A mund të nxitet procesi i lindjes natyrale?

Ekspertët e lindjeve nuk mendojnë se shumica e metodave shtëpiake në lidhje me këtë mund të funksionojnë.

Ka vetëm një javë kohë deri në datën e lindjes. Ju po gërmoni në internet për të gjetur një mënyrë për ta lindur bebin lehtësisht në kohën e duhur, ose ndoshta edhe disa ditë më përpara. Mesazhet janë plot me këshilla në lidhje me nxitjen “e natyrshme” të lindjes. Ato variojnë nga ngrënia e ushqimeve pikante deri tek pirja e vajit të kastorit.

Por a funksionon me të vërtetë ndonjë metodë e tillë? Ekspert-ët e lindjeve thonë se nuk ka asnjë provë të fortë.

“Nuk ka mënyra jo-mjekësore të provuara për të nxitur lindjen në mënyrë natyrale”, thotë Elizabeth Stein, një mami dhe infermiere në Nju Jork. Të vetmet metoda të sigurta dhe të besueshme për fillimin e proces-it të lindjes përfshijnë medikamente të dhëna në spital. Shumica e teknikave të tjera janë thashetheme, që nuk duket se ndihmojnë në rastin më të mirë dhe janë potencialisht të dëmshme. Vetëm disa prej tyre shfaqin përmirësime dhe kjo nuk është ende përfundimtare.

Nxitja e lindjes me akupunkturë

Akupunktura mund të ndihmojë për të nxitur lindjen, por është shumë herët për të qenë të sigurt. Në disa pjesë të Azisë, kjo teknikë është përdorur për shekuj me rradhë për të nxitur procesin e lindjes.

Një studim i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut zbuloi se gratë që i ishin nënshtruar terapisë me akupunkturë, ishin më të prirura të fillonin procesin e lindjes pa nevojën e një “shtytjeje” mjekësore.

Studimi përfshinte 56 gra që ishin nga 39.5 – 41 javë shtatzënë (Që një shtatzëni të quhet e plotë, duhet të kalojnë 40 javë). Gjysma e grave iu nënshtrua tre seancave me akupunkturë, ndërsa gjysma tjetër jo.

70% e grave që kryen akupunkturë, shkuan drejt lindjes në mënyrë natyrale, në krahasim me 50% të grave që morën kujdesin standart (pra që nuk iu nënshtruan akupunkturës). Gratë që bënë akupunkturë kishin edhe më pak gjasa për të lindur me prerje cezariane: 39% krahasuar me 17%.

Zmadhimi i penisit: A funksionon?

“Mendoj se nuk ka djalë në botë që nuk do donte që penis-i i tij të ishte disa centimetra më i gjatë”, thotë Michael O’Leary, doktor shkencash dhe profesor i kirurgji-së urologji-ke në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard.

Gjithsesi edhe pas një shekulli përpjekjeje me metoda të dyshimta dhe ndonjëherë të çmendura, për të rritur penisin, nuk keni ç’bëni. Sigurisht që dyshohet se ka disa mënyra; kokrra për penisin, kremra, ushtrime të dhunshme me tërheqje, pajisje të tmerrshme, operacion, por asnjëra nuk funksionon në të vërtetë. Rastet e pakta që mund të funksionojnë kanë rezultate modeste dhe dëme të rënda anësore. Sa të rënda? Në disa raste deri tek mos funksionimi erektues!

“Më besoni, nëse do kishte një mënyrë të sigurt dhe efektive për të rritur masën e penisit, sot do isha i pasur, por nuk ka”, thotë O’Leary.
Gjithësesi, llogjika nuk i ndalon djemtë e fiksuar me masën e penisit të provojnë kura të përcipta për një nga organ-et jetësore të tyre. Gjatë procesit ata rrezikojnë shumë.

Sa i vogël është një penis i vogël?

Mendon se e ke më të vogël se mesatarja? Ka shumë mundësi që jo.
Penisi tipik (i erektuar) është 12-13 cm dhe me perimetër 10-11 cm. Në gjendje jo të erektuar ka më shumë variacion të masës.

Disa djem e kanë në mënyrë natyrale, më të vogël se kaq. Në raste të rralla, gjenetika ose problemet hormonale, shkaktojnë një gjendje që quhet mikro-penis; një penis i erektuar më pak se 5 centimetra.

Ndonjëherë sëmundja Peyronie që lidhet me formimin e një mase fibrore në penis që shkakton dhimbje dhe përthyerje gjatë ereksion-it) dhe kancer-i prostatës (prostata), mund të ulin masën e penisit. Por studimet tregojnë se shumica e djemve që kërkojnë zmadhim të penisit, janë të masës mesatare. Ata thjesht mendojnë se nuk janë.

Pse? Një rol luan këndvështrimi. Është vështirë të “gjykosh” penisin tënd; nëse e sheh nga lart është kënd i keq vështrimi.

Vazektomia erektile: pyetje më të shpeshta

A mund të kem unë që jam beqar vazektomi?

Po, vazektomi-a është mbartur në meshkujt beqarë. Nuk ka rëndësi nëse ju nuk keni patur fëmijë, megjithatë, ju duhet të mendoni me kujdes rreth vazektomisë sepse procedura është e përhershme.

Të lëndon procedura?

