Mos pjelloria sekondare

Për dy vjet, ne jemi duke u përpjekur të kemi një fëmijë të dytë. A kemi ndonjë problem me pjellorinë?

Po. Quhet mos pjellori sekondar-e kur një grua nuk është në gjendje të mbetet shtatzënë ose të mbartë një shtatzëni tjetër deri në afat pasi ka lindur një fëmijë. Dhe megjithëse problemet e pjellorisë primare tërheqin më së shumti vëmendjen, më shumë se 3 milionë gra në SHBA kanë probleme të pjellorisë sekondare.

Çfarë i shkakton problemet e pjellorisë sekondare dhe si trajtohen ato?

Të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për problemet e pjellorisë primare munden po ashtu të shkaktojnë mos pjellori sekondare. Këto përfshijnë:

  • Dhëmbëzim të pelvisi-t ose të mitrës;
  • Tuba fallopianë (tubat uterine) të bllokuar;
  • Endometriozë;
  • Ovulacion me defekt;
  • Qenie nën peshë apo mbipeshë;
  • Duhanpirja;
  • Alkool-i i tepërt;
  • Cilësi apo sasi e dobët e spermës.

Cilido që të jetë shkaku, sëmundja ose është zhvilluar ose është keqësuar qysh nga koha kur ju keni lindur një fëmijë. P.sh. komplikimet gjatë dhimbjeve të lindjes dhe lindjes mund t’i kenë dhënë shkas një problemi. Ose, problemet tuaja të pjellorisë mund të jenë të lidhura me moshën në qoftë se kanë kaluar disa vjet që nga shtatzënia juaj e parë.

Trajtimet për problemet e pjellorisë primare apo sekondare janë të njëjtat dhe hapi i parë zakonisht është të ekzaminoheni nga një specialist për pjellorinë. Në qoftë se ju nuk mbeteni shtatzënë pas një viti seksi të shpeshtë e të pambrojtur ose nëse jeni mbi 35 vjeç dhe nuk mbeteni shtatzënë pas një seksi të shpeshtë e të pambrojtur për gjashtë muaj, ndoshta do të doni të vizitoheni tek një specialist për pjellorinë.

Ju mund të vizitoheni tek specialisti madje edhe më herët në qoftë se jeni mbi 30 vjeç dhe e dini që keni një sëmundje që mund të ndikojë mbi pjellorinë, si endometriozë ose cikle të parregullt menstrual.

Jam xheloze për mikeshat që kanë familje të mëdha, por ndjehem fajtore që një fëmijë nuk është mjaft për mua. Përse kështu?

7 teste mjekësore që i nevojiten çdo burri

Pranojeni: Madje edhe kur diçka nuk shkon mirë ju nuk pëlqeni të shkoni tek mjeku, e le më pastaj të shkoni për kontrolle parandaluese. Por të jeni pro aktivë lidhur me shëndetin tuaj duke iu nënshtruar ekzaminimeve të rekomanduara për gjendje shëndetësore dhe sëmundje serioze, kjo do të thotë që ju do të shpenzoni më pak kohë tek klinika e mjekut.

Varësisht nga mosha, historia familjare dhe faktorë që lidhen me mënyrën e jetesës, njerëzit kanë nevojë për testime të ndryshme në kohë të ndryshme në jetët e tyre. Këtu më poshtë keni një përshkrim të mirë të gjithçkaje që duhet të mbajnë mend të gjithë burrat.

Diabeti

Mundet që asnjëherë më parë të mos keni pasur nevojë për një ekzaminim për diabet-in në qoftë se do të keni ruajtur një peshë të shëndetshme dhe s’keni faktorë të riskut për këtë sëmundje (si kolesterol apo presion i lartë i gjakut). Por për shumicën e burrave mbi 45 vjeç, veçanërisht ata që janë mbi peshë, një test esëll i glukozë-s së plazmës ose testi A1C është një ide e mirë.

Gjithashtu rekomandohen ekzaminime për diabetin për të rriturit mbi peshë më të rinj se 45 vjeç të cilët kanë një histori familjare të sëmundjes.

Të dy testet e mësipërme janë të teste të gjakut të cilat duhen bërë në kabinet-in e mjekut tuaj. Testi A1C nuk kërkon të mos ushqeheni paraprakisht por në qoftë se mjeku dëshiron që t’u testojë duke përdorur glukozën e plazmës esëll ju do t’ju kërkohet që të mos hani e pini gjë përveç ujit tetë orë para testimit.

Infeksionet e transmetueshme seksualisht (STI)

Edhe në qoftë se keni qenë në një marrëdhënie monogami-ke për vite të tëra, nuk është ide e keqe të testoheni në qoftë se tashmë nuk e keni bërë këtë gjë. Shumë infeksione të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted infections) mund të kalojnë pa u diagnostikuar për shumë vite. P.sh. mund të kalojnë edhe 10 vite pa shfaqur simptoma të HIV (human immunodeficiency virus).

Ekzaminimi për STI rekomandohet si rutinë, pavarësisht nga mosha apo historia mjekësore e pacientit.

Hipermetropia (Largpamja)

Hipermetropia, ose largpamja është një problem i zakonshëm i shikimit, që prek pothuaj një të katërtën e popullsisë. Personat me hipermetropi mund të shikojnë shumë mirë objekte të larguara, por kanë vështirësi të fokusohen në objekte që janë fare afër.

Simptomat dhe shenjat e hipermetropisë

Personat hipermetropë ndonjëherë kanë dhimbje koke ose tension të syrit dhe mund të picërrojnë sytë ose të ndjehen të lodhur kur kryejnë një punë në afërsi. Në qoftë se ju i kini këto simptoma kur vini syzet apo lentet tuaja të kontaktit, mund të keni nevojë për një ekzaminim të syve dhe për një rekomandim tjetër.

