fvfvfv

Kur ju shkoni tek një mjek për t’a pyetur rreth disfunksion-it erektil (gjithashtu i njohur si impotencë), ju duhet të tentoni që të mos jeni të turpshëm. Të paturit probleme me ereksionin, nuk është një refleksion i burrërisë tuaj.

Për të vlerësuar problemet e ereksion-it, mjeku juaj zakonisht do të kërkojë një histori mjekësore dhe do t’ju bëjë një ekzaminim fizik për të kontrolluar për ndonjë nga problemet që ju keni.

Si pjesë e konsultimit, mjeku juaj mund:

  • T’ju bëjë pyetje rreth gjendjeve mjekësore që prekin familjen tuaj, duke përfshirë: diabet-in, presionin e lartë të gjaku-t, sëmundjen e zemrës, sëmundjen vaskulare, problemet e veshkave ose sëmundjen Peyronie (sëmundja Peyronie);
  • T’ju pyesë nëse ju keni bërë kirurgji ose keni patur lëndime në zonën pelvik-e;
  • T’ju pyesë rreth çdo lloj ilaçi që ju jeni duke marrë;
  • T’ju pyesë rreth jetesës suaj, si p.sh. sa alkool ju pini, a pini cigare apo jo, sa të stresuar mund të jeni;
  • T’ju bëjë një ekzaminim për gjëndrat e zmadhuara të prostatës (prostata);
  • Të kontrollojë nervat e penisit për të parë nëse ka ndonjë dëmtim; dhe
  • T’ju këshillojë që të bëni analizat e gjakut e të urinës për të matur nivelin e hormoneve, të kolesterol-it ose ultratingull-in dhe teste të tjera për të matur nivelin e rrjedhjes së gjakut në penis.

Ashtu sikundër të kontrollojë shëndetin tuaj fizik, mjeku juaj mundet gjithashtu që t’ju pyesë rreth shëndetit tuaj seksual dhe emocional dhe rreth marrëdhënies tuaj me partnerin.

Në bazë të informacioneve që ju i jepni, mjeku juaj mund të bëjë diagnozë-n dhe t’ju japë sugjerime për trajtimin, gjë e cila mund t’ju ndihmojë.

 

Impotenca

Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencë (dështimin për të arritur ereksion) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankth-it ose përdorimit të tepërt të alkool-it.

Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksion erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre.

Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë.

Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.

Çfarë e shkakton impotencën?

Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:

  • Komplikimet e diabet-it;
  • Qarkullimi i dobët për shkak të ngushtimit të arterie-ve;
  • Dëmtimi i nervave;
  • Problemet hormonale, si p.sh. mungesa e testosteron-it;
  • Mbipërdorimi i alkoolit dhe cigares;
  • Disa ilaçe; dhe
  • Sëmundja e mëlçisë ose veshkave.

Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikë-t. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgji-së në fshikëz, gjëndrat e prostatës (prostata), zorrës së vogël dhe shpinës.

Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më  e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjik-ale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.

Kapërcimi i problemeve seksuale me kalimin e moshës

Me kalimin e moshës, shumica e njerëzve dëshirojnë nevojën për të qenë pranë të tjerëve. Për më tepër, ndërsa u afrohemi “viteve të artë” shumë prej nesh dëshirojnë gjithashtu të ruajnë marrëdhënie seksuale aktive dhe të kënaqshme. Fatkeqësisht, procesi i plakjes mund të shkaktojë edhe disa ndryshime të padëshirueshme në trupin tonë. Procesi normal i plakjes sjell shumë ndryshime fizike si tek gratë edhe tek burrat.

Gjithashtu me plakjen mund të zhvillohen disa sëmundje të cilat mund të kërkojnë mjekime. Këto ndryshime dhe pengesa disa herë mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt që të gëzojë një marrëdhënie të shëndetshme seksuale me një person tjetër.

Ndryshimet seksuale tek gratë

Disa gra e gjejnë seksin më të kënaqshëm me kalimin e moshës. Pas menopauzë-s ose histerektomi-së (heqjes së mitrës) ato mund të mos i frikësohen një shtatzënie të padëshiruar dhe mund të ndihen më të lira për t’u kënaqur me seksin. Për disa gra flokët e thinjur apo rrudhat nuk i bëjnë ato të ndjehen më pak tërheqëse për partnerin e tyre seksual.

