Shtatzënia me "risk të lartë"

Shtatzënia është emocionuese, por ndonjëherë edhe shqetësuese. Çfarë ndodh në qoftë se keni ndonjë problem? Pasja e disa problemeve specifike me shëndetin mund t’ju fusë juve në kategorinë e një “shtatzënie me risk të lartë”. Është një etiketë alarmante. Por kjo nuk do të thotë që ndonjë gjë nuk do të shkojë mirë. Shumica e grave me shtatzëni me risk të lartë ia dalin mbanë. Ato lindin një foshnjë të shëndetshme dhe mbeten edhe vetë të shëndetshme.

Në qoftë se ju keni një shtatzëni me risk të lartë vetëm nevojitet që të punoni me ekipin tuaj mjekësor për të ulur mundësitë që të keni probleme. Gjithashtu, ju mund të doni të vizitoheni tek një specialist për shtatzënitë me risk të lartë ose për mjekësinë e nënës dhe fetus-it.

Realizoni një shtatzëni mundësisht sa më të shëndetshme

Filloni duke  mësuar se çfarë do t’i shtojë shanset tuaja për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe në kohën e duhur.

  • Realizoni takimet me mjekun apo maminë tuaj dhe flisni me ta për riskun.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe mos pini alkool.
  • Qëndroni në peshën që ju sugjeron mjeku apo mamia juaj.
  • Merrni vitaminat e paralindjes për t’u siguruar që merrni mjaftueshëm acid folik, hekur dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm.
  • Mos pini duhan dhe mos rrini në mjedise me tym duhani. Në qoftë se nuk keni mundur ta lini duhanin, kërkoni ndihmë nga mjeku apo mamia juaj. Sa më parë ta lini duhanin, aq më e shëndetshme do të jetë kjo gjë për ju dhe foshnjën tuaj. Megjithatë lënia në çdo kohë e duhanit ka efekte pozitive.
  • Merrni ilaçe pa recetë vetëm pasi t’ua lejojë mjeku apo mamia juaj.
  • Në qoftë se pini alkool apo përdorni drogë, bisedoni me mjekun ose maminë tuaj. Ju mund të keni besim tek ata dhe ata e dinë se ku të kërkojnë ndihmë në mënyrë specifike për gratë shtatzënë. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do të jetë për ju dhe foshnjën.
  • Punoni me mjekun tuaj për të menaxhuar problemet si diabet-i, depresioni, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë infeksion.
Si të mbeteni shtatzënë shpejt?

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).

Artritet dhe stresi

Stresi është përgjigje e trupit ndaj presionit dhe është pjesë e jetës së përditshme. Njerëzit me artrit janë veçanërisht pre e stresit, sepse kjo vjen për shkak të kushteve të tyre të imponuara.

Shumë nga format e artriteve janë kronike, që do të thotë se ato mund të zgjasin tërë jetën. Dhimbja e përditshme, shoqëruar me detyrat e përditshme si p.sh. ngritja çdo mëngjes nga shtrati, veshja dhe e ecura mund të çojnë në rritje të stresit dhe mërzitje. Nëse keni artrit ju duhet që të mësoheni të luftoni stresin duke e ditur se do jeni më shumë të varur nga familja dhe miqtë, do kufizoni stilin e jetesës dhe punën, reduktoni nivelet e energjisë ose do keni imazh të dobët të trupit. Të tëra këto gjëra çojnë në stres, ankth, mërzi, frustrim dhe depresion.

Stresi dhe trupi

Kur keni stres trupi juaj çliron kimikate në gjak, që shkakton një numër ndryshimesh fizike përfshirë rritjen e ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes, rritjen e presionit të gjaku-t dhe rritjen e tensionit të muskujve. Në kushte normale kjo mund të jetë një gjë e mirë; p.sh. i jep trupit një forcë dhe energji shtesë për të përballuar çdo gjendje emergjence. Megjithatë, nëse stresi nuk përballohet në mënyrë pozitive, mund të ndikojë negativisht dhe të ketë efekt të kundërt në trupin tuaj, shtimin e dhimbjeve, sjelljen e simptomave si p.sh. shqetësime dhe dhimbje koke si dhe duke kontribuar edhe në depresion.

