Shtatzënia me "risk të lartë"

Shtatzënia është emocionuese, por ndonjëherë edhe shqetësuese. Çfarë ndodh në qoftë se keni ndonjë problem? Pasja e disa problemeve specifike me shëndetin mund t’ju fusë juve në kategorinë e një “shtatzënie me risk të lartë”. Është një etiketë alarmante. Por kjo nuk do të thotë që ndonjë gjë nuk do të shkojë mirë. Shumica e grave me shtatzëni me risk të lartë ia dalin mbanë. Ato lindin një foshnjë të shëndetshme dhe mbeten edhe vetë të shëndetshme.

Në qoftë se ju keni një shtatzëni me risk të lartë vetëm nevojitet që të punoni me ekipin tuaj mjekësor për të ulur mundësitë që të keni probleme. Gjithashtu, ju mund të doni të vizitoheni tek një specialist për shtatzënitë me risk të lartë ose për mjekësinë e nënës dhe fetus-it.

Realizoni një shtatzëni mundësisht sa më të shëndetshme

Filloni duke  mësuar se çfarë do t’i shtojë shanset tuaja për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe në kohën e duhur.

  • Realizoni takimet me mjekun apo maminë tuaj dhe flisni me ta për riskun.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe mos pini alkool.
  • Qëndroni në peshën që ju sugjeron mjeku apo mamia juaj.
  • Merrni vitaminat e paralindjes për t’u siguruar që merrni mjaftueshëm acid folik, hekur dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm.
  • Mos pini duhan dhe mos rrini në mjedise me tym duhani. Në qoftë se nuk keni mundur ta lini duhanin, kërkoni ndihmë nga mjeku apo mamia juaj. Sa më parë ta lini duhanin, aq më e shëndetshme do të jetë kjo gjë për ju dhe foshnjën tuaj. Megjithatë lënia në çdo kohë e duhanit ka efekte pozitive.
  • Merrni ilaçe pa recetë vetëm pasi t’ua lejojë mjeku apo mamia juaj.
  • Në qoftë se pini alkool apo përdorni drogë, bisedoni me mjekun ose maminë tuaj. Ju mund të keni besim tek ata dhe ata e dinë se ku të kërkojnë ndihmë në mënyrë specifike për gratë shtatzënë. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do të jetë për ju dhe foshnjën.
  • Punoni me mjekun tuaj për të menaxhuar problemet si diabet-i, depresioni, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë infeksion.
Astma: A është e trashëguar?

Një sasi e konsiderueshme kërkimesh është duke u zhvilluar në mbarë botën  për të mundësuar dhënien e një përgjigje kësaj pyetjeje. Ne tashmë e dimë se familja ndikon tek astma, por komponenti gjenetik shfaqet si e vetmja pjesë e përgjigjes.

Gjenet e astmës

Nga kërkimet gjenetike që tashmë janë bërë, doktorët e dinë që astma është një gjendje e trashëgueshme “komplekse”. Kjo do të thotë që një sërë gjenesh (jo vetëm një) kontribuojnë në ndjeshmërinë tonë drejt një gjendjeje të caktuar.

Gjenet tona janë të vendosura në trup tek kromozomet, nga ku secili kromozom përmban qindra gjene. Deri tani, disa kromozome janë implikuar në vende të mundshme për gjenet specifike të astmës.

Në 2002 , shkencëtarët identifikuan një gjen që ato besojnë se luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e astmës. Gjeni i njohur si ADAM33, tek kromozomet 20 është gjetur që të jetë i lidhur me zhvillimin  e ndjeshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes (shumë të ndjeshme), të cilat janë karakteristikë e astmës.

Shkencëtarët nga Universiteti i Southampton në Britaninë e Bashkuar, të cilët ndihmuan në zbulimin e gjeneve, thonë se mund të numërojnë rreth 40% të rasteve të astmës, dhe se ajo mund të çojë tek mënyrat e reja të diagnostikimit dhe trajtimit të astmës.

Një gjendje e trashëguar?

Është e qartë që astma tenton të trashëgohet tek pasardhësit. P.sh. nëse njëri apo të dy nga prindërit e tu kanë astmë, ju keni një shans më të lartë sesa zakonisht për të qenë më të ndjeshëm ndaj astmës.

Megjithatë, njerëz me astmë shumë të rëndë mund të kenë fëmijë që nuk e zhvillojnë këtë gjendje. Pra, duket që e tërë historia nuk qëndron tek të qenit gjenetikisht të ndjeshëm për të zhvilluar astmën.

Mjedisi

Faktorët e mjedisit janë gjithashtu të rëndësishëm për të përcaktuar se kush e zhvillon astmën.

Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GORD)

Çfarë është sëmundja e refluksit gastro-ezofageal?

