Përdorimet

Parandalimi dhe trajtimi i deficitit ishemi-k neurologjik (ulja e oksigjenimit nervor) që përcjell gjakderdhjet subaraknoidale.

Efektet anësore

Hipotension (ulja e tensionit), ndryshim në ritmin e zemrës, dhimbje koke, çrregullim gastrointestinal (zorrë-stomak), pështirosje, dhe ndjenjë e të nxehtit; janë raportuar trombocitopeni (ulja e trombo-citeve) dhe ileus (bllokim i punës së zorrës); rritje e përkohshme e enzimave të mëlçisë pas administrimit intravenoz të nimodipine.

Dozimi

Parandalimi i gjakderdhje-s subaraknoidale: nëpërmjet gojës: nga 60 mg çdo 4 orë (doza e përgjithshme ditore 360 mg) duke filluar brenda 4 ditësh nga gjakderdhja subaraknoidale dhe duke vazhduar për 21 ditë.

Trajtimi i gjakderdhjes subaraknoidale: Nëpërmjet infuzion-it intravenoz duke përdorur kateter të venës qendrore, fillimisht nga 1 mg/orë duke rritur dozën pas dy orësh në 2 mg/orë duke siguruar shtypjen e gjakut që të mos zbres shumë. Pacientëve me shtypje jostabile të gjaku-t ose që peshojnë më pak se 70 kg, duhet t’u jepen fillimisht 500 mikrogram/orë ose nëse është e nevojshme edhe më pak. Trajtimi duhet të fillojë sa më parë që është e mundshme dhe do të duhej të zgjas më së paku 5 ditë dhe maksimalisht 14 ditë; në rast të intervenimit kirurgjik gjatë trajtimit, të vazhdohet edhe për më së paku 5 ditë pas intervenimit.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta: 30 mg.

Infuzion intravenoz: 200 mikrogram/mL 50 mL.

Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit si dhe ndaj bllokuesve të tjerë të enzimë-s së konversionit të angiotenzinë-s.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje abdominale (barku), kollë e thatë persistent-e, ndryshime të zërit, hipotension (tension i ulët), proteinuri (proteina në urinë), trombocitopeni (ulje e trombo-citeve), neutropeni (neutrofile të ulura në gjak), agranulocitozë (humbje e granulocite-ve në gjak), hiperkalemi (rritja e kalium-it në gjak), rritje e nivelit të enzimave të mëlçisë, ikter kolestatik (ikter nga bllokimi i kolecist-ës), çrregullime të funksionit të veshkave, pankreas-it.

Dozimi

Kur përdoret i vetëm, në fillim jepen 12.5 mg, 2 herë në ditë; në kombinim me diuretikë (shkarkues të lëngjeve), në fillim përdoren 6.25 mg, 2 herë në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 25 mg, 2 herë në ditë; doza maksimale: 50 mg, 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Kemioterapia dhe radioterapi-a mesatarisht emetogjene, kemioterapia emetogjene e rëndë.

Efektet anësore

Konstipacion (kapsllëk); dhimbje koke, ndjenja e të ftohtit ose të nxehtit, lemza; ndryshime të here pas hershme të enzimave të mëlçisë; çrregullime të kohë pas kohshme të të parit dhe marrje mendsh pas marrjes së barit në mënyrë intravenoze; lëvizje ta pavullnetshme, konvulsion, dhimbje gjoksi, aritmi (çrregullime të ritmit të zemrës). Janë raportuar edhe hipotension (ulje e tensionit) dhe bradiakardia (ulje e rrahjeve të zemrës). Supostat mund të shkaktojnë irritim rektal.

Dozimi

Kemioterapia dhe radioterapia emetogjene: nëpërmjet gojës 8 mg 1-2 orë para trajtimit, ose nëpërmjet rektumit 16 mg, 1-2 orë para trajtimit, ose me injeksion intramuskular apo injeksion intravenoz të ngadalshëm, 8 mg menjëherë para trajtimit.