Përballja me dhimbjen

Menaxhimi i dhimbjes që shoqëron artritet është një faktor i rëndësishëm në kontrollin e stresit dhe mirëmbajtjen e cilësisë së mirë të jetës. Njerëzit me artrit duhet ta kenë të qartë se ata kanë një plan bashkëkohor të menaxhimit të dhimbjes, përfshirë edhe kombinimin e ilaçeve, pushimin dhe qetësinë, terapinë fizike dhe ushtrimet e lehta.

Ndihma nga profesionistët e shëndetit

Përdorimi i drogës mund të lidhet me spermën jonormale

Droga mund të dëmtojë pjellorinë e burrave, sugjeron një studim i kohëve të fundit.

Përdorimi i marijuanës mund ndikojë mbi madhësinë dhe formën e spermës së një djali të ri e ndoshta të dëmtojë pjellorinë e tij.

“Të dhënat tona sugjerojnë që përdoruesit e kanabisit mund të këshillohen të ndalojnë përdorimin e kësaj droge në qoftë se po planifikojnë të krijojnë familje”, thotë në një komunikatë për shtyp Dr. Allan Pacey, pedagog në Universitetin e Sheffield-it, Angli.

“Njohja nga ana jonë e faktorëve që ndikojnë mbi madhësinë dhe formën e spermës është shumë e kufizuar, në qoftë se e ballafaqojmë me diagnostikimin e një sperme të dobët (për sa i përket madhësisë dhe formës), por njerëzit përpiqen të identifikojnë çdo faktor në mënyrën e tyre të jetesës që mund ta shkaktojë këtë”.

Studimi, i botuar më 5 qershor në revistën Human Reproduction, nuk provon që përdorimi i drogave e dëmton pjellorinë mashkullore, ai vetëm sugjeron se ka një lidhje midis tyre.

Studimi përfshiu rreth 2 000 burra që u vizituan në 14 klinika të specializuara për pjellorinë mashkullore dhe iu përgjigjën pyetjeve për historinë e tyre mjekësore dhe mënyrën e tyre të jetesës.

Nga ky grup, 318 vetë kishin një spermë që konsiderohet jo normale. Më pak se 4% e spermës së tyre kishte madhësinë dhe formën e duhur. Informacioni i mbledhur mbi këta burra u krahasua me të dhënat e marra nga pjesa tjetër prej 1 652 burrash të cilët kishin një spermë që konsiderohet normale.

Studiuesit shqyrtuan se si një lloj mënyre jetese ndikonte në madhësinë dhe formën e spermës së burrave dhe gjetën shumë pak “rreziqe të identifikueshme”.

Megjithëse cigaret dhe alkool-i kishin pak efekt, studimet zbuluan se madhësia dhe forma e spermës ndikohej negativisht në qoftë se burrat ishin më të rinj se 30 vjeç dhe kishin tymosur marijuanë brenda tre muajsh.

Kampionet e spermës së prodhuar gjatë verës gjithashtu kishin dy herë më shumë të ngjarë të konsideroheshin “jonormale”.

Pesha e ulët është madje edhe më vdekjeprurëse se sa mbipesha

Njerëzit që janë nën peshë në aspektin klinik përballen me një rrezik madje edhe më të madh nga ai me të cilin përballen personat e dhjamosur, tregojnë studimet.

Krahasuar me njerëzit me peshë normale ata që janë tepër të hollë kane një rrezik dy herë më të madh të vdesin, arritën në përfundim studiuesit pasi shqyrtuam më shumë se 50 studime të mëparshme.

Obezitet-i ka zënë vendin qendror për shëndetin e publikut por “ne kemi një detyrim të sigurojmë që të shmangim krijimin e një epidemi-e të personave të rritur e nën peshë,” thotë drejtuesi i studimit Dr. Joel Ray, studiues në spitalin St. Michael në Toronto.

