Gurët në tëmth: Trajtimi

temthi

Shumica e gurëve të tëmthit nuk shkaktojnë simptoma (ashtuquajtur gurë të “heshtur”), dhe në përgjithësi nuk kërkojnë ndonjë trajtim. Megjithatë, gurët e tëmthit në fshikëzën e tëmthit shkaktojnë episode të përsëritura të dhimbjeve të barkut (të njohura si dhimbje barku në tëmth) dhe zakonisht kërkojnë trajtim.

Kirurgjia

Operacioni për heqjen e tëmthit është një trajtim i zakonshëm për gurët e tëmthit simptomatikë. Kolecistektomi (termi që mjekët përdorin për heqjen e tëmthit) mund të kryhet përmes operacionit të hapur apo kirurgjisë laparoskopi-ke “vrimës së çelësit”. Sepse fshikëza e tëmthit tuaj nuk është një organ thelbësor, ajo mund të hiqet me pak efekte anësore.

Një kolecistektomi e hapur është një procedurë ku fshikëza e tëmthit është larguar nëpërmjet një prerjeje të vetme të madhe në bark. Në ditët e sotme, kirurgji-a e hapur është përdorur në përgjithësi vetëm në njerëzit të cilët nuk janë kandidatë të përshtatshëm për kirurgjinë laparoskopike.

Kolecistektomia laparoskopike, e cila është një lloj i kirurgjisë “vrimë e çelësit “, përfshin disa prerje të vogla në murin e barkut përmes të cilit instrumente shumë të holla dhe një kamera video e vogël e specializuar është futur. Tëmthi më pas është hequr nën mbikqyrjen e videos dhe merret nga trupi nëpërmjet njërës prej prerjeve. Kirurgjia laparoskopike përfshin më pak dhimbje post-operative dhe lejon një kohë të shpejtë shërimi në krahasim me kirurgjinë e hapur. Shtrimi në spital në përgjithësi është 1-2 ditë, më shumë se 5-8 ditë që lidhen me kolicistektominë e hapur. Ndonjëherë kirurg-ët duhet të braktisin metodën laparoskopike dhe kalojnë në operacionin e hapur në qoftë se ata kanë vështirësi gjatë procedurës.

Ashtu si me çdo operacion, ekzistojnë disa rreziqe, por ajo është një procedurë relativisht e sigurt. Disa njerëz kanë lëvizje më të shpeshta të zorrës ose diarre-së mbas heqjes së tëmthit, por këto simptoma zakonisht zvogëlohen me kalimin e kohës. Medikamentet kundër diarre-së mund të ndihmojnë nëse problemet vazhdojnë.

Sinozitet (Sinusitet)

Sinozit-i (Sinusit) mund të rezultojnë nga infeksioni ose alergji-a.

Sinuset

Sinus-et janë hapësira në kockat e kafkës që janë kryesisht plot me ajër. Funksioni i tyre ekzakt është i paqartë. Ato ndihmojnë që koka e njeriut të mos jetë shumë e rëndë dhe ndoshta luajnë një rol në qartësimin e të dëgjuarit.

Ka tre palë sinuse dhe një sinus sfeniodal, që është në qendër të kokës. Sinuset maksilar-e janë poshtë syve në çdo anë të hundës, sinuset frontale janë mbi sy dhe sinuset e etmoidit prapa syve. Çdo sinus ka një hapje të vogël ose tub që i lidh ato me pjesën e prapme të hundës.

Kanali i sinuseve prodhon një fluid të pastër (mukus) që i pastron ato nga materialet e padëshirueshme. Ky fluid kalon nëpërmjet kanaleve në pjesën e prapme të hundës dhe fytit nga ku gëlltitet. Kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse ne nuk jemi të interesuar shumë për këtë. Kur fluidi prodhohet me shumicë atëhere kthehet në gëlbazë ose rrufë. Kjo mund të sjellë një irritim kronik të fytit që njihet me emrin rrufa post-nazal-e.

Shkaqet e sinoziteve (sinusit)

Ka 2 shkaqe kryesore të shtimit të prodhimit të mukusit: infeksioni dhe alergji-a.

Meqenëse vrimat që vazhdojnë nga sinuset janë të vogla, ato mund të bllokohen lehtë. Kur kjo ndodh, presioni në sinuse rritet duke shkaktuar simptoma që mund të variojnë nga një ndjenjë e lehtë kongjestion-i, si një e ftohur tipike, në dhimbje të ndryshme. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe reduktim dëgjimi ose bllokim i veshëve. Kjo sepse tubi Eustakian, që lidh veshin e mesëm me pjesën e prapme të hundës bllokon vrimat e sinuseve.

Infeksionet mund të variojnë nga sëmundje virale te infeksione të ndryshme bakteriale. Në këto raste mukusi trashet dhe bëhet zakonisht në ngjyrë të gjelbër ose të verdhë. Shpesh është i nevojshëm trajtimi me antibiotikët. Një komplikim i rrallë mund të jetë përhapja e infeksioneve në strukturat e afërme si sy dhe tru, që është një komplikim serioz i infeksioneve të patrajtuara të sinuseve.

