrekte, që e bëjnë atë më pak efektiv dhe/ose të rrezikshëm.

Përdorimet më kryesore të paracetamolit janë lehtësimi i dhimbjeve dhe reduktimi i etheve. Në rastet e temperaturës nuk është gjë e keqe, sepse mund të ndihmojë imunitet-in e trupit. Kjo shpesh ndodh në rastin kur fëmijët mund të sjellin netë të shqetësuara për prindërit dhe vëllezërit e motrat.

Siguria se doza është korrekte

Doza korrekte e paracetamolit për fëmijët nuk është në varësi të moshës, por të peshës. Doza e zakonshme është 15 mg për kilogram peshë. Me fjalë të tjera, nëse bebja peshon 10 kg duhet të marrë 150 mg. Kjo dozë mund të merret një herë në çdo 4 orë, deri në 4 herë në ditë, nëse duhet. Doza nuk duhet rritur, me përjashtim të rasteve kur e këshillon mjeku. Asnjë fëmijë nuk duhet të marrë më shumë se 90mg për kilogram në total në ditë.

Shumë fëmijë e marrin paracetamolin në formë shurupi dhe është e rëndësishme të kontrollohet forca e ilaçit, sepse varion sipas prodhimit. Problemet mund të vijnë sepse ka konfuzion për mënyrën sesi matet. Mos harroni se “mg” është masë për peshën dhe “ml” është masë për volumet e lëngjeve. Kështu që nëse kapaciteti i një shisheje shurupi paracetamoli është 100 mg/ml atëhere një fëmijë 10 kg ka nevojë për 1.5 ml.

Nëse përdoret në mënyrë të përshtatshme, paracetamoli është një ilaç i dobishëm për të bërë fëmijët të ndihen më mirë kur ata kanë sëmundje dhe dhimbje të vogla. Të kuptuarit dhe kontrolli i dozave korrekte është i një rëndësie jetike për fëmijët, nëse prindërit e përdorin atë në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Përdorimet

Infeksionet HIV (human immunodeficiency virus), në kombinim me inhibuesit e transkriptazës reverse të nukleotid-eve.

Kundërpërdorimet

Dëmtim i rëndë i mëlçisë, laktacion.

Efektet anësore

Diarre, ulçerë bukale dhe të mukozës, ndjenjë e pakëndshme abdominale (barku), ndjenjë të vjelle, vjellje; dhimbje koke, nuropati periferike, parestezi, marrje mendsh, dhimbje e muskujve dhe kockave, asteni, ethe, prurit (kruarje), ekzantemë (skuqje) dhe erupcione (çarje) të tjera të lëkurës, sindroma Stevens-Johnson (rrallë). Efektet tjera të rralla anësore përfshijnë trombocitopeni dhe çrregullimet tjera gjaku, konvulsion-et, dëmtime të mëlçisë, pankreatiti (inflamacion i pankreas-it) dhe nefrolitiazë. Janë paraqitur raporte të enzimave të rritura dhe neutropeni-së kur përdoret në terapi të kombinuar, lipodistrofi (shkatërrim i qelizave dhjamore) dhe efekte metabolike.

Forma farmaceutike dhe doza

Kapsula: 200 mg.

Përdorimet

Infeksionet HIV (human immunodeficiency virus) të progreduara ose të avancuara në kombinim me më së paku dy barna tjera anti-retro-virale.

Kundërpërdorimet

Laktacion (periudha me qumësht gjiri).

Efektet anësore

Ekzantemë duke përfshirë sindroma Stevens-Johnson dhe rrallë nekrolizë (shkatërrim) toksik-e epidermale; është raportuar hepatit dhe verdhëz; ndjesi të vjelle, vjellje, dhimbje abdominale (barku), diarre, dhimbje koke, përgjumje, plogështi, ethe, mialgji (dhimbje muskulare). Janë raportuar gjithashtu reaksione hipersensibilitet-i (duke përfshirë anafilaksi, angioedemë, urtikarie), eozinofili (ulje të eozinofileve), leukopeni (ulje të leukocite-ve), disfunksion i veshkave.

Dozimi

Në 14 ditët e para të jepen nga 200 mg në ditë dhe pastaj (nëse nuk paraqitet ekzantemë) nga 200 mg dy herë në ditë.

Tek fëmijët prej 2 muajsh-8 vjeç, të jepen 4mg/kg në ditë, gjatë 14 ditëve dhe pastaj (nëse nuk paraqitet ekzantemë) 7mg/kg dy herë në ditë (maksimalisht 400 mg në ditë); 8-16 vjeç të jepen 4mg/kg gjatë 14 ditëve dhe pastaj (nëse nuk paraqitet ekzantemë) 4mg/kg dy herë në ditë (maksimalisht 400 mg në ditë).

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta: 200 mg.

