Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

Testimi i funksionit të mushkërive

Testet e funksionit të mushkërive (pulmonar) kryhen për një sërë arsyesh: diagnostikimin e pengesave të udhëve ajrore, për të matur reagim-et ndaj trajtimeve për astmë ose sëmundje kronike obstruktive pulmonare, dhe përcaktimin e ashpërsisë së astmës tuaj.

Doktori juaj mund t’ju kërkojë për të kryer test-e për të ndihmuar zhvillimin e një plani të menaxhimit të astmës. Ju mund të kryeni teste të “kulmit të rrjedhjes” në shtëpinë tuaj (duke përdorur metrin e posaçëm) si pjesë e monitorimit të suksesit të trajtimit tuaj dhe për status-in e astmës tuaj. Mjeku juaj do t’ju udhëzojë për të bërë testin dhe si të regjistroni rezultatet. Ju gjithashtu mund të testoheni me një spirometër në laborator.

Kush ka nevojë për testin e funksionit të mushkërive?

Testet e funksionit të mushkërive janë pjesë e rutinës së punës diagnostike dhe menaxhimit të pacientëve me kushtet e frymëmarrjes, si astma bronkial-e dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive (emfizemë dhe bronkit kronik), dhe përfshijnë testet e spirometri-së dhe matjet me metrin e “kulmit të rrjedhjes”.

Çfarë është Spirometria?

Spirometria është një provë e funksionit të mushkërive që mat sasinë e thithur dhe të nxjerrë të ajrit duke përdorur një pajisje të quajtur spirometër. Ai jep një masë të shumës maksimale të ajrit që ju mund të nxirrni (pas marrjes së një fryme të thellë) dhe sa frymë ju mund të lëshoni. Një spirometër lëshon një grafik të lëvizjeve respiratore dhe një funksion të njohur si spirogram.

Çfarë është metri i “kulmit të rrjedhjes”?

Metri i “kulmit të rrjedhjes” mat shpejtësinë më të madhe që mund të arrihet kur ju nxirrni frymën jashtë nëpërmjet metrit, sa më fuqishëm dhe shpejtë që të jetë e mundur, nga frymëmarrja më e madhe që ju mund të menaxhoni.

Doktori juaj mund të përdorë  metrin e “ kulmit të rrjedhjes” për të monitoruar astmën tuaj dhe për menaxhimin e progresit rregullisht, por spirometria është prova e zgjedhur nga mjekët për të përcaktuar ashpërsinë e astmës në çdo pikë të caktuar në kohë.

Sëmundja pulmonare kronike obstruktive COPD: Trajtimi dhe menaxhimi

Sëmundja kronike obstruktive pulmonar-e (COPD) është një sëmundje afatgjatë (kronike) që obstrukton (bllokon) rrugët e frymëmarrjes. Cilësia e jetës për një person me COPD mund të ulet me përparimin e sëmundjes.

Fatkeqësisht COPD nuk mund të kurohet dhe është e pamundur për t’u ndryshuar dëmtimi i mushkërive që është bërë deri më tani. Megjithatë ekzistojnë disa masa, të cilat lirojnë simptomat, zvogëlojnë zhvillimin dhe çrregullimin, si dhe parandalojnë komplikacion-et. Për pjesën më të madhe të njerëzve, funksionojnë mirë edhe trajtimet në shtëpi, por njerëzit që kanë sëmundje shumë të rëndë mund të kenë nevojë për t’u shtruar në spital.

Lënia e duhanit

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni nëse keni COPD është ndalimi i menjëhershëm i pirjes së duhanit. Këshillohet bisedimi me mjekun. Në këtë mënyrë, do të përmirësoni kolllën, lehtësoni frymëmarrjen dhe do të zvogëloni dëmtimin e mëtejshëm të mushkërive.

Ilaçet

Në varësi të zhvillimit të COPD-së dhe simptomave, mjeku mund t’ju japë me recetë ilaçe. Disa prej tyre mund të përdoren për periudha afatgjata, ndërsa disa të tjerë për periudha me afatshkurtëra:

  • Antibiotikët jepen kur përjetoni infeksione të kraharorit, të cilat do të përkeqësojnë COPD-në.
  • Kortikosteroide-t për të ndihmuar në inflamacion-in e rrugëve të frymëmarrjes.
  • Ilaçet për ankth dhe depresion.

Oksigjeni

Terapia e suplementeve të oksigjenit është shpesh ndihmuese për njerëzit që kanë nivele të ulëta të oksigjenit në gjak. Si fillim duhet të vlerësoheni nga një specialist, i cili do të test-ojë funksionin e mushkërive, për të parë nëse mund të përfitoni nga terapia e oksigjenit.

