Cilat janë shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?

Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:

  • Gjakderdhja që vjen nga implantim-i - Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë derdhje gjaku me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë.
  • Dështimi i shtatzënisë - Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhjen në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhjen gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakrrjedhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera.

Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë nga vagina.

Shtatzënia ektopike

Në një shtatzëni ektopik-e, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian (tubat uterine). Nëse embrion-i vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzënia ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.

Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja.

Shtatzënia molare (sëmundja trofoblastike gestacionale)

Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormal-e. Në raste të rralla, indet janë kancer-oze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit.

Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës.

Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë:

A mund të zgjidhet gjinia e fëmijës që dëshironi të lindni

Pyetje: “Kam dëgjuar që ekzistojnë mënyra për të lindur një djalë, ose vajzë. Cilat janë këto teknika të zgjedhjes së gjinisë”?

Pyetje: “Unë kam dëgjuar se ekzistojnë mënyra për të rritur shanset e lindjes së një djali ose të një vajze. Cilat janë këto teknika të përzgjedhjes së gjinisë”?

A keni një vizion me ngjyrë rozë apo blu në të ardhmen tuaj? Ndoshta ju e shihni veten duke e lyer dhomën e fëmijës me ngjyrë rozë dhe shkoni në dyqan për të blerë veshje plot lule? Apo ndoshta ju mezi prisni që ta merrni fëmijën në duart tuaja. Ndërsa lindja e një foshnje të shëndetshme është me sigurinë më të madhe prioriteti juaj më i lartë, gjithashtu është plotësisht normale (dhe fare e zakonshme) të jeni të etur për një djalë që ta shtoni folenë tuaj apo digjeni për një vajzë që t’ua marrë mendjen fare. Çfarëdo qoftë gjinia që ju keni për zemër, ka disa mënyra, që janë edhe shkencore edhe të trasha, të cilat munden të manipulojnë Nënën Natyrë dhe të rrisin shanset tuaja për të konceptuar një djalë apo një vajzë. Hidhuni një sy këtyre alternativave të përzgjedhjes së gjinisë.

Përzgjedhja e gjinisë me anë të mënyrave të teknologjisë së lartë

Në qofte se ju jeni ndihmuar nga shkenca për të mbetur shtatzënë, mund të keni paksa në dorë edhe se cilën nga gjinitë do të zgjidhni. Por sado premtuese dhe emocionuese të duken në pamje të parë këto ndihma të teknologjisë së lartë, duhet të kini në mend që këto metoda të përzgjedhjes së gjinisë janë të kushtueshme, invazive, ndonjëherë të debatueshme dhe mund të kërkojnë që ju të plotësoni disa kritere të rrepta për t’i pranuar.

8 shenja të hershme të shtatzënisë

Pyesni veten nëse jeni shtatzënë? Një test i shtatzënisë është mënyra me anën e së cilës do ta mësoni me siguri. Por në qoftë se është ende tepër herët për rezultate të sakta? Ju mund të vini re disa shenja të lehta të shtatzënisë – lodhje, të përziera, urinim të shpeshtë dhe zbutje të gjinjve. Këtu keni disa këshilla të ekspert-it se si të reagoni ndaj këtyre simptomave në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

1. Lodhja

“Lodhja e skajshme, e pashpjegueshme është ndoshta shenja më e zakonshme e shtatzënisë së hershme”, thotë Dr. Gil Gross, profesor i obstetrikë-s dhe gjinekologji-së në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis.

“Mos e trajtoni lodhjen me kafeinë të tepërt në qoftë se ka ndonjë shans që të jeni shtatzënë”. Në vend të kësaj, “dëgjojeni trupin tuaj, merreni shtruar dhe përpiquni që të pushoni siç duhet”, thotë Dr. Donnica Moore, një eksperte e shëndetit të grave në Far Hills, Nju Jork.

2. Neveria nga ushqimi

Në qoftë se hapja e frigoriferit ju bën që të stepeni dhe nuk mund të kaloni pranë ndonjë restoranti kinez pa vënë shaminë para gojës, ju mund të jeni shtatzënë. Shumë gra raportojnë se një neveri e tillë e fortë ndaj ushqimeve është një nga shenjat e para të fillimit të shtatzënisë. Kjo mund të shkaktohet nga nivelet në rritje të hormonit beta hCG. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të manovroni e t’u qëndroni larg këtyre ngacmuesve.

3. Ndjeshmëria ndaj aromave

Aromat që asnjëherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme për ju (si tymi i cigares) madje edhe ato që kanë qenë të kënaqshme (si kolonja e partnerit tuaj) mund t’ju bëjnë juve t’ju përzihet gjatë fazave të para të shtatzënisë. “Për disa gra kjo mund të jetë një shenjë e asaj që ato presin,” thotë Moore. Kjo ka të ngjarë të jetë rezultat i niveleve të rritura të hormoneve. Për fat të keq, “nuk mund të bëni vërtet asgjë, përveç se t’i shmangni ato kur mundeni”, thotë ajo, “veçanërisht tymin e cigareve që nuk i bën mirë foshnjës tuaj”.

