ALS - Skleroza amiotrofike laterale

Çfare eshte skleroza amiotrofike laterale?

Skleroza amiotrofi-ke laterale, ose ALS (amyotrophic lateral sclerosis) është një sëmundje në të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig (LOU GEHRIG-ut Sëmundja e).

Personat që kanë këtë formë skleroze gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundje dhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë.

Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtarët e familjes mund të kenë nevojë për mbështetje apo këshillim me keqësimin e sëmundjes.

ALS është e rrallë. Çdo vit në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës vetëm 1 ose 2 vetë në 100 000 sëmuren nga ALS. Burrat e marrin ALS pak më shumë se gratë. ALS mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh fillon tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Çfarë e shkakton ALS?

Mjekët nuk e dinë çfarë e shkakton ALS. Në rreth 1 rast në 10 ajo shfaqet në familje. Kjo do të thotë që 9 herë nga 100 një person me ALS nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes me këtë sëmundje.

Cilat janë simptomat?

Përdorimet

Trombozë e vena-ve të thella, embolia pulmonare, trombemboli (tromb-e nga emboli-a) akute arterial-e, trombozë qendrore venoze ose arteriale e retinës (retina), trombozë e shanteve arteriovenoze; infarkt i miokard-it.

Kundërpërdorimet

Hemoragji ose traumë e paradokohshme ose ndërhyrje kirurgjik-ale (përfshirë ekstraksion-in e dhëmbit), defektet e koagulim-it, diatezë, disekacion (çarja) e aortë-s, koma, histori e sëmundjeve cerebrovaskulare të paraqitura me ose pa pasoja të paaftësisë, simptoma të mundshme të ulçerë-s peptik-e të shfaqura së fundmi, gjakderdhje e rëndë vagina-le, hipertension i rëndë, sëmundje aktive e mushkërive me kavitete, pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), sëmundjet e rënda të mëlçisë, varikozat ezofageale. Mund të shfaqen edhe reaksione të kryqëzuara të reaksionve alergji-ke.

Mbetja e prolonguar (zgjatur) e antitrup-ave të streptokinazë-s apo anistreplazës mund të reduktojë efektivitetin e trajtimit pasues, kështu që asnjëri bar nuk do të duhet të përdoret sërish para ditës së katërt të përdorimit të parë.

Efektet anësore

Efektet anësore të trombolitikëve janë kryesisht ndjenjë vjellje, vjellje dhe gjakderdhje. Kur përdoren anti-trombolitikët në infarktin e miokard-it mund të paraqitet aritmi (çrregullime të ritmit) e shkaktuar nga riperfuzioni. Hipotensioni (ulja e tensionit) mund gjithashtu të paraqitet dhe rëndom mund të kontrollohet me elevacion të këmbëve të pacientit, ose duke reduktuar shpejtësinë e dhënies së infuzion-it ose duke e ndalur përkohësisht infuzionin. Dhimbja e shpinës gjithshtu është raportuar. Gjakderdhja rëndom është e kufizuar në vendin e dhënies së injeksionit por hemorragji intracerebrale ose gjakderdhje nga ndonjë vend tjetër mund të paraqiten. Gjakderdhja serioze indikon ndërprerjen e dhënies së trombolitikëve dhe mund të kërkojë administrimin e faktorëve të koagulimit dhe barnave antifibrinolitike (aprotinina osa acidi traneksamik). Sindromi Guillan-Baré mbas aplikimit të streptokinazës është raportuar rrallë.

Dozimi

Përdorimet

Është trombolitik dhe përdoret në trombozë venoze (tromb-et e vendosura në venë), embolia pulmonare (bllokim i enëve të mushkërisë nga embol-at e ardhura) dhe infarkt i miokardit.