Pastaj vazhdohet me 8 mg nëpërmjet gojës çdo 12 orë deri në 5 ditë, ose nëpërmjet rektumit 16 mg deri në 5 ditë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta: 4 mg, 8 mg.

Shurup: 4 mg/5 mL.

Injeksion: 4 mg/2 mL, 8 mg/4 mL.

Suposte: 16 mg.

Përdorimet

Psikozë akute dhe kronike.

Efektet anësore

Insomnia, agjitim, anksiozitet, dhimbje koke, marrje mendsh, dobësim i  vëmendjes, plogështi, shikim i turbulluar, konstipacion, ndjenjë të vjelle dhe vjellje, dispepsi, dhimbje abdominale, hiperprolaktinemi (me galaktorre, çrregullime menstrual-e, amenorre, gjinekomasti), çrregullime të funksionit seksual, priapizëm, mospërmbajtje urine, abnormalitete të enzimave të mëlçisë, takikardi, hipertension, puçrra të lëkurës, rinit.

Janë raportuar neutropeni dhe trombocitopeni, rrallëherë intoksikim-i me ujë shoqëruar me hiponatremi, rregullim jonormal i temperaturës, konvulsion-e.

Dozimi

Ditën e parë: 2 mg në 1-2 doza të ndara pastaj në ditën e dytë 4 mg në 1-2 doza të ndara (titrimi më i ngadalshëm është i nevojshëm tek disa pacientë); doza e zakonshme sillet rreth 4-6 mg në ditë; dozat mbi 10 mg në ditë përdoren vetëm nëse leverdia mbizotëron rrezikun (maksimumi 16 mg në ditë).

Të moshuarit (ose me mëlçi ose veshkë të dëmtuara): fillimisht marrin nga 500 mikrogram, dy herë në ditë duke shtuar dozën për 500 mikrogram deri në dozën prej 1-2 mg, 2 herë në ditë.

Për fëmijë nën moshën 15 vjeçare nuk rekomandohet.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: 1 mg, 2 mg, 3 mg, 4 mg.

Përdorimet

Skizofreni.

Kundërpërdorimet

Laktacion.

Efektet anësore

Marrje mendsh, dispepsi, konstipacion, fyt i thatë, abnormalitete të enzimave të mëlçisë, asteni e lehtë, rinit, takikardi, anksiozitet, ethe, mialgji, ekzantemë, leukopeni, neutropeni dhe eozinofili. Janë raportuar rrallë rritje të koncentrimeve plazmatike të triglicerideve dhe kolesterol-it, redukim i koncentrimit plazma-tik të hormonit tiroid, prolongim i mundshëm i intervalit QT.

Dozimi

Në ditën e parë  jepen 25 mg nga dy herë në ditë, në ditën e dytë 50 mg dy herë në ditë, në ditën e tretë 100 mg dy herë në ditë, në ditën e katërt 150 mg dy herë në ditë, dhe pastaj duhet modifikuar doza varësisht nga përgjigja terapeutik-e. Dozat e rëndomta sillen prej 300-450 mg në ditë të ndara në dy doza; doza maksimale 750 mg në ditë;

Të moshuarit: fillimisht 25 mg në ditë, duke e rritur dozën shkallë-shkallë për 25-50 mg në ditë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: 25 mg, 100 mg, 200 mg.

Përdorimet

Trajtim i shtuar, i filluar dhe mbikëqyrur nga specialisti i konvulsion-eve parcial-e me ose pa gjeneralizim, i cili nuk mund të kontrollohet në mënyrë të kënaqshme me antiepileptikë të tjerë. Mund të përdoret edhe si terapi e vetme në menaxhimin e spazmë- infantil-e tek West sindromi.

Kundërpërdorimet

Defektet e fushës vizive.