4. Të përzierat dhe të vjellat

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Lajmi i mirë për këtë javë është që embrionit po i zhvillohen duart dhe këmbët, megjithëse ato duken më shumë si lopata se sa si ato gjymtyrët e vogla e topolake që ju i keni ëndërruar t’i prekni e t’i gudulisni. Teknikisht, foshnja juaj ende konsiderohet embrion, dhe ka diçka si një bisht të vogël, i cili është zgjatim i kërbishtit. Bishti do të zhduket brenda disa javëve, por ai është e vetmja gjë që zvogëlohet. Qysh nga java e kaluar, foshnja juaj është dyfishuar në madhësi dhe tani është rreth 1.3 cm e gjatë, afërsisht sa madhësia e një boronice. 2

Në qoftë se do të mund të shihnit brenda mitrës, do të lokalizonit qepallat që vetëm pjesërisht ia mbulojnë sytë që tashmë kanë njëfarë ngjyre, si edhe majën e hundës dhe vena-t e vogla nën lëkurën e hollë si një pergamenë. Të dy hemisferat e trurit të foshnjës tuaj janë në rritje dhe mëlçia nxjerr qeliza të kuqe të gjakut deri sa të formohet palca e kockës dhe ta marrë përsipër këtë rol. Ka edhe një apendicit dhe një pankreas që do të prodhojë hormonin insulinë për të ndihmuar tretje-n. Në zorrët që rriten, po fryhet një lak e po shndërrohet në kordonin e kërthizës (kordoni umbilikal), me enë të dallueshme gjaku, i cili do të transportojë oksigjenin dhe lëndët ushqyese për tek trupi i vogël.

Si po ndryshon jeta juaj:

Uterus (mitra) juaj është dyfishuar në madhësi në pesë javët e kaluara dhe të ngrënët mund ta ndjeni si një detyrim apo edhe më keq, nga të përzierat e të vjellat e mëngjesit që janë në kulm. (Në qoftë se ndiheni mirë, mos u shqetësoni, jeni me fat!)

Mund të duhet të urinoni më shpesh se zakonisht, në saje të volumit të shtuar të gjakut dhe lëngut suplementar që përpunohet në veshkat tuaja. (Deri tani, ju keni rreth 10% më shumë gjak se sa kishit para se të mbeteshit shtatzënë. Dhe nga fundi i shtatzënisë tuaj ju do të keni 40 deri 50% më shumë gjak që rrjedh në venat tuaja, për të plotësuar kërkesat e foshnjës që do të lindet). Me rritjen e mitrës, edhe presioni në fshikëzën e urinës do t’ju çojë më shpesh në banjë.

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.

Ektopi do të thotë “jashtë” ose “në vendin e gabuar”. Tek afërsisht një në 100 gra shtatzëna ekziston një shtatzëni ektopike – që formohet jashtë mitrës (uterusit). Një nga shtatzënitë kohore ektopike ndodh në njërën nga tubat fallopianë, të cilat bartin vezën nga vezorja në mitër.

Cilat janë simptomat e shtatzënisë ektopike?

Në fazat e para, shtatzënia ektopike duket si normale. Periodat do të mungojnë dhe do të shfaqen shenjat e zakonshme të shtatzënisë. Dhimbjet e gjoksit dhe sëmundja e mëngjesit, mund të jenë të pranishme. Megjithatë, ashtu siç embrion-i rritet në tubin fallopian (tubat uterine), ai nuk mund të zgjerohet me të dhe problemi fillon të shfaqet. Embrioni mund të vdesë. Kur kjo ndodh ka disa gjakderdhje vagina-le të cilat mund të jenë të gabuara nëse dyshohet për një vonesë periodash.

Nëse embrioni vazhdon të rritet, tubi do të jetë i shtrirë dhe dhimbja mund të ndihet. Tubi mund të këputet, duke shkaktuar dhimbje të mëdha dhe shpesh  gjakderdhje të brendshme. Kjo mund të jetë kërcënuese për jetën. Për këtë arsye, gjakderdhja vaginale dhe dhimbjet e barkut në fillimet e shtatzënisë nuk duhen injoruar kurrë.

Diagnostikimi i shtatzënisë ektopike

Një shtatzëni ektopik-e mund të diagnostikohet, kur një test shtatzënie është pozitiv, por ultratingujt tregojnë se uterus (mitra) është e zbrazët. Ndonjëherë ultratingujt mund të tregojnë shtatzëninë ektopike.

Herë pas here mund të jetë e nevojshme për të futur një pajisje të vogël si teleskop – përmes murit në stomak për të parë se çfarë po ndodh. Nëse shtatzënia ektopike është gjetur, ajo zakonisht hiqet nëpërmjet operacionit. Tubi i prekur mund të humbasë, por në ditët e sotme shpesh mund të ruhet.

Çfarë e shkakton shtatzëninë ektopike?

Ndër faktorët kryesorë që e bëjnë femrën më të prirur për shtatzëninë ektopike janë:

  • Infeksionet e mëparshme në tubin fallopian;
  • Kirurgji-të e mëparshme tek tubat fallopianë;
  • Të mbeturit shtatzënë me një pajisje kontraceptive (IUCD) brenda mitrës; dhe
  • Shtatzënitë ektopike të mëparshme.