Testi Helikobakter pilori: Një test i thjeshtë për mikrobet në stomak

Testi Helicobacter pylori

Zbulimi disa vite më parë i bakterit Helikobakter pilori (HP) ka dhënë si rezultat ndryshime dramatike në mënyrën se si trajtohen ulçerat e stomaku-t.

Çfarë është Helikobakter pilori?

Helikobakter pilori (HP) është një mikrob në formë spirale i cili jeton në stomakun e shumë njerëzve. Disa herë ai nuk shkakton shqetësime por është pothuaj gjithmonë i pranishëm tek personat me ulçerë peptik-e ose duodenal-e. Ai është gjithashtu i pranishëm në veshjen e brendshme të stomakut të shumë pacientëve që kanë kancer të stomakut. Ka pak dyshim që HP duhet fajësuar për shumë nga këta probleme.

Fatmirësisht, zakonisht është e mundshme që ky bakter të çrrënjoset. Po ashtu si shumë baktere mund të eliminohen nga trupi nga antibiotikët siç është penicilin dhe tetraciklinë, po ashtu ne mund të heqim qafe edhe HP. Zakonisht nevojitet një trajtim prej një apo dy javë me një kombinim të tre ilaçeve. Ky trajtim ka një shkallë të lartë suksesi. Kjo e ka bërë jetën shumë më të lehtë për shumë persona me ulçera të cilët më parë duhej t’u nënshtroheshin operacioneve kirurgjik-ale ose të merrnin ilaçe gjatë gjithë jetës së tyre.

Biopsia përballë testimit të frymës

Helikobakter pilori mund të diagnostikohet nga biopsi-të (kampionet) e paretit të stomakut të marra gjatë një investigimi të njohur si endoskopi. Në këtë investigim një instrument, gastroskop-i, futet në stomak për ta lejuar mjekun të kërkojë ulçera të dyshuara ose kancer.

Megjithatë ky test mund të jetë paksa jo komod për disa pacientë dhe prania e HP mund të diagnostikohet në një mënyrë të thjeshtë me anë të testimit të frymës. Personi që i nënshtrohet duhet vetëm të gëlltisë një kapsulë ose të pijë një lëng që përmban një sasi të vogël të një substance radioaktiv-e dhe rreth 10 minuta më pas, të fryjë në një ballon.

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Trajtimet e kancerit të zorrëve

Fazat e kancerit të zorrëve

Ekzistojnë disa sisteme për të përcaktuar fazat e kancerit të zorrëve. I pari është sistemi ACPS, i treguar më poshtë:

Stadi A – Kanceri gjendet vetëm në muret e zorrës.

Stadi B – Kanceri është përhapur në sipërfaqen e jashtme të mureve të zorrës.

Stadi C – Kanceri është përhapur në nyja limfatike në afërsi të zorrës.

Stadi D – Kanceri është përhapur përtej nyjeve limfatike, në zona të tjera të trupi si mëlçia apo mushkëritë.

Një sistem tjetër i përdorur është ai që quhet sistemi TNM. Ky sistem tregon sa i përhapur është tumor-i (T) në muret e zorrës; a janë infektuar nyjet limfatike (N) dhe a është përhapur kanceri në zona të tjera të trupit (metastazë-M). Në sistemin TNM, çdo shkronje i bashkëngjitet një numër, i cili tregon sa ka përparuar kanceri.

Ndoshta do të dëgjoni edhe për sistemin Dukes, i cili është një sistem më i vjetër, i ngjashëm me sistemin ACPS.

Trajtimi

Trajtimi kryesor për kancerin e zorrës është ndërhyrja kirurgjik-ale. Mund t’ju nevojitet edhe kemioterapi apo radioterapi. Mund t’ju nevojitet vetëm njëra prej tyre, por ndonjëherë mund të nevojitet një kombinim i tyre.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve për kancerin e zorrës. Secila prej tyre do të përcaktohet nga vendndodhja e kancerit në zorrë, nga lloji dhe madhësia e kancerit dhe nga përhapja e tij. Doktori do të marrë në konsideratë edhe moshën dhe shëndetin tuaj.

Kirurgji minimalisht invazive

Me termin kirurgji minimalisht invazive, e quajtur ndryshe edhe vrima e çelësit apo kirurgji laparoskopike duhet të kuptojmë një teknikë kirurgjikale, e cila përbëhet prej disa çarje të vogla në vend të një prerjeje të madhe në abdomen.

Kirurg-u fut një tub të hollë dhe fleksibël, i quajtur laparoskop, në një nga çarjet. Laparoskopi ka një dritë dhe një kamera, në mënyrë që kirurgu të shohë brenda abdomen-it dhe të heqë kancerin. Kjo teknikë zakonisht ka më pak dhimbje dhe më pak shenja, një rrezik më të vogël për infeksione dhe shërim më të shpejtë, duke kaluar më pak kohë në spital.