Në varësi të mënyrës së jetesës dhe rezultateve të testimit, mund t’ju jepet në shtëpi një aparat furnizimi me oksigjen. Për të përfituar nga oksigjeni, duhet ta përdorni atë për të paktën 15 orë në ditë.

Kirurgjia

Udhëheqës vizual: 12 mënyra për ta shkatërruar lëkurën tuaj

[ssba_hide]

Bronkiektazia

Bronkiektazi-a është zgjerimi i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell një risk më të madh për të marrë infeksion.

Çfarë është bronkiektazia?

Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkiale në mushkëri dëmtohen nga inflamacion-i ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkatërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (bllokuese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkit kronik dhe emfizemë.

Kush është në rrezik për t’u prekur nga bronkiektazia?

Njerëzit në rrezik për t’u prekur nga bronkiektazia përfshijnë:

  • Individët me mangësi të antiproteinikut alfa-1 (alfa-1 anti-tripsinë) apo që vuajnë nga një defekt embriologjik që quhet immotile cilia (ciliat e palëvizëshme-cilium është një lloj qime që haset tek sipërfaqet e disa tipeve të ndryshme të qelizave, qerpik);
  • Njerëzit me fibroza cistike;
  • Fëmijët të cilët zhvillojnë infeksione të mushkërive, të cilat shkatërrojnë indet e mushkërive, kanë rrezik të zhvillojnë bronkiektazi, më vonë në jetën e tyre;
  • Njerëzit të cilët shfaqin infeksione që ripërsëriten në mushkëri, që thithin në mushkëri trupa të huaj, ata që kanë patur një histori të tuberkuloz-it (TBC) apo sëmundjeve inflamatore të zorrëve;
  • Njerëzit që abuzojnë me drogë dhe alkool;
  • Individët të cilët janë të ekspozuar ndaj gazrave helmues ose substancave që dëmtojnë indet e mushkërive.

Cilat janë shkaqet e bronkiektazisë?

Emfizema: Trajtimi

Në momentin e diagnostikimit të emfizemës, dëmtimi i mushkërive ka ndodhur dhe është shumë i vështirë ndryshimi. Trajtimi ka si qëllim lirimin e simptomave dhe ndalimin e sëmundjes nga progresi i mëtejshëm.

Ndaloni duhanin

Nëse jeni diagnostikuar me emfizemë dhe jeni duhanpirës, mjeku do t’ju këshillojë që të ndaloni menjëherë duhanin. Ndalimi i duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni, për të mbajtur të shëndetshme mushkëritë dhe për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme. Ekzistojnë shumë metoda, që mund t’ju ndihmojnë, por për këtë duhet të flisni me mjekun tuaj.

Mjekimet

Mjekimet e quajtura bronkodilatatorë, mund të jepen për t’ju ndihmuar me frymëmarrjen, ato pushojnë dhe hapin rrugët e frymëmarrjes në mushkëri. Kortikosteroide-t tek disa njerëz mund të ndihmojnë në lirimin e simptomave. Nëse zhvilloni një infeksion bakterial kraharori dhe keni emfizemë, kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj këshillohen antibiotikët.

Këshillat e vetëkujdesit

Duhet të përpiqeni për të mbajtur një regjim të mirë shëndeti, duke siguruar ngrënien e një diete të balancuar dhe marrjen e pushimeve të nevojshme. Mjeku mund t’ju këshillojë një program të rregullt ushtrimesh, që mund të përfshijë ushtrime për përmirësimin e frymëmarrjes. Këto janë quajtur ushtrime të rehabilitim-it pulmonar dhe mund të përmirësojnë kapacitetin e ushtrimeve dhe cilësinë e jetës.

Mundohuni që të shmangni ndotjen e ajrit, i cili përkeqëson simptomat tuaja.

Sigurohuni që të shkoni tek mjeku në fillimin e sezonit të dimrit, për kryerjen e vaksinë-s kundër gripit. Do të ishte i domosdoshëm edhe vaksinim-i kundër pneumoni-së së pneumokokut, pasi kjo simptomë mund të përkeqësojë emfizemën.

Kirurgjia

Disa njerëz me emfizemë mund të jenë të përshtatshëm për kryerjen e kirurgji-së, të quajtur kirurgjia e reduktimit të volumit të mushkërive, cila sjell përmirësimin e disa pacientëve, të paktën në periudhë afatshkurtër. Transplantim-i i mushkërive mund të sigurojë për disa njerëz lirimin e simptomave.

Oksigjeni

emm

Emfizema është një gjendje kronike (e vazhdueshme), në të cilën muret e alveolë-s në mushkëri dëmtohen gradualisht duke rezultuar në shkatërrimin e pakthyeshëm të indeve të mushkërive.