Sëmundja e refluks-it gastro-ezofageal (GORD) është sëmundja më e shpeshtë e ezofag-ut dhe ka të bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomaku-t në ezofag. Ky rikthim ndodh si pasojë e humbjes së tonusit (tonus muskular) të sfinkterit të poshtëm gastro-ezofageal, që ndodhet pikërisht në vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e një valvul-e funksionale e cila hapet sa herë që ne ushqehemi ose pijmë. Në rastin e humbjes së tonusit të kësaj “valvule” kjo do të ngelet hapur për një kohë të gjatë dhe lëngjet gastrike (lëngu gastrik) do të rikthehen mbrapsht në ezofag. Një situatë e tillë ndodh në rastin e hernie-s hiatale që është ngritja lart në ezofag e mukozës gastrik-e.

Simptomat GORD

Simptoma dalluese e GORD është urthi, një ndjesi djegieje në rritje në stomak apo gjoks që arrin deri në drejtim të fytit. Urthi shpesh ndodh pas të ngrënit. Ndonjëherë lidhet edhe me kthimin e ushqimit mbrapa deri në gojë. GORD gjithashtu mund të jetë një shkak i një kolle kronike.

Simptomat më pak të zakonshme të GORD mund të përfshijnë edhe vjellje dhe dhimbje. Shpesh është e vështirë për të diferencuar dhimbjen për shkak të refluksit nga dhimbja si rezultat i anginës ose një ataku të zemrës. Është shumë e rëndësishme për të kërkuar kujdesjen mjekësore nëse keni dhimbje kraharori.

Diagnostikimi i refluksit gastro-ezofageal

Mjeku do të vendosë se cili nga testet mund të jetë i nevojshëm.

Disa njerëz do të jenë në fillim të përshtatshëm për mjekim oral, dhe mund të shkojnë për të bërë teste vetëm nëse simptomat e tyre nuk përmirësohen. Të tjerët mund të kenë nevojë për investigim, zakonisht duke përdorur endoskopi-në. Kjo procedurë përfshin vendosjen e një tubi të ndriçuar në ezofag për të parë ezofagun dhe stomakun.

Testet e tjera mund të përfshijnë monitorimin e pH të ezofagut për 24 orë. Kjo do të thotë edhe regjistrimin e pH ose aciditetit. Ky është testi më i mirë për diagnostikimin kur një kollë mund të shkaktohet si rezultat i GORD.

Trajtimi i refluksit gastro-ezofageal

Diabeti mund të prekë sytë tuaj

Shumë njerëz me diabet janë në rrezik të problemeve të syve, duke përfshirë diabet retinopati-k, katarakt dhe glaukoma.

Diabeti retinopatik

Diabeti retinopatik është një sëmundje e enëve të gjaku-t të retinës – në dritën e ndjeshme ndaj shtresave në pjesën e prapme të syrit e cila na mundëson për të parë. Diabeti retinopatik mund të zhvillohet tek kushdo që ka diabet të llojit 1 ose 2. Kjo ndodh më shpesh tek njerëzit të cilët kanë diabet për një kohë të gjatë, ose tek ata të cilët nuk kanë patur një kontroll të mirë të diabetit. Rreziku i zhvillimit të diabetit retinopatik është më i lartë nëse ju ende pini duhan apo keni tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterol-it të gjakut ose sëmundje të veshkave – këto rreziqe shihen të gjitha bashkë. Rreziku është edhe më i lartë, nëse jeni shtatzënë.

Kur një person është diagnostikuar me diabet, nuk është e mundur që të parashikojë në kohë nëse mundet ose jo që të marrë sëmundjen e retinës. Megjithatë, rreth një e katërta e njerëzve me diabet kanë një shkallë të retinopatisë diabetike.

Në diabetin retinopatik, muret e enëve të vogla të gjakut në retinë (retina) janë dobësuar dhe enët mund të bymehen, rrjedhin gjak ose të bllokohen. Enët e reja anormal-e të gjakut mund të rriten ndërkohë që trupi përpiqet për të riparuar dëmin. Megjithatë, kjo mund të krijojë një dëmtim të enëve që mund të tërheqë retinën larg nga pjesa e prapme e syrit. Mund të ketë edhe ënjtje në zonën qendrore të vizionit, i njohur si edemë makular-e, të cilat mund të dëmtojnë rëndë vizionin.

anatomia e syrit

Katarakti

Katarakt-i është një turbullirë ​​në thjerrëzën e syrit dhe kjo çon në humbje të shikimit. Faktori kryesor i rrezikut rritet me plakjen, por katarakti mund të zhvillohet më shpejt edhe në një moshë më të re në njerëzit me diabet.

Glaukoma

Mjekët vlerësojnë se të paturit e diabetit dyfishon rrezikun e hapjes me kënd të glaukomës, e cili është një gjendje, ku rritja e presionit brenda syrit shkakton dëme të nervit optik dhe kështu dëmton vizionin apo shkakton verbërinë.