Konkluzionet u publikuan në numrin e 28 marsit të Revistës së Epidemiologji-së dhe Shëndetit Publik (Journal of Epidemiology and Public Health).

Studimet përfshinin analizën për pesë vjet ose më shumë të personave nën studim dhe u fokusuan në lidhjet e indeksit të masës trupore, një indikator i peshës së shëndetshme dhe rastet fatale për çdo rast.

Ekipi i Dr. Ray studioi gjithashtu se si nivelet e vdekjes lidheshin me modelet e peshës midis të porsalindurve (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe të abort-uarve.

Pacientët nën peshë të gjithë moshave (ata me indeks të masës trupore 18.5 apo më poshtë) u gjet se përballeshin me një rrezik 1.8 herë më të madh për vdekjen sesa pacientët me një indeks të masës trupore normale (midis 18.5 dhe 25.9).

Në ndryshim me këta, pacientët obez-ë (ata me një indeks të masës trupore midis 30 dhe 34 .9) përballojnë një risk 1.2 herë më të madh për vdekjen se sa pacientë me përmasa normale. Pacientë shumë të dhjamur, ata me një indeks të masës trupore 35 apo më shumë, përballeshin me një risk 1.3 herë më të lartë.

Ray thotë se është e rëndësishme të mbahet një përmasë e shëndetshme e trupit ndërsa përpiqemi të përballojmë epideminë e obezitetit.

Kanceri gojës

Kanceri përkufizohet si rritja e pakontrolluar e qelizave, të cilat pushtojnë dhe dëmtojnë materialin rreth tyre. Kanceri oral shfaqet si një pjesë shtesë në gojë, dhimbja e së cilës nuk largohet. Kanceri i gojës, i cili përfshin atë të buzëve, gjuhës, faqeve, pjesë poshtë gjuhës dhe qiellzës (qiellza), mund të rrezikojë dhe jetën nëse nuk kapet herët dhe kurohet.

Cilat janë simptomat e kancerit?

Simptomat më të rëndomta të kancerit përfshijnë:

  • Fryrje të pjesës së brendshme të gojës, gunga, masa të fryra në gojë dhe tek mishrat e dhëmbëve, pjesë të ngrëna të buzëve, mishit të dhëmbëve apo pjesëve të tjera të buzëve;
  • Shfaqjen e pllakëzave të bardha ose të kuqe, ose të bardha në të kuqe tek mishrat e dhëmbëve;
  • Gjakosje e pashpjegueshme e gojës;
  • Mpirje e pashpjegueshme, humbje e ndjeshmërisë ose dhimbje në çdo pjesë të fytyrës, gojës, faqeve, qafës apo veshëve. Pjesë që dhembin në fytyrë, qafë ose gojë të cilat rrjedhin gjak lehtësisht dhe nuk shërohen për më pak se dy javë;
  • Një ndjesi e dhimbshme sikur diçka ka ngelur në pjesën e  pasme të fytit;
  • Vështirësi në përtypje, në gëlltitje, në të folur ose në të lëvizurin e nofullave dhe gjuhës;
  • Ashpërsi në gojë, fyt të gërvishtur, ose ndryshim i zërit (veçanërisht  të folur të ngatërruar, të shpejtë);
  • Dhimbje veshi;
  • Ndryshim në mënyrën e bashkimit të dhëmbëve;
  • Rënie drastike në peshë;
  • Një masë pa formë që shfaqet në qafë;
  • Nëse vini re ndonjë nga këto ndryshime, kontaktoni menjëherë me një doktor për të bërë kontrolle.

Kush preket nga kanceri oral?

  • Duhanpirësit. Ata që pinë cigare, puro apo duhan me llullë kanë 6 herë më shumë mundësi që të preken nga kanceri i gojës.
  • Përdoruesit e duhanit jo të djegshëm. Ata që përtypin duhan rrisin rrezikun e kancerit të gojës apo kaviteteve.
  • Konsumi i tepruar i alkool-it.  Kanceri oral është rreth 6 herë më i pranishëm tek përdoruesit e alkoolit sesa tek jo përdoruesit. Edhe pse nuk krahasohet me duhanin si shkaktar i kanceri oral, kombinimi i të dyjave, përbën rrezik më të lartë për shfaqjen e kancerit oral, sesa secili faktor më vete.
Kanabis dhe ngarja e makinës

Kanabisi është një drogë qetësuese që mund të ketë edhe disa efekte në krijimin e halucinacion-eve.

