Rreziku i dëmtimit të fëmijës nga shishet e bebeve

Të miturit lëndohen në një normë të lartë nga shishet e tyre, gotat dhe kukullat, tregoi një studim. Në Amerikë, një fëmijë është trajtuar në departamentin e emergjencës në spital për lëndimet e lidhura me këto produkte të përditshme.

Mbi 45.000 raste të këtij lloj lëndimi u gjetën ndër fëmijët më të vegjël se 3 vjeç. Këto të dhëna dolën nga Sistemi Elektronik i Dëmtimit të Mbikqyrjes Kombëtare në SHBA që mbulon analizën e dy dekadave.

Shishet e bebeve llogariten me 66% të lëndimeve, të ndjekura nga kukullat me 20% dhe gotat me 14%.

Shumica e dëmtimeve ishin të prera ose gërvishtje në gojë ose fytyrë, si rezultat i rënies gjatë ecjes ose vrapimit me shishe në gojë.

“Ne kemi gjetur se rreth dy të tretat e lëndimeve kanë ndodhur në moshën një vjeçare, kur fëmijët kanë pasiguri në të ecur dhe kanë vështirësi për të mbajtur drejtimin”, tha autori.

“Duke i ulur fëmijët në mënyrë që të pinë nga shishet e tyre ose gotat, kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre lëndimeve”, tha autori.

Kërkimet e mëparshme në lidhje më këtë subjekt janë fokusuar më tepër në rastet e dëmtimeve të lidhura me asfiksi-min nga kukullat ose djegie nga shishet “e nxehta”.

Autorët vunë re se vetëm 4.4% e dëmtimeve ishin të lidhura me “dështimin e produkteve” siç janë kukullat ose të qenit në thelb të rrezikshëm.

Komisioni i Mbrojtjes së Produkteve të Konsumatorit Amerikan kishte tërhequr 16 milionë kukulla që nga 1991 si rezultat i skajeve të mprehta dhe një milion gota, por jo shishe, për shkak të rreziqeve të tilla si prerjet ose mbytjet.

Ushtrimet aerobike: Çfarë duhet të  dini

Ushtrimet aerobike i referohen ushtrimeve që kërkojnë konsumimin e një sasie oksigjeni, më shumë sesa gjatë pushimit. Ato përfshijnë lëvizje të përsëritura ritmike të muskujve të mëdhenj të trupit, siç janë ato të krahëve dhe të  këmbëve. Shembujt e ushtrimeve aerobike përfshijnë të ecurën e shpejtë, vrapin, të notuarit, çiklizmin, skitë dhe ushtrimet aerobike të të kërcyerit (shpesh quhen vetëm aerobi).

Për shkak se keni nevojë për më shumë  oksigjen për të  bërë  ushtrimet aerobike, ju merrni frymë  më  shpejt dhe thellë për të marrë oksigjenin shtesë nga mushkëritë tuaja. Zemra, gjithashtu rreh më fort për të transportuar më shumë oksigjen për në mushkëri.

Sesa shpejt rreth zemra dhe sesa shpejt ju merrni frymë do të varet nga intensiteti i ushtrimeve. Ushtrimet e buta shkaktojnë vetëm një rritje të lehtë të frymëmarrjes dhe të rrahjeve të zemrës, por ushtrimet më të fuqishme rezultojnë në një rritje më të madhe.