Përdorimet

Ndihmës në trajtimin e pulmonozës pulmonar-e (brenda mushkërisë) apo ekstra-pulmonare (jashtë mushkërisë).

Kundërpërdorimet

Nuk jepet tek pacientët me mbi ndjeshmëri në bar, tek pacientët me kriza të vetëdijes, depresion, psikozë, insuficiencë renale (insuficienca renale), konsumim i madh i alkool-it.

Efektet anësore

Somnolencë (përgjumje), dhimbje koke, kriza të  vetëdijes, tremor (dridhje), vertigo (humbje të ekuilibrit), konfuzion, humbje të memories, tentime të mundshme vetëvrasjeje, psikozë, parestezi, parezë, komë, reaksione të mbindjeshmërisë (dermatit alergji-k).

Dozimi

Të rriturit: në fillim, 250 mg P.O (nga goja) në 12 orë, 2 javë, pastaj nëse koncentrimi në gjak nuk tejkalon 25-30 mcg/ml dhe nuk  është  shfaqur toksicitet, doza rritet në 250mg në 8 orë për 2 javë. Nëse koncentrimi në gjak vazhdon të jetë optimal dhe nuk shfaqet toksiciteti doza mund të rritet në 250 mg në 6 orë. Doza maksimale është 1 g në ditë. Nëse paraqitet toksiciteti në SNQ (sistemi nervor qendror) trajtimi ndërpritet një javë dhe pastaj vazhdohet me 250 mg në ditë për 2 javë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 250 mg.

Përdorimet

Infeksionet me mikro-organizma penicilinë sensitiv: antraks, endokard (shtresa e brendshme e zemrës), perikardit (inflamacion i shtresës së jashtme të zemrës), erizipella, gonorre, meningjit pneumokoksik dhe meningokoksitë, otit media (veshi i mesëm), pneumoni (infeksion i mushkërive), septikemi (sepsis), sifilis, tonszilit, amputim (prerja) i ekstremitet-eve, Lyme Morbus, profilaksi në kirurgji.

KundërPërdorimet

Shih benzilpenicilin.

Efektet anësore

Shih benzil-penicilin.

Dozimi

Të rriturit 1.6-4 M I.U (unite) në ditë. Fëmijët deri 7 vjeç 400.000 I.U. në ditë; fëmijët mbi 7 vjeç 800.000 I.U.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 0.4 M I.U (0.1 M benzilpenicilin+0.3 M prokainpenicilina),

0.8 M I.U. (0.2 M benzilpenicilin+0.6 M prokainpenicilina).

Përdorimet

Sëmundjet e syrit: Për mjekimin lokal të infeksioneve nga herpes simplex.

Antiviralët: Trajtim dhe profilaksi e herpesit rekurent të lëkurës dhe mukozave (HSV-1 dhe HSV-2); herpes simplex encealit; herpes zoster; herpesi gjenital.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e syrit: Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit.

Efektet anësore

Sëmundjet e syrit: Djegie të lehta dhe kalimtare, menjëherë pas përdorimit të pomadës, blefarit (infeksion i qerpikëve), konjuktivit (infeksion i konjuktivë-s së syrit).

Antiviralët: Inflamacion lokal në vendin e injektim-it; letargji; marrje mendsh; ndjesi të vjelle; tremor (dridhje); halucinacion; çrregullim në funksionin e mëlçisë dhe veshkave.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Sëmundjet e syrit: 5 herë në ditë, çdo 4 orë, në sasi të vogla, brenda pjesës së poshtme të qeskës konjuktivale (kapakëve) duke mos e përdorur natën, të paktën tri ditë.

Antiviralët:

  • Herpes simplex: Oral-isht (nga goja), 200 mg 5 herë në ditë; fëmijët nën 2 vjeç ½ e dozës së të rriturit; në parandalimin e rekurrencës (përsëritjes) 200 mg 4 herë në ditë; mundësisht të  rregullohet në 200 mg  2-3 herë në ditë, 6-12 muaj pa ndërprerje;
  • Herpes zoster: 800 mg 5 herë në ditë (7 ditë); fëmijët nën 2 vjeç, 20 mg/kg  4 herë në ditë; 2-5 vjeç, 400 mg 4 herë në ditë.

Me injeksion intravenoz (I.V):

  • Herpes simplex, zoster, herpesi gjenital fillestar, 5 mg/kg çdo 8 orë (5 ditë).
  • Herpes simplex, encefalit 10 mg/kg, çdo 8 orë (10 ditë).

Te fëmijët: Deri 12 vjeç, 250 mg/m2, çdo 8 orë (5 ditë); në herpes simplex encefalit, 500 mg/m2, (10 ditë);

Me rrugë lokale në lëkurë 4 herë në ditë (5 ditë); në sy, 5 herë në ditë (3 ditë).

Format farmaceutike dhe dozat

Sëmundjet e syrit: 

Pomadë për sy: 3.5%;

Pomadë për lëkurë: 5%.