Efektet qetësuese ngadalësojnë veprimtarinë e sistemit nervor qendror, duke përfshirë trurin. Efektet e halucinacioneve mund të shtrembërojnë perceptimin e botës, duke i bërë njerëzit të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë.

Përdorimi i kanabis i vë shoferët në një rrezik të ngjashëm me atë të një shoferi me një përqendrim të alkool-it në gjak (PAG) mbi 0.05 (Të arrish i gjallë 2009).

Efektet e kanabisit mund të jenë të ndryshme për çdo person. Ata mund të ndikohen nga:

• Sa është përdorur. Sasi më të mëdha mund të prodhojnë efekte të ndryshme;
• Sa THC (delta-9 tetrahydrocannabinol) përmban ai;
• Si është përdorur. P.sh. kur kanabisi tymoset, efektet përjetohen shumë shpejt dhe mund të zgjatin deri në 5 orë. Kur kanabis është i ngrënshëm, fillimi i efekteve mund të shtyhet me rreth 60-90 minuta dhe mund të zgjasë deri në 24 orë.
• Mendja dhe trupi i personit që e përdor atë. Gjendja mendore dhe emocionale mund të ndryshojë efektet e drogës.
Këta faktorë e bëjnë të vështirë për tu parashikuar saktësisht, në cilën mënyrë, dhe për sa kohë, kanabisi do të ndikojë në aftësinë e ngarjes së makinës.

Si një udhëzues i përgjithshëm, kanabis mund të shkaktojë:

• Koordinim të reduktuar;
• Ngadalësim në kohën e reagim-it;
• Përpunim të ngadalshëm të informacionit;
• Konfuzion;
• Ndryshime në shikim, dëgjim, në kohë dhe në perceptimin në hapësirë​​.

Efektet e “turbullimit” mund të zgjatin për disa orë dhe mund të ndikojnë edhe në aftësinë e ngarjes së makinës.

Një person i cili është përdorues i kanabis mund të mendojë se, nëqoftëse bën kujdes, do të jetë në gjendje për të ngarë makinën pa rreziqe. Megjithatë, kanabis mund të ketë ndikuar në pikëpamjen, përvojën, realitetin dhe gjykimin e tij. Veprimet e tij dhe përgjigjet mund të jenë krejt të ndryshme në raport me atë që është e nevojshme, por ai nuk është i vetëdijshëm të kuptojë se në ç’masë i janë prekur aftësitë në ngarjen e makinës.

Stresi: Si ndikon në astmën tuaj

Shumë prej nesh përjetojnë stres në një periudhë të jetës, por për njerëzit me astmë, stresi dhe ankth-i mund të jenë një nga shkaktarët kryesor për atak. Të paturit e një sëmundjeje kronike siç është astma, mund të krijojë stres nëpërmjet një kombinimi të presioneve të vazhdueshme mjekësore, emocionale dhe fizike. Ballafaqimi me nivelin e stresit tuaj, ose të fëmijës suaj me astmë, është një hap i mirë drejt kontrollimit dhe parandalimit të simptomave të astmës, sikundër edhe të shijuarit të jetës.

A mundet stresi të shkaktojë atakun e astmës time?

Stresi dhe emocioni mund të shkaktojnë përkeqësimin e simptomave të astmës në disa njerëz, p.sh. të qarit apo qeshja mund të rrisin normën dhe thellësinë e frymëmarrjes, në mënyrë të ngjashme si edhe ushtrimet. Kimikatet që janë lëshuar nga trupi, gjatë kohës së stresit, mund të çojnë në shtrëngimin e muskujve, në kalimin e ajrit në mushkëri, ngushtimin e tubave të ajrit dhe kjo e bën më të vështirë frymëmarrjen.

