Si duhet shtyrë gjatë lindjes: A duhet që trupi t’ju drejtojë juve?

A ka më shumë se një mënyrë për të shtyrë?

Po, ka dy qasje shumë të ndryshme për shtytjen, presionin që nënat ushtrojnë në përgjithësi në mënyrë që të ndihmojnë foshnjat e tyre të zhvendosen nëpër kanalin e lindjes gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes (fazës së shtytjes).

Njëra është metoda e praktikuar gjerësisht, e quajtur shtytje e trajnuar ose e drejtuar, në të cilën nëna drejtohet të fillojë të shtyjë sapo që të jetë hapur plotësisht, pavarësisht nëse ndjen apo jo nevojën për të peshuar mbi veten. Gjithashtu, juve u jepen udhëzime se si të shtyni.

Qasja alternative, shpesh e preferuar nga mamitë, njihet si shtyrje spontan-e. Kjo metodë kërkon që ju të ndiqni prirjen natyrore të trupit tuaj, duke shtyrë atëherë kur ndjeni që jeni gati dhe në çfarëdo mënyre që konsiderohet e duhur nga ana juaj.

Shtyrja e trajnuar është një praktikë e rëndomtë në shumicën e spitaleve. Por disa ekspert-ë thonë që mjekët duhet ta rishikojnë këtë qasje gjatë studimit duke sugjeruar që në shumë raste, praktika nuk ka avantazhe për nënën ose fëmijën, dhe në fakt mund të jetë e kundërta.

Si trajnohet shtytja?

Në shumicën e rasteve, një infermiere specialiste për dhimbjen e lindjes e drejton këtë trajnim. Zakonisht juve u kërkohet të merrni frymë thellë në fillimin e çdo shtrëngimi dhe të shtyni duke forcuar muskujt e barkut dhe duke u përpjekur të ushtroni sa më shumë presion poshtë, ndërsa infermierja numëron deri në dhjetë (disa nëna thonë se ndjejnë sikur kanë një lëvizje të zorrëve). Pastaj ju bëni një frymëmarrje tjetër të shpejtë dhe e mbani deri sa të numëroni deri në dhjetë, duke synuar që të bëni tre shtytje për çdo shtrëngim.

Rezusi negativ i gjakut dhe shtatzënia

Nëse keni gjak me rezus negativ (Rh-), fetusi juaj mund të jetë nën rrezikun e problemeve shëndetësore. Kjo është e vërtetë vetëm nëse fetusi juaj ka rezus të gjakut pozitiv (Rh+). Megjithatë, grupi i gjakut të fëmijës suaj nuk dihet derisa ai të lind. Një test tjetër i ndjekur nga trajtimi ndihmon në ndalimin e problemeve.

Çfarë është faktori rezus?

Faktori rezus (rhesus faktori) është një substancë e gjetur në gjakun e njerëzve. Gjaku i njerëzve është i rezusit negativ ose pozitiv. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë faktorin rezus (Rh) dhe testin rezus pozitiv (Rh+), megjithatë, disa njerëz janë të rezusit negativ (Rh-) dhe nuk e kanë faktorin rezus.

Kur është më vete faktori rezus nuk shkakton probleme shëndetësore. Por, kur mamaja është e rezusit negativ Rh- dhe fetusi i saj i rezusit pozitiv Rh+, mund të ketë probleme shëndetësore për fetusin dhe për çdo fetus tjetër që ajo mund të ketë.

1. Nëse mamaja është rezus negativ dhe babai është rezus pozitiv, fetusi i tyre mund të jetë i rezusit pozitiv ose i rezusit negativ

rhesus-negative mother; rhesus-positive father

2. Nëse fetusi është i rezusit pozitiv, ekziston rreziku që disa prej qelizave  të gjakut pozitiv do të marrin gjakun e nënës gjatë shtatzënisë dhe në këtë mënyrë përzihen me gjakun e rezusit negativ.

rhesus-positive fetus

3. Gjaku i nënës do të krijojë antitrupa që do të sulmojnë rezusin pozitiv të gjakut të fetusit.

mother's blood makes antibodies against fetus' blood

4. Këto antitrupa mund të krijojnë probleme shëndetësore për fetusin, siç është anemia ose vdekja.

these antibodies can cause problems for fetus

5. Nëse nëna bën më pas një fëmijë tjetër që është gjithashtu i rezusit pozitiv, antitrupat e saj mund të kalojnë placentën dhe të sulmojnë gjakun e bebes, duke shkatërruar qelizat e saj të gjakut.

