Humbja e peshës: E vërteta për heqjen e kg-ve të tepërt pas lindjes

Shumë gra pyesin veten se sa kohë do t’u duhet që të humbasin peshën e foshnjës dhe të kthehen në trupin e para lindjes. Këtu keni fakte reale lidhur me atë se si trupi vazhdon të ruajë kilogramë pas lindjes.

Është ëndrra e çdo gruaje të humbasë të gjithë kilogramët shtesë pasi ajo lind fëmijën. Por fakti është që madje edhe yjet e kinematografisë nuk arrijnë të kthehen në trupin që kishin para lindjes. Është e rëndësishme që t’i kontrolloni pritshmëritë tuaja; në varësi nga përmasat e të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe peshës së saktë të lëngut amniotik (lëngu amniotik) dhe placentës (të cilat ju i nxirrni gjatë lindjes), shumica e grave shtatzënë mund të humbasin deri në 3-5 kg gjatë lindjes. Duke marrë parasysh që shtesa e peshës gjatë shtatzënisë është 10-15 kg, ky është një fillim i shëndetshëm.

Por nga vijnë kilogramët e tjerë? Indi juaj i gjinjve, depozitimet dhjamore dhe uterus (mitra) e zmadhuar. Në fakt lindja mundet që të mos e tkurrë dhe aq shumë barkun tuaj e ta bëjë afërsisht sa para lindjes.

Janë shumë gjëra që ju mund të bëni për të ardhur sërish në formë. Por në të vërtetë është e rëndësishme që të bëni një pushim. Trupi juaj ka lindur një krijesë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, janë tendosur dhe janë rritur për ta bërë këtë të ndodhë. Mos u përqendroni në kthimin e trupit tuaj në formë, por në krijimin e një trupi të shëndetshëm, të lumtur dhe mundësisht në një formë paksa të ndryshme.

Objektivi juaj javor për humbjen e peshës

Përgatitje për para konceptimin e një fëmije të dytë

Mund të jetë e vështirë të përgatiteni për një shtatzëni dhe një foshnjë të dytë ndërkohë që jeni një nënë me kohë të plotë por këto sugjerime e bëjnë më të lehtë këtë gjë.

Vetëm sepse ju tashmë keni mbetur një herë shtatzënë kjo nuk do të thotë që ju mund ta fshini nga mendja që ta përgatisni trupin tuaj për një foshnjë të dytë. Të gjithë gjërat që kanë ndodhur me ju herën e parë, ngrënia e mirë, ushtrimet fizike, marrja e peshës tuaj nën kontroll dhe bërja e kontrolleve të para konceptimit, ende zbatohen tek ju në këtë kohë. Dallimi i vetëm: Tashmë ju duhet të manovroni mes kërkesave të amësisë dhe përgatitjeve për një foshnjë të dytë. Por edhe pse koha është e kufizuar dhe energjia është e pakët, ka mënyra për t’u siguruar që të jeni në rregull me përgatitjen e domosdoshme të para konceptimit për foshnjën numër dy. Dhe ja se si:

Sugjerim për përgatitjen për foshnjën e dytë

Gjeni kohën për t’u marrë me gjendjen tuaj fizike

Tashmë që ju keni një fëmijë, ndoshta nuk mund t‘i drejtoheni menjëherë palestrës, apo edhe vetëm të gjeni kohën (dhe energjinë) që të ushtroheni siç do të mund t’u pëlqente. Madje mundet që ju të ndjeheni edhe në faj që po ia merrni kohën programit të ngarkuar të qenies mama. Por po të mendoni që shëndeti juaj do të ndikojë mbi atë të fëmijës tuaj të dytë, atëherë hyrja në një rutinë të përgatitjes fizike nuk është më një luks, por një domosdoshmëri. Në qoftë se gjetja e kohës për t’u ushtruar fizikisht ju duket e pamundur, provoni ndonjë nga këto zgjidhje si më poshtë:

  • Regjistrohuni në një palestër apo në një qendër të komunitetit, e cila kujdeset ndërkohë edhe për fëmijët.
  • Kërkojini një nëne tjetër të kontrollojë foshnjën tuaj ndërkohë që ju stërviteni dhe ofrojini asaj të njëjtën gjë si shkëmbim. Kjo është një gjë që ju mund ta bëni gjatë gjithë kohës së shtatzënisë tuaj të dytë.
  • Përdorni kohën e gjumit të drekës për t’u stërvitur fizikisht.
  • Bëhuni aktiv me të voglin tuaj. Gjeni një park dhe pas një ecje të shpejtë me karrocë, vraponi pas të voglit tuaj.
Çfarë dinë foshnjat dhe vogëlushët? Çfarë mësojnë?

