Dëmtimi i spermës nga laptopët me internet

Përdorimi i laptopit i lidhur me internetin nëpërmjet Wi–fi mund të zvogëlojë fertilitetin e meshkujve duke prekur kualitetin e spermës, sugjeroi një studim i ri (Fertiliteti dhe Sterilitet-i më 2011; online më 23 Nëntor).

Kërkuesit kryen një eksperiment të thjesht mbi mostrat e spermës të marra nga 29 dhurues të shëndetshëm, duke krahasuar mostrat e lëna nën një kompjuter Wi–fi të lidhur me laptop për 4 orë, me mostrat e lëna larg çfarëdo pajisjeje elektron-ike (grupi kontrolli ose krahasimi).

Ato gjetën se lëvizshmëria e spermës (lëvizja) ishte vetëm 69% në mostrat e spermës të ekspozuara ndaj laptopit me internet, krahasuar me 80% në spermën e mostrave të tjera. Sperma ka nevojë për lëvizje–në mënyrë që të notojë– për të fekonduar një qelizë (vezë).

Rënia e lëvizshmërisë së spermës me 25% ishte e lidhur me mostrat e ekspozuara ndaj laptopit. Ndërkohë që tek mostrat e tjera ekzistonte një rënie vetëm me 14%.

Në mënyrë të ngjashme, më shumë se dyfishi i numrit të spermatozoid-eve, 8.6%, kishte dëmtuar ADN-në. Kjo përqindje ishte e lidhur me mostrat e ekspozuara ndaj laptopit. ADN–ja e dëmtuar ndikon në aftësinë e spermës për të fekonduar një qelizë vezë dhe në krijimin e një fëmije të shëndetshëm.

“Gjetjet tona sugjerojnë se përdorimi i stërzgjatur i kompjuterave portativë të ulur në prehrin e një përdoruesi mund të ulin fertilitetin mashkullor ndaj potencialit të spermës”, thanë autorët nga Argjentina. Rrezatimi nga laptopi lidhur me Wi-Fi është 3 herë më i lartë sesa pa Wi-Fi.

Autorët spekuluan se efekti negativ në cilësinë e spermës ishte për shkak të valëve të radios, jo të ngrohjes, sepse temperatura ishte e kontrolluar gjatë eksperimentit.

Përdorimi i drogës mund të lidhet me spermën jonormale

Droga mund të dëmtojë pjellorinë e burrave, sugjeron një studim i kohëve të fundit.

Përdorimi i marijuanës mund ndikojë mbi madhësinë dhe formën e spermës së një djali të ri e ndoshta të dëmtojë pjellorinë e tij.

“Të dhënat tona sugjerojnë që përdoruesit e kanabisit mund të këshillohen të ndalojnë përdorimin e kësaj droge në qoftë se po planifikojnë të krijojnë familje”, thotë në një komunikatë për shtyp Dr. Allan Pacey, pedagog në Universitetin e Sheffield-it, Angli.

“Njohja nga ana jonë e faktorëve që ndikojnë mbi madhësinë dhe formën e spermës është shumë e kufizuar, në qoftë se e ballafaqojmë me diagnostikimin e një sperme të dobët (për sa i përket madhësisë dhe formës), por njerëzit përpiqen të identifikojnë çdo faktor në mënyrën e tyre të jetesës që mund ta shkaktojë këtë”.

Studimi, i botuar më 5 qershor në revistën Human Reproduction, nuk provon që përdorimi i drogave e dëmton pjellorinë mashkullore, ai vetëm sugjeron se ka një lidhje midis tyre.

Studimi përfshiu rreth 2 000 burra që u vizituan në 14 klinika të specializuara për pjellorinë mashkullore dhe iu përgjigjën pyetjeve për historinë e tyre mjekësore dhe mënyrën e tyre të jetesës.

Nga ky grup, 318 vetë kishin një spermë që konsiderohet jo normale. Më pak se 4% e spermës së tyre kishte madhësinë dhe formën e duhur. Informacioni i mbledhur mbi këta burra u krahasua me të dhënat e marra nga pjesa tjetër prej 1 652 burrash të cilët kishin një spermë që konsiderohet normale.

Studiuesit shqyrtuan se si një lloj mënyre jetese ndikonte në madhësinë dhe formën e spermës së burrave dhe gjetën shumë pak “rreziqe të identifikueshme”.

Megjithëse cigaret dhe alkool-i kishin pak efekt, studimet zbuluan se madhësia dhe forma e spermës ndikohej negativisht në qoftë se burrat ishin më të rinj se 30 vjeç dhe kishin tymosur marijuanë brenda tre muajsh.

Kampionet e spermës së prodhuar gjatë verës gjithashtu kishin dy herë më shumë të ngjarë të konsideroheshin “jonormale”.

Kontracepsioni: Spermicidet

Spermicidet janë një formë e kontracepsion-it kimik që mund të blihet tek një farmacist. Ato janë të disponueshme në formën e kremit ose xhelit. Përbërësit aktivë përfshijnë nonoxynol 9 (Ortho – Crem) dhe octoxinol (Ortho – Gynol).

Si funksionojnë?

Spermicidet punojnë duke vrarë ose ndaluar spermën në kontakt dhe duke e bërë spermën joaktive dhe të paaftë për të kaluar nëpër qafën e mitrës dhe fekonduar një vezë. Për të qenë më efektive, ato duhet të përdoren në lidhje me një metodë penguese të kontracepsionit siç është prezervativi ose diafragma. Në fakt, ato nuk janë të rekomandueshme për të parandaluar shtatzëninë kur përdoren të vetme.

Sa efektive janë?

Nëse përdoren si forma e vetme e kontraceptivit, më shumë se treçereku i grave mund të mbeten shtatzëna brenda një viti.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë të pranishme pa një recetë;
  • Mund të përdoren pa nevojën e një procedure mjekësore;
  • Nuk kanë ndonjë rrezik të njohur për shëndetin në përgjithësi; dhe
  • Lejojnë kthimin e pjellorisë menjëherë pasi përdorimi është ndaluar.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e spermicideve janë që ato:

  • Janë më pak efektive sesa metodat e tjera pasi ato janë subjekte të gabimeve njerëzore;
  • Mund të prodhojnë efekte anësore si p.sh. irritim vaginal ose të penis-it;
  • Duhet të zbatohen në kohën e duhur dhe të riaplikohen me akte seksuale pasuese; dhe
  • Duhet të qëndrojë në vend për 6-8 orë pas derdhjes për të siguruar që e gjithë sperma është e vrarë.

Si përdoren?

Ju duhet të përdorni spermicidet brenda vaginës tuaj zakonisht me një aplikues, sa më lart të jetë e mundur, përpara raportit seksual, por jo më shumë se një orë përpara ejakulim-it të partnerit tuaj. Ju duhet të ndiqni udhëzimet e paketës me kujdes, dhe të riaplikoni spermicidet nëse marrëdhënia seksuale është e përsëritur ose vonohet. Ju gjithashtu duhet të prisni 6-8 orë para se të shplaheni ose të bëni dush.