Aerobia kundrejt ushtrimeve aerobike

Termi “ushtrime aerobike” vjen nga fakti se energjia e përdorur për këto lloj ushtrimesh është e lidhur me konsumimin e oksigjenit (metabolizëm aerobik). Ushtrimet aerobike janë  në  një  intensitet të  ulët në  të  moderuar dhe janë të karakterizuara nga aftësia jonë për ta mbajtur atë  për një kohë të gjatë  (shumë  minuta deri në  disa orë) sepse ne mund ta mbështesim atë  plotësisht nëpërmjet metabolizmit aerobik që nuk na shkakton lodhje të  shpejtë. Ushtrimet shumë  të  forta si të  vrapuarit shpejt ose çiklizmi me shpejtësi në një kodër përdor shumë  energji në  një  normë  të  shpejtë  dhe do të  tejkalojë  kapacitetin e muskujve për të  punuar aerobikisht. Të  ushtruarit në  këto intensitete të larta përfshin përdorimin e oksigjenit por gjithashtu kërkon që  muskujt të ndërmarrin disa metabolizma pa oksigjen (metabolizëm joaerobik), që  rezultojnë në  prodhimin e faktorëve lodhës që shkaktojnë ngadalësimin dhe ndalimin.

Sa shpesh duhet të bëjmë ushtrime aerobike

Shtatzënia dhe të qëndruarit në formë

Të qëndruarit në formë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa duhet të jenë në gjendje për të qenë pjesëmarrës në maratonë. Për të tjerët, palestra është aftësia e të qenit fizikisht aktiv.

Gjatë shtatzënisë, gra të ndryshme do të kenë reagim-e të ndryshme. Për këtë arsye ekzistojnë disa rregulla të vështira dhe të shpejta për ushtrimet që mund dhe nuk mund të bëni, ose për nivelin e palestrës që duhet të ndiqni. Çfarë është e sigurt dhe e përshtatshme për një grua nuk mund të jetë për një tjetër.

Disa gra shtatzëna do të kenë nevojë të marrin një kujdes të veçantë dhe duhet të diskutojnë me doktorin e tyre se si të planifikojnë të ushtrohen.

Gratë shtatzëna që duhet të marrin një kujdes të vecantë kur ushtrohen janë:

  • Gratë që kanë një histori abort-i;
  • Gratë që kanë sëmundje të zemrës ose diabet;
  • Gratë që kanë inkompetencën cervikal-e (kur qafa e mitrës zgjerohet në fazën e dytë të shtatzënisë);
  • Gratë që janë duke pasur më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë.

Ushtrohuni rregullisht dhe brenda komoditetit tuaj

Kur jeni shtatzënë  është gjithmonë mirë që të ushtroheni brenda një zone rehatie. Psh. nëse jeni duke vrapuar mbi baza të rregullta është përgjithësisht mirë që ta vazhdoni atë derisa me rritjen e fëmijës në bark të ushtruarit bëhet shumë i parehatshëm. Nëse nuk keni qenë një vrapuese  e rregullt, shtatzënia nuk është një kohë e mirë për të filluar.

Është gjithashtu më mirë që të ushtroheni rregullisht, çdo ditë, sesa ta bëni atë me ndërprerje. Kur trupi juaj është i stresuar nga ushtrimi i zellshëm dhe i pamësuar, placenta nuk mund të dërgojë ushqimin dhe oksigjenin për fëmijën tuaj në mënyrë efikase.

Tregohuni të zgjuar ndërkohë që ushtroheni

Përdorni njohuritë,  kur jeni duke planifikuar të ushtruarit gjatë shtatzënisë. Mos e stresoni trupin tuaj që të ushtrohet kur është shumë ngrohtë ose shumë ftohtë.  Pini shumë lëngje para dhe pas dhe mos harroni të bëni streçing. Mos u ushtroni nëse jeni sëmurë, veçanërisht nëse keni ethe.

Kallot

Këmbët mund të përbëjnë një burim të madh shqetësimesh të rënda shëndetësore, duke e bërë të ecurën shumë të vështirë.

Ndërmjet shkaqeve më të zakonshme të këmbëve janë kallo-t. Këto janë zona të ngritura të trashësië së shtresave të sipërfaqes së lëkurës. Kjo është quajtur si shtresa keratinë. Kur kjo trashet gjendja është quajtur hiperkeratozë.