Cilat janë rreziqet?

Dieta e pjellorisë: Ushqimet që ju duhen për të mbetur shtatzënë

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e lashtë “ju jeni ajo që hani” tingëllon e vërtetë. “Çfarë ju hani ndikon në gjithçka, nga gjaku juaj tek qelizat dhe tek hormonet tuaja”, thotë Cynthia Stadd, një specialiste e të ushqyerit në Qendrën Berkley për Shëndetin Riprodhues të grave në Nju Jork Siti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, një organizatë jofitimprurëse që promovon shëndetin riprodhues, ju duhet të duroni tre muaj pas një viti ndryshimesh dietetike që këto të fundit të zënë rrënjë. Por në qoftë se jeni në fazën kur keni vendosur të bëheni me fëmijë, mos u shpejtoni, asnjëherë nuk është vonë. Duhet të keni parasysh këto gjëra:

Pini alkool sa më rrallë

Një gotë verë herë pas here ose një shishe birrë ndoshta nuk jua pakëson shanset për të mbetur shtatzënë. Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë sepse alkool-i mund të dëmtojë fetus-in.

Kjo do të thotë që koha për të qenë një antialkoolist është midis ovulacion-it dhe menstruacione-ve. Koha më e mirë për të pirë pa merak një gotë është dita kur ju kanë filluar periodat.

E thënë kjo, në qoftë se ju keni cikle të parregullta (të cilat mund të bëjnë të vështirë që të mësoni se kur e keni ovulacionin) ose në përgjithësi e keni problem të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të mos pini fare alkool. Edhe pse studimet mbi efektet e alkoolit në pjellori nuk janë përfundimtare, disa prej tyre tregojnë një lidhje të lehtë mes marrjes së alkoolit dhe vështirësive në ngjizje.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese rekomandon që edhe në qoftë se pini alkool, të mos pini më shumë se dy gota në ditë në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Për alternativat jo alkoolike, shihni listën e mëposhtme.

Frenoni marrjen e kafeinës

Rezultatet e studimeve nëse kafeina ndikon mbi pjellorinë janë të ndryshme. Në përgjithësi, ekspert-ët janë në një mendje që konsumi i moderuar i kafeinë-s nuk pengon mbetjen shtatzënë të një gruaje.

Foshnjat mund të mbajnë mend fjalë të dëgjuara para lindjes

Studimet kanë treguar se ekspozimi i përsëritur i një “pseudo fjale” gjatë fazave të fundit të shtatzënisë shkakton reagimin e trurit të foshnjës ndaj saj.

Në qoftë se ju doni t’i flisni fetus-it që keni në bark, bëjeni këtë. Studimet tregojnë se foshnjat zhvillojnë një kujtesë të fjalëve që ata dëgjojnë shpesh para se të linden.

“Ne besojmë që kjo tregon se sa mirë përshtatet në këtë fazë truri ndaj tingujve. Kjo është një shenjë e të mësuarit shumë të hershëm të gjuhës ose përshtatjes me tingujt që ato dëgjojnë”, thotë Dr. Minna Huotilainen, docente në Qendrën Finlandeze të Ekselencës në Studimet Ndërdisiplinore të Muzikës në Universitetin e Helsinkit. “Një foshnjë e porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) nuk është një pëlhurë e zbrazët, por tashmë ka mësuar se si flasin nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes”.

Mund të duket e habitshme që foshnjat mund të sjellin ndërmend tinguj që ata i kanë dëgjuar në barkun e nënës, veçanërisht duke marrë parasysh që truri i tyre po zhvillon ende lidhjet që i lejojnë ata të përpunojnë çdo gjë. Megjithatë ka shenja që fetuset kujtojnë tinguj.

“Tashmë ka disa prova që fetuset mund të mësojnë dhe që foshnjat mund të kujtojnë këngë ose pjesë të foluri nga periudha fetal-e”, thotë Huotilainen.

