Përdorimet

Rastet kur nevojitet rritja e absorbim-it (thithjes) dhe dispersimit (shpërndarjes) të medikamenteve të ndryshme që injektohen. Hipo-dermoklizë. Urografi ekskret-ore në rastet kur kontrasti jepet me injeksion subkutan (S.C).

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet (mbindjeshmëri).

Efektet anësore

Reaksione alergji-ke në lëkurë.

Dozimi

Aplikohet në dozë prej 1500 njësish e përzier me barin që injektohet (të sigurohet kompatibilitet-i).

Me anestetikë lokalë (kundër dhimbjes): 1500 njësi të përziera me tretësirë të anestetikut lokal (në okulistikë 15 njësi/mL).

Hipo-dermoklizë: 1500 njësi të treten në 1 mL ujë për injeksione ose tretësira 0.9% NaCl dhe të administruar para fillimit të dhënies së 500- 1000 mL tretësira infuzive.

Ekstravazacion (heqje e enëve të gjaku-t) ose hematomë: 1500 njësi të tretura në 1 mL ujë për injeksione ose tretësira 0.9% NaCl, të infiltrohen në regjionin e afektuar.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 1 mL dhe 10 mL me koncentrim 150 njësi/mL.