Alveolitet janë qeskat e ajrit në fund të degëve të vogla të rrugëve të frymëmarrjes të mushkërive. Gjatë marrjes frymë, ajri thithet poshtë, nëpërmjet degëve të mushkërive (bronkit dhe bronkiolit), duke arritur alveolit-in, ku oksigjeni transferohet në gjak dhe dyoksidi i karbonit largohet nga gjaku.

Çfarë i ndodh mushkërive në emfizemë?

Në emfizemë muret e alveolitit dëmtohen. Me përparimin e dëmtimeve të alveolitit, mushkëritë bëhen më pak elastike dhe më pak të afta për të transferuar oksigjenin në gjak. Kjo rezulton në përjetimin e vështirësive në frymëmarrje, sidomos në tendosje, por njëkohësisht edhe në sëmundje të rënda gjatë pushimit.

Emfizema dhe bronkit kronik, veçanërisht nëse këto 2 gjendje ndodhin së bashku, shkaktojnë pengim afatgjatë të rrugëve të frymëmarrjes, të quajtur sëmundje pulmonar-e obstruktive kronike (COPD).

Çfarë e shkakton emfizemën?

Emfizema nuk ndodh menjëherë, por në mënyrë graduale, zakonisht duke u zhvilluar me kalimin e viteve. Shkaku i vetëm dhe më i parandalueshëm i emfizemës, është pirja e cigares.

Ekspozimi ndaj ndotjeve industriale në ajër mund të jetë gjithashtu një faktor kontribues.

A1AD- emfizema

Ekziston një lloj i rrallë emfizeme, i quajtur emfizema A1AD – një gjendje gjenetike, në të cilën trupi i personit ka mungesën e proteinës së quajtur alfa1-anti-tripsinë (AAT). AAT mbron mushkëritë nga ekspozimi i tepruar ndaj një enzime të quajtur neutrofil elastase, që ndihmon në luftimin e baktereve, por që mund të dëmtojë mushkëritë, nëse nuk neutralizohet nga AAT. Duhani rrit shpejtësinë ndaj së cilës emfizema zhvillohet, në njerëzit me mungesën e alfa1-antitripsinë.

Simptomat

Sëmundja pulmonare kronike obstruktive: COPD

Sëmundja kronike obstruktive pulmonar-e (COPD) është një gjendje afatgjatë (kronike), që obstrukton (bllokon) rrugët e frymëmarrjes.

Shpesh termi COPD përdoret për të përshkruar bronkitin kronik dhe emfizemë-n, dy sëmundje progresive të mushkërive, që mund të ndodhin më vete ose së bashku. Forma më e zakonshme e COPD-së është kombinimi i të dy gjendjeve.

COPD shkakton rritjen e vështirësisë së frymëmarrjes – e cila sjell probleme në aktivitetet ditore të jetesës dhe në humbjen graduale të kualitetit të jetës.

Bronkit kronik është një inflamacion kronik i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri. Ai është përcaktuar si një kollë produktive që ndodh mbi një bazë ditore për të paktën 3 muaj në 2 ose më shumë vite rresht.

Bronkiti rezulton nga prodhimi i tepërt i mukus-it në mushkëri, i cili prodhohet për të mbajtur të lagësht bronket. Kjo shkakton kollitjen dhe ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes duke e bërë më të vështirë për ajrin rrjedhjen lirisht. Si rezultat shkaktohet vështirësia në frymëmarrje. Shumë njerëz përjetojnë bronkitin akut (afatshkurtër) në një moment të caktuar të jetës së tyre. Bronkiti kronik zgjat me muaj ose vite.

Emfizema ndodh, kur qeset e ajrit (alveolë) zmadhohen dhe dëmtohen. Kjo e bën më pak efiçente transferimin e oksigjenit nga rrugët e frymëmarrjes për në gjak, çka shkakton vështirësi frymëmarrjeje.

Çfarë e shkakton COPD-në?

Shkaqet më madhore të emfizemës dhe bronitit kronik janë shkaktuar nga përdorimi afatgjatë i duhanit.

Në disa raste COPD mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj pluhurit dhe tymrave kimik. Në njerëzit të cilët pinë duhan, tymrat e ajrit mund të ashpërsojnë shimptomat e COPD-së, por tymrat e ajrit nuk sjellin të njëjtin shqetësim të COPD–së tek njerëzit të cilët nuk janë duhanpirës.

Ekziston edhe një lloj shumë i rrallë i emfizemës, i quajtur A1AD, një gjendje gjenetike në të cilën trupi i një personi ka mungesën e një proteine të quajtur alfa 1 anti-tripsinë. Kjo proteinë zakonisht ndihmon në mbrojtjen e mushkërive. Duhani rrit shpejtësinë  e zhvillimit të emfizemës tek njerëzit me mungesën e alfa-1 antitripsinë.