Studiuesit testuan memorien e fetuseve finlandeze duke i ekspozuar ata ndaj një fjale të vetme “tatat”, që nuk ka kuptim në gjuhën finlandeze.

“Kjo është një e ashtuquajtur pseudo fjalë, e cila është e rëndësishme për studimin. Ajo ka tre rrokje dhe ne e zgjodhëm këtë fjalë të gjatë, për ta bërë sfiduese për trurin e vogël të foshnjave për të gjetur ndryshimet dhe për t’u dhënë atyre një diçka të vështirë për të mësuar”, thotë Huotilainen. “Një fjalë e tillë mund të ekzistonte në finlandisht. Ajo u bindet të gjithë rregullave të gjuhës finlandeze”.

Jeni shtatzënë? Bëni ushtrime

Llojet e duhura të ushtrimeve janë kryesore për të mbetur në formë të mirë fizike, e shëndetshme dhe e lumtur gjatë shtatzënisë suaj. Tashmë që ju jeni duke pritur, një program i shëndetshëm ushtrimesh duhet të vendoset në krye të listës tuaj të prioriteteve menjëherë në krah të vitaminave të para lindjes dhe netëve të plota në gjumë.

Përse? Fillimisht ju do të ndiheni më në ngritje dhe më energjike. Gjithashtu ju do të ruani shëndetin kardiovaskular, po ashtu si edhe një grua që nuk është shtatzënë, thotë Dr. Raul Artal, profesor dhe shef departamentit të obstetrikë-s, gjinekologji-së dhe shëndetit të gruas në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit St. Louis dhe autor kryesor i direktivave për ushtrimet gjatë shtatzënisë botuar nga Kolegji Amerikan i Obstetër-ve dhe Gjinekolog-ëve.

Po aq i rëndësishëm, shton ai, të qëndruarit fizikisht aktive gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e shtimit të tepërt në peshë dhe diabet të shtatzënisë si edhe të preklampsi-së (presionit të lartë të gjaku-t që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë). Dhe ja se ku janë disa të reja me të vërtetë të mirëpritura: Dobitë mund të shtrihen deri në sallën e lindjes, sipas Artal. “Ne e dimë se ato gra që janë  në formë të mirë fizike mund ta shtyjnë jashtë më me lehtësi foshnjën”.

Masat paraprake për ushtrimet e shtatzënisë

Megjithatë, ushtrimi mund të jetë i rrezikshëm në disa kushte, duke përfshirë rrezikun për lindje të parakohshme, anemi të rëndë, probleme të zemrës, ose diabet i kontrolluar dobët. Jo të gjithë problemet shëndetësore e përjashtojnë aktivitetin fizik. Pyesni mjekun tuaj për të qenë e sigurt që në qoftë se merrni lejen e tij, ju mund të ecni, notoni, ushtroheni me pesha të lehta. Vetëm mos e teproni. Do t’ju duhet të merrni disa masa paraprake siç janë më shumë pushime gjatë stërvitjeve tuaja. Por vetë stërvitja është një lëvizje e mençur si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Në qoftë se nuk jeni stërvitur para shtatzënisë, mund të filloni tani

Tremujori i parë duket se është vendimtar për shëndetin e zemrës së foshnjës

Studimet kanë gjetur se zhvillimi i ngadalshëm i fetus-it lidhet me probleme të mëvonshme kardiovaskulare. Fëmijët që kanë qenë të vegjël gjatë fazave të hershme të zhvillimit të fetusit mund të jenë me një risk të shtuar për problemet e zemrës.

Gjetjet sugjerojnë se tre muaj e parë të shtatzënisë mund të jenë një periudhë vendimtare për shëndetin e zemrës në jetën e mëvonshme. Studiuesit kanë vënë re që tremujori i parë përfshin një periudhë të zhvillimit të shpejtë kur zemra dhe organ-et e tjera të rëndësishme fillojnë të formohen.

Studiuesit vlerësuan rreth 1 200 fëmijë të moshës 6 vjeç për faktorët e riskut kardiovaskular si sasia dhe shpërndarja e yndyrave të trupit, presioni i gjaku-t dhe nivelet e kolesterol-it dhe insulinë-s.

Krahasuar me fëmijët që ishin më të mëdhenj gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, ata që ishin më të vegjël kishin në masë të konsiderueshme më shumë yndyra dhe dhjamë në abdomen, presion më të lartë të gjakut dhe nivele jo të shëndetshme të kolesterolit.