Diagnoza dhe trajtimi

Presioni i gjakut: Cili është objektivi juaj

Presioni i gjakut matet me sigmo-manometër. Ekzistojnë dy presione të gjakut: presioni sistolik dhe presioni diastolik. Presionit i gjakut është matur me milimetrat e merkurit (mmHg), p.sh. 120/80 mmHg, nënkupton që presioni sistolik i gjakut është 120 dhe presioni diastolik 80.

Cilat janë nivelet e pranueshme të presionit të gjakut?

Në bazë të Fondacionit të Zemrës, presioni i gjakut vetëm pak më poshtë se 120/80 mmHg është klasifikuar si normal dhe presioni i gjakut ndërmjet 120/80 dhe 140/90 është klasifikuar si normalisht i lartë.

Presioni i personit është përcaktuar nga Fondacioni i Zemrës nëpërmjet presionit të lartë të gjakut (hipertension), nëse ato kanë presionin sistolik më të lartë ose të barabartë me 140 mmHg dhe/ose presion diastolik më të lartë ose të barabartë me 90 mmHg. Hipertension-i është kasifikuar më pas si i butë, i moderuar ose i rëndë me rritjen e presionit përtej këtij niveli.

Presioni i ulët i gjakut (hipotension) nuk është i lehtë për t’u identifikuar dhe zakonisht është i lidhur me leximin normal të presionit të gjakut të një personi. Ajo zakonisht i referohet një presioni gjaku nën një mesatare prej 90/60 mmHg.

Leximi i saktë

Është e rekomandueshme që të mos pini duhan ose pije me përmbajtje kafeine 2 orë përpara monitorimit të presionit tuaj të gjakut, pasi kjo mund të shkaktojë rritjen e leximit të presionit.

Mbajtja e objektivit

Rritja e presionit të gjakut është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sëmundjen kardiovaskular-e, dhe sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut aq më të mëdha janë shanset për sëmundjen e zemrës ose atakun e zemrës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe që gjithmonë të merrni ilaçet tuaja të hipertensionit.

Udhëheqës vizual: Ushqimet ndjellëse dhe vrasëse të gjumit

[ssba_hide]

Shtatzënia: Përgatitja për shtatzëninë

Nëse po mundoheni që të mbeteni shtatzënë, duhet të takoheni me doktorin tuaj dhe të diskutoni për ilaçet që po merrni, dhe nëse janë apo jo të sigurta për t’u marrë gjatë shtatzënisë.

Duhet të pyesni doktorin tuaj nëse ju duhen suplemente ushqimore për t’ju ndihmuar që të qëndroni të shëndetshme ndërkohë që përpiqeni që të mbeteni shtatzënë ose gjatë shtatzënisë.

Të ushqyerit gjatë shtatzënisë

Një dietë e ekuilibruar mund të sigurojë një grua shtatzënë me të gjitha ushqyesit që nevojiten gjatë shtatzënisë, por gjithsesi disa suplemente mund të jenë të nevojshme.

Departamenti i Shëndetësisë këshillon gratë që të marrin acid folik shtesë për të paktën një muaj para se të mbeten shtatzënë dhe për 3 muajt e parë të shtatzënisë për të ndihmuar me zhvillimin e foshnjës dhe për të ndihmuar në parandalimin e kushteve të tilla si spina bifida.

Ju mund të blini acid folik tek farmacia juaj lokale, por është e këshillueshme që të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni ndonjë suplement.

Disa femrave mund t’ju nevojiten suplemente të kalciumit, hekurit dhe zinkut për të mbajtuar si veten e tyre ashtu edhe fëmijën me shëndet të mirë gjatë shtatzënisë. Të ngrënit e ushqimeve të pasura me kalcium dhe produkteve të qumështit ndihmon në rritjen e marrjes së kalciumit.

Rubeola

Disa femra që duan të krijojnë familje gjithashtu mund të kenë nevojë për një vaksinim të rubeolë-s (fruthi gjerman) përpara se të mbeten shtatzënë. Nëse femra nuk është e mbrojtur nga fruthi gjerman dhe bie në kontakt me virusin ndërkohë që është shtatzënë, zhvillimi i shëndetit të fëmijës mund të jetë në rrezik.

Substanca të dëmshme

Gratë që janë shtatzëna ose që planifikojnë të mbeten duhet të shmangin pirjen e alkool-it, cigares ose marijuanës, dhe të zvogëlojnë sasinë e kafeinë-s të marrë nga kafeja, çaji dhe koka-kola. Të gjitha këto substanca mund të prekin zhvillimin e shëndetit të fëmijës.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Nuk po ju vinë periodat por testi i shtatzënisë rezulton negativ;
Hepatiti C dhe të qëndruarit të shëndetshëm

Të qëndruarit sa më të shëndetshëm që të jetë e mundur do t’ju ndihmojë që të përballoni më mirë Hepatitin C. Të qëndruarit të shëndetshëm gjithashtu do t’ju ndihmojë që të shmangni problemet e mëlçisë.

