gjalpi-kiki

Alergji-a ndaj kikirikëve është alergjia më e zakonshme dhe serioze tek fëmijët. Rreth 3 në çdo 100 fëmijë parashkollorë janë alergjikë ndaj kikirikëve. Për arsye që janë kryesisht të panjohura, duket se prevalenca (prevalencë) e alergjisë së kikirikëve është në rritje në vendet e zhvilluara.

Në shumicën e njerëzve, alergjia ndaj kikirikëve zhvillohet në fëmijëri dhe vazhdon gjatë gjithë jetës, por në rreth 20% të rasteve, alergjia zgjidhet në moshë të rritur. Fëmijët të cilët zhvillojnë anafilaksi (një reagim alergjik i papritur dhe i rëndë) në ekspozimin ndaj kikirikëve kanë më pak të ngjarë të rriten jashtë saj.

Simptomat

Lloji më i zakonshëm i reaksionit alergjik të fëmijëve të ekspozuar ndaj kikirikëve është kosherja, ose vetëm rreth gojës ose që përhapet mbi tërë trupin. Reagimet të tjera të zakonshme përfshijnë dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Shumë rrallë, fëmijët mund të zhvillojnë anafilaksi si rezultat i ekspozimit ndaj kikirikëve. Anafilaksi është një gjendje jetëkërcënuese që zakonisht përfshin vështirësi të papritura në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës, dhe një rënie të presionit të gjakut që mund të çojë në kolaps dhe humbje të vetëdijes.

Fatmirësisht reagimet “jetëkërcënuese” të alergjisë së kikirikëvë janë të rralla.

Diagnoza

Për të diagnostikuar alergjinë ndaj kikirikut, doktori juaj do t’ju pyesë rreth simptomave të fëmijës suaj dhe të kërkojë për të kryer një test të shpimit të lëkurës. Mund të kërkohet gjithashtu edhe një test gjaku, edhe pse analizat e gjakut janë përdorur zakonisht më pak ditët e sotme për diagnostikimin e alergjisë ndaj kikirikut.

Është e rëndësishme të përcaktohet se jo çdo njeri që rezulton pozitiv ndaj alergji-së së kikirikut nga një çpim i lëkurës ose një analize të gjakut mund të zhvillojë një reaksion nga të ngrënit e kikirikëve, prandaj është e nevojshme për diagnozën një histori simptomash.

Kanceri i vezoreve: Zgjedhja e mjekimit

Ndonjëherë është e vështirë të vendoset se cili është mjekimi i duhur për ju. Ju mund të ndiheni se çdo gjë po ndodh shumë shpejt, saqë ju nuk keni mundësi t’i shqyrtoni gjërat hollësisht. Ndërsa disa gra e ndjejnë që kanë shumë informacion, të tjerat mund të ndjejnë se nuk kanë mjaftueshëm. Juve nevojitet që të siguroheni që e keni kuptuar mjaft mirë sëmundjen tuaj, mjekimin e mundshëm dhe efektet anësore, që të merrni vendimin tuaj.

Për disa gra me kancer të vezores, mjekimi do të rezultojë në një kurë. Megjithatë, mjekimi shpesh ka kuptimin që gratë nuk munden të kenë më fëmijë. Kjo mund të jetë një goditje për shumë gra, madje edhe në qoftë se ato kanë një familje. Për gra të tjera të cilat ende nuk kanë pasur fëmijë, kjo mund të jetë shkatërruese. Në qoftë se pjelloria është vërtet e rëndësishme për ju, bisedoni me mjekun tuaj se cilat zgjedhje të tjera janë në dispozicion. Kjo do të varet nga lloji i kancerit të vezoreve që ju keni.

Për gratë me kancer të përparuar të vezoreve mjekimi mund të synojë kontrollin e simptomave dhe jo kurim-in e kancerit. Disa herë, mënyra më e mirë për të kontrolluar simptomat është të mjekohet kanceri, gjë që mund të ketë një shans të vogël për ta kuruar. Disa gra në këtë situatë duan të gjithë mjekimet e mundshme ndërsa të tjerat duan të sigurohen që përfitimet e mundshme të mjekimit do të jenë më të mëdha se efektet e mundshme anësore. Të tjera do të zgjedhin alternativën që ato konsiderojnë që ju ofron atyre cilësi më të mirë të jetës.