Qenia i vogël gjatë tremujorit të parë shoqërohej gjithashtu me një risk të shtuar të ekzistencës së këtyre faktorëve kardiovaskularë të riskut gjatë fëmijërisë, sipas një artikulli të botuar online në 23 janar në bjm.com.

Por studimi vetëm sa ka zbuluar një lidhje midis përmasave të vogla gjatë tremujorit të parë dhe problemeve të mundshme në zemër. Ai nuk provoi një lidhje shkak-pasojë.

Nevojiten studime të tjera për të identifikuar përse përmasat e vogla gjatë tremujorit të parë duket se shoqërohen me riskun e shtuar të problemeve të zemrës në fëmijëri, si edhe me pasoja afatgjatë, përfundojnë Vincent Jaddoe, profesor i epidemiologji-së pediatri-ke në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus në Rotterdam dhe kolegët e tij.

Ky studim u shtohet provave në rritje se rritja e ngadalshme e fetusit shoqërohet me një risk të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera të shëndetit në jetën e mëvonshme.

Testet për alfa-fetoproteinën në shtatzëni

Kur ju jeni shtatzënë, substanca nga fetus-i përzihen me gjakun tuaj. Një nga këto substanca është alfa-fetoproteina. Ajo prodhohet nga fetusi dhe mund të zbulohet në një kampion të gjakut të marrë nga krahu juaj. Ky test zakonisht bëhet midis javës së 15 dhe të 17 të shtatzënisë.

Një nivel i lartë i alfa-fetoproteinës mund të jetë një tregues i një defekti të tubit nervor siç është spina bifida, megjithatë këto nivele të lartë mund të jenë të pranishëm edhe për arsye të tjera.

  • Niveli i alfa-fetoproteinës në gjakun tuaj rritet në masë të konsiderueshme nga muaji i katërt në atë të gjashtin të shtatzënisë, pra në qoftë se keni një rezultat të lartë kjo gjë mund të tregojë që shtatzënia juaj ka përparuar më tej nga sa e kuptoni juve dhe data e lindjes duhet të llogaritet përsëri.
  • Në qoftë se ju keni binjakë, niveli i alfa-fetoproteinës tek ju do të jetë i lartë.

Në të dy këta raste një skaner me ultratingull do të hedhë dritë mbi këtë gjendje.

Kuptimi i testeve të alfa-fetoproteinës

Ky test është vetëm ekzaminues. Më e shumta që mund të bëjë është të verë gishtin tek problemi, teste të tjerë do të nevojiten për të konfirmuar rezultatet. Kini parasysh që shumica e testeve të alfa-fetoproteinës janë normale. Edhe në qoftë se nuk janë, rezultatet e shumicës së testeve në vazhdim shumë shpesh janë normale.

Rezultatet e testimit të alfa-fetoproteinës

Rezultatet e testimit mund të tregojnë praninë e disa substancave të fetusit në gjak dhe të alarmojnë mjekun tuaj apo obstetrin për defekte të mundshme në lindje.

Shumica e testeve të alfa-fetoproteinës janë negative (normale). Kjo do të thotë që rezultatet nuk tregojnë shenja të defekteve në lindje për të cilat bëhet kontrolli. Ndonjëherë rezultatet janë pozitive (jonormale). Shpesh kjo ndodh thjesht sepse:

  • Data në të cilën do të lindni është e ndryshme nga ajo që mendoni;
  • Ju keni binjakë.

Disa rezultate jonormale tregojnë që fetusi mund të ketë njërin nga problemet që pasojnë:

  • Defekte të tubit nervor (probleme me shpinën, siç është spina bifida);
  • Defekte në paretin e abdomen-it; ose
Komplikimet gjatë lindjes

Një shtatzëni e cila ka përparuar pa ndonjë vështirësi të dukshme ende mund të t’ju hapë rrugën ndërlikimeve gjatë lindjes. Këtu janë disa nga shqetësimet më të zakonshme:

Mungesa e përparimit (proces i zgjatur i lindjes)

Një përqindje e vogël e grave, në më të shumtën e rasteve, ato që do të bëhen nëna për herë të parë, mund të përjetojnë një lindje që zgjat shumë. Në këtë situatë edhe nëna edhe foshnja janë të rrezikuar nga disa ndërlikime duke përfshirë edhe infeksionet.