Efektet anësore

Përgjumje (sedacion rrallë i vërejtur, stupor, dhe konfuzione me valë jospecifike të ngadalshme EEG), lodhje, defekte të fushës vizive, marrje mendsh, nekrozë, irritabil-itet, eksitim dhe agjitim posaçërsiht tek fëmijët; depresion, gjykim jonormal, nistagmë, ataksi, tremor, parestezi, koncentrim i pamjaftueshëm; më rrallë konfuzion, agresivitet, psikozë, mani, çrregullime të memorjes, çrregullime të të parit (p.sh.diplopi); fitim në peshë, edemë, çrregullime gastrointestinal-e, alopeci, ekzantemë; urtikarie, rritje e herëpashershme e frekuencës së konvulsioneve (posaçërisht nëse janë mioklonike), zvogëlim i enzimave të mëlçisë, zvogëlim i lehtë i hemoglobinë-s; fotofobi (frikë nga drita) dhe çrregullime të retinës (retina); neurit optik, është raportuar gjithashtu edhe atrofi optike.

Dozimi

Me terapi vijuese antiepileptike, fillimisht 1 g në ditë si një dozë ose e ndarë në 2 doza, pastaj doza rritet gradualisht deri në arritjen e efektit terapeutik me nga 500 mg në intervale javore; doza ditore luhatet prej 2-3 g (maksimumi 3 g në ditë);

Fëmijët: fillimisht 40 mg/kg në ditë në një dozë të vetme ose të ndarë në 2 doza të ndara dhe pastaj duke e rregulluar sipas peshës trupore: 10-15 kg merr 0,5-1 g në ditë; pesha trupore 15-30 kg merr 1-1,5 g në ditë; pesha trupore 30-50 kg merr 1,5-3 g në ditë; pesha trupore më shumë se 50 kg merr 2-3 g në ditë.

West sindromi: mono-terapi 50 mg/kg në ditë, duke e rregulluar dozën varësisht nga përgjigja terapeutike gjatë 7 ditëve; dozat e përdorura deri 150 mg/kg tolerohen mirë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: Vigabatrin 500 mg.

Qese me pluhur: Vigabatrin 500 mg.

Përdorimet

Sëmundja e Parkinsonit (sëmundja Parkinson) ose parkinsonizmi simptomatik, por jo sindromi ekstrapiramidal i shkaktuar nga barnat), i përdorur vetëm (në sëmundjen e hershme) ose si terapi shtesë me levodopa.

Efektet anësore

Konstipacion, diarre, ndjenjë të vjelle dhe vjellje, fyt i thatë, stomatit, faringit, hipotension, depresion, konfuzion, psikozë, agjitim, dhimbje koke, tremor, marrje mendsh, vertigo, çrregullime gjumi; dhimbje shpine, shtrëngim muskujsh, dhimbje e nyjeve, vështirësi në urinim, reaksione të lëkurës, janë raportuar rritje të enzimave të mëlçisë.

Dozimi

– 10 mg në mëngjes, ose 5 mg në mëngjes dhe mesditë.

– Të moshuarit: Për të shmangur konfuzionin dhe agjitim-in, mbase do të ishte adekuate të fillohet trajtimi me dozë prej 2,5 mg në ditë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta: 5 mg.

Përdorimet

Sëmundjet depresive, fobia sociale.

Kundërpërdorimet

Gjendje akute konfuze, feokromocitomë.

Efektet anësore

Çrregullim gjumi, marrje mendsh, çrregullime GI (stomak-zorrë), dhimbje koke, trazim, agjitim, parestezi, fyt i thatë, çrregullime vizual-e, edemë, reaksione të lëkurës. Janë raportuar edhe gjendje të konfuzion-it, rritje të enzimave të mëlçisë (rrallë), galaktorre (rrjedhje e qumështit); hiponatremi e mundshme.

Dozimi

Për depresion fillimisht të jepen 300 mg në ditë, rëndom në doza të ndara pas ushqimit, duke e rregulluar dozën varësisht nga përgjigja terapeutik-e; dozat e zakonshme lëvizin nga 150-600 mg në ditë;

Për fëmijë nuk rekomandohet.