Bisedoni me mjekët

Ushqimet dhe pijet që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve tek fëmijët

A doni që ti ruani perlat e bardha të vogëlushit tuaj të shndritshme, të shkëlqyeshme dhe pa zgavra? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që të jeni të mençur në ushqimet që ju jepni atyre.

Ata janë vetëm kompleti i parë i perlave të çmuara, edhe në qoftë se nuk janë të bukur, ju duhet të pranoni që dhëmbët e vogëlushit tuaj janë me rëndësi jetësore për një jetë të tërë buzëqeshjesh të gëzueshme dhe një ngrënie të shëndetshme. Pra, si do ta mbroni këtë “zbardhje dhëmbësh” për të ardhmen? Edhe në qoftë se i pastroni me furçë dhëmbët e të voglit tuaj dy herë në ditë shumë nga ajo që ka pirë dhe ngrënë vazhdon të mbetet midis tyre, dhe e vërteta është që dhëmbët e vogëlushit tuaj janë të varur nga ajo që ai ha e pi. Për t’i mbajtur në formë dhëmbët e tij, ju nevojitet t’i krijoni një menu që të jetë e mirë për dhëmbët dhe për trupin e tij. Fatmirësisht, çfarë është e ushqyeshme është edhe miqësore për dhëmbët. Nuk është çudi që një dietë e rëndë me të ëmbla dhe karbohidrate të përpunuara nuk është e tillë. Sheqernat dhe niseshteja janë ushqim për bakteret, duke prodhuar një banjë acide që i gërryen dhëmbët e cila mund ta dëmtojë atë bardhësi perlash midis pastrimeve me furçë.

Fajtor: Lëngu i futave në një filxhan

Lëngu i frutave është kollaj të pihet në një filxhan gllënjkë pas gllënjke, por është një recetë për krijimin e zgavrave tek dhëmbët. Kjo për arsye se pirja në këtë mënyrë e lëngjeve të frutave (i cili ka shumë sheqer që dëmton dhëmbët, edhe kur në të nuk shtohet sheqer) bën që lëngjet të depozitohen për një kohë më të gjatë në gojë duke u dhënë baktereve të gjithë kohën që atyre u nevojitet për të prishur smalti-n e dhëmbëve dhe për të filluar shkatërrimin e tyre.

Taktikë për të ruajtur dhëmbët

Nënat janë më dëshpëruara 4 vjet pas lindjes

Mund të nevojitet të mendohet sërish për shërbimet e shëndetit mendor të nënave. Një studim sugjeron që depresioni i nënave është më i zakonshëm pasi fëmijët arrijnë moshën 4 vjeç se sa kur ata janë foshnja.

Studiuesit australianë thonë se sistemi aktual për ruajtjen e shëndetit mendor të nënës, ka të ngjarë që nuk merret me më shumë se gjysmën e nënave që përjetojnë depresion në vitet e para të qenies prind.

Rezultatet e studimit mbi depresionin

Studimi ndoqi 1 507 gra të cilat kishin përdorur gjashtë spitale publike në Melburn që nga shtatzënia e hershme e deri në 4 vjet pas lindjes.

Studiuesit po ashtu shqyrtuan faktorët e mundshëm të riskut për simptomat e depresionit, duke përfshirë depresionin e mëparshëm, ndryshimet në marrëdhënie, dhunën në shtëpi dhe problemet sociale. Gjendja shpirtërore e nënave u testua duke përdorur pyetësorët standard të shëndetit mendor në 3, 6, 12 dhe 18 muaj pas lindjes dhe përsëri 4 vjet pas lindjes.

Pas 4 vjetësh, 14.5% e grave raportuan depresion, shifra më e lartë e të gjithë periudhave të testimit.

Gratë me një fëmijë 4 vjeçar, kishin dy herë më shumë të ngjarë që të ishin me depresion se sa gratë me fëmijë të moshave të tjera.

Faktori kryesor i riskut për simptoma të depresionit 4 vjet pas lindjes ishte pasja e një depresioni të mëparshëm në shtatzëninë e hershme ose në 12 muajt e parë pas lindjes.

