presioni-i-ulet-i-gjakut

Presioni i ulët i gjakut (hipotension), zakonisht i referohet leximit të presionit të gjakut, në një mesatare nën 100/60 mmHg. Megjithatë, shpesh është i papërfillshëm, derisa të shkaktojë simptoma.

Sa ulët është shumë ulët?

Është më mirë që të keni presion të ulët të gjakut, sesa presion të lartë të gjakut. Megjithatë, presioni jashtëzakonisht i ulët i gjakut mund të shoqërohet me marrje mendsh. Shumë raste mund të përmirësohen pa ndonjë trajtim. Megjithatë, në qoftë se vazhdojnë që të ndodhin, shkaku themelor duhet të hetohet nga një mjek.

Faktorët që ndikojnë në presionin e gjakut

Presioni i gjakut përcaktohet nëpërmjet 3 faktorëve kryesorë, të cilët janë:

  • Shkalla në të cilën gjaku pompohet nga zemra;
  • Vëllimi i gjakut në enët e gjakut; dhe
  • Kapaciteti i enëve të gjakut.

Çfarë e shkakton presionin e ulët të gjakut?

Presioni tepër i ulët i gjakut, mund të rezultojë nga një sërë shkaqesh të ndryshme. Kjo mund të jetë, për shkak të: prodhimit të reduktuar kardiak që rezulton nga një e metë e valvul-ës së zemrës, ritmet abnormale të zemrës, embolia pulmonare, dobësim i muskulit të zemrës pas një sulmi në zemër (infarkt i miokardit) dhe dobësi e përgjithshme e muskulit të zemrës.

Ai gjithashtu mund të rezultojë, nga vëllimi i zvogëluar i gjakut (nëpërmjet dehidratimit apo humbjes masive të gjakut), bymimi i tepruar i enëve të gjakut (si përgjigje ndaj një shoku septik, një reaksion alergji-k i rëndë), ekspozimi ndaj ngrohjes, kushteve të sistemit nervor ose medikamenteve të caktuara. Gratë shtatzëna gjithashtu kanë shpesh presion të ulët të gjakut.

Sëmundje të caktuara që janë të lidhura me presionin e ulët të gjakut

Presioni i ulët i gjakut, mund të shoqërohet me një numër shkaqesh  të ndryshme, të tilla si:

  • Mungesa e hormoneve steroidale, siç mund të ndodhë tek sëmundja Addison; dhe
  • Sëmundja Parkinson.

Sëmundja Addison gjithashtu mund të jetë e lidhur me presionin e ulët të gjakut, si rezultat i diarre-së së tepërt, urinim-it ose djersitjes. Diabet-i i patrajtuar mund të shkaktojë hipotensionin si rezultat i dëmtimit të nervave.

Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Shëndeti i dobët i zemrës dhe Alzheimer-i

Studimi sugjeron se kur arterie-t trashen, ngurtësohen, në tru formohen pllakëza.

Një studim i ri i lidh sëmundjet e zemrës me mundësitë në rritje, për të patur demencë (çmenduri).

Hulumtuesit zbuluan se ngurtësimi i arterieve, një sëmundje që quhet aterosklerozë, lidhet me akumulimin e pllakëzave beta -amiloid në tru, që janë vula e sëmundjes Alzheimer (sëmundja Alzheimer).

“Ky është më shumë se vetëm një shembull i mënyrës se si lidhet shëndeti i zemrës me atë të trurit. Ky është një sinjal se procesi i plakjes së enëve të gjaku-t mund të predispozojë trurin, për një akumulim më të madh të pllakëzave të amiloid-it”, tha kërkuesi Timothy Hughes, i departamentit të mjekësisë së brendshme në Universitetin Wake Forest në Winston – Salem, NC.

Pllakëzat mblidhen me kalimin e moshës dhe duket se përkeqësohen tek ata me arterie të forta, tha ai. “Gjetja dhe parandalimi i shkaqeve të grumbullimit të pllakëzave do të jetë një faktor thelbësor në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, si dhe në mbajtjen e shëndetit të mirë të trurit, sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi Hughes.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës mes të moshuarve. Ky çrregullim progresiv i trurit prek rëndë të menduarit, kujtesën dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Raporti, i publikuar në 31 mars në versionin online të revistës shkencore JAMA Neurology, ekzaminoi imazhet e trurit dhe shëndetin e arterieve të pacientëve nga mosha 83 vjeçare e më lartë.

Kardiolog-ët dhe neurolog-ët kanë filluar ta pëlqejnë idenë se shëndeti i zemrës dhe i trurit nuk janë të pavarur, por të lidhur me njëri-tjetrin, tha Dr Kevin King, një profesor asistent në departamentin e radiologji-së në Universitetin e Teksasit, në Fakultetin e Mjekësisë për zonën jug-perëndimore, si dhe autor i një editoriali shoqërues për studimin, në një revistë shkencore.