Por në qoftë se një grua beson se pamja e saj e re dhe aftësia për të lindur e bën atë më femërore, ajo mund të fillojë të shqetësohet se sa seksualisht e dëshirueshme është pavarësisht nga mosha e saj, dhe kjo mund ta bëjë seksin më pak të kënaqshëm për të. Gjithashtu një grua mund të shikojë ndryshime tek vagina e saj.

Me plakjen e saj dhe reduktimin e hormoneve, paretet e vaginës hollohen dhe bëhen më të tharë dhe të acaruar. Për shkak të këtyre ndryshimeve ajo mund të ketë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale. Grisjet e vogla në paretet e vaginës nga fërkimi gjatë marrëdhënies përgjithësisht shkaktojnë shumë dhimbje dhe herë pas here hemorragji.

Këto ndryshime nuk do të thotë që ajo nuk mund të kënaqet me seksin, por ajo duhet të vizitohet tek mjeku në qoftë se i përjeton këto simptoma sepse mund të marrë mjekime dhe lubrifikues që mund ta shtojnë lubrifikimin e vaginës dhe t’i bëjnë marrëdhëniet seksuale më të kënaqshme.

Ndryshimet seksuale tek burrat

Zmadhimi i penisit: A funksionon?

“Mendoj se nuk ka djalë në botë që nuk do donte që penis-i i tij të ishte disa centimetra më i gjatë”, thotë Michael O’Leary, doktor shkencash dhe profesor i kirurgji-së urologji-ke në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard.

Gjithsesi edhe pas një shekulli përpjekjeje me metoda të dyshimta dhe ndonjëherë të çmendura, për të rritur penisin, nuk keni ç’bëni. Sigurisht që dyshohet se ka disa mënyra; kokrra për penisin, kremra, ushtrime të dhunshme me tërheqje, pajisje të tmerrshme, operacion, por asnjëra nuk funksionon në të vërtetë. Rastet e pakta që mund të funksionojnë kanë rezultate modeste dhe dëme të rënda anësore. Sa të rënda? Në disa raste deri tek mos funksionimi erektues!

“Më besoni, nëse do kishte një mënyrë të sigurt dhe efektive për të rritur masën e penisit, sot do isha i pasur, por nuk ka”, thotë O’Leary.
Gjithësesi, llogjika nuk i ndalon djemtë e fiksuar me masën e penisit të provojnë kura të përcipta për një nga organ-et jetësore të tyre. Gjatë procesit ata rrezikojnë shumë.

Sa i vogël është një penis i vogël?

Mendon se e ke më të vogël se mesatarja? Ka shumë mundësi që jo.
Penisi tipik (i erektuar) është 12-13 cm dhe me perimetër 10-11 cm. Në gjendje jo të erektuar ka më shumë variacion të masës.

Disa djem e kanë në mënyrë natyrale, më të vogël se kaq. Në raste të rralla, gjenetika ose problemet hormonale, shkaktojnë një gjendje që quhet mikro-penis; një penis i erektuar më pak se 5 centimetra.

Ndonjëherë sëmundja Peyronie që lidhet me formimin e një mase fibrore në penis që shkakton dhimbje dhe përthyerje gjatë ereksion-it) dhe kancer-i prostatës (prostata), mund të ulin masën e penisit. Por studimet tregojnë se shumica e djemve që kërkojnë zmadhim të penisit, janë të masës mesatare. Ata thjesht mendojnë se nuk janë.

Pse? Një rol luan këndvështrimi. Është vështirë të “gjykosh” penisin tënd; nëse e sheh nga lart është kënd i keq vështrimi.

Seksi dhe procesi i moshës

Pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar duan dhe shijojnë një jetë të mirë aktive seksuale. Megjithatë, me kalimin e kohës ato vënë re një ngadalësim. Kjo është pjesë e procesit të plakjes.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë gratë?

Femrat mund të vënë re ndryshime në formën dhe fleksibilitetin e vaginës. Këto ndryshime mund të mos shkaktojnë një humbje serioze të aftësisë për të shijuar jetën seksuale. Pas menopauzë-s, shumë gra do të kenë një zvogëlim të lubrifikimit tek vagina që mund të ndikojë në kënaqësinë seksuale. Përdorimi i lubrifikantëve të thjeshtë mund të ndihmojë.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë meshkujt?