Çfarë e shkakton hipermetropinë

Ky problem i shikimit ndodh kur rrezet e dritës hyjnë në fokusin e syrit pas retinës (retina) dhe jo drejtpërdrejt mbi të. Kokërdhoku i personit hipermetrop është më i shkurtër se ai normal.

Shumë fëmijë linden me hipermetropi dhe disa prej tyre e tejkalojnë atë me zgjatjen e kokërdhokut deri në gjatësinë normale.

Ndonjëherë njerëzit e ngatërrojnë hipermetropinë me presbiopi-në që shkakton edhe ajo probleme të shikimit nga afër por për arsye të ndryshme.

Trajtimi i hipermetropisë

Hipermetropia mund të korrektohet me syze apo lente kontakti për të ndryshuar rrugën e rrezeve të dritës në sy. Në qoftë se ju kanë këshilluar syze apo lente kontakti me numra plus si +2.50, ju jeni hipermetrop. Ju mund të keni nevojë që t’i mbani syzet ose lentet e kontaktit gjatë gjithë kohës ose vetëm kur lexoni, duke punuar në kompjuter apo duke bërë një punë tjetër nga afër.

Kirurgji-a refraktive, si LASIK ose CK është një alternativë tjetër për korrektimin e hipermetropisë. Ndërhyrja kirurgjik-ale mund të reduktojë ose të eliminojë nevojën tuaj për të mbajtur syze apo lente kontakti.

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Ushtrimet aerobike mund t’i ndihmojë gratë e moshuara që janë në rrezik për demencë

Stërvitjet e rregullat aerobike e rritin madhësinë e zonës së kujtesës në tru dhe mund të ndihmojnë të ngadalësohet përparimi i demencës. Në një studim të kohëve të fundit u studiuan 86 gra të moshave nga 70 në 80 vjeç të cilat kishin probleme të lehta të kujtesës, të njohura si “dëmtime të lehta të njohjes”. Studiuesit thonë se ky është një faktor i zakonshëm i riskut për demencë. Gratë iu nënshtruan ekzaminimit me rezonancë magnetike për të vlerësuar madhësinë e hipokampus-it të tyre (pjesës së trurit të lidhur me kujtesën verbal-e dhe të mësuarit).

Studimi, i drejtuar nga Dr. Teresa Li-Ambrose dhe kolegët e saj në Universitetin British Kolumbia në Vankuver, u publikua online në British Journal of Sports Merdicine më 8 prill 2014.

Për gjashtë muaj me radhë gratë zhvilluan dy herë në javë seanca aerobike si dhe ushtrime për rezistencën. 29 prej tyre iu nënshtruan përsëri kontrollit me rezonancë magnetike të madhësisë së hipokampusit të tyre pasi kishin përfunduar programin e ushtrimeve të tyre. Ato që e kishin zhvilluar të plotë trajnimin shfaqën një zmadhim të konsiderueshëm të hipokampusit, por ky ndryshim nuk ndodhi tek gratë e grupit tjetër.

Megjithatë kishte disa indikacion-e që rritja e madhësisë së hipokampusit lidhej me kujtesë të dobët verbale, raportuan studiuesit.

Kjo sugjeron që lidhja midis volumit të trurit dhe aftësive mendore është komplekse dhe kërkon më shumë studime për sa kohë që megjithëse studimi gjeti një shoqërim midis ushtrimeve aerobike dhe madhësisë së hipokampusit, ai nuk gjeti një lidhje shkak pasojë.

Sidoqoftë, autorët thonë që gjetjet tregojnë që ushtrimi aerobik e ngadalëson tkurrjen e hipokampusit tek gratë që janë në rrezik për demencë. Ata rekomanduan ushtrim të rregullt aerobik për t’i mbajtur nën kontroll dëmtimet e lehta të njohjes.

Një rast i ri i demence diagnostikohet në çdo katër sekonda dhe numri i personave me demencë pritet të rritet në më shumë se 115 milionë deri në vitin 2050, sipas studiuesve.

Çfarë është astigmatizmi?

Astigmatizëm quhet një gjendje në të cilën kornea e syrit është në formë të çrregullt dhe shkakton shtrembërim të shikimit. Astigmatizmi i syrit është anomali e syrit në të cilën rrezet e dritës nuk thyhen në mënyrë të barabartë në të gjitha meridianet e syrit.

Ekzistojnë një sërë llojesh të astigmatizmit. Këto përfshijnë të mëposhtmet:

  • Kompleks;
  • Kornea-l;
  • Hipermetropik;
  • Hiperopik;
  • E parregullt;
  • E përzier;
  • Miopi-ke; dhe
  • E rregullt.

Shkaqet

Astigmatizmi nuk është një sëmundje dhe shkaku kryesor është i panjohur, megjithatë disa lloje astigmatizmash zhvillohen në familje dhe mund të jenë të trashëguara. Mendohet që problemet në lidhje me astigmatizmin janë me të vërtetë serioze.

Simptomat

Vizion (shikim) i çrregullt, dhimbje të syve dhe të kokës.

Çfarë mund të bëjë mjeku për ju

  • Të bëjë një ekzaminim të syve për të parë nëse ju keni astigmatizëm;
  • T’ju drejtojë tek mjeku i syve për trajtimin e astigmatizmit nëpërmjet syzeve ose lenteve të kontaktit;
  • T’ju rekomandojë tek okulist-i (specialisti i syve) për kirurgji-në e syve nëpërmjet lazerit, i cili mund t’ju ndihmojë për të trajtuar lloje të caktuara të astigmatizmit.