Kallot zakonisht gjenden në vendet që ka presion. Ato zakonisht janë rezultat i këpucëve të këqija, por gjithashtu mund të ndodhin nëse këmbët tuaja kanë një formë anormal-e. Ato zakonisht ndodhen në pjesë të trupit ku ndodh presioni, p.sh. në gishtat e një personi që luan kitarën.

Kallot zakonisht janë të mëdha dhe gjenden në pjesën e prapme të këmbës, por edhe në pjesën e parme ose në bazamentin e gishtit të katërt – vendi ku ndodh presioni.

Trajtimet e kallove

Mënyra më e mirë për trajtimin e kallove është për të hequr pjesën e fortë, keratinën në një bazë të rregullt. Kjo mund të bëhet duke e fërkuar me gur steril dhe të përshtatshëm. Trajtimin më të mirë të kallove e bën mjeku ose podiatristi. Përgatitje të shumta janë të pranishme për të ndihmuar zonën e hiperkeratozës.

Gjithashtu edhe parehatitë e kallove shpesh rregullohen lehtë, problemi rikthehet kur vazhdojnë të vishen këpucët e gabuara. Nëse ndryshimi i këpucëve nuk sjell përmirësim, mund të jetë ndihmuese vizita tek podiatristi.

Të ushtruarit jashtë rregullon humorin dhe vetëvlerësimin

Vetëm 5 minuta qëndrim në një “hapësirë ​​të gjelbër” mund të bëjë mrekullira për shëndetin tuaj mendor, thanë raportet e lajmeve në BBC.

Një meta-analizë* në Mbretërinë e Bashkuar nga 10 studime që përfshinë 1250 pjesëmarrës zbuloi se vetëm 5 minuta ushtrime jashtë shtëpisë në një park apo kopësht përmirëson  ndjenjat dhe vetërespektin, veçanërisht tek të rinjtë dhe të sëmurët mendor. Ndërkohë që të ushtruarit për më shumë se 5 minuta në një “hapësirë ​​të gjelbër” gjithashtu kishte efekte pozitive, por përfitimet ishin të një shkalle të vogël.

Studimi vlerësoi ndikimin e aktiviteteve në natyrë duke përfshirë kopshtarinë, ecjen, çiklizmin, peshkimin, shëtitjet me varkë, kalërimin dhe blegtorinë, dhe gjeti se të ushtruarit pranë ujit ka efekte maksimale.

Paul Farmer, shefi ekzekutiv i bamirësisë të shëndetit mendor në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një periudhë e shkurtër të ushtruari “në hapësirë ​​të gjelbër” ofron një terapi me kosto të ulët për përmirësimin e shëndetit mendor.

“Është e rëndësishme që njerëzit që përjetojnë depresion t’u jepet mundësia për një varg trajtimesh, dhe ne do të donim që  të gjithë mjekët të konsideronin të ushtruarit jashtë si një trajtim të përshtatshëm,” tha ai.

* Një meta-analizë është një teknikë statistikore që përmbledh rezultatet e studimeve të tjera.

9 mënyra të lehta për të humbur peshën e shtuar gjatë shtatzënisë

Bonus! Këto detyra të përditshme të një nëne mund t’ju ndihmojnë që të hiqni nga vetja peshën që keni shtuar gjatë shtatzënisë.

Në qoftë se jeni si shumica e nënave të reja, pakoja e vogël e gëzimit ka mbërritur tek ju së bashku me peshën që foshnja juaj ka lënë tek ju. Dhe në gjendjen tuaj të privimit nga gjumi dhe të ngarkuar nga ana hormonale, ju mund të shqetësoheni se kurrë nuk do të keni kohë dhe energji për të humbur peshën e tepërt pas lindjes. Këtë merak mund ta eliminoni menjëherë, ju mund të jeni në gjendje të humbisni një pjesë të madhe të peshës pa shpenzuar orë të tëra duke u djersitur në palestër dhe duke numëruar kaloritë. Si një nënë e re e ngarkuar shumë me punë, ngarkesa nga detyrat që keni çdo ditë, djeg një sasi të konsiderueshme kalorish që ju ndihmojnë të humbisni në peshë, madje pa e kuptuar as vetë. Nuk bindeni? Kontrolloni sa kalori do të digjni gjatë këtyre aktiviteteve rutinë. Kaloritë që digjen varen nga pesha juaj. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më shumë kalori digjni. Në qoftë se peshoni më pak, do të digjni më pak.