[ssba_hide]

Dhjetë përfitimet më të mëdha të ushtrimeve fizike gjatë shtatzënisë

Shtatzënia vjen me pjesën e vet të ankesave të mërzitshme. Specifikisht në rastin e nënave të ardhshme ushtrimet fizike të shtatzënisë munden që të:

  1. Luftojnë lodhjen nga shtatzënia. Lodhja e një niveli të ulët torturon shumë gra gjatë tremujorit të parë, e më pas gjatë tremujorit të tretë. Duket paradoksale por disa herë një pushim i tepërt bën që ju të ndjeheni më shumë të lodhura. Dhe ndërsa asnjëherë nuk duhet ta mundoni veten shumë gjatë shtatzënisë dhe në veçanti në momentet që e ndjeni veten të lodhura, një shtytje e vogël mund të ndryshojë shumë nivelin e energjisë tuaj gjatë shtatzënisë. Pra bëni hapa të vegjël, shkoni e bëni një ecje të lehtë dhe do të befasoheni se sa energjike do ta ndjeni veten paskëtaj.
  2. Përmirësojnë gjumin gjatë shtatzënisë. Ndërsa shumë gra shtatzëna raportojnë që ato kanë vështirësi të flenë (për të mos përmendur të flenë pas ndërprerjeve të shumta për të shkuar në banjë), ato që ushtrohen fizikisht në mënyrë të qëndrueshme thonë që cilësia e gjumit të tyre është më e mirë dhe që ato kur zgjohen e ndjejnë veten më të çlodhura.
  3. Dominojnë kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Një trup aktiv inkurajon zorrë aktive. Disa gra betohen që një ecje e shpejtë 30 minutash ndihmon mjaft për këtë gjë.
  4. Bëhen ushtrime për shpinën gjatë shtatzënisë. Dhimbja e shpinës prek gjysmën e të gjithë grave shtatzënë dhe mbrojtja më e mirë është muskuj të fortë të abdomen-it. Bëni ushtrime të thjeshta e të parrezikshme të shtatzënisë për të forcuar abdomenin, që do t’ju japë më pas atë mbështetje që ju nevojitet. Por mos ndaloni këtu. Edhe ushtrimet që nuk janë të destinuara për muskujt e barkut, një ecje e shkurtër deri në postë, munden që edhe ato të qetësojnë dhimbjen dhe presionin.
Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i tretë

[ssba_hide]

Diabeti, pre-diabeti dhe pirja e duhanit

Nëse unë jam pre-diabetik ose kam diabet, a më duhet mua ta lë duhanin? PO! Duhani rrit rrezikun e problemeve serioze të shëndetit të lidhura me diabetin. Njerëzit që janë pre-diabetikë janë që tashmë në një rrezik të madh të sëmundjes së zemrës. Duhani e përkeqëson këtë akoma dhe më shumë. Ju mund ta përmirësoni shëndetin tuaj duke e lënë atë. Lënia e cigares në çfarëdolloj moshe do të përmirësojë shëndetin tuaj, por sa më herët që ju të hiqni dorë aq më mirë do të jetë për ju.

Pse është kaq e vështirë për ta lënë?

Duhani përmban nikotinë, një nga substancat më problematike të njohura. Ajo shkakton varësinë fizike dhe psikologjike dhe e bën zakonin e pirjes së duhanit shumë të vështirë.

Si ndikon duhani në shëndetin tim?

Duhani prek shëndetin tuaj në shumë mënyra. Ai mund të:

  • Rrisë rrezikun e atakut të zemrës dhe sëmundjes kardiovaskulare, krahasur me joduhanpirësit që janë pre-diabetikë ose që kanë diabet.
  • Rrisë nivelin e glukozë-s në gjak. Duhani mund të rrisë rezistencën e insulinë-s dhe të stimuloj hormonet e stresit. Të dyja rrisin nivelin e glukozës në gjak dhe e bëjnë më të vështirë menaxhimin pre-diabetik dhe të diabetit.
  • Rrisë rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, kancer-in e gojës dhe të fytit.
  • Të kontribuojë tek nervi dhe dëmtimi i vena-ve të gjaku-t.
  • Të bëjë që enët e gjakut të ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit që arrijnë indet e trupit. Kjo është për shkak të shumë komponimeve të dëmshme të duhanit dhe tymit të thithur.
  • Rrisë rrezikun e disfunksion-it erektil (e njohur edhe si impotencë).
  • Rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve serioze në këmbë dhe dëmtimeve në veshka.
  • Rrisë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve dhe mishrave të gojës.