Më shumë se gjysma e grave që përjetonin simptoma të depresionit në 12 muajt e parë pas lindjes nuk raportuan simptoma deri të paktën 6 muaj pas lindjes.

Pas 4 vjetësh, 40% e grave që raportuan simptoma të depresionit nuk i kishin raportuar më parë simptomat.

Nënat më të reja, të moshës 18-24 vjeç po ashtu kishin më shumë të ngjarë të binin të depresion. Ngjarje stresuese të jetës dhe problemet sociale luanin edhe ato një rol, si edhe të ardhurat e ulëta dhe dhuna në shtëpi.

Rikonceptimi i politikës

Udhëheqës vizual: Sëmundjet e fëmijërisë që çdo prind duhet t'i dijë

[ssba_hide]

Komplikimet gjatë lindjes

Një shtatzëni e cila ka përparuar pa ndonjë vështirësi të dukshme ende mund të t’ju hapë rrugën ndërlikimeve gjatë lindjes. Këtu janë disa nga shqetësimet më të zakonshme:

Mungesa e përparimit (proces i zgjatur i lindjes)

Një përqindje e vogël e grave, në më të shumtën e rasteve, ato që do të bëhen nëna për herë të parë, mund të përjetojnë një lindje që zgjat shumë. Në këtë situatë edhe nëna edhe foshnja janë të rrezikuar nga disa ndërlikime duke përfshirë edhe infeksionet.

Paraqitje jo normale

Paraqitja i referohet pozicionit që fetus-i merr ndërsa trupi juaj përgatitet për të lindur dhe mund të jetë ose me kokën poshtë, ose me të ndenjurat poshtë. Në javët para ditës së caktuar të lindjes, fetusi zakonisht bie më poshtë në mitër. Pozicioni më i mirë për të lindur është kur foshnja pozicionohet me kokën poshtë, me fytyrë nga shpina e nënës me mjekrën të mbështetur në gjoksin e tij dhe pjesën e pasme të kokës të gatshme për të hyrë në pelvis. Në këtë mënyrë pjesa më pak e mundshme e kokës së foshnjës çan rrugën nëpër qafën e mitrës nëpër kanalin e lindjes.

Meqenëse koka është pjesa më e madhe dhe më pak elastike e foshnjës, më e mira për të është të hapë rrugën për në kanalin e lindjes. Në këtë mënyrë ka pak rrezik që trupi ta shtyjë dhe koka të bëhet e varur. Në disproporcion-in cefalo-pelvik koka e foshnjës shpesh është shumë e madhe për të kaluar në pelvisi-n e nënës, qoftë për shkak të dimensioneve të tyre relative ose për shkak të pozicionimit jo të mirë të fetusit.

Disa herë foshnja nuk është i kthyer drejt shpinës së nënës por drejt barkut. Kjo rrit shanset për një lindje të dhimbshme, të zgjatur dhe që e gërvisht kanalin e lindjes. Në pozicionimin e keq, koka e foshnjës është pozicionuar me ballin, majën e kokës ose fytyrën në hyrje të kanalit të lindjes.

Hipermetropia (Largpamja)

Hipermetropia, ose largpamja është një problem i zakonshëm i shikimit, që prek pothuaj një të katërtën e popullsisë. Personat me hipermetropi mund të shikojnë shumë mirë objekte të larguara, por kanë vështirësi të fokusohen në objekte që janë fare afër.

Simptomat dhe shenjat e hipermetropisë

Personat hipermetropë ndonjëherë kanë dhimbje koke ose tension të syrit dhe mund të picërrojnë sytë ose të ndjehen të lodhur kur kryejnë një punë në afërsi. Në qoftë se ju i kini këto simptoma kur vini syzet apo lentet tuaja të kontaktit, mund të keni nevojë për një ekzaminim të syve dhe për një rekomandim tjetër.

Çfarë e shkakton hipermetropinë

Ky problem i shikimit ndodh kur rrezet e dritës hyjnë në fokusin e syrit pas retinës (retina) dhe jo drejtpërdrejt mbi të. Kokërdhoku i personit hipermetrop është më i shkurtër se ai normal.

