Largimi i fijes fibroze mund të reduktojë abortin e përsëritur

Largimi i fibroid-eve që shtrembërojnë zgavrën e mitrës mund të rrisë mundësinë e të paturit të një fëmije të gjallë në një shtatzëni të mëvonshme, sidomos tek gratë me dështime të përsëritura, thonë kërkuesit.

Në 966 gra, të referura në një klinikë në Britaninë e Madhe për dështimet, 79 (8 %) janë gjetur që të kenë fibroide. Fibroidet që shtrembëruan zgavrën e mitrës u larguan nëpërmjet operacionit (25 gra), ndërsa fibroidet që nuk shtrembëronin zgavrën u lanë (në 54 femra).

Heqja kirurgjik-ale e fibroideve eliminon çdo dështim në tremujorin e dytë, tek gratë me fibroide të shtrembëruara dhe dyfishon normën e tyre të lindjes në shtatzënitë pasuese (Riprodhimi Njeriut, 2011, Online më 27 shtator).

Gratë e tjera gjithashtu përjetuan një rritje në normat e lindjeve të gjalla. Kërkuesit ja atribuan mbështetjes psikologjike që ata kanë marrë.

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.