Udhëheqës vizual: 18 Pyetje "të sikletshme" për bukurinë

[ssba_hide]

Disa këshilla për erën e keqe të gojës (halitosis)

Jeni të shqetësuar për erën e keqe të gojës? Nuk jeni vetëm. Gati 30% e popullsisë vuan nga aroma e keqe e gojës, ose siç quhet ndryshe halitozë. Era e keqe e gojës mund t’ju bëhet pengesë në jetën sociale. Fatmirësisht ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të patur aromë të freskët të gojës.

1. Lajeni dhe pastrojeni gojën me fill dentar, më shpesh se zakonisht

Një nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Mbi këtë shtresë formohen bakteret. Ushqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë. Nëse keni shqetësimin e erës së keqe, pastrojeni më shpesh. Kujdesuni të mos e teproni. Të fërkuarit e shumtë me furçë, e grryen smalti-n dhe i prish më shpejt dhëmbët.

2. Pastroni gjuhën

Shtresa që formohet normalisht rreth gjuhës, mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë. Nëse mendoni se furça është shumë e ashpër, apo shumë e madhe për të arritur pjesën e mbrapme të gjuhës, Pamela L. Quiones, (dentist-e dhe kryetare e Shoqatës Amerikane të Shëndetit Dentar), në këtë rast ju këshillon të përdorni një pastrues gjuhe. Ajo thotë se gjendet kollaj në çdo farmaci dhe është një mjet i domosdoshëm për higjienën e gojës. Kjo pajisje është prodhuar posaçërisht për të hequr baktere, mbetjet ushqimore dhe qelizat e vdekura, në zona ku furça nuk i arrin.

3. Shmangni ushqimet që ju sjellin aroma të pakëndshme

Qepa dhe hudhra janë shkaktarët kryesor. Dentistët thonë se fatkeqësisht, larja e dhëmbëve pasi ke ngrënë qepë ose hudhra, nuk ju ndihmon. Substancat që këto ushqime përmbajnë janë lehtësisht të ndryshueshme dhe kalojnë menjëherë në gjak. Në këtë mënyrë ju i kaloni menjëherë në mushkëri duke i nxjerrë më pas jashtë. E vetmja zgjidhje është të mos konsumoni qepë apo hudhra, sidomos kur jeni në kontakt me njerëz në punë, shkollë apo çdo aktivitet social.

4. Hiqni dorë nga vesi!