Shumë fëmijë linden me hipermetropi dhe disa prej tyre e tejkalojnë atë me zgjatjen e kokërdhokut deri në gjatësinë normale.

Ndonjëherë njerëzit e ngatërrojnë hipermetropinë me presbiopi-në që shkakton edhe ajo probleme të shikimit nga afër por për arsye të ndryshme.

Trajtimi i hipermetropisë

Hipermetropia mund të korrektohet me syze apo lente kontakti për të ndryshuar rrugën e rrezeve të dritës në sy. Në qoftë se ju kanë këshilluar syze apo lente kontakti me numra plus si +2.50, ju jeni hipermetrop. Ju mund të keni nevojë që t’i mbani syzet ose lentet e kontaktit gjatë gjithë kohës ose vetëm kur lexoni, duke punuar në kompjuter apo duke bërë një punë tjetër nga afër.

Kirurgji-a refraktive, si LASIK ose CK është një alternativë tjetër për korrektimin e hipermetropisë. Ndërhyrja kirurgjik-ale mund të reduktojë ose të eliminojë nevojën tuaj për të mbajtur syze apo lente kontakti.

Mbushjet dentare: Merkuri dhe dhëmbët tuaj

Nga çfarë janë të përbëra mbushjet amalgamë?

Amalgami dentar është një aliazh i një numri të metaleve, kryesisht argjend, kallaj dhe merkur.

A është e vërtetë se merkuri rrjedh jashtë mbushjes? 

Përparimet në testimin e pajisjeve kanë mundësuar dentist-ët që të zbulojnë sasi shumë të vogla të merkurit që lirohen nga mbushjet, sidomos kur mbushjet janë të lëmuara ose të hequra.

A është merkuri i dëmshëm?

Organizatat e Kërkimeve Mjekësore thonë se nuk ka asnjë provë shkencore që këto sasi të vogla të merkurit të liruara nga mbushjet dentare të jenë një rrezik për shëndetin, përveç atyre rasteve të rralla kur disa individë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj këtij materiali. Një numër studimesh  tregojnë se nuk ka rritje të rrezikut për shëndetin ose shkurtimin e jetës në mes të grupeve të njerëzve me mbushje amalgam-e dhe atyre pa të.

A është e vërtetë se merkuri është në dietën tonë?

Po. Një dietë e ekuilibruar përmban sasi normale të merkurit dhe ne gjithashtu vijmë në kontakt me të në mjedisin tonë dhe me një numër të produkteve të tjera. Ne marrim merkur më shumë nga këto burime sesa nga mbushja e amalgamit.

A mund të jeni alergjik ndaj merkurit në amalgamë?

Kjo është jashtëzakonisht e rrallë. Vetëm 46 raste janë raportuar në të gjithë botën që nga viti 1905. Nëse jeni të shqetësuar, pyesni doktorin tuaj për t’ju rekomanduar tek një specialist për teste, për të parë nëse jeni alergji-k. Nëse është kështu, dentisti mund të përdorë një lloj tjetër mbushjeje.

A është e vërtetë se disa vende kanë ndaluar amalgamën?

Jo. Në disa parlamente evropiane janë përpjekur ta eleminojnë atë, kryesisht për arsye mjedisore, por autoritetet e tyre shëndetësore nuk e kanë “ndaluar” atë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, ai është i sigurt për t’u përdorur.

A duhet ti heq unë mbushjet dentare?

Frika nga të qenit prind. Çfarë mund të bëni ju për këtë?

Kohët e fundit u anketuan më shumë se 2 400 prindër për të gjetur se çfarë i lë ata pa gjumë natën. Frika luhatet nga shqetësimet rreth të ardhmes së fëmijëve tuaj e deri tek siguria për shëndetin e tyre afatgjatë.

Kjo na bën të pyesim: A janë fëmijët tanë vërtet në rrezik, apo shqetësimi është thjesht i qepur në ADN-në tonë të prindit?

