Çfarë duhet bërë lidhur me mungesën e pjellorisë sekondare?

Në qoftë se po përjetoni mungesën e pjellorisë sekondar-e, domethënë vështirësi për të mbetur shtatzënë me një fëmijë të dytë (apo të tretë), ja se çfarë këshillon ekspert-i:

Vizitohuni tek mjeku

Lloji i mjekut tek i cili vizitoheni, një obstetër gjinekolog apo një endokrinolog për riprodhimin, i cili specializohet për mungesën e pjellorisë, varet nga mosha juaj dhe sa kohë ju është dashur për të mbetur shtatzënë herën e parë. Sigurohuni që të mos humbni kohën me një mjek që nuk e merr problemin seriozisht. Disa obstetër gjinekologë kanë interes për pjellorinë, por në qoftë se një grua e ndjen se nuk po e dëgjojnë, atëherë ajo duhet të kërkojë menjëherë të vizitohet tek një endokrinolog i riprodhimit.

Mos prisni shumë gjatë

Sa më e vjetër të jeni aq më e vështirë është të mbeteni shtatzënë, pra vizitohuni sa më parë tek mjeku. Në qoftë se ju është dashur shumë kohë për të mbetur shtatzënë herën e parë, ju nuk duhet të prisni më shumë se disa muaj për t’u vizituar dhe në qoftë se jeni mbi 35 vjeç, jo më shumë se gjashtë muaj.

Siguroni mbështetje

Mos pjelloria sekondare mund të shkaktojë shqetësime të mëdha emocionale. Në qoftë se ndjeni se nuk ia dilni dot mbanë, bashkojuni një grupi mbështetës të mos pjellorisë. Në qoftë se nuk mundeni të gjeni një grup ku të mbështeteni, përpiquni të gjeni të paktën një person që është në të njëjtin hall me ju dhe bisedoni me të. Në qoftë se në dhomën e pritjes së mjekut shihni ndonjë grua me një fëmijë të vogël, atëherë bisedoni me të.

Edukoni njerëzit rreth jush

Shumica e njerëzve as që e dinë çfarë është mos pjelloria sekondare. Përveçse kur ju u tregoni atyre çfarë është ajo dhe si ata mund t’ju ndihmojnë, ata ka të ngjarë që t’ju zhgënjejnë. Bëni çfarë mundeni që të edukoni mjekun tuaj dhe njerëzit përreth jush lidhur me këtë ndjesi të humbjes. Kjo mund t’u ndihmojë të krijoni një rrjet mbështetës që do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë.

Kujdesuni për veten

Përdorimi i alkoolit në punë

Pothuajse një në 10 punëtorë Australianë pranojnë se ata zakonisht pinë alkool në punën e tyre, ndërsa më pak se një në 100 thonë se ata zakonisht përdorin drogë në vendin e punës së tyre.

Kërkuesit kanë përdorur të dhëna nga  Strategjia Kombëtare e Drogës, Anketa Familjare (SKDAF) 2007, e cila anketoi mbi 23.000 banorë australianë, duke përfshirë 10.000 punëtorë për përdorimin e tyre të alkoolit, duhanit dhe drogave të tjera.

Kërkuesit gjetën se përdorimi i alkoolit ishte “i përhapur” në vendin e punës dhe me shumë mundësi që të ndodhë në shkallët e larta të menaxhimit, ndërsa tregtarët dhe punëtorët e pakualifikuar kishin më pak mundësi për të përdorur drogë në punë (Varësia 2011, në 27 qershor).

“Pothuajse një në 10 (8.7%) raportuan se zakonisht pinin në punë dhe 0.9% raportuan se zakonisht përdornin drogë në punë” thanë autorët, nga Qendra Kombëtare për Arsimim dhe Trajnim nga Varësitë në Universitetin Flinders, Adelaide. “Përdorimi i alkoolit në punë është i përhapur, në kontrast me përhapjen relativisht të ulët të përdorimit të drogës.”

Studimi zbuloi se 5.6% e punëtorëve raportuan se ndjekin punën nën ndikimin e alkoolit, dhe 2% raportuan se ndjekin punën nën ndikimin e drogës.

Midis punonjësve të raportuar për përdorimin e zakonshëm, rreth 17% e përdoruesve të alkoolit dhe gati 50% e përdoruesve të drogës pranuan për të punuar “nën ndikim”.

Drogat më të përdorura në vendin e punës ishin drogat kundër dhimbjes, amfetamina-t dhe metamfetamina, të ndjekura nga kanabis dhe ekstazia.

Të rinjtë, meshkujt, punëtorët e pamartuar pa fëmijë në ngarkim kishin më shumë gjasa sesa grupet e tjera për të punuar nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

“Menaxherët” ishin grupi profesional me përqindjen më të lartë të punëtorëve të cilët zakonisht përdornin alkool në punë,” thanë autorët.

“Ky konstatim qëndron në kontrast të thellë me rritjen e testimit të drogës në vendin e punës e cila synon në droga të paligjshme dhe neglizhimin virtual të përdorimit të alkoolit si një rrezik në vendin e punës.”