Tek fobia sociale fillimisht jepen 300 mg në ditë duke e rritur dozën në ditën e katërt në 600 mg në ditë, të ndarë në 2 doza, duke vazhduar për 8-12 javë për të vlerësuar efikasitetin.

Për fëmijë nuk rekomandohet.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: 150mg.

Përdorimet

Tek infeksionet e pakomplikuara të traktit urinar të shkaktuara nga: E. coli dhe proteus miribalis, tek otit media të shkaktuar nga: Haemophilus inflenzae, Moraxella catarrhalis dhe nga Streptoccocus pyogenes. Tek faringiti (infeksion i faringu-t) dhe tonzilit-i (infeksion i grykëve) i shkaktuar nga: S. pyogenes, tek bronkit-i akut (infeksion i bronkeve të mushkërisë) të shkaktuar nga: S. pneumon-ia dhe H. influenzae. Tek gonorrea e shkaktuar nga Neisseria bakteret.

Kundërpërdorimet

Nuk përdoret tek pacientët me ndjeshmëri të rritur në bar dhe në cefalosporina-t e tjera.

Efektet anësore

Dhimbje koke, marrje mendsh, diarre, pështirosje, vjellje, dhimbje abdominale (barku), prurit (kruarje), vaginit, trombocitopeni (ulje të trombociteve të gjaku-t), leukopeni (ulje të leukocite-ve) eozinofili (rritje të eozinofileve), eritemë multoform, sindroma Stevens-Johnson, ethe, rritje kalimtare e enzimave të mëlçisë, anafilaksi.

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 400 mg në ditë P.O (nga goja), si dozë e vetme apo në 12 orë nga 200mg.

Fëmijët nën 12 vjeç: 8 mg/kg në ditë P.O. si dozë të vetme apo 4 mg/kg në ditë në 12 orë.

Tek gonorrea: 400 mg P.O. si dozë e vetme.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 200 mg, 400 mg.

Përdorimet

Tek infeksionet e traktit respirator (infeksione të mushkërive) dhe urinar, otit media (veshi i mesëm) dhe infeksionet e lëkurës të shkaktuara nga: Haemophilus influenzae, Streptococcus pneumoni-a, S. pyogenes, Escherichia coli, Proteus mirabilis, Klebsiella species dhe nga Staphyloccoc-ët.

Kundërpërdorimet

Nuk përdoret tek pacientët me ndjeshmëri të lartë në cefalosporina.

Efektet anësore

Dhimbje koke, marrje mendsh, somnolencë (përgjumje), ndjenjë të vjelle, vjellje, diarre, anoreksi (mungesë oreks-i), dispepsi (vështirësi në tretje të ushqimeve), vaginit (infeksion i vaginës), kandidozë oral-e, leukopeni kalimtare (ulja e leukocite-ve të gjaku-t), anemi, eozinofili (rritja e numrit të eozinofileve të gjakut), trombocitopeni (ulja e trombociteve të gjakut), limfocitozë (rritja tek limfocitet e gjaku-t), dermatit (infeksion i lëkurës), prurit (kruarje), reaksione hiper-sensitiv-e (shume të ndjeshme), anafilaksi, ethe, rritje kalimtare e enzimave të mëlçisë.

Dozimi

Të rriturit: çdo 4-8 orë, 0.2-2 g injeksion intramuskular (I.M), injeksion intravenoz (I.V), doza maksimale:12 g në ditë. Fëmijët: 50-100 mg/kg peshë në ditë e ndarë në 3-4 doza. Nuk tejkalohet doza e të rriturve.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: ampulë 0.5 g/10 mL, 0.75 g/1o mL, 1 g/10 mL, 1.5 g/10 mL, 2 g/10 mL, 3 g/50 mL, 3 g/100 mL, 4 g/100 mL.