Udhëheqës vizual: Guidë për nishanet

[ssba_hide]

Fibrilacioni atrial: Gjendje e fshehur e zemrës për më shumë se 40 vite

Të paktën 50,000 australianë të moshës mbi 40 vjeç mund të kenë fibrilacion atrial (luhatjet e ritmit të të rrahurave të zemrës). Të dhënat e reja sugjerojnë se Fibrilacioni Atrial (FA) është një çrregullim i ritmit të zemrës i cili rrezikon rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.

Në FA, sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta dhe shkaktojnë rrahje të shpejta në dhomat e sipërme të zemrës (atria), të cilat bëjnë që dhomat e poshtme të zemrës (barkushet) të mos ruajnë dot ritmin. Kjo do të thotë që zemra rreh në mënyrë të pakontrolluar, e cila sjell parregullsi, rritje të shpejta të rrahjeve të zemrës (aritmi). Incidenca e FA-ve të padiagnostikuara në komunitet mund të jetë e lartë.

Nga statistikat e Byrosë Australiane, bazuar në llogaritjet përkatëse, më shumë se 10 milionë autralianë janë të moshës 40 e sipër dhe rreth 50.000 prej tyre mund të kenë FA.

Profesori Ben Fridman, profesor i kardiologjisë në Spitalin Concord dhe zëvendës dekan i Shkollës Mjekësore të Sidneit, prezantoi në takim studimin e tij me më shumë se 1000 njerëz të moshës 40 vjecare të cilët po bënin një kontroll elektrokardiogram-e (EKG) përpara operacionit. Kjo tregoi se 3.1 % kishin Fibrilacion Atrial dhe 0.5 % e njerëzve të testuar kishin FA. “Kjo tregon se ka shumë njerëz të cilët kanë FA dhe nuk janë në dijeni të kësaj,” tha Profesor Fridman.

FA pa simptoma është më e shpeshtë se FA me simptoma, por edhe të ashtuquajturat FA “të heshtura” (pa simptoma) çojnë në rrahje të shpejta të zemrës.

Kjo ndodh sepse parregullsitë e rrahjeve të zemrës në FA mund të lejojnë gjaku-n të futet në zemër duke formuar një mpiksje të tij. Nëse kjo mpiksje çahet dhe rrjedh në enët e gjakut deri në tru mund të shkaktojë infarkt.

“Hera e parë për zbulimin e FA-së për shumë pacientë është kur ata pësojnë një infarkt, dhe ky është një paralajmërim i lehtë i simptomave”, tha Profesor Fridman.

macular degeneration Degjenerim-i makular është sëmundje e pjesës qendrore të retinës, nga e cila humbet shikimi në qendër të fushës pamore. Kjo sëmundje vështirëson ose pamundëson njohjen e njerëzve, edhe pse muri periferik i mundëson aktivitetet e tjera të përditshme.

Degjenerimi makular është arsyeja udhëheqëse e verbimit tek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare. Kjo gjendje mund të shërohet me foto-koagulim lazerik dhe me ilaçe të cilat ndalojnë rritjen e enëve të gjakut.

AMD – Distrofi qendrore e retinës (retina) së moshës ose makulodistrofia (degjenerimi senil i makulë-s), është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek të moshuarit në vendet e zhvilluara. Dëmtohet kryesisht pjesa qendrore e retinës – makula që kryesisht ushqehet nga korioidea. Makula ka përqendrimin më të madh të fotoreceptor-ëve në pjesën qendrore të saj dhe përgjigjet për shikimin qendror.

Për shkak të moshës, plakjes dhe proceseve të tilla si: hipertoni, arterosklerozë, veprimi i dëmshëm i diellit, trashëgimia etj, lëndët ushqyese nuk mund të arrijnë në retinë. Si pasojë e kësaj mund të ndodhin disa ndryshime në retinë.

Metodat e diagnostikimit të kësaj sëmundjeje përfshijnë:

1. Rrjetën Amsler;

2. Kontrollin e detajuar të fundit të syrit të iris-it (oftalmo-skopi indirekte);

3. Angiografi-në fluoreshente;

4. Tomografinë optik-e koherente.

Sëmundjet që vijnë si pasojë e moshës janë të lehta për tu diagnostikuar por mundësia për ti mjekuar është e vogël. Në tentativë për të frenuar progresimin e këtyre sëmundjeve, kohët e fundit përdoren disa mënyra, kryesisht për AMD-në eksudativ-e.

  • Lazerkoagulimi. Enët e gjaku-t të formuara koagulohen nga veprimi i lazerit. Por si pasojë mund të dëmtohen dhe qelizat përreth, prandaj lazeri përdoret në raste specifike.
  • Heqja e enëve të gjakut dhe membranave të formuara në mënyrë kirurgjik-ale, por që është e lidhur me komplikacion-e si gjatë operacionit ashtu dhe në periudhën postoperatore. Operacione të tilla përdoren në raste të rralla.