Ngrënia e një sërë ushqimesh në një balancim të drejtë, do t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit. Këshillat e mëposhtme në lidhje me dietën dhe ushqimin janë zhvilluar nga dietologët e Hepatitit C. Nëse nuk keni ndonjë dëmtim serioz të mëlçisë, nuk ekzistojnë ushqime që duhet të shmangni. Nëse keni një problem serioz të mëlçisë, flisni me mjekun tuaj ose dietologun.

Pesha trupore dhe Hepatiti C

Nëse keni hepatitin C dhe gjithashtu keni diabet-in e llojit 2, ju keni një shans të lartë që të përkeqësoni jetëgjatësinë. Çfarë ndihmon në shkaktimin e diabetit të llojit 2? Ngrënia e tepërt e sheqerit, të mos ushtruarit e tepërt dhe të qenit mbipeshë.

Mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore do të ulë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e trajtimit të hepatitit C.

Alkooli

Me hepatitin C, rreziku ndaj zhvillimit të dëmtimit të mëlçisë është i lartë kur konsumohet shumë alkool. Pirja e pakët e alkoolit ndihmon në reduktimin e rrezikut të dëmtimit të mëlçisë. Udhëzimet rekomandojnë maksimumi 2 pije standarte në ditë. Një pije standarte është një birrë e lehtë ose një gotë verë.

Nëse doni t’i jepni vetes tuaj një shans më të mirë përmirësimit të hepatitit C, duhet të konsideroni mospirjen e tepërt të alkoolit. Studimet sugjerojnë se minimizimi dhe kontrollimi i marrjes së alkoolit do të përmirësojë shanset tuaja të kurim-it.

Nëse keni vështirësi ndaj reduktimit të nivelit të alkoolit, kërkoni këshilla nga mjeku. Këshillat e mëposhtme mund të jenë të domosdoshme:

  • Mundohuni të reduktoni pijet alkoolike;
  • Pas çdo pije alkoolike, pini shumë pije joalkoolike;
  • Shmangni vendet që pihet shumë;
  • Shmangni pirjet në raunde; dhe
  • Mbaroni pijen e parë dhe më pas prisni pak përpara se të filloni një të re.

Reduktimi i rrezikut të diabetit

Vështrim mbi kolesterolin

Kur niveli juaj i kolesterol-it është shumë i lartë, rritet rreziku për atak në zemër dhe i sëmundjeve të tjera kardiovaskular-e.

Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të jetë problematik. Disa rreziqe të tjera për sëmundjen e zemrës janë diabet-i ose presioni i lartë i gjakut, të paturit e një historie familjare me sëmundjen e zemrës dhe faktorët e mireqenies, siç janë duhani ose obezitet-i. Shumë njerëz kanë më shumë se një faktor rreziku për sëmundjen e zemrës dhe niveli i rrezikut rritet me numrin e faktorëve të rrezikut.

Është shumë e rëndësishme për të njohur se cilët janë nivelet tuaja të kolesterolit dhe për t’i mbajtur ato në një nivel të shëndetshëm përpara se të keni ndonjë problem. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime mbi kontrollin e kolesterolit.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë e lëmuar, e cila pavarësisht reputacionit të keq është shumë esenciale për jetën. Ai është një pjesëtar i familjes së yndyrave. Pa kolesterolin, trupat tanë nuk mund të prodhojnë një numër të rëndësishëm të hormoneve dhe ai është një komponent esencial i membranë-s së jashtme të disa qelizave.

Nga vjen kolesteroli?

Mëlçia jonë mban pjesën më të madhe të kolesterolit, ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga ushqimi që ne hamë.

Pse është problematik kolesteroli i lartë?

Sepse mëlçia jonë prodhon të gjithë kolesterolin që ne kemi nevojë, nëse ne hamë më shumë, ne marrim më shumë dhe kjo qarkullon rreth gjakut tonë dhe ka si qëllim që të ngecë në muret e enëve të gjakut. Kjo rrit rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës.

Ndërkohë që niveli i lartë i kolesterolit në gjak është si rezultat i një diete shumë të pasur me yndyra, në disa njerëz kjo ndodh për shkak se kanë një sensibilitet të trashëguar ndaj kolesterolit të lartë në gjak. Nëse ndonjë pjesëtar familjeje e ka këtë gjendje, është shumë e rëndësishme që të kontrolloni nivelet tuaja të kolesterolit.

Çfarë është kolesteroli “i mirë” dhe “i keq”?

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.