Në përgjithësi, prindërit dhe ata që nuk janë prindër njëlloj priren të frikësohen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë. Prindërit gjithashtu priren të frikësohen nga rreziqet sensacionale, ato që tërheqin vëmendjen e medias dhe krijojnë melodrama si të filmave më të shikuar gjatë javës. Sipas ekspert-ëve, është e zakonshme që prindërit të shqetësohen shumë se fëmija i tyre mund të rrëmbehet nga ndonjë i huaj se sa për udhëtimet e tij me makinë pa rripin e sigurimit, apo që luan pranë një pishine të pa rrethuar, megjithëse makina dhe pishina mund të paraqesin rrezik më të madh për fëmijët se sa rrëmbimi.

Një mori ekspertësh u pyetën për të përcaktuar çfarë duhet të bëni për t’i pasur të pa rrezikuar fëmijët tuaj.

Shpresa të mëdha

Frika: Unë kam frikë se fëmija im nuk do të marrë arsimin e duhur dhe shanset që i nevojiten për të arritur potencialin e vet.

Kjo ishte frika më e madhe e prindërve në anketimin tonë. Kjo na befasoi sepse ne anketuam prindër të fëmijëve relativisht të vegjël. Por kjo nuk ishte befasi për Pamela Paul, autore e librit Të qenit Prindër. Në të ajo tregon se si ankthi prindëror ushqehet nga marketingu i lodrave dhe produkteve “edukative” dhe i programeve të leximit të hershëm, të cilat do ta vënë fëmijën tuaj në një rrugë të shpejtë të suksesit, madje edhe para se ai të çlirohet nga pelenat. Paul beson se ky ankth prindëror është një reagim racional ndaj një klime të frikshme ekonomike. Në bazë të kësaj frike të prindërve është një ndjesi e gjerë e pasigurisë ekonomike. Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre nuk do ta kenë të lehtë dhe shumë prindër sot duan një të ardhme tjetër për fëmijët e tyre.

Lloji i kontrollit të lindjeve i lidhur me kohën midis shtatzënive

Gratë që përdorin pajisje brenda mitrës dhe lloje të tjera të kontrollit afatgjatë e të kthyeshëm të lindjeve pasi kanë tashmë një fëmijë, ka më pak gjasa të mbeten shtatzënë.

Gratë që i kanë përdorur këto metoda ka shumë të ngjarë të presin më shumë se 18 muaj midis dy shtatzënive, krahasuar me ato që mbështeten tek prezervativët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shënon një periudhë dy vjeçare midis një lindje dhe një lindje pasuese.

Megjithatë, një e treta e të gjithë shtatzënive të përsëritura në SHBA ndodhin brenda 18 muajve nga lindja e mëparshme e një fëmije. Dhe shumë prova në rritje tregojnë që këto lindje të afërta rrisin rrezikun që një fëmijë të lindë para kohe apo me një peshë të ulët trupore.

Koha midis shtatzënive nuk mund të shpjegohet vetëm me preferencat e nënave. Studiuesit nga Universiteti në Kaliforni kanë hetuar lidhjen midis eksesit për tek shërbimet e kontrollit të lindjeve dhe intervalit midis shtatzënive. Në studimin e kryer të 117 644 grave që kishin të paktën dy fëmijë, 64% kishin pritur 18 muaj ose më shumë midis shtatzënive, ndërsa të tjerat nuk e kishin bërë këtë.

Të gjithë gratë e përfshira në këtë studim kishin pretendime ndaj programit të ndihmës mjekësore për kontrollin e lindjeve. Studiuesit krahasuan të dhënat për pretendimet për kontraceptivë me regjistrin e lindjeve në Kaliforni.

“Ne supozuam që aksesi në kontrollin e shtatzënisë do të përmirësojë intervalin midis shtatzënive të njëpasnjëshme. Ky studim ekzaminon pikërisht këtë supozim”.

Gratë të cilat kishin përdorur një mbrojtje të kthyeshme nga shtatzënia me veprim të gjatë, kishte më shumë gjasa të prisnin të paktën 18 muaj për të mbetur përsëri shtatzënë, krahasuar me ato që kishin përdorur kontraceptivë pengues si prezervativë ose spermicide.

Më shumë se gjysma e grave kishin filluar duke përdorur tableta për kontrollin e lindjeve, unazë apo bandazh pasi kishin lindur. Ato kishin dy herë më shumë të ngjarë që të prisnin 18 muaj midis shtatzënive se sa përdoruesit e prezervativit.