Pavarësisht nëse ju apo fëmija juaj jeni diagnostikuar me astmë dhe jeni nën kushtet e mjekimit kronik, kjo mund të jetë pak shqetësuese. Për shumicën, ashtu si ata e shikojnë jetën e tyre në të ardhmen, kalimi i jetës me ilaçe dhe vëshirësitë e pjesëmarrjes në veprimtari të ndryshme do jetë problematike.

Por, edhe me astmën, ju dhe mjeku juaj mund të synoni kontrollin e simptomave kështu që ju mund të bëni shumë veprimtari, përfshirë edhe ato sportive, si të tjerët. Çelësat për të jetuar në mënyrë të suksesshme me astmën tuaj janë: puna me mjekun për të shkruar planin e menaxhimit dhe të trajtimit të astmës, rishikimin e këtij plani në mënyrë të rregullt me mjekun dhe qartësimin që ju e kontrolloni astmën dhe jo ajo ju.

Disa fëmijë me astmë mund të përmirësohen gjatë adoleshencës, por astma mund të rishfaqet përsëri më vonë në jetë. Për shumicën, astma kërkon trajtim dhe menaxhim.

Më shumë se 80% e fëmijëve me astmë i shfaqin dhe zhvillojnë simptomat përpara moshës 5 vjeçare. Studimet tregojnë se fëmijët që jetojnë në shtëpi ku ka duhanpirës kanë më shumë mundësi të shfaqin infeksione respirator-e dhe incidencë të astmës.

Astma dhe mosha

Disa të rritur mund të diagnostikohen në moshë madhore me astmë, të tjerë mund të kenë jetuar me atë për shumicën e viteve të jetës së tyre. Efektet normale të kalimit të moshës, si ndryshimet në funksionin dhe strukturën e mushkërive, mund t’a bëjnë më të vështirë diagnostikimin e astmës dhe trajtimin e saj në moshë të madhe. Gjithashtu, disa kushte mjekësore që janë të zakonshme në moshë të madhe si sëmundjet e zemrës, emfizemë dhe sëmundje kronike pulmonar-e e bëjnë të vështirë diagnostikimin e astmës në njerëz të moshuar.

Ka shumë probleme që mund të shfaqen me kalimin e moshës, si rritja e mundësisë për efekte anësore nga ilaçet kundër astmës. Këto duhet që të diskutohen me mjekun.

Pajisja ndihmëse është e shkëlqyer për të ndihmuar në përmirësimin e shpërndarjes së barnave të thithura në mushkëri, të tilla si ato që përdoren për trajtimin e astmës, fibrozës cistike (fibroza cistike) dhe sëmundjeve kronike obstruktive të mushkërive (emfizemë ose bronkit kronik).

Një pajisje ndihmëse është si një tub plastik e cila shërben si një “dhomë mbartëse” për mjekimin për disa sekonda, që të mund të kalojë përmes pompës suaj me dozë të matur (MDI) dhe marrjes së mjekimit.

Pajisjet ndihmëse mund të jenë të përmasave dhe formave të ndryshme – ato mund të duken si një tullumbace e qartë plastike ose si një tub. Mjeku juaj, farmacisti ose Fondacioni i Astmës në shtetin tuaj mund t’ju japë këshilla për llojin më të përshtatshëm për nevojat tuaja.

Si funksionojnë pajisjet ndihmëse?

Pajisjet ndihmëse asistojnë njerëzit me astmë të thithin medikamentin e astmës së tyre direkt në rrugët e thella të frymëmarrjes së tyre, përtej fytit. Këto pajisje mund të futen direkt në gojë ose nëpërmjet një maske të fytyrës. Pompa futet në anën tjetër të pajisjes.

Mjekimi i astmës tejçohet nga pompa në njërën anë të pajisjes ndihmëse në anën tjetër duke marrë frymë në një periudhë kohe të caktuar. Valvul-at brenda pajisjes ndihmëse ndalojnë përhapjen e mjekimit në ajër, duke ju lejuar kështu të merrni frymë në ritmin tuaj gjatë thithjes së ilaçeve.

Kush duhet të përdorë një pajisje ndihmëse?

Pajisjet ndihmëse duhet të përdoren nga:

• Të rriturit të cilët kanë bashkërendim të varfër në përdorimin e një aparati për thithjen e një doze të matur të ilaçit, pasi lehtëson bashkërendimin e shtypjes së pompës dhe frymëmarrjes saktësisht në të njëjtën kohë;

• Fëmijët – ata të moshës 4 vjeç dhe nën të duhet të përdorin një pajisje ndihmëse me vëllim të vogël (me një maskë fytyre për fëmijët e moshës deri në 2 vjeç dhe një pjesë ndihmëse për gojën për ata 2-5 vite), ndërsa fëmijët 5 vjeç dhe më të rritur duhet të përdorin një pajisje ndihmëse me vëllim të madh.