Vazektomia zakonisht zgjat 30 minuta dhe mund të bëhet nën anestezi-në lokale ose të plotë. Meshkujt zakonisht raportojnë një dhimbje të butë në të moderuar në testikujt e tyre për disa sekonda gjatë kësaj procedure. Për disa ditë pas vazektomisë, testikujt mund të dhëmbin ose kanë atë ndjenjën sikur të jenë goditur. Meshkujt duhet të pushojnë për 24 orë dhe të shmangin punën fizike dhe aktivitetin seksual për disa ditë.

Do të jem unë akoma në gjendje të ejakuloj pas vazektomisë?

Po, sperma është bërë në fshikëzat seminale dhe gjëndrat e prostatës (prostata). Këto nuk janë të prekura nga vazektomia. Sperma përbën vetëm 2 deri në 5% të ejakulim-it kështu që ju nuk do të jeni në gjendje që të vini re asnjë ndryshim në volumin e ejakulimit (derdhjes tuaj).

vazektomi

Do të lëshoj unë akoma spermë pas vazektomisë?

Po, sperma do të vazhdojë edhe pas vazektomisë. Gjithsesi, pas një kohe, prodhimi i spermës zakonisht zvogëlohet.

Pas vazektomisë ku shkon sperma?

Sperma, e cila është në testikujt, nuk mund të kalojë në enën sjellëse (gypi farësjellës) në një kohë që ato janë prerë dhe lidhur, kështu që ato janë riabsorbuar nga trupi.

Sa mund të zgjasë pas vazektomisë që unë të kuptoj që jam steril?

Kjo zakonisht merr rreth 15-20 ejakulime pas operacionit, para se ju të nxirrni jashtë çdo spermë të mbetur në fshikëzat seminale. Ju duhet të përdorni gjatë kësaj kohe një metodë alternative të kontracepsion-it. Pas 2-3 muajsh ju duhet të jepni një mostër sperme e cila do të testohet për të parë nëse ndonjë spermë është akoma e pranishme në derdhjen tuaj.

A do të bien nivelet e mia të testosteronit pas vazektomisë?

Nuk ka asnjë dëshmi se vazektomia ul nivelet e testosteron-it, ose aftësinë seksuale.

A do të jetë vazektomia ime 100 përqnd e suksesshme në parandalimin e shtatzënisë?

Kur një mashkull është stimul-uar seksualisht, fërkimi në penis dhe disa sinjale të tjera stimuluese dërgohen në sistemin nervor duke rezultuar në ejakulim.

Në momentin e ejakulimit ndodh kalimi i spermës në mitrën e femrës. Muskujt që rrethojnë mitrën shtyjnë spermën jashtë penisit. Për të parandaluar spermën nga rrjedhja prapa në fshikëz, muskujt në qafën e fshikëzës shtrëngohen për ta mbyllur atë.

Pamja anësore e sistemit riprodhues të mashkullit

Sistemi riprodhues mashkullor

 

Testi PSA (Prostate Antigen Specific) mat sasinë e antigjen-it specifik të prostatës në gjak. PSA është një proteinë e prodhuar nga prostata, një gjëndër me madhësi sa një top golfi që qëndron poshtë fshikëzës së urinës së mashkullit. Ajo ndihmon për të bërë likuid-e farën (lëngu që prodhohet kur ejakuloni). Një sasi e vogël e PSA-së hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kjo mund të evidentohet nga një test PSA-je. Nivelet e PSA-së në gjak mund të jenë më të larta se sa normalja nëse keni gjendje të caktuara si infeksion prostate, inflamacion, zmadhim ose kancer.

Kush duhet të bëjë një test PSA?

Testi PSA rekomandohet nga disa ekspert-ë si një metodë e kontrollit të kancerit të prostatës tek meshkujt e shëndetshëm. Megjithatë, organizatat mjekësore kanë këndvështrime të ndryshme në rekomandimet e tyre në lidhje me përfitimet e ekzaminimit të PSA-së dhe në lidhje me atë se cilët meshkuj dhe në çfarë moshe duhet t’a bëjnë atë.

Në përgjithësi mjekët besojnë se meshkujt që duan të shikojnë rrezikun e kancerit të prostatës duhet të bëjnë një test PSA-je si bazë, së bashku me një ekzaminim rektal digital (DRE), një ekzaminim ku mjeku fut një gisht të mbuluar me dorezë në rektum për të parë anormalitetet në prostatë, kjo në moshën rreth të dyzetave. Më tej duhen bërë teste, çdo vit ose më shpesh (në varësi të rezultateve të testeve) për të monitoruar ndryshimet. Shoqata e Urolog-ëve gjithashtu rekomandon ekzaminimin e meshkujve të shendetshëm të moshave 55-69 vjeç.

Kohët e fundit, mjaft mjekë besojnë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar testin PSA si një test rutinë për kancerin e prostatës tek meshkujt e shëndetshëm. Të dhëna të vlefshme sugjerojnë se vdekjet nga kanceri i prostatës nuk janë reduktuar dhe dëmet e investigimit dhe trajtimit mund të tejkalojnë rrezikun e pasjes së një kanceri të padiagnostikuar ose të patrajtuar. Ata rekomandojnë se meshkujt duhet të flasin me mjekun në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e testimit PSA përpara sesa të vendosin nëse duhet të bëjnë këtë test apo jo.