Shpesh meshkujt përjetojnë ndryshime më të dukshme. Mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të arritur në ereksion. Ndjenja që ejakulim-i është duke ndodhur mund të fillojë të zvogëlohet. Humbja e ereksionit pas orgazmë-s mund të jetë më e shpejtë ose mund t’i duhet më shumë kohë përpara se ereksioni të ndodhë përsëri. Disa meshkuj zbulojnë se ato kanë më shumë nevojë për stimul-im.

Meshkujt e moshuar dhe impotenca

Ndërkohë që meshkujt plaken, impotenca – mungesa e aftësisë për të arritur dhe mbajtur ereksionin bëhet edhe më e vështirë, sidomos tek meshkujt me sëmundjen e zemrës, presion të lartë të gjaku-t dhe komplikime diabetike.

Efektet e sëmundjeve

Gjithashtu sëmundjet ose paaftësia mund të ndikojë, por edhe gjendje më të vështira nuk do t’ju ndalojnë juve për të arritur një jetë seksuale të kënaqshme.

  • Sëmundja e zemrës. Shumë njerëz që kanë patur atak të zemrës janë të frikësuar se ndoshta kryerja e marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë një tjetër atak. Por rreziku i kësaj është shumë i ulët. Ndiqni këshillën e mjekut. Pjesa më e madhe e njerëzve mund të fillojnë aktivitetin seksual 12 deri në 16 muaj pas një ataku.
  • Komplikacionet e diabetit. Pjesa më e madhe e njerëzve me komplikacion-e diabet-ike nuk kanë probleme, por një në shumë raste mund të ndikojë tek impotenca. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të ndihmojnë trajtimet mjekësore.
  • Ataku. Shumë rrallë, aktiviteti seksual është shkatërruar nga ataku.
diabeti-dhe-shendeti-seksual

Problemet seksuale si rezultat i të paturit diabet mund të prekin si femrat ashtu edhe meshkujt me diabet. Gjithashtu, këto probleme seksuale të shëndetit mund të jenë mjaft të zakonshme ndërmjet njerëzve me diabet, dhe ato shpesh nuk diskutohen gjerësisht. Lajmi i mirë është që shpesh ka trajtime që mund t’ju ndihmojnë nëse ju jeni duke vuajtur nga problemet e seksit të lidhura me diabetin. Kështu që mos e humbni shpresën, të paturit e diabetit nuk do të thotë që jeta juaj seksuale duhet të vuajë.

Problemet seksuale tek njerëzit me diabet

Ekzistojnë disa arsye se përse meshkujt me diabet mund të vuajnë nga problemet seksuale. Disa nga këto probleme nuk janë të ndryshme nga ato që popullsia e përgjithshme e meshkujve mund të ketë.

Shkaqet e problemeve seksuale tek meshkujt me diabet mund të ndahet përafërsisht në:

  • Problemet me ereksionin si rezultat i dëmtimit të nervave ose vena-ve të gjaku-t që furnizojnë penisin;
  • Problemet me ereksionin si rezultat i kontrollit të dobët të sheqerit në gjak; dhe
  • Problemet me ereksionin si rezultat i stresit ose frikës për të mos qenë në gjendje për të arritur ereksion.

Nervi dhe dëmtimi i enëve të gjakut

Dëmtimi nervor, ose neuropatik siç është i njohur, mund të vijë për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme nga niveli i lartë i sheqerit në gjak që sjell oksigjen dhe ushqyes të nervave. Kur nervat janë të dëmtuara ata nuk janë në gjendje për të transmetuar sinjale siç duhet.

Nëse nervat që furnizojnë penisin janë të dëmtuar, edhe pse ju mund të keni stimul-im mendor për të bërë seks, mesazhi i trurit nuk arrin në penis dhe ai nuk përgjigjet. Ju gjithashtu mund të vuani nga ejakulim-i, probleme që lidhen me dëmet nervore.

Ashtu sikundër enët e gjakut dëmtojnë nervat, dëmet nervore mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe t’i ngushtojnë ato. Nëse enët e gjakut që furnizojnë penisin ngushtohen, gjaku nuk mund të rrjedhë  mjaftueshëm shpejt për të bërë ereksion-in dhe për ta mbajtur atë.

Një problem tjetër që mund të ndodhë me venat e gjakut është ateroskleroza.