Paraqitje jo normale

Paraqitja i referohet pozicionit që fetus-i merr ndërsa trupi juaj përgatitet për të lindur dhe mund të jetë ose me kokën poshtë, ose me të ndenjurat poshtë. Në javët para ditës së caktuar të lindjes, fetusi zakonisht bie më poshtë në mitër. Pozicioni më i mirë për të lindur është kur foshnja pozicionohet me kokën poshtë, me fytyrë nga shpina e nënës me mjekrën të mbështetur në gjoksin e tij dhe pjesën e pasme të kokës të gatshme për të hyrë në pelvis. Në këtë mënyrë pjesa më pak e mundshme e kokës së foshnjës çan rrugën nëpër qafën e mitrës nëpër kanalin e lindjes.

Meqenëse koka është pjesa më e madhe dhe më pak elastike e foshnjës, më e mira për të është të hapë rrugën për në kanalin e lindjes. Në këtë mënyrë ka pak rrezik që trupi ta shtyjë dhe koka të bëhet e varur. Në disproporcion-in cefalo-pelvik koka e foshnjës shpesh është shumë e madhe për të kaluar në pelvisi-n e nënës, qoftë për shkak të dimensioneve të tyre relative ose për shkak të pozicionimit jo të mirë të fetusit.

Disa herë foshnja nuk është i kthyer drejt shpinës së nënës por drejt barkut. Kjo rrit shanset për një lindje të dhimbshme, të zgjatur dhe që e gërvisht kanalin e lindjes. Në pozicionimin e keq, koka e foshnjës është pozicionuar me ballin, majën e kokës ose fytyrën në hyrje të kanalit të lindjes.

Amniocenteza: Çfarë duhet të dini

Një amniocentezë është një test që përfshin futjen e një gjilpëre të hollë në barkun e një gruaje shtatzënë për të marrë një mostër të lëngjeve rreth foshnjës (lëng amniotik). Nga lëngu mund të tregohet nëse fetus-i ka defekte të caktuara të lindjes, të tilla si anomali të kromozomeve.

Lëngu përmban qelizat nga fetusi, të cilat janë rritur në laborator. Pas përpunimit të kujdesshëm, kromozome-t në qeliza janë shqyrtuar dhe numëruar.

Kromozomet janë paketa të të gjithë materialit tonë gjenetik. Numri i saktë dhe rregullimi i kromozomeve janë të nevojshme për zhvillimin e një individi normal.

amniocenteza

Çfarë tregon amniocenteza?

Lëngu amniotik përmban qelizat e lëkurës të derdhura nga fetusi dhe këto qeliza mund të përdoren për të diagnostikuar problemet e kromozome-ve, të tilla si sindroma Down (trisomy 21), e cila është një defekt mendor dhe fizik.

Lëngu amniotik gjithashtu përmban alfa-fetoproteinë, një substancë të prodhuar nga fetusi. Nivelet e alfa-fetoproteinës gjithashtu mund të tregojnë nëse fetusi ka probleme që ndikojnë në shpinë apo në zona të tjera të trupit.

A është test i drejtë për ju?

Amniocenteza është një test paralindjeje që ndihmon për të përcaktuar nëse një fetus ka probleme shëndetësore. Testi zakonisht bëhet në javën e 15 të shtatzënisë. Në shumicën e rasteve rezultatet janë normale. Jo çdo grua shtatzënë ka nevojë për këtë test. Diskutoni me mjekun tuaj ose mjekun obstetër nëse amniocenteza është test i drejtë për ju.

A duhet të bëni amniocenteza?

Nëse fetusi ka shanse më të larta sesa normalja të defekteve të lindjes apo problemeve të tjera, mund të dëshironi të bëni këtë test. Faktorët e mëposhtëm të rrezikut mund të rrisin shanset e problemeve shëndetësore fetal-e:

  • Jeni 35 vjeç ose më shumë;
  • Ekziston një histori e trashëguar (gjenetike) problemesh në familjen tuaj;
  • Teste të tjera kanë treguar që fetusi mund të ketë probleme shëndetësore.
Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë