CfareDuhetVeshurShtatzani

Veshjet e amësisë kanë bërë një rrugë të gjatë. Vetëm një gjeneratë më parë (shikoni fotografitë e nënës tuaj dhe do ta konstatoni këtë gjë), një bark i një gruaje shtatzënë ishte diçka që duhej fshehur dhe jo të ekspozohej. Gratë ishin të mbështjella në veshje si tenda që ishin sa për katër, të mbështjella me poliester, të mbërthyera me breza elastikë të parehatshëm. Ishte një pamje jo e bukur (siç do ta konfirmojë fotografia në albumin e nënës tuaj, në qoftë se ajo nuk e ka asgjësuar provën).

Në shekullin e 21-të do të shikoni një pamje krejt tjetër. Dhe skena e modës së pritshme nuk mund të jetë më e nxehtë (ose më e freskët meqenëse të gjithë veshjet prej poliesteri kanë dalë tashmë nga moda). Nuk ka më oksimorone (lloj veshje) të modës për shtatzëninë. Barku është i zbuluar dhe femrat vishen me bluza të ngjitura pas trupit, xhinse, rroba banje seksi, madje edhe me bluza me mëngë të shkurtra.

Sigurisht, me gjithë këto veshje të modës në dispozicion, ende do të ketë ditë që veshjet e varura do të përdoren dhe në to do të ndjeheni më rehat.

Por shumë shpesh ju do të përqafoni shansin që të ndiqni modën, edhe se beli juaj është shumë më i gjerë se sa ai i bashkëshortit. Gjithçka ju duhet janë disa veshje të përzgjedhura me kujdes dhe që i përshtaten modës së sezonit.

Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Mendohet se meshkujt në krahasim nga femrat mendojnë me shpesh rreth seksit – çdo 7 sekonda, ose rreth 8000 herë në ditë.

Por një studim në SHBA e ka hedhur poshtë këtë mit, duke zbuluar një mesatare që meshkujt mendojnë për seksin vetëm 19 herë në ditë dhe femrat 10 herë në ditë.

Kërkuesit, testuan 238 studentë kolegji, të cilët u ndanë në 3 grupe dhe regjistruan mendimet e tyre rreth ushqimit, gjumit dhe seksit gjatë një jave.

Mashkulli mendonte më shumë rreth seksit sesa femrat, por ato gjithashtu mendonin më shumë rreth çështjeve të tjera siç ishin ushqimi dhe gjumi–krahasuar kjo me femrat.

Në një mesatare, meshkujt mendonin rreth ushqimit afërsisht 18 herë në ditë, dhe mendja e tyre përqëndrohej tek gjumi rreth 11 herë në ditë, ndërkohë që gratë mendonin rreth ushqimit 15 herë në ditë dhe rreth gjumit 9 herë në ditë.

Por në këtë studim, ekzistonin edhe varietete të ndryshme, si p.sh. një mashkull që mendonte 388 herë në ditë për marrëdhënie seksuale dhe një femër që mendonte 140 herë.

Burimi
1. Fisher TD, Moore ZT, Pittenger MJ. Sex on the brain?: an examination of frequency of sexual cognitions as a function of gender, erotophilia, and social desirability. J Sex Res 2012; 49: 69-77. Epub 2011 Oct 19. doi: 10.1080/00224499.2011.565429. http://www.tandfonline.com/doi/pdf/10.1080/00224499.2011.565429 (accessed Dec 2011).