Stresi dhe astma e fëmijës tim

Është e rëndësishme për të mësuar fëmijën tuaj me astmë, sesi të përballojë shpejt dhe në mënyrë efektive situata stresuese, për t’i siguruar që ata nuk do të përjetojnë një përkeqësim të simptomave të astmës ose zhvillimin e një ataku të astmës. Kurajoni fëmijën tuaj me astmë, që ta njohë, kur janë duke përjetuar stres dhe se kur ato kanë nevojë për të pushuar dhe për të mësuar, sesi të përqendrohen në ngadalësimin e frymëmarrjes së tyre.

Si mund të merrem me stresin tim në mënyrë të efektshme?

Stresi dhe astma mund të jenë një cikël vicioz: stresi në lidhje me gjendjen tuaj i përkeqëson simptomat tuaja. Këto janë disa këshillat që e mbajnë të ulët nivelin tuaj të stresit dhe të jetuarit e plotë të jetës.

  • Mundohuni të keni një jetë të shëndetshme. Ushtrimet e rregullta dhe një dietë ushqyese janë të rëndësishme në menaxhimin e stresit;
  • Konsiderojeni veten tuaj një prioritet: merrni kohë për të pushuar dhe për të shijuar jetën;
HIV dhe AIDS: Informacione për udhëtarët

Epidemi-a globale e infeksionit HIV dhe AIDS ka ngritur çështje në lidhje me infeksionin HIV dhe udhëtimet ndërkombëtar. Udhëtarët mund të jenë të shqetësuar në lidhje me rreziqet e tyre të infeksionit HIV dhe sesi mund të parandalohet transmetimi HIV.

Infeksioni HIV (human immunodeficiency virus) është i parandalueshëm. HIV është transmetuar nëpërmjet seksit të pambrojtur me një partner të infektuar, përdorimit të gjilpërave dhe shiringave të infektuara dhe mjeteve dentare ose çdo gjëje tjetër që shpon lëkurën, transfuzion-it të gjakut dhe nëpërmjet një gruaje të infektuar që ia transmeton fëmijës gjatë shtatzënisë ose nëpërmjet të ushqyerit me gji.

HIV nuk është transmetuar nëpërmjet kontaktit të zakonshëm, ajrit, ushqimit, ujit, mushkonjave ose pickimeve të insekteve të tjera. Të qëndruarit në të njëjtin vend, avion, makinë, tren me një person të infektuar me AIDS ose HIV nuk rrezikon marjen e infeksionit.

Rreziku i infeksionit HIV

HIV/AIDS është gjetur në të gjithë botën. Rreziku juaj ndaj infeksionit HIV varet shumë pak nga destinacioni juaj i udhëtimit dhe ndikohet veçanërisht shumë nga përfshirja juaj në sjellje rrezikuese, siç është seksi i pambrojtur dhe ndarja e shiringave. Megjithatë, udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se standardet mjekësore mund të jenë më të ulëta në disa vende dhe pajisjet nuk mund të jenë të steril-izuara në mënyrë adekuate, gjithashtu ekzaminimi i gjakut për HIV dhe hepatiti A dhe hepatiti B, si dhe HIV mund të transmetohen gjatë kujdesit mjekësor dhe dentar.

Udhëtarët janë në rrezik nëse ata:

  • Kryejnë marrëdhënie me një person të infektuar;
  • Përdorin ose lejojnë përdorimin e shiringave të pasterilizuara ose të gjilpërave për çfarëdolloj injeksion-i ose procedurave të tjera të çpimit të lëkurës, duke përfshirë akupunkturë-n, injeksionin e vitaminave, procedurat dentare, tatuazhet ose përdorimin e drogave të jashtëligjshme;
  • Marrjen e gjakut të infektuar; ose
  • Marrjen e organeve ose indeve për transplantim ose mbarështimin artificial nga një donator i infektuar.

Mbrojtja kundër infeksionit HIV