Cilat janë rreziqet dhe efektet anësore të kirurgjisë së kancerit?

Ekzistojnë rreziqe që shoqërojnë çdo lloj procedure mjekësore dhe kirurgji-a nuk bën përjashtim. Pjesërisht suksesi varet nga lloji i operacionit kirurgjikal që ju do t’i nënshtroheni dhe nga lloji i operacionit si edhe nga përvoja e kirurgut me të. Kohëzgjatja e operacionit dhe lloji i anestezisë së përdorur janë faktorë të tjerë të rëndësishëm. Shëndeti fizik i pacientit ndikon në masë të konsiderueshme mbi procesin dhe rezultatin. Më e rëndësishmja është nëse dobia e pritshme peshon më shumë se rreziqet e mundshme.

Mjekët kryejnë operacione qysh prej një kohe të gjatë. Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe në të kuptuarit nga ana jonë të parandalimit të infeksioneve e kanë bërë kirurgjinë moderne më të parrezikshme dhe me më pak të ngjarë të dëmtojë indet e shëndetshme se më parë. Por ende ka gjithmonë një shkallë rreziku të pranishme, pavarësisht se sa e vogël është ajo.

Para se ju të vendosni t’i nënshtroheni një procedure mjekësore, është e rëndësishme që të kuptoni rreziqet. Procedura të ndryshme kanë lloje të ndryshme të rreziqeve dhe të efekteve anësore. Këtu nuk mund të rendisim të gjithë problemet e mundshme të çdo lloj operacioni kirurgjikal. Sigurohuni t’i diskutoni detajet e rastit tuaj me mjekun i cili mund t’u japë një ide më të mirë për atë se cilat janë rreziqet tuaja aktuale.

Gjatë operacionit

Ndërlikimet e mundshme gjatë operacionit mund të shkaktohen nga vetë operacioni, ilaçet e përdorura (anestezi) ose një sëmundje. Përgjithësisht, sa më kompleks të jetë operacioni aq më i madh është rreziku.

Operacionet e vegjël dhe marrja e kampioneve për biopsi zakonisht paraqesin më pak rrezik se sa një operacion i madh. Dhimbja në vendin e operuar është problemi më i zakonshëm. Infeksionet dhe reaksionet ndaj ilaçeve të përdorura për të mpirë zonën e trajtuar (anestezi lokale), janë po ashtu të mundshme. Ndërlikimet në operacionet e mëdha nuk janë të zakonshme, por mund të përfshijnë:

Hemorragjia

Është normale për jetën seksuale që të ndryshojë me moshën. Sa më i moshuar të jetë një mashkull, aq më shumë stimul-im është i nevojshëm për të arritur ereksion dhe ejakulim.

Ejakulimi i vonuar është një gjendje në të cilën një mashkull arrin në fazën e ereksionit por në mënyrë jo të thjeshtë, atij i duhet një kohë e caktuar.

Ejakulimi i vonuar është një gjendje e rrallë dhe nuk duhet ngatërruar me përgjigjen normale seksuale si rezultat i moshës. Nëse ju jeni të shqetësuar në lidhje me aktivitetin tuaj seksual, pyesni mjekun për këshilla të mëtejshme.

Çfarë e shkakton ejakulimin e vonuar?

Ejakulimi i vonuar mund të shkaktohet nga ankth-i, nga frika e penetrim-it, por ndonjëherë nuk ka asnjë shkak fizik.

P.sh. meshkujt me diabet kanë më shumë vështirësi për të ejakuluar sesa meshkujt pa diabet, dhe disa ilaçe të caktuara mund të vonojnë ejakulimin. Këto përfshijnë disa lloje antidepresantësh, siç është SSRI, disa lloje ilaçesh që përdoren për presion e gjakut dhe ato që përdoren për trajtimin e skizofreni-së.

Cilat trajtime janë të pranishme?

Nëse ju mendoni se ndonjë nga ilaçet që ju po merrni është shkaku i vonesës së ejakulimit, atëherë tregojani këtë mjekut tuaj në mënyrë që t’ju japë një trajtim tjetër që shmang efektet anësore të padëshirueshme.

Shpesh trajtimi për ejakulimin e vonuar përfshin terapinë e sjelljes, kështu që mjeku mund t’ju rekomandojë një trajtim tek këshilluesi ose fizioterapi-sti.