Aktivitetet e fokusuara tek foshnja juaj

Ushqyerja me gji

Në qoftë se e ushqeni ekskluzivisht me gji fëmijën tuaj, mund të llogarisni që keni djegur një mesatare prej 500 kalorish, e gjitha duke qëndruar ulur. Mos harroni të qëndroni e hidratuar dhe të ushqeheni me përzierje frutash, perimesh, bulmetrash dhe proteinash pa yndyrë për të siguruar që t’i ruani nivelet e lëndëve ushqyese të larta, gjë që është e rëndësishme për shëndetin tuaj dhe të foshnjës.

Ecja duke e mbajtur në krah foshnjën

Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i tretë

[ssba_hide]

Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i parë

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: 8 dallime midis djemve dhe vajzave

[ssba_hide]

Piketë për vogëlushin tuaj: Ecja

Kur dhe si ndodh kjo

Fëmija juaj është stërvitur vazhdimisht për hapat e parë qysh nga dita e lindjes. Gjatë vitit të parë, ai ka zhvilluar fuqinë dhe koordinimin e muskujve të tij dhe ka zotëruar një shkathtësi pas një tjetre, që nga rrokullisja deri tek qëndrimi ulur, zvarritja apo largimi me shpejtësi.

Pasi i ka bërë të vetat këto aftësi, ai ka qenë gati ta detyrojë veten të qëndrojë në pozicionin në këmbë e madje edhe të udhëtojë rreth e qark dhomës duke u mbajtur tek mobiliet. Paskëtaj është çështje besimi dhe balance që ai të ecë vetë.

Mësimi i ecjes kërkon shumë praktikë dhe mund të dojë shumë kohë. Dhe zotërimi i saj është një përparim i madh në betejën e fëmijës tuaj për t’u bërë më i pavarur.

12 deri 18 muaj

Shumica e fëmijëve i hedhin hapat e tyre të parë afërsisht kur është ditëlindja e tyre e parë, por diapazoni normal për të arritur këtë piketë është shumë i gjerë. Mos u shqetësoni në qoftë se fëmija juaj është nga ata të vonshmit, i rëndësishëm është progresioni i aftësive. Në qoftë se ai ka qenë pak i vonuar në rrokullisjet dhe zvarritjet e tij, shanset janë që atij do t’i duhen edhe disa javë ose muaj të tjerë për të ecur. Për sa kohë ai vazhdon të mësojë gjëra të reja, nuk keni pse të shqetësoheni tepër.

19 deri 24 muaj

Kur  fëmija bëhet më i sigurt mbi këmbët e veta, ai do të fillojë të ndjehet më komod kur ecën me diçka në dorë, si p.sh. një kafshë prej pellushi ose një top. Ai do ta sfidojë veten duke mbajtur edhe pesha më të rënda, si p.sh. një çantë. Gjithashtu do të emocionohet kur të zbulojë që mund të vrapojë dhe jo vetëm të ecë nga një vend në tjetrin.

25 deri 30 muaj

Në kohën që mbush 2 vjeç, është bërë aq i sigurt për aftësitë e tij, saqë tashmë merr pjesë në lojëra të ndryshme. Hapat e tij po bëhen më të sigurt dhe po fiton aftësinë që të shkelë thembrën dhe gishtat e këmbëve, ashtu siç bëjnë edhe të rriturit.