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me hemorragji aktive, neoplazmë (tumor) intrakraniale (kokë), malformacionet arteriovenoze, aneurizëm, hipertension. I kontraindikuar tek pacientët me traumë apo intervenim kirurgjik intrakranial dhe intra-spinal (kolona vertebrale). Pastaj i kontraindikuar edhe tek pacientët me histori të hemorragjisë, hemorragjisë subaraknoidale.

Efektet anësore

Hemorragji cerebrale, ethe, hipotension, aritmi, edemë, vjellje, ndjenjë të vjelle, gjakderdhje spontan-e (cerebral-e, retroperitoneal, gastrointestinal-e), anafilaksi.

Dozimi

Infarkt i miokard-it: Regjimi i përshpejtuar ( i filluar brenda 6 orësh), 15 mg me injeksion intravenoz (I.V)  i pasuar me infuzion intravenoz të 50 mg gjatë 30 minutave dhe pastaj 35 mg gjatë 60 minutave, doza e përgjithshme 100 mg gjatë 90 minutave; doza më të vogla përdoren te pacientët me peshë më të vogël se 65 kg.

Embolia pulmonare: 10 mg me injeksion I.V gjatë 1-2 minutave pasuar me infuzion intravenoz të 90 mg gjatë 2 orëve; maksimalisht 1.5 mg/kg tek pacientët më të vegjël së 65 kg.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 20 mg (11.6 milionë Nj), 50 mg. (29 milionë Nj), 100 mg (58 milionë Nj).

Embolia pulmonare ndodh kur mpiksja e gjakut bllokon një nga arteriet në mushkëri. Kjo ndodh kur një pjesë e mpiksjes së gjakut që është formuar në thellësi të një vene, zakonisht në këmbë (e quajtur trombozë e thellë e venës  ose DVT), çahet dhe kalon nga sistemi i gjakut për në arterien në mushkëri.

Cili është rreziku i embolisë pulmonare?

Embolia pulmonare është e pazakonshme në një popullatë të përgjithshme. Njerëzit të cilët janë më të rrezikuar për të pasur një  emboli pulmonare janë ata me faktorë rreziku për  DVT-në. Ka faktorë të ndryshëm rreziku për DVT -në.

Mosha

Rreziku i DVT-së rritet me rritjen e moshës.

Kirurgjia

Disa operacione kanë rrezik të lartë të DVT-së, veçanërisht kirurgji-a e barkut dhe kirurgjia ortopedi-ke, duke përfshirë edhe operacionet që zëvendësojnë pjesë të mëdha si legeni dhe gjuri.

Pasiviteti

Njerëzit të cilët qëndrojnë në shtrat, pas një operacioni, sëmundjeje serioze apo lëndimeve janë në një rrezik të lartë të DVT-së.

 Dëmtimet që prishin enët e gjakut 

Lëndimet që dëmtojnë venat përfshijnë lëndimet si: thyerja e këmbës, të cilat rrisin rrezikun e DVT-së.

Kushtet mjekësore që rrisin rrezikun e koagulimit

Shembujt përfshijnë disa tipe të kancer-it, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut (sëmundje kardiovaskular-e), sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe disa sëmundje të trashëguara që e bëjnë më të lehtë mpiksjen e gjakut dhe që rrisin rrezikun e DVT-së.

Obeziteti

Rritja e peshës apo obezitet-i rrit rrezikun e mpiksjeve të gjakut dhe të DVT-së.

Shtatzënia dhe lindja

Gjaku ka më shumë mundësi që të mpikset kur jeni shtazënë. Kjo ndodh sepse nivelet e faktorëve të koagulim-it (proteina-t në gjak që ndihmojnë mpiksjen e gjakut kur është e nevojshme) janë të rritura dhe për shkak të uterusit të rritur (mitrës) mund të pengojnë rrjedhjen e gjakut në vena. Në këtë periudhë, menjëherë pas lindjes rreziku i DVT-së është akoma më i lartë sesa gjatë shtatzënisë. Kjo vihet re veçanërisht pas një prerje cezariane.

Disa mjekime