Terapisti mund t’ju mësojë teknika që ndihmojnë në minimizimin e ankthit në lidhje me ejakulimin dhe t’ju japë disa këshilla që do ju ndihmojnë për përmirësimin e jetës seksuale.

Ejakulim i parakohshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh, shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale.

Nuk ekziston një përcaktim i qartë i “shumë shpejt”: ajo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga një marrëdhënie në tjetrën. Ejakulim i parakohshëm nënkupton kur ajo ndodh përpara se partneri juaj të jetë kënaqur. Shumë meshkuj, në një moment të caktuar të jetës së tyre, do të përjetojnë ejakulimin e parakohshëm, por nëse ajo ndodh shpesh rrezikohet marrëdhënia në çift.

Kjo është më e zakonshme në fazën e adoleshencës, pasi sa më i ri të jetë mashkulli, aq më shpejt ndodh ereksion-i dhe ejakulimi dhe më pak kohë ka ai nevojë ndërmjet ereksioneve përpara se të kryejë përsëri marrëdhënie.

Çfarë e shkakton ejakulimin e parakohshëm?

Tradicionalisht, ejakulimi i parakohshëm lidhet me problemet psikologjike, siç është ankth-i. Kohët e fundit ka ekzistuar një interes drejt shkaqeve neurobiologjike. Megjithatë, ka raste që mashkulli është i paqartë në lidhje me shkakun.

Ekzistojnë shumë lloje ankthesh, si p.sh. ankthi në lidhje me performancën e tij gjatë aktit seksual, shqetësimi i lënies së femrës së tij shtatzënë ose frika e marrjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Çfarë trajtimesh janë të pranishme?

Shpesh, problemet e ejakulimit zvogëlohen ndërkohë që ju krijoni një marrëdhënie më të sigurt me partnerin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të përfshirë partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur në terapi dhe të largoni ndjenja të tilla si presioni, turpi ose dështimi. Zakonisht, është mirë për të larguar ndjenja të tilla si dështimi sikundër edhe akte seksuale deri në momentin që ejakulimi të trajtohet. Këshilluesi juaj do të jetë në gjendje për t’ju treguar teknikat e përshtatshme që do t’ju ndihmojnë për ejakulimin.

Terapia e sjelljes

Sëmundja Peyronie është një gjendje e pazakontë që prek jetën seksuale të mashkullit dhe shkakton dhimbje kur ai ka ereksion. Kjo është më e zakonshme tek meshkujt ndërmjet moshës 40 dhe 60 vjeçare.

Çfarë e shkakton sëmundjen Peyronie?

Sëmundja Peyronie nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe nuk është kancer, megjithatë, mjekët janë akoma të paqartë për shkakun e vërtetë të sëmundjes. Ka mundësi që indet fibroz-e të formohen për shkak të sëmundjes auto-imune, por mund të jetë gjithashtu edhë për shkak të ndonjë dëmtimi, p.sh. nëse penis-i dëmtohet gjatë aktit seksual.

Çfarë duhet të dini nëse keni sëmundjen Peyronie?

Gjatë sëmundjes Peyronie, mashkulli mund të ketë dhimbje gjatë ereksionit dhe penisi i tij mund të jetë më i shkurtër sesa normalja. Shpeshherë, ai mund të ketë vështirësi gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale.

Trajtimet

Me kalimin e kohës, sëmundja Peyronie shërohet vetë, kështu që në shumë raste trajtimi nuk është i nevojshëm. Nëse kjo sëmundje është në një fazë të rëndë, ajo mund të korrigjohet nëpërmjet kirurgji-së. Shpesh ndodh që kirurgjia ta përkeqësojë gjendjen, prandaj edhe ajo është përdorur vetëm për raste të rënda. Për shkak se sëmundja shpesh përmirësohet pa patur nevojën e kirurgjisë, mjekët rekomandojnë pritjen për të paktën një vit, para se të konsiderojnë trajtimet kirurgjik-ale.

Trajtime të tjera jo-kirurgjikale janë provuar për të reduktuar dhimbjen e sëmundjes Peyronie dhe për të ndihmuar në lehtësimin e indeve fibroz-e, siç janë p.sh. vitamina E, ultratingull-i dhe injeksion-et e kortikosteroide-ve. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre trajtimeve ka efekte anësore sinjifikative.