Duke lënë duhanin, ju mund të zvogëloni rrezikun tuaj ndaj një sërë kushtesh të rrezikshme për jetën, duke përfshirë kancerin e gojës dhe të fytit, mushkërive, atakut në zemër, sëmundjeve kardiovaskular-e, sëmundjeve të syve dhe dëmtim të nervit tuaj dhe enëve të gjakut. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të përmirësuar glukozën tuaj në gjak.

Si të ulësh rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i parë

[ssba_hide]

Neuroza : Prezantim

Termi neurozë përfshin një larmi çrregullimesh shumë të zakonshme të shëndetit mendor. Neuroza në të vërtetë është një diagnozë e prapambetur që nuk përdoret më në mjekësi. Çrregullimet që dikur klasifikoheshin si një neurozë, tani kategorizohen më me saktësi si çrregullime neurotike.

Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë çrregullimin e stresit pas traumave, çrregullime somatike, ankthi, paniku, fobia, çrregullimi i shkëputjes, çrregullimi obsesiv detyrues dhe çrregullimi i përshtatjes.

Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë një larmi të gjerë simptomash ose manifestimesh emocionale e fizike. Ankthi dhe frika janë simptoma të zakonshme për shumë çrregullime që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike. Personat me çrregullime që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike nuk kanë iluzione apo halucinacion-e që janë simptoma të çrregullimeve psikotike. Megjithatë çrregullimet që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike mund të ndikojnë negativisht aftësinë e një personi të funksionojë me efektshmëri në aktivitetet e jetës së përditshme, si vajtja në punë apo në shkollë, kujdesi për familjen dhe kujdesi për nevojat bazë.

Diagnostikimi i çrregullimeve që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike fillon me marrjen e historisë së plotë mjekësore duke përfshirë simptomat dhe përfundimi i një ekzaminimi të plotë fizik dhe i shëndetit mendor. Gjithashtu mund të bëhen testime për t’u siguruar që simptomat nuk janë të lidhura me sëmundje të tjera, si hipertiroidizëm ose prolaps i valvul-ës mitrale, të cilat të dyja kanë simptoma që mund të japin rezultat ankthin. Vlerësimi nga ana e një psikiatri shpesh është i domosdoshëm për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike.

Artriti: Seksi dhe intimiteti

Marrëdhëniet mund të jenë të vështira shumicën e kohës, por duke patur parasysh se artriti është një kondicion kronik është e kuptueshme se përse shumë partneritete dhe martesa përballen me betejën për të mbijetuar.

Të jetosh me artrit sjell një stres shumë të madh në marrëdhënie. Ka dhimbje fizike, nuk ndihesh mirë dhe ke dobësi, por nga ana psikologjike, ka disa pengesa shumë të mëdha.

Në çdo marrëdhënie, si dhe çfarë ndjen përcaktojnë nëse kënaqesh me seksin apo edhe nëse e do atë. Një pjesë e madhe e të jetuarit me kushte si artriti ka të bëjë me vetë-imazhin dhe nëse keni shenja të dukshme të artritit si ënjtje nyjesh dhe plagë operacioni, kjo mund t’ju bëjë ngurues për çfarëdolloj marrëdhënieje fizike.

Edhe pse ndryshimet në trupin tuaj mund të krijojë disa ndjenja negative, ato nuk ju ndryshojnë juve si person. Është e mundur të ecet edhe me këto ndjenja duke komunikuar me partnerin tuaj.

Pyete partnerin sesi ndihet në lidhje me artritin dhe ndryshimet në trupin tuaj. Çfarë shqetësimesh kanë ata? Ata mund të mendojnë se aktiviteti seksual mund t’ju shkaktojë parehati. Ndaj me ta ndjenjat dhe shqetësimet. Keqkuptimet ndodhin në marrëdhënie kur mungon komunikimi, kështu që është jetësore të jeni të hapur dhe të ndershëm me njëri tjetrin. Artriti mund t’ju sjellë më pranë nëse ju i diskutoni problemet hapur dhe i gjeni zgjidhjet së bashku.

Jo të tëra çiftet e konsiderojnë seksin si të rëndësishëm. Edhe pa faktorin e sëmundjeve kronike, nevojat seksuale variojnë nga personi në person dhe në kohë të ndryshme të jetës së personit. Diskuto me partnerin nivelin e marrëdhënieve seksuale që plotëson nevojat e të dyve. Nëse e shikoni të vështirë të bisedoni në lidhje me këto nevoja, merrni në konsideratë diskutimin e opsionit me mjekun ose terapistin.

Edhe pse seksi spontan është i mirë, jeta juaj e dashurisë mund të përmirësohet nëse e planifikoni atë.

  • Lodhja është një problem i vazhdueshëm i artritit: ju do të dini kohën dhe ditën kur ndiheni më mirë, kështu që